Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
r.mislimi
Postuar nė: 28.11.2006, 21:12
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores



Nga Dr.Pėrparim Kabo


I nderuar burrė fisnik, sot bėhen plot 94 vite nga ajo ditė kur hirėsia Juaj ngriti flamurin e pavarėsisė dhe 28 Nėntori i 1912. Kjo ngjarje epokale na mbledh sėrish kėtu, nė kėtė shesh qė quhet “Sheshi i flamurit”.
Tė gjithė, njerėz tė thjeshtė dhe atdhetarė, populli i mrekullueshėm i Vlorės, dijetarė dhe historianė, pėrkulen me veneracion pėrpara kėsaj date dhe kėsaj ngjarjeje kulmore.

Por ėshtė fatkeqėsi qė njerėzit nuk denjojnė qė tė vėnė nė dritaret dhe ballkonet e banesave flamurin kombėtar. Duket sikur i bezdis njė gjest i tillė. Janė gati tė vėnė flamurin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-sė,... ... janė gati qė nė rrobat qė veshin tė kenė tė stamposur pėr arsye komerciale kurrfarė figurinash, por jo shenja kuptimplote tė identitetit.
Sot bėhen plot 94 vite nga ajo ditė historike, kur Ju hirėsi, si intelektual dhe demokrat, si luftėtar i shquar i pavarėsisė kombėtare, Ju, si i pari Kryeminsitėr i Shqipėrisė sė pavarur, Ismail bej Vlora, ngritėt flamurin kombėtar tė pavarėsisė, pas 500 vjet robėri.

Ishte i njėjti flamur ai i Skėndėrbeut dhe e njėjta ditė e muaj kur heroi ynė kombėtar e kishte ngritur flamurin nė Krujė.
Por, i nderuar Ismail Bej, mė duhet tė tė them se prej vitesh ka nga ata “politikan” qė mė sė shumti vijnė pėr t’u mburrur tek ai shesh dhe nė klimėn e asaj ngjarje. Bile, nuk turpėrohen kur nė 90-tė vjetorin e ditės sė Flamurit, 4 vite tė shkuara, nuk gjetėn dot tė holla pėr ceremoninė zyrtare dhe zgjodhėn si sponsor gjeneral njė kompani tė huaj. Shqiptarėt e tu tė dashur kanė mbetur xhep shpuar dhe varfėria ua ka ulur dinjitetin prej zori. Por politikanėt ama janė trashur dhe majmur, sepse ka shumė syresh qė marrin rrogė dhe bonus edhe tek kjo kompani dhe shumė bijėza tė tjera tė kėtij lloji dhe origjine.

I nderuar “Plaku i Vlorės”, Ju e donit Shqipėrinė mė shumė se ēdo gjė, ndaj kur vdiqėt jua latė atė amanet bijėve, sepse siē ju thatė: “pasuri nuk bėtė”. Dhe s’kishte se si ndodhte ndryshe, pasi pasuria nė kurriz tė atdheut ėshtė varfėrimi i tij, dhe njė atdhe i varfėr ėshtė i prapambetur, ėshtė i penguar nė udhėn e tij, ndaj edhe pėrbuzet, shpėrfillet dhe nėnēmohet.
A tė kujtohet Ismail bej se si u soll Pashko Vasa Shkodrani, babai i “fesė sė shqiptarizmit”, me dhėndrin e tij. Atėherė ai ishte Emir i Libanit.
Dhėndri e turpėroi nė disa punė tė pista me ryshfete dhe burri me namuz dhe nder shqiptari e dėnoi, duke e pėrzėnė nga Bejruti dhe me ndėshkimin pėr tė mos e takuar mė kurrė deri sa vdiq. Ah, sa kohė tė largėta, sa virtyte tė bukura, por tashmė tė braktisura.

Presidenti qė kemi sot Ismail Bej, ėshtė nga profesioni ushtarak nė pension.
E filluam me ty nė 1912 i nderuar, qė ishe civil dhe diplomat dhe tani nė vitin 2006 e kemi tė parin e vendit ish-ushtarak, sa qė edhe kur ecėn, edhe ku pėrshėndet, nuk harron tė bėjė adetin prej ish-gjenerali.
Kohėt e fundit i nderuar Ismail bej, doli nė dritė tė diellit se nipėrit e tij kishin njė problem me administratėn shtetėrore pėr shkak tė njė linje private fluturimi, qė i ka ca para borxh shtetit. Por morėm vesh qė edhe Presidenti ynė kishte udhėtuar nė tė shumtėn e rasteve vetėm me kėtė linjė, sepse ajo paskėsh dhėnė tarifa tė ulėta. Ndėrsa kryesekretari i presidentit dėrgonte letėr zyrtare qė tė zhbllokohet aktiviteti i kėsaj kompanie, pasi i ėshtė rėnė nė qafė pa tė drejtė.
E di qė do tė ndihesh keq i nderuar zoti Kryeministėr i tė parės qeveri shqiptare pas pesė shekuj robėri nėn perandorinė osmane, por Shqipėria qė ju bėtė, disave sot ju duket se daton ditėn kur ata vijnė nė pushtet dhe topat e historisė i zėvendėsojnė me topat e ceremonisė sė tyre presidenciale.

I nderuar Ismail bej, Ju ishit njė intelektual i shquar, sepse njihnit historinė e kombit dhe tė vendit si rallėkush, ndaj ditėt tė vepronit me simbolikėn e datave. E kujtuat edhe 28 nėntorin e Skėnderbeut nė Krujė. Por ē’tė bėjmė ne tani. Sivjet trimi kishte 600-vjetorin e lindjes dhe pėr kėtė rast tė pėrkortė, u mblodhėn njerėz tė letrave dhe historisė, tė arkivave dhe tė shkencės, qė tė kuvendonin.
Ishte njė sofėr e bollshme, ku u shtruan pėr t’u pėrballur me dituri dhe urtėsi dy argumente kryesore. Roli i Skėnderbeut si njė “kalorės i krishtėrimit” dhe kontributi i tij si udhėheqės i rezistencės shqiptare kundėr osmanėve, pėr pengimin e hordhive nė sulmin kundėr Evropės.

Veē jemi jo mirė nga shpirti Ismail bej, sepse kanė dalė disa “njerėz tė lexuar” tė sojit tonė shqiptar, qė nuk ngurrojnė qė pėr hir tė “skrupulozitetit”, ta nxjerrin Gjergjin me nėnė serbe apo babė sllav, me tjetėr kombėsi, por vetėm shqiptar jo.
Shqipėria, edhe nė 600-vjetorin e lindjes nuk arriti ta pėrshndeste “kalorėsin e parė”, me njė dramė apo film dokumentar, pale me njė film artistik, ndėrsa operėn qė ishte shkruar pėr tė nga njė kompozitor shkodran, nuk u pa e udhės tė rivihej nė skenė.
Ėshtė rralluar pylli i burrave si rrepe tė moēme i nderuar “Kryeministri i parė”, dhe kanė mbetur ca plepa pa rrėnjė dhe ca shkurre e driza, qė nuk ka gėrshėrė qė t’i krasisė. Nuk ka burra me mjekrra tė bardha Ismail bej, sepse edhe nėse zbardhet qimja e mjekrrės pėr halle tė popullit, qė mileti mos prishė humor dhe ligėshtohet, i gjendet marifeti.

Pėrgatitja qė ju kishit “Plaku i Vlorės”, ju shpėrfaqi nė kancelaritė e Evropės si njė elokuent dhe mjeshtėr tė njohjes dhe shfrytėzimit tė konjukturave politike ndėrkombėtare, si njė diplomat par excellent qė ditėt tė lundronit nė rrethanat historike dhe balancat e tronditura tė kontinentit.
Tani nuk ndodh gjithnjė kėshtu, o “Diplomat i klasit tė lartė”.
Para disa javėsh, burrat e shtetit tė rajonit ishin mbledhur dhe po diskutonin.
Ndėr ta ishte dhe presidenti i Serbisė, Tadiē e thonė Isamil bej, mustaqe pa dėrsitur ėshtė. Nė faqe tė presidentit tonė, deklaroi qė Kosova nuk mund tė ndahet nga Serbia, sepse kėshtu ka qenė qė nė 1912.

Por nuk ju kthye pėrgjgjia qė meritonte nga presidenti shqiptar. Nuk ju tha se kjo punė u katranos nė 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, dhe se po kjo Evropė qė gaboi atėherė, po korrigjon njė gabim historik. Nuk ju tha edhe qė mė nė fund ju vet po pranoni se historia e Kosovės, si pjesė gjoja e Serbisė, nuk fillokėrka nė betejėn e Fushė-Kosovės, si edhe janė ējerrė deri mė sot serbėt, atėherė Ismail bej, kur ai djaloshi shqiptar, Milosh Kopiliqi u hodh pėr tė vrarė sulltanin.

Edhe nė kėtė rast, kur ata u vetėēarmatosėn nga argumentet e tyre, nuk ju kthye kusuri historik. Presidenti ynė Moisi, gjeti ca fjalė muhabeti pėr pavarėsinė e Kosovės dhe jo argumentet dhe faktet historike.
Ismail Qemal bej Vlora, ju ishit shtetar i sprovuar. Deputeti i sanxhakut tė Beratit nė 1908, nė Parlamentin Osman. Por Beratin nuk e kemi mirė Ismail bej. Shtėpitė e vjetra po rrėzohen dhe ka edhe dėmtime tė vlerave qė na kanė lėnė tė parėt.
Kishėn e vjetėr tė Zograf Onufrit e kemi ruajtur, dhe njė dijetar nga Gjirokastra, Emin Riza e thonė, po bėn tė pamundurėn qė lagjen Kala ta vėrė nėn kujdes tė UNESCO-s, qė vlerat tona historiko-monumentale tė ruhen e tė mos zhbėhen. Por Berati yt, i nderuar deputet i qytetit, ėshtė ndotur, sepse pisllėqet hidhen nė Osum dhe ujėt ėshtė turbulluar, por edhe burra jo seriozė janė bėrė deputet tė kėsaj zone. Them kėshtu Ismail bej, se para ca javėve humbėn nė Paris njė gjyq me njė dhurues tė huaj, George Soros e quajnė, me origjinė nga Hungaria e Juniadit. Dhe e di pse, sepse njė ish-ministėr nuk i njihte borxhin shtetėror si tatim mbi vlerėn e shtuar tė parandaluar nga administrata jonė tatimore, pėr njė investim falas tė kryer prej fondacionit tė tij nė ndėrtimin e godinave tė reja tė shkollave ku mėsojnė njomishtet e reja, Ismail bej. Ky ish-ministėr ėshtė deputet edhe nė disa fshatra tė rrethit tė Beratit.

Ju, o plak i urtė i Vlorės, e dinit se pavarėsia shpallet, por shteti ndėrtohet, sepse ai nuk ėshtė vetėm nocion gjeografik dhe gjeopolitik, por ėshtė mbi tė gjitha strukturė institucionale e administratės dhe institucioneve kombėtarė tė pavarura. Ndaj edhe sot, kur e qėmtojmė atė ngjarje, shohim se Ju kishit urtėsi diplomati, menēuri shtetari dhe vizion institucionalisti.

Ju i nxorėt institucionet tė zgjedhura nga njė kuvend mbarėkombėtar dhe nuk i emėruat apo sajuat siē do tė dėshironte tjetėrkush, si edhe tentoi nė atė kohė. Ndaj, akti historik i pavarėsisė rezultoi si njė konstituim ligjor, i mandatuar nga 75 delgatė tė Kosovės, Dibrės, Ēamėrisė, Mirditės, Tiranės, Elbasanit e Vlorės, me formulimin sintetik dhe tė pa diskutueshėm
- “Pėr t’i parė trojet shqiptare tė bashkuara, me njė formė tė qeverisuri sundimi politik”


Ismail Qemal bej Vlora, Ju e kishit tė definuar qartazi se nuk ka shtet pa institucione dhe pushtete, siē nuk ka pushtet real dhe administratė pa territor dhe pavarėsi kombėtare. Por kemi ca halle sot, o “diplomat trim dhe i menēur”.
Djemtė e Ēamėrisė trokitėn me rregull dhe nder nė dyer tė Evropės, jo mė larg se dy-tre javė tė shkuara. U pritėn mirė dhe u dėgjuan. Njė eurodeputete ju tha se do detyrojnė Greqinė qė tė lejoj kthimin e tyre nė tokat atėrore, pėr tė takuar varret e tė parėve dhe pėr tė thithur nga ajri i vendlindjes.
Por nuk ishte e thėnė, sepse qeveria helene u pėrgjigj me njė vendim qė shtetas grek mund tė bėhen ata pak grekė qė si edhe di ti Ismail bej, mbetėn kėtej nga ana jonė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės dhe mė vonė kur agallarėt e Gjirokastrės i morėn ata pėr argat.

I kemi mbajtur mirė Ismail bej, edhe tokė ju kemi dhėnė me njė ligj qė mban numrin 7501. Bile edhe djem e vasha shqiptare, burra e gra qė punojnė nga halli nė dheun helen, mund tė bėhen edhe shtetas grek, bile ju ėshtė afruar tė bėhen edhe me kombėsi greke, paēka se ata janė shqiptar nga Kukėsi dhe Kurbini, Mirdita e Skrapari, Kavaja e Kolonja.
E di qė tė dhemb Ismail bej, por duan tė na numėrojnė nė pakicė nė atdheun qė ju na latė. Ka burra qė ngrenė zėrin si Sabri Godo nga Libohova, ti e njeh atė krahinė se nė qeverinė tėnde tė parė pate minister njė bej libohovit, por heshtja ėshtė mė e fortė se fjala dhe retė po afrojnė shtėrngatėn.

Si ēdo 28 nėntor, edhe ky na sjell nė mendje se Ju e parapritė kėtė akt historik duke trokitur atje ku duhej, nė kancelaritė e fuqive tė mėdha tė Evropės, tė cilat historikisht, por edhe nė ditėt tona, kishin qenė dhe janė autoritete vendimmarrėse dhe forcat promotore tė zhillimit historik tė kontinentit.
Ju, Ismail Qemali, ditėt edhe nė atė kohė tė seleksiononit, sepse nuk trokitėt nė dyer tė shurdhėta qė nuk mund tė hapeshin asaj kohe, pasi ju e njihnit shumė mirė edhe konjukturėn dhe konfliktet e fuqive tė mėdha tė kohės.
Ky akt historik merr sot mė shumė se kurrė njė vlerė tė patjetėrsueshme, sepse e orientoi Shqipėrinė e brishtė tė pavarur dhe sovrane nga Evropa perėndimore dhe jo nga orienti aziatik, pėrpjekje qė nuk munguan nė kohėn tuaj dhe mė vonė, pas rėnies sė qeverisė sė Vlorės.

A ka amanet mė tė bukur dhe orientim mė tė qartė se ai qė na keni lėnė Ju, o plaku i Vlorės, Ju, o Kryeministri i parė evropian i vendit, kur thoshe:
“Tė gjithė sa jemi, shqiptarė tė mėdhenj e tė vegjėl, tė pasur e tė varfėr, pleq e tė rinj, duhet tė bashkohemi dhe tė ēojmė vendin pėrpara nė rrugėn e qytetėrimit, duke i treguar Evropės se shqiptari ka mbetur gjithnjė evropian nė gjak dhe se nuk dėshiron gjė tjetėr veēse tė forcojė kombėsinė e tij dhe tė qytetėrohet”
Me pak fjalė, amaneti na thotė, “nga gjaku jemi evropinė autokton, le tė bėhemi edhe nga kultura”, udhė qė ne e kemi nisur dhe do ta shpiem deri nė fund, sepse integrimi euroatlantik i vendit ėshtė demokratizimi dhe zhvillimi real i tij.
Tani sė fundi Ismail bej, kemi firmosur njė marrėveshje me Evropėn, MSA quhet, shoqėrizim dhe stabilizim i nivelit tė zhvilluar evropian.

Rruga ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė, por si komb dhe si sua kėtej nga Shqipėria mėmė dhe andej nga Kosova martire, tė gjithė jemi tė vendosur.
Fatin e Kosovės si mė vete dhe tė pavarur, po presim me ditė dhe orė Ismail bej, sepse Evropa ėshtė penduar pėr 1913-ėn e tmerrshme, por buzėn na e vuri tė qeshim mė sė fundi Amerika, qė 5-6 vjet tė shkuara nuk kurseu as edhe bijtė e vet ushtar pėr tė mbrojtur Kosovėn dhe i tha ndal tė gjithė shovenėve tė vjetėr e tė rinj, tė gjithė tinzarėve dhe bukėshkalėve, atyre qė tė vrasin me thikė pas shpine, por edhe atyre qė tė japin helmin nė gotėn e ujit.
Ne duhet tė pėrkulemi me respekt dhe veneracion ndaj teje, Ismail bej Vlora edhe pėr patriotizmin tėnd luftarak, sepse ti e drejtove vendin nė njė nga periudhat mė tė vėshtira, atėherė kur Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės e copėtoi Shqipėrinė, duke lėnė jashtė saj gjysmėn e territorit tė vendit dhe gjysmėn e popullėsisė.

Pėrballė kėtij realiteti tragjik, Ju luftuat pėr ruajtjen territoriale dhe tė drejtat e popullit shqiptarė. Janė lapidare fjalėt e tua o kryepatrioti Ismail Qemal Vlora:
“Sot o kurrė do ta themi dhe nė fjalėn tonė…ne kėrkojmė qė lufta tė mos na shkulė sipėrfaqen e vogėl qė zotėrojmė sot, atdheun tonė, tokėn tonė.”
Ismail Qemal Vlora, ju jemi mirėnjohės, sepse ju ishit shembull i maturisė dhe frymės sė bashkėpunimit nė interes tė kombit dhe atdheut, sepse ditėt t’u shtrinit dorėn e bashkėpunimit institucional dhe kooperues edhe atyre individėve dhe klaneve qė mė vonė hapur u shpallėn, se zemrėn e kishin nė anadoll dhe zemėrekun tek sulltanati, moralin e kishin tek bashkėsia e tė shiturve, ndėrsa sjelljen ndaj atdheut tek interesat prej grabitqari qė nuk ngopet edhe tė vjedhin vetveten.

Do tė hidhėroj o Ismail bej, por mė duhet tė tė them se ende grindemi mes vete, shajmė e rrihemi, hedhim baltė dhe nuk kursejmė qė edhe identitetin kombėtar ta lėvizim nga Azia nė Evropė, sepse edhe njerėz me shkollė dhe dije, harrojnė si pa tė keq qė nė njė shoqėri laike, identiteti nuk del nga besimi fetar, dhe kjo e bėn sot Evropėn jo si katolike apo protestante, por si Perėndimi i zhvilluar dhe i qytetėruar laik dhe shkencor, tė jetė ajo qė ėshtė dhe jo njė bashkėsi e prapambetur dhe fanatike.

Ismail Qemali, ju ishit njė ballkanist i shquar dhe largpamės unikal.
Ju i paralajmėruat fqinjėt qysh nė atė kohė, se interesat e njė kombi nuk duhet tė ndėrtohen duke nėpėrkėmbur ato tė njė kombi tjetėr fqinj, sepse kėshtu “nuk mund tė shtrohet qetėsia nė Sinisinė e Ballkanit”. Ju i paralajmėruat serbėt qė nė atė kohė kur ju thatė; “Do tė vijė koha qė Serbia do tė pendohet pėr qėndrimin kundrejt shqiptarėve, sepse nė brendinė e territorit do tė ndeshet nė luftė me njė element trim”.

Dhe ja sot, bijtė e Kosovės, stėrnipat e Isa Boletinit, trimit qė nė krah tė Ismail Qemalit ngritėn flamurin, po ndėrtojnė Kosovėn e pavarur dhe evropiane.
Si burrė i shtetit Ismail Qemali, Ju na treguat me ide se shteti i pavarur dhe evropian nuk ngrihet pa ekonomi dhe zhvillim ekonomik, pa bashkėpunim me fuqitė ekonomike tė kohės dhe institucionet bankare dhe monetare.
Pikėpamjet tuaja pėr politikat koncesionare dhe orentimi taksativ qė ekonomia e vendit tė mos i lihet nė dorė koncensionit vetėm tė njė vendi se humbet pavarėsia, janė aktuale dhe sot, tingėllojnė bukur dhe tė kuptimta.

Ndaj zhvillimi ynė ekonomik nė ditėt tona, duke bashkėpunuar edhe me miq historik si Austria, Gjermania etj, ėshtė nė kėtė drejtim dhe brenda kėsaj filozofie.
Por ditėt e fundit na ėshtė hidhėruar goja e shpirti, se nė treg tė koncesionit ka dalė njė nismė, “Shqipėria njė Euro”. Edhe ata qė e thonė nuk e kanė shumė tė qartė, por njė gjė dua tė them Ismail bej, mė ndje edhe nė emrin tėnd, se vetėm toka nuk koncensionohet as pėr njė euro, as pėr njė milionė euro, sepse toka ėshtė atdheu dhe ai nuk ėshtė as pronė, as objekt i kėrkujt, qė mund ta japė sot si licencė pėr njė media private dhe mund tė ta heqė nesėr. Po u dha toka, u dha atdheu dhe po u dha dheu i tė parėve, je pa atdhe, pra pa histori, endacak dhe i pėrbuzur.

Kėtė nismėn transakioni 1 euro e bėjnė edhe vende tė tjera qė pėrfitojnė koncensione, por jo pėr tokėn. Jo si deklaroi njė drejtues i lartė i Ministrisė sonė tė Bujqėsisė, qė kemi 120.000 hektar tokė tė lira qė mund t’i pėrdorim pėr kėtė nismė. Po a ka tokė pa zot ore kokėbosh!?
Ismail bej, kėtė koncensionin 1 euro, po e bėjnė hungarezėt dhe vendet Balltike, por vetėm pėr objektet ku duhen investimet dhe mjetet financiare qė pėr ta mungojnė. Ēdo transaksion toke nė Hungari, pėr austriakėt dhe kėdo tė huaj, ėshtė vetėm 300 m katror dhe vetėm pėr njė vilė, ku norma e shfrytėzimit tė sheshit tė jetė jo mė shumė se 15%.

Mblidh burrat Ismail bej, si nė 28 nėntor 1912, dhe pleqėroheni kėtė “Shqipėria njė euro”. Kemi nevojė pėr mendjen dhe fjalėn tuaj.
* * *
Do tė dėshiroja nė kėtė ditė sublime, t’i ftoj tė gjithė t’i kthejmė kryet nga Kanina, ku e kishte lėnė amanet tė preheshin eshtrat e tua. Ju e donit atė lartėsi, qė edhe nga varri ta shikonit Vlorėn tonė tė bukur, detin pėrkarshi dhe tė dėgjonit oshėtimėn e valėve.
Jo mė kot, edhe Universiteti i Vlorės qė festoi kėto ditė 12-vjetorin e tij, mban emrin tuaj, emrin e njė buri me personalitet shumėplanėsor, kėtij arkitekti tė Shqipėrisė sė pavarur dhe me profil evropian. Vetėm 14 muaj drejtuat, por deri sa ju rrahu zemra, kur kafeja e hidhur atė mėngjes nė Peruxha ju mori jetėn, ju nuk reshtėt sė menduari dhe punuari pėr Shqipėrinė. Edhe Luftėn e Parė Botėrore Ju e pėrjetuat dhe ajo nuk mund tė dilte nga vemendja jua, sa kohė qė Shqipėria rrezikohej sėrish tė copėtohej.

Kėto ditė Ismail bej, kemi marrė nė duar njė libėr me vlerė tė Margaret Macmillan, “Paris 1919”, ku flitet pėr paqen e Versajės dhe Lidhjen e Kombeve, por edhe pėr “fatin e pafatė” tė Shqipėrisė qė histori ka, por burra pėr tė bėrė historinė e paqes nuk ka, aq sa duhet dhe ashtu si duhen.
Jeta juaj ėshtė lapidare, sepse pėrkoi nė kohė qė me Lidhjen e Prizrenit dhe Pavarėsinė Kombėtare, deri me fiksimin e kufijve shtetėror qė kemi edhe sot.
Pėrkushtimi juaj ndaj atdheut, historisė kombėtare, ekzistencės, vlerave dhe pėrparimit tė tij, janė gati unikale..

E kemi Shqipėrinė qė gėzojmė sot, sepse luftuan dhe derdhen gjakun breza luftėtarėsh, kontribuan rilindasit tanė tė shquar me penė dhe arsimim, por nė kėtė panteon Ju Ismail Qemal bej Vlora, rrezatoni me njė kontribut tė jashtėzakonshėm.
Ndaj nė brez tė brezave, Ju dhe vepra juaj do tė kujtohen, sepse Shqipėria evropiane si shtet fillon nė 28 nėntorin e 1912-s, ditėn kur Ju e proklamuat tė “mėvetme e tė mos varur”.

P.S.
Dėrgon - Njė djalė bregdeti me rrėnjėt e familjes nga kalaja e Sopotit, Borsh

Merr - Fisnikėria e tij Ismail Qemal bej Vlora, kalaja e Kaninės Vlorė


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio