Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Make up Exam / 22-30 Prill
webm
  Postuar nė: 23.03.2006, 08:57
Quote Post


Lovely Jubbly
*****

Posti: Admin
Postime: 2217
Antari Nr: 1
Bashkangjitur: 24.11.2004



Te nderuar,

Kėshilli i Universitetit, sa i pėrket kėrkesės sė Unionit tė studentėve pėr tė sqaruar politikėn e afateve tė provimeve nė lidhje me Rregulloren e re tė Universitetit (tė shpallur edhe nė web faqen e Universitetit www.seeu.edu.mk), jep kėtė sqarim:

Politika e afatit tė provimeve sipas Rregullores nė fuqi mbetet e pandryshuar pėr gjeneratėn e studentėve tė regjistruar nė kėtė vit akademik 2005/2006 (studentėt e vitit tė parė tė studimeve) sipas plan-programeve tė studimeve nė cikle (trevjecare) bazuar nė rekomandimet e Bolonjės. Pra:

- Studentėt e vitit tė parė qė kanė regjistruar semestrin e dytė (veror) do tė kenė mundėsi tė hyjnė nė provimet e kėtij semestri nė afatin e qershorit 2006. Sipas Rregullores, kėtyre studentėve ju mundėsohet edhe njė afat shtesė nė shtator 2006 pėr tė gjitha provimet (kreditė) e padhėna nga semestri i parė apo i dytė;

- Pėr studentėt tė cilėt janė regjistruar nė UEJL sipas plan-programeve tė studimeve deri-diplomike katėrvjeēare do tė aplikohet politika e afateve tė provimeve sic janė regjistruar, dhe atė si vijon:

- Studentėt e vitit tė dytė, tretė dhe katėrt qė kanė regjistruar semestrin e katėrt, gjashtė, apo tetė, pėrkatėsisht,do tė kenė mundėsi tė hyjnė nė provimet e kėtij semestri nė afatin e qershorit 2006 dhe afatin e shtatorit 2006. Kėtyre studentėve, pėr provimet nga semestri qė kaloi (tretė, pestė apo shtatė, perkatėsisht) ju mundėsohet edhe njė afat shtesė qė do tė organizohet nė prill tė vitit 2006 dhe atė prej 22 deri 30 prill. Njėkohėsisht ju informojmė se nė kėtė javė tė provimeve nuk do tė zhvillohet mėsimdhėnie.

Pėr studentėt tė cilėt kanė pėrfunduar ligjeratat nė UEJL nė vitin e kaluar akademik, por nuk kanė arritur tė diplomojnė dhe ju mungojnė tre ose mė pak lėndė pėr diplomim, do ju mundėsohet nė kėtė afat shtesė tė prillit 2006 tė hyjnė nė kėto provime tė mbetura. Pėr tė fituar kėtė tė drejtė, kėta studentė duhet tė drejtohen te pro-dekanėt pėr cėshtje studentore qė tė verifikohet kushti prej tre provimeve apo mė pak deri nė diplomim dhe t'ju jepet leja pėr t’u organizuar provimi.


----------------------------------------
"I am so clever that sometimes I don't understand a single word of what I am saying" - O. Wilde (Irish Poet, Novelist, Dramatist & Critic)

"我很聪明,多数时候,我不明白的一个词是什么我说" - A. Selmani
PMEmail PosterUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio