Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ortodoskia shqipetare; Koka nė Athinė trupi....
Ethnic Albanian
Postuar nė: 27.11.2006, 19:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




Ortodoksia shqiptare; koka nė Athinė trupi nė Kosinė

Nga Ramadan Ēipuri


Deklaratat e historianit tė njohur shqiptar dhe njėrit nga hartuesit e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Sabri Godo, duket se po vėrtetohen ēdo ditė e mė shumė. Ajo qė zoti Godo tha se Athina zyrtare ka plane tė rrezikshme kundėr Shqipėrisė, u vėrtetua edhe me njė tjetėr veprim tė fundjavės sė kaluar.

Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila u shkėput nga ajo greke me nismėn e Fan Nolit, duket se do ti duhet qė tė ndryshojė emrin e saj, pasi vetė fjala “Autoqefale” nėnkupton “kokė me vete”, pra e pavarur. Ortodoksėt shqiptar duket se kanė mbetur tė pafuqishėm pėr tė nxjerrė njė kryepeshkop nga vendi i tyre qė ti drejtojė ata. E nė njė moment tė tillė, patjetėr qė do tė ndėrhyntė Greqia, duke dėrguar ambasadorin e saj pėr popullsinė ortodokse e duke zgjedhur atė edhe “President” tė tyre. Anastasios Janullatos, qė nė fillimet e detyrės sė tij nė Shqipėri nuk dinte as fjalėn mė tė vogėl nė shqip pėr tė predikuar, e qė tashmė ka kėrkuar nėnshtetėsinė shqiptare, solli njė tjetėr pėrfaqėsues helen nė krye tė ortodoksėve tė jugut. Skandali i zhvarrimit tė eshtrave u pasua nga njė tjetėr i fundjavės sė fundit. Janullatos ka fronizuar si metropolit tė Gjirokastrės, Pėrmetit, Tepelenės dhe Sarandės njė tjetėr shtetas grek, Dhimitris Sineimatis. Ka shkuar kėshtu nė tre numri i klerikėve tė lartė ortodoks qė janė nėshtetas grek.. Dhe ajo qė tė ēudit mė shumė, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, nė njė kishė ku shkojnė pėr adhurim besimtarė ortodoks shqiptarė, nė trupin e tė cilėve ka gjak shqiptari e qė janė pasardhės tė shumė atdhetarėve qė kanė derdhur gjakun e tyre pėr tu mbrojtur nga vėrshimet helene drejt vendit tė tyre, predikimi i radhės dhe dhėnia e detyrės sė metropolitit tė ri grek organizohet nė gjuhėn greke.

E pikėrtisht nė kėtė ceremoni emėrimi tė njė kleriku tė lartė grek, merrte pjesė edhe “i njohuri”, Vasil Themollari. Ngjarjet qė burojnė nga Athina zyrtare, duket sikur po pasojnė njėra tjetrėn dhe formojnė njė zinxhir fundi i tė cilit duket nė Shkumbin. Nuk ėshtė nevoja qė tė shkojmė nė kohėn e genocidit qė grekėt ushtruan mbi popullsinė ēame, pėr tė kuptuar qėllimet e tyre. Mjafton ti hedhim njė sy ngjarjeve tė viteve tė fundit ku helenizmi nxorri filizat e rrenjėve tė historisė. Kėrkesa pėr tu zgjeruar nė territorin shqiptar, tashmė nuk po kėrkohet ashtu siē u bė nė trazirat e 1997-ės, por po bėhet nė hundėn e diplomacisė shqiptare qė ende vazhdon tė heshte.

Tirana zyrtare nuk u ndie as nė momentin kur Athina kėrkoi hapjen e shkollave greke nė territorin shqiptar dhe nuk pranonte assesi hapjen e atyre shqipe nė territorin helen, as nė momentin kur grekėt ngritėn flamurin nė jug tė vendit, as nė deklaratat e presidenti grek qė thoshte se rruga e Shqipėrisė pėr nė BE kalon nėpėr Athinė, an nė pensionet qė Greqia u ka dhėnė shqiptarėve tė jugut edhe pse kanė kombėsi dhe nėnshtetėsi shqiptare, as nė tabelat nė greqisht qė varen nėpėr dyqanet e njė pjesė tė mirė tė qyteteve tė jugut e as nė raste tė tjera qė tashme janė bėrė nė rutinė tė pėrditshme e qė njė ditė do tė bėhet ekskluzivitet i servirur pėr fatin e hidhur tė mbarė shqiptarėve.

Nuk e di se sa shqiptar do ti ndihet njė ortodoks shqiptar nėse nesėr nė njė qytet tė jugut do tė ngrihet flamuri helen, ashtu siē ndodhi nė trazirat e vitit 1997, qė qarqe tė caktuara e quajtėn si veprim i njė grupi tė caktuar. Tė njėjtėn gjė do ta pyesja edhe pėr muslimanėt shqiptar nėsė njė vend arab ngre flamurin e tij apo pėr katolikėt nėse diku nė veriperėndim do tė shikonim flamurin italian.

Akoma mė keq, nė njė moment kur ēamėt kėrkojėn tė drejtat e tyre, radio qė vijnė nga territori grek dhe transmetojnė program nė shqip, e paraqesin Vorio Epirin si pjesė helene dhe se janė vetė grekėt qė kanė luftuar pėr lirinė e kėtij vendi. Me paturpėsinė mė tė madhe, nė kėto radio transmetohen kėngė patriotike, ku flitet pėr trimat grekė qė gjasma kanė rėnė nė Vorio Epir. Dhe sėrish diplomacia shqiptare hesht dhe nuk guxon as pėr reagimin mė tė vogėl.

Shqiptaria dhe gjaku i qindra mijėra patriotėve qė luftuan pėr tė mbrojtur vendin e tyre, tashmė po njėsohet me disa pencione greke qė po mbushin barkun e popullsisė sė jugut. Kurrėsesi nuk do ti quaja shqiptar ata qė e shesin kaq lirė shqiptarinė e tyre, qofshin kėta muslimanė, ortodoksė apo katolikė, persona kėta qė jetojnė vetėm pėr sot, pa menduar historinė qė do ti shkruajė mė shkronja tė zeza si tradhėtarė tė identitetit tė tyre.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio