Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Reagim ndaj shkrimit tė Kadri Manit
Flori Bruqi
Postuar nė: 30.11.2006, 18:30
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006





Lexoni shkrimin:

Beqir Elshani:Lavdi Universitetit te Prishtines!

Reagim ndaj shkrimit tė Kadri Manit

Urrejtjen qė tregon ndaj krijuesit, veprimtarit dhe intelektualit, Fadil Shyti, ėshtė jashtė normave shoqėrore, demokratike dhe kombėtare. I bindur jam se me anėn e kėtij shkrimi tendencioz humb edhe dashamirėt e krahut tėnd. Dijetari ynė, Sami Frashėri, thotė: “Mos shkruaj gjė kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēfarė mund tė jetė ajo e pendės”. Prandaj shkrimin tėnd me zemėrim, urrejtje tė papėrmbajtur e tė papėrshkrueshme dhe me fyerje ndaj Fadil Shytit (kėtu pėrshkruaj fjalėt e Kadri Manit), duhej qė sė pari ta kontrollonte ndonjė mik yti para se tė publikohet. Ashtu siē kontrollohet doza e alkoolit te shoferi i makinės qė shkel rregullat e komunikacionit, duhet tė kontrollohet doza e urrejtjes sate ndaj tė gjithė atyre qė nuk mendojnė si ti. Sipas teje do tė thotė qė pacienti tė drejtohet tek mjeku sipas bindjes fetare dhe politike, apo e kundėrta, mjeku tė pranojė pacientėt sipas bindjes fetare dhe politike. Jo vetėm kaq, sepse kur njeriu lexon shkrimet tua tendencioze, fiton pėrshtypjen sikur Shqiperia etnike tė kishte 40 milionė banorė, kurse ne jemi si mos mė keq, dhe ende ndodhemi para rrezikut tė luftės dhe kolonizimit serbofashist.
Sa i pėrket pėrshkrimit tėnd rreth profesionit tė Fadil Shytit: “Fadil Shyti ėshtė njė mėsues katundi, i cili e quan veten profesor” do tė shtoja se Fadili nuk e quan veten profesor, por ėshtė profesor me diplomė universiteti, dhe pėr kėtė duhet tė krenohet ēdo shqiptar, sepse ėshtė nė tė mirėn e atdheut. Kujdes sintagma “mėsues katundi” ėshtė shprehje mikroborgjeze, qė do tė thotė sikur Kosovėn e mbajnė-mbrojnė vetėm qytetarėt. Do tė shprehem me shpirtin romantik se tė gjithė mėsuesit dhe poetėt shqiptarė janė me prejardhje katundi! Kujto mėsuesin dhe poetin e mjerimit, Millosh Gjergj Nikolla, ai pėr ēdo ditė udhėtonte nė Shkollėn Fillore nė Pukėn e etur pėr dituri. Unė njoh me dhjetėra mėsimdhėnės nė Universitetin e Prishtinės, tė cilėt nė fillim tė karrierės sė tyre kanė dhėnė mėsim nė fshatrat e ndryshme tė Kosovės. Dikur diploma akademike nė tė gjitha universitetet e Ballkanit kishte autoritet mė tė madh shkencor, nė krahasim me kohėn e sotme demokratike, ku titulli i profesorit, magjistrit dhe i doktoratės shitet prej 1 400 deri nė 3 500 Euro (kėshtu shkruan gazeta “FAKTI”). Prandaj mos u merr me manovrimin e titullit akademik, sepse veprimtarėt qė i pėrkushtohen ēlirimit tė Kosovės nga kolonizimi serb nuk kanė kohė tė merren me cikėrrima. Si do qė tė jetė profesor quhet ēdo punėtor qė punon nė universitet dhe nė shkolla tė mesme. Unė Fadil Shytin e njoh nė bazė tė aktivitetit, krijimtarisė, dhe aftėsive, prandaj me tė drejtė mund tė deklaroj se ėshtė mėsues, profesor, studiues, krijues, veprimtar, dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė atdhetar. Pas veprimtarisė sė tij nė arsimin kombėtar nė Kosovė, sot merret me krijimtari letrare, si nė fushėn poetike ashtu edhe nė publicistikė pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Fjala popullore thotė mos i shiko shkallėt, por shikoji oborrin, prandaj shikoja krijimtarinė poetike me frymė revolucionare qė po i dhuron atdheut. Nė anėn tjetėr ti nuk ke tė drejtė tė bėsh vlerėsimin e krijimtarisė letrare, sepse nuk je kritik letrar.
Duket qartė qė ti i shpalle luftė Universitetit tė Prishtinės, gjė qė dyshohet nė sinqeritetin tėnd kombėtar: “I akuzoj me kėtė rast qė tė gjitha institucionet dhe individėt, tė cilėt ia mundėsuan atij gjytyrymi, me aftėsi tė kufizuara, ta kapėrcejė pragun e shkollave e t’i shastisė fėmijėt! Ai shumė keq flet, kokėn e ka si kaēubet!” Kėshtu nuk shkruajnė akademikėt shqiptarė me kulturė, pėrkundrazi shkruajnė vetėm ata qė nuk ia duan tė mirėn kombit dhe atdheut. Kėrcėnimi yt mė pėrkujtoi ish-sekretarin e Komitetit Krahinor tė Kosovės, Azem Vllasi, kur prej Universitetit tė Prishtinės e largoi Akademik Ali Hadrin, siē thoshte populli profesorin e profesorėve. Asnjė Universitet nė botė nuk e ka pasur jetėn mė tė mundimshme se Universitetit i Prishtinės, qė ėshtė hapur me gjakun e studentėve. Dihet qė Universiteti i Prishtinės, ėshtė njė ndėr universitetet mė tė njohura nė botė, si qendėr e demonstratave tė pėrgjakshme kundėr shtypjes dhe dhunės serboēetnike. Prandaj lavdi Universitetit tė Prishtinės, qė i bėri ballė tė gjitha furtunave shoviniste tė Jugosllavisė! Duket qartė qė ti merresh me mullirin e Don Kishotit, ndaj akuzon Universitetin e Prishtinės pėr t’ia marrė titullin akademik Fadil Shytit, qė e ka fituar me meritė nė studime. Kujdes z. Mani si po shprehesh, fjalori yt ėshtė shumė i vrazhdėt: “Banda e Fadīl Shytīt me njė xhagajdure gaforre e denjė pėr defatore! - me sazexhinj prej gabelėsh.” Tekembramja, Fadil Shyti asgjė nuk ka trilluar, tė gjitha i ka mėsuar nga veprat e botuara nė Kosovė mbi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė krye me komandantin Adem Jashari. Ti ke tė drejtė tė kritikosh mendimin e secilit autor, nė demokraci jemi, por nuk ke tė drejtė t’i fyesh. Mė vjen pyetja, z. Mani, se po tė ishin Shyti dhe Agrigoraiei adhurues tė Dr. Ibrahim Rugovės, a do t’i urreje dhe pėrbuzje me njė mori fjalėsh tė kėqija dhe poshtėruese?!
Qysh nė reagimin e parė doja tė shkruaja rreth “cenit” tė Fadil Shytit, tė cilin e quan “belban”, mirėpo nuk doja ta problematizoj. Pėrgojimi apo pėrqeshja e njeriut me ndonjė tė metė ėshtė e ndaluar me ligj, dhe ėshtė mėkat me anėn e besimit fetar, dihet qė fetarėt nuk bėn tė shajnė as tė pėrqeshin tė tjerėt. Duket qartė qė ti ke humbur pusullėn dhe nuk dihet ē’tė shtyri tė mbrosh Katedralen nė Prishtinė, krahas autoritetit tė Nėnė Terezės, derisa ti pėrqesh tė tjerėt. Prandaj, meqė e pėrsėdyte, po shkruaj mė gjerėsisht rreth etikės sė disa njerėzve me tė meta. Nė botė ka me dhjetėra krijues me ndonjė tė metė qė revolucionin e kanė shpjerė pėrpara. Ndryshe me qėndrimin tėnd mospėrfillės dhe egoist ndaj poetit dhe publicistit, Fadil Shyti, kur njė mik e pyeti muzikantin e shquar, abati Genlik, se si dukej Ludvig Bethoveni me improvizimet e tij nė piano, abati u pėrgjigj me madhėshti: “Ėshtė njė i ri me trup tė shkurtėr, i shėmtuar, i zi, me njė fytyrė kryeneēe dhe quhet Bethoven”. Nėse ty tė pengon “ceni” i Fadil Shytit, tė jesh i bindur se bie nė kundėrshtim me etikėn. Unė dhe shumė shokė tjerė nuk hetojmė ndonjė tė metė nė tė folmen e Fadilit, flet dhe shkruan rrjedhshėm gjuhėn shqipe, pastaj ti nuk je i autorizuar tė bėsh vlerėsimin – diagnozėn e tė folmes sė Fadil Shytit. Mė nė fund, ti je ai qė duhet tė shkosh te psikologu, sepse i urren njerėzit vetėm pse nuk mendojnė si ti. Do tė ishte e tepėrt tė pėrmend njė gojėtar qė fliste rrjedhshėm gjuhėn e vllaznim-bashkimit, dhe ky ishte Ali Shukriu, pėrndryshe ballabanoviq qė kishte ekzekutuar dhe dėnuar atdhetarėt shqiptarė qė kishin luftuar pėr ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės me Nėnėn Shqiperi. Prandaj populli thotė se ēdo zog qė fluturon nuk hahet.
Duket qartė qė reagimi yt nuk ėshtė konstruktiv, derisa me njė anė hiqesh si pėrkrahės i Adem Jasharit, nė anėn tjetėr fyen gruan tetovare, qė mbėshtet emėrtimin e aeroportit me emrin e Adem Jasharit. Kjo grua tetovare sipas kėngės popullore tė rapsodes, Fatime Sokoli, “Kur tradhtitė na ban bllokada, shkrimė unazat i bajm shpata!” ka hequr arin nga qafa dhe ia ka falur pėr ta ndihmuar UĒK-nė. Prandaj fragmenti yt:“Merri ti Fadil Shyti bandėn tėnde politike dhe shndėrroi nė bandė muzikore me Mona - gaforre-defatore! Dhe shkoni nėpėr dasma e pėr syfyr rrahja tupanin myslimanėve, si shans tė fundit para katastrofės?!” fyen gjakun e dėshmorėve tė UĒK-sė. Njė princeshė shqiptare si Mona Agrigoraiei, qė demaskon veprimtarinė subversive grekomadhe tė Janullatosit, duhet nderuar dhe porosinė e saj revolucionare pėr dėbimin e kryepeshkopit terroristi duhet zbatuar. Dhe sa mjerim, nė fund tė fragmentit jep shėnimin bibliografik tė gaforres sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe. Shumė gazep i ke sjellė vetes me krahasime kaq primitive. Duket qartė qė je vonuar me inatin e moshės rinore.
Shqiponja nuk ha miza, thotė fjala e urtė latine, prandaj Mona nuk merret me gjėra tė ulėta. Ajo ėshtė trashėgimtare e denjė e veprimtarėve atdhetarė nė Rumani, atje ku njė shekull mė parė lindi Himni mbi Flamur. Kjo intelektuale sypatrembur e Bukureshtit, rritur me kėngėt e trimėrisė shqiptare, nė ēdo skaj tė atdheut amanetin e rilindėsve dhe tė UĒK-sė e ēon pėrpara. Prandaj me tė drejtė do tė shtoja citatin e Fan. S. Nolit, se atė qė bėri me pushkė Adem Jashari, e bėn me penė Mona Agrigoraiei. Jo vetėm kaq, ti nuk ke kohė tė merresh me pėrshkrimin e veseve tė njėrit apo tjetrit se kush janė dhe si duken nė luftėn drejt ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Prandaj mos i shpenzo kot fjalėt nė adresė tė gabuar: “Ata teveqelė e gabelė nėmura, sorollaten edhe sot e kėsaj dite, dhe as lodhen pėr Kosovėn as pėr nėnat e veta fatzeza”. Pikėrisht Fadil Shyti konsiderohet njė ndėr ata publicistė qė ka ngritur zėrin kundėr shkopit qė sulmojnė nėnat shqiptare nė Kosovė, qė kėrkojnė tė afėrmit e tyre. Ai ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqiperisė, Sali Berisha, i cili me rastin e varrimit tė kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, kėrkoi qė tė falen kriminelėt serbė. Kurse gjatė luftės nė Kosovė, ka vepruar si veprimtar politik i UĒK-sė, dega nė Suedi, tani vepron pėrkrah forcave mė pėrparimtare tė kohės, konkretisht me Lėvizjen Vetėvendosje, tė udhėhequr nga Albin Kurti. Sipas reagimeve tua pash se kishe krijuar shumė armiq, ndaj nuk dihet se kush do tė jetė viktimė e shkrimeve tua nė tė ardhmen.
Nė shkrimin tim shihet se unė aspak nuk tė sulmoj, pėrkundrazi i mbroj publicistėt dhe veprimtarėt qė i dalin zot atdheut, edhe pse dihet qė ata mbrohen me punėn e tyre drejt ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Prandaj nėse nuk ke forcė ti pėrgėzosh veprimtarėt pėr punėn qė bėjnė, atėherė mos i pengo tė merren me ēėshtjen e ēlirimit tė Kosovės nga Unmik-u, qė vepron nė shėrbim tė kolonizimit serb. Nė shtypin shqiptar dhe nė faqet e rrjetit elektronik ka shkrime tė frytshme qė kėrkojnė angazhimin dhe efikasitetin e Qeverisė sė Kosovės pėr mbrojtjen e atdheut nga bisha serboēetnike. Sot ėshtė koha qė populli i shumėvuajtur, i shtypur dhe i nėpėrkėmbur me anėn e decentralizimit tė shkojė pas lėvizjes Vetėvendosja nė krye me Albin Kurtin. Mė nė fund, ti po saboton me kohėn e veprimtarėve, ata nė vend se tė merren me ēėshtje madhore tė atdheut, duhet tė merren me punė tė kota qė ujė ēojnė nė mulli tė armiqve tanė. (8 Qershor 2006)
Botuar FLOART-PRESS @30.11.2006 8:42 PD

http://floart-press.blogspot.com/2006/11/b...sitetit-te.html




______________________________________________________________
Ku shkrim eshte botuar sot ne art-cafe dhe www.dervina.com
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio