Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Radioja Greke propagandė pėr Vorio Epirin nė Jug
Ethnic Albanian
Postuar nė: 27.11.2006, 19:15
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




Radioja Greke propagande per Vorio Epirin ne Jug

http://www.balkanwe b.com/gazetav4/ newsadmin/ preview.php? id=1475

( 27/11/06) Artan Hoxha

“Policia Shqiptare masakron perdite vellezerit tane ne
Vorio Epir". Kjo ishte fjalia qe na befasoi ndersa po
kerkonim nje kanal radiofonik me muzike greke qe te na e
hiqte lodhjen e udhetimit tone nga fshati Ēarshove i
rrethit te Permetit drejt qytetit te Ersekes. Nuk u besuam
vesheve. Pastaj u perpoqem serish te binim ne valet e
kanalit radiofonik qe transmetonte ne gjuhen greke. Per
fatin e keq kasetofoni i automjetit tone ishte nje prodhim
i vjeter, ndoshta i dy dekadave me pare dhe ishte paksa e
veshtire qe te selektonte me cilesi te larte valet qe vinin
nga matane kufirit. Rruga nga Ēarshova drejt Ersekes ecen
gati paralel me gjithe brezin e kufirit te Shqiperise me
Greqine. Sapo kaluam qytetin e vogel te Leskovikut, nga ku
Konica duket si ne pellembe te dores, valet e stacionit
radiofonik u ben me te qarta. Shoferi i mjetit qe e bente
gati perdite kete rruge vatje e ardhje, na tha se e kishte
degjuar dhe here te tjera kete kanal qe transmetonte diku
rreth mesdites dhe gati nje ore ne mbremje. Ai nuk e njihte
mire greqishten, por i kishte bere pershtypje zeri i
spikatur i spikerit si dhe muzika mjaft e veēante qe
transmetohej prej tij.
Mesazhi
Ne te dale te Leskovikut zeri i spikerit nisi te degjohej
pa veshtiresi, madje dhe nuk kishte asnje lloj interference
ne valet e radios greke. Spikeri, me nje ze karakteristik
qe dukej sikur i jepte urdhera nje njesie luftarake qe
vepronte ne terren, perpiqej te ishte i qarte dhe i sakte
ne ato qe thoshte. Ai fliste ngadale, me fjale te zgjedhura
mire, qe synonin te impresiononin degjuesit e tij. Ai
fliste per gati 120 sekonda dhe me pas bente pauz. Per afro
tre minuta te tjera transmetohej muzike funeber qe
alternohej me kenge te vjetra popullore ne gjuhen greke,
kushtuar "trimave" apo "kapedaneve" (keshtu deklaronte
spikeri) greke qe kishin derdhur gjakun per Vorio Epirin
dhe bashkimin e tij me truallin ame Greqine. Me pas spikeri
nderhynte serish duke deklaruar se "Vorio Epiri eshte lare
me gjakun e ushtareve helene deri ne Gryken e Kelcyres.
Kete e deshmon historia, e deshmon e kaluara dhe e sotmja,
e deshmojne varret e martireve tane shperndare kudo ne
truallin e Vorio Epirit". Ne nje nga nderhyrjet e mevonshme
ai deklaronte se shtetasit greke ne Vorio Epir
keqtrajtoheshin dhe dhunoheshin perdite nga Policia
Shqiptare qe i arrestonte pa shkak. Sapo iu afruam Qafes se
Germenjit ne valet e radios nisi te interferonte nje tjeter
kanal shume me i fuqishem qe transmetonte nje emision
muzikor. Degjimi ne valet e radiostacionit te pare u be
gati i pamundur. Ndersa u afruam ne afersi te fshatit
Barmash, valet u bene serish te degjueshme por vetem per
pak minuta, pastaj i humbem per te mos i degjuar me deri ne
qytetin e Ersekes.
Transmetuesi
Ne Erseke takuam rastesisht nje ish-punonjes te Sigurimit
te Shtetit i cili kishte punuar me pas ne polici dhe tashme
kishte dale ne lirim. Ai na tha se nuk ishte hera e pare qe
nga kufiri grek perhapeshin vale te radiostacioneve qe
benin propagande antishqiptare. Deri ne vitin 1994, sa
kishte qene gjalle ish-mitropoliti i Konices, famekeqi
Sebastianos nuk ishte ndonje ēudi te degjoje transmetime te
tilla. Sipas tij, transmetimet qe benin thirrje per bashkim
te Vorio Epirit me Greqine ishin te sponsorizuara nga
nacionaliste ekstremiste qe gjenin mbeshtetje dhe ne
elemente te veēante te klerit ortodoks grek. "Ne ditet e
sotme nuk eshte e veshtire te realizosh transmetime te
tilla nepermjet valeve radiofonike, jo vetem ne distanca te
shkurtra, por dhe ne distanca me te medha. Me perparimin e
teknologjise stacione te tilla mund te vendosen dhe ne
mjete transporti duke ndryshuar vendtransmetimin ne
periudha te ndryshme. Pikerisht per kete shkak behet e
veshtire dhe identifikimi I vendodhjes se tyre.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio