Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Nga shendetsia publike e Kosoves
Flori Bruqi
Postuar nė: 30.11.2006, 18:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




STUDIM:Mr.sc.Flori Bruqi

PROGRAM KOMBĖTAR PĖR KĖRKIM DHE ZHVILLIM

TE SHENDETĖSISE KOSOVARE


Kerkimi ne fushen e shendetesise nenkupton nje proces te gjenerimit te njohurive sistematike dhe te testimit te hipotezave ne lemin e mjekesise, te shkencave natyrore dhe te shkencave sociale, perfshire shkencat ekonomike dhe te sjelljes. Informacioni qe rezulton nga ky proces mund te perdoret per te permiresuar shendetin e individeve apo te grupeve.

Zhvillimi i shendetesise ka qene gjithmone i varur nga aksesi ndaj informacionit te besueshem i cili mund te sigurohet sidomos nepermjet nxitjes dhe zhvillimit te kerkimit, studimeve me cilesi te larte dhe mbeshtetjes se orientimit te kerkimit shkencor drejt praktikes.

Nga Forumi Global per Kerkimin ne Shendetesi eshte propozuar qe vendet ne zhvillim duhet te shohin me kujdes dhe te fuqizojne mbeshtetjen lidhur me kerkimin ne shendetesi, ne nje menyre te tille qe kerkimi te plotesoje nevojat kombetare te zhvillimit. Eshte rekomanduar qe qeverite e vendeve ne zhvillim te alokojne per kerkimin ne shendetesi te pakten 2% te buxhetit te shpenzuar ne fushen e shendetsise

Kerkimi shkencor lidhur ne fushen e shendetsise ne Kosove ngelet embrional dhe i varur teresisht nga donatoret e huaj, c’ka rrezikon mosorientimin e tij ndaj prioriteteve kombetare


1. Gjendja ekzistuese

1.1 Dokumenta te shumta kane provuar se megjithese mungesat ne sherbimin shendetesor mund te luajne nje rol ne diferencat ne vdekshmeri, semundshmeri, disabilitet dhe veteperceptim te shendetit, per shumicen e semundjeve dhe demtimeve te tjera te shendetit ky rol ngelet i vogel (megjithese i rendesishem). Eshte mjaft e rendesishme te fokusohemi ne shkaqet qe cojne ne shendet te keq. Keta determinante shendetesore jane kushtet e jeteses me risk si pabarazite sociale dhe ekonomike, varferia, dhe perjashtimi social, si dhe faktoret risk te lidhur me sjelljen si duhanpirja, perdorimi i alkolit dhe narkotikeve, inaktiviteti fizik, kequshqyerja dhe sjellja e pasigurte seksuale. Kosova gjithmone e me teper pas ndryshimeve te medha politike te pas 1999 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike te menyres te jeteses dhe te mjedisit c’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmone e me shume ndaj risqeve per shendetin. Ka te dhena te pjeseshme mbi prevalencen e pirjes se duhanit tek mbi 55% e popullates, nderkohe qe indikatore po kaq alarmues duhet te ekzistojne edhe persa i perket ekspozimit ndaj sjellejeve te tjera me risk apo ekspozimit ndaj risqeve mjedisore perfshire cilesine e ushqimeve, te ujit dhe te ajrit.

Megjithe nje prirje per tu plakur ngadalesisht popullata shqiptare ngelet nje popullate e re me nje ne tre persona nen moshen 15 vjec dhe kjo popullate ka shume gjasa te pesoje efektet afatgjata te risqeve mbi shendetin

1.2 Problemet e shendetit mendor jane vleresuar te perbejne nje nga shkaqet kryesore te semundshmerise dhe disabilitetit ne te gjithe boten dhe mendohet se nje ne kater familje ka eksperienca me nje shendet mendor te keq, nderkohe qe depresioni madhor unipolar konsiderohet shkaku kryesor i dizabilitetit ne bote. Ne Koosve informacioni lidhur me shendetin mendor eshte mjaft i copezuar dhe i paplote. Pervec te dhenave mbi vetevrasjet te cilat tregojne rritje per te gjitha grup moshat, plus disa te dhena mbi narkomanet qe perdorin sherbimet shendetesore, ka shume pak informacion, pa folur per studime analitike mbi shendetin dhe mireqenenien. Ministria e Shendetesise se Kosoves bazuar ne rekomandimet e OBSH-se ka filluar kohet e fundit te zgjeroje konceptin e shendetit mendor ne strukturat e sherbimit shendetesor paresor dhe me tej ne komunitet. Bazuar ne gjendjen e sherbimeve dhe sidomos ne te dhenat e vdekshmerise, semundshmerise dhe sherbimeve, nga IKSHP ne Prishtine,MSHK si dhe Organizata Boterore e Shendetesise e konsideron gjendjen pothuaj emergjente.

1.3 Nderkohe qe vendet e ndryshme zhvillohen ekonomikisht kane nje prirje te provojne nje tranzicion te mortalitetit si pasoje e ndryshimeve ne mjedis, stil jete, burime dhe infrastrukture. Shume vende kane pare nje renie te pergjitheshme te semundjeve infektive dhe nje rritje te semundjeve kronike si semundjet e zemres dhe te eneve te gjakut dhe kancereve. Kosova duket se ndjek nje tranzicion pak me te ndryshem me vendet e tjera te Europes Qendrore dhe Lindore duke qene me e ngjashme me vendet mesdhetare te Gadishullit Ballkanik dhe Apenin.

Bazuar ne te dhenat e vdekshmerise proporcionale gjate dekades se fundit vihet re qartesisht se semundjet kardiovaskulare dhe kanceret kane pesuar nje rritje te qendrueshme ne Kosove. Sipas te dhenave te Klinikes kardiologjike ne Prishtine (QKUK) nje ne dy shqiptare vdes si pasoje e nje semundjeje kardiovaskulare (perfshire semundjet cerebrovaskulare). Megjithese Koosva paraqet vdekshmeri shume me te larte se vendet e perendimore, serish e ka kete me te ulet se mjaft vende "ne tranzicion" ngelet per tu zbuluar nese kjo eshte nje prirje afatgjate dhe se cilat jane shkaqet e verteta. Keshtu vdekshmeria nga semundjet kardiovaskulare eshte 1.5 here me e larte se ne France por 22% me e ulet se ne Hungari psh. Analizat e kardiologeve kosovare tregojne se ne kete fushe jane kufizuar vetem ne shfrytezimin e te dhenave bazuar ne sistemet rutine te informacionit si regjistri i vdekjeve apo shtrimet ne QKUK dhe ne 7 spitalet Kosoavre , c’ka e ka bere mjaft te veshtire nxjerrjen e konluzioneve te sakta dhe vertetimin e hipotezave shkencore ne kete fushe.

1.4 Kontrolli i semundjeve infektive ne Koosve sipas statistikave te IKSHK-se duket te kete dhene rezultate te mira. Ka nje renie te vdekshmerise nga keto semundje ne rreth 4 here gjate dhjete viteve te fundit. Nderkohe disa semundje infektive si poliomielitei, fruthi, rubeola, difteria, tetanozi etj jane zhdukur apo jane bere te paperfillshme ne Kosove . Gjithsesi bazuar ne infrastrukturen e dobet te vendit, si dhe varferine apo problemet e lidhura me izolimin apo edukimin e pamjaftueshem, Kosova ngelet nje vend me risk te larte per te pesuar shperthime epidemike nga semundje infektive, c’ka eshte vertetuar ne 1994 me koleren dhe 1996 me poliomielitin. Nga ana tjeter vihet re nje rritje e qendruesheme e zoonozave dhe e semundjeve seksualisht te trasmetueshme, qe paraqesin nje rrezikshmeri mjaft te larte per shendetin perfshire edhe nje mundesi te rendesishme per ta ndryshuar prirjen pozitive te verejtur deri me tash ne vdekshmerine nga semundjet infektive ne rang vendi.

Studimet ne kete fushe kane konsistuar sidomos ne vleresimin e programeve te imunizimit dhe studime te seroprevalences ne popullate lidhur me hepatitin.

1.5 Zhvillimi i cilesise se sherbimeve nenkupton si nje shkalle te persosmerise ashtu edhe uljen e pabarazive ne permiresimin e shendetit dhe ne ofrim te sherbimeve. Cilesia apo efikasiteti i nje sistemi shendetesor mund te matet duke ekzminuar lidhjen qe ekziston midis pasojave apo produkteve perfunditare te sistemit dhe burimeve qe jane dashur per te prodhuar ato. Ne Kosove kerkimi mbi sherbimet shendetsore ka qene kufizuar kryesisht ne permiresimin e sistemeve te informimit rutine dhe vetem kohet e fundit me mbeshtetjen e donatoreve te huaj jane realizuar disa studime te pjeseshme me qellim mbeshtetjen e politikberesve ne MSHK-se per marrjen e vendimeve me terma afatshkurtera.


2 Motivimi i ndermarrjes se Programit

2.1 Profilet shendetesore te popullates shqiptare jane duke ndryshuar dhe jemi duke u ekspozuar gjithnje e me shume ndaj faktoreve te rinj risk. Ne menyre qe te bejme te mundur nje zhvillim te qendrueshem te mjekesise dhe arritjen e nderhyrjeve me efikase eshte e nevojshme te studiohen profilet prevalences se ekspozimit te personave te shendetshem ndaj faktoreve risk te akuzuar dhe studimi i lidhjeve midis tyre dhe pasojave ne shendet.

Nepermjet grumbullimit te nje informacioni te vlefshem dhe te besueshem lidhur me faktoret kryesore risk per shendetin do te bazohen strategjite specifike te parandalimit per nje sere semundjesh me koeficient te larte parandalimi, te provuar nga nderhyrje ne popullata te tjera.

Kerkimi shkencor ne fushen e faktoreve te riskut do te orientoje jo vetem zhvillimin e mjekesise preventive ne fusha te reja si psh lidhur me semundjet kronike, por do te beje te mundur edhe zhvillimin e mjeteve dhe kapaciteteve shkencore te cilat do te ndihmojne ne zgjerimin e hapesirave te kerkimit ne te ardhmen.

Nepermjet monitorimit te faktoreve risk ne popullate behet e mundshme edhe vleresimi i suksesit te strategjive dhe korrigjimet e nevojshme ne te ardhmen.

Nepermjet ndertimit te metodologjive te studimit ne popullate dhe sigurimit te perseritshmerise se aplikimit do te mund te behet e mundur ndertimi i prirjeve lidhur me menyren e jeteses, sjelljet me risk dhe ekspozimeve te tjera, ne hapesiren e kohes.

2.2 Kerkimi ne fushen e shendetit mendor ne Koosve ka pasur mangesi te medha te lidhura me mundesite financiare, me mungesen e te qenit prioritet perpara viteve 1999 dhe per problemet e lidhura me mungesen e standarteve bashkekohore ne diagnostikim dhe trajtim si pasoje e izolimit dhe e kontakteve te dobeta me qendrat e rendesishme te kerkimit boteror.

Ne politikat afatgjata te MShK, shendetit mendor i jepet nje rendesi e vecante edhe ne kuader te reformimit te sistemit te kujdesit shendetesor ne kete fushe, sidomos ne drejtim te projektimit dhe zhvillimit te sherbimeve gjithnje e me prane komunitetit.

Si ne dokumentin e politikes ashtu edhe ne dokumente te tjera per shendetin mendor keshillohet me force nxitja e kerkimit shkencor sidomos ne fushen e prevalences se problemeve ne popullate, studimi i agjenteve te lidhur me sjelljen dhe qendrimin e komunitetit e ka beret e mundur IKSHP,fale punes se palodhshme te prof.dr.Isuf Dedushaj.

2.3 Studimet ne fushen e semundjeve kronike kane pasur nje karakter spontan dhe pergjithesisht nuk kane operuar me popullata perfaqesuese. Si pasoje e tranzicionit demografik dhe epidemiologjik semundjet kardiovaskulare, kanceret, diabeti, dhe disa semundje te tjera ka shume gjasa qe te rriten nderkohe qe ne vendet e industralizuara jane ne renie prej dy dekadash. Ne pergjigje te kesaj rritje ne peshe te problemit eshte e nevojshme ndertimi i nje strategjie kombetare te kerkimit shkencor lidhur me frekuencen e tyre dhe ndryshimin e saj ne kohe, analizen e strategjive te perdorura ne fushen e diagnozes dhe te trajtimit(Dr.sc.Gani Dragusha,Dr.sc.Bedri Zahiti, Dr.sc. QKUK,Klinika Interne ne Prishtine).

Gjithnje e me shume jo vetem menaxheret e shendetesise por edhe klinicistet kane nevoje te informohen mbi peshen e semundjeve kronike ne shendetesi dhe efikasitetin e metodave tradicionale te kurimit.

Per arsye te ndryshimeve te medha ne infrastrukture, ne mundesi financiare dhe organizim social nderhyrjet e kryera ne vendet me te avancuara ka pak gjasa te transmetojne nje informacion te plote dhe te shfrytezueshem ne Shqiperi, apo c’eshte me e keqja mund te keqorientojne ndertimin e strategjive kombetare. Per kete arsye jane te domosdoshme studimet e bazuara ne kushtet e vendit tone ne kete leme.

2.4 Lidhur me semundjet infektive ka nje histori te pasur te kerkimit shkencor e mbeshtetur kjo edhe nga shpeshtesia e problemeve me natyre infektive ne shendetesine shqiptare, nga fertiliteti i madh qe e ekspozonte shume popullaten pediatrike ndaj rreziqeve te semundjeve infektive dhe nga prioriteti historik qe ka pasur kjo fushe. Ka disa dekada qe verehet nje renie e semundjeve infektive ne Koosve si pasoje e strategjive te parandalimit dhe ndryshimeve social ekonomik. Por pavaresisht ketyre prirjeve pas viteve 1999 vihen re probleme te reja akute ne kete fushe qe kercenojne seriozisht arritjet e deritanishme. Te tilla jane sidomos semundjet qe kalojne nga kafshet tek njerezit (zoonozat), ato qe trasmetohen me vektore natyrore, dhe semundjet seksualisht te trasmetueshme(Dr.sc.M.Bajrami,Dr.sc.Sali Ahmeti,Dr.sc.Ilir Tolaj etj).

Kosova eshte integruar ne shume rrjete te kontrollit dhe parandalimit te semundjeve infektive te cilat kerkojne studime intensive dhe monitorim me qellim shkembim informacioni dhe teknologjish te diagnostikimit dhe depistimit.

2.5 Pas viteve 1999 sherbimet shendetesore ne Koosve i jane nenshtruar nje presioni te madh nga ndryshimet dramatike ne shoqeri dhe ekonomi. Si pasoje e ketij presioni sherbimet shendetesore kane pesuar ndryshime duke pasur nje prirje per te ulur cilesine e sherbimit e shoqeruar kjo edhe nga nje mungese e standarteve. Reformat ne menaxhimin dhe financimin e sherbimeve shendetesore kane qene te paplota dhe te bambeshtetura shpesh here nga studime te thelluara. Nxitjan e kerkimit shkencor ne kete drejtim sidomos me nje orientim te theksuar drejt zbatimit praktik do te ndikonte dukshem ne permiresimin e treguesve te cilesise se sherbimeve shendetesore ne vendin tone, perfshire trajnimin e personelit, sigurimin e barazise ne aksesibilitet, dhe shfrytezimin efficient te burimeve. Prioritetet e zhvillimit te vendosura ne strategjine 10 -vjecare te zhvillimit te sistemit shnedetesor te Kosoves kerkojne nje komponente te rendesishme te lidhur me kerkimin shkencor me qellim matjen e efekteve dhe pershtatjen ndaj nevojave ne te ardhmen.


3. Drejtimet perparesore te kerkimit dhe zhvillimit ne fushen e shendetesise do te jene si me poshte:


3.1 Per fushen e pare:
Parandalimi i semundjeve dhe faktoret e riskut


3.1.1 Studime transversale apo nderseksionale qe do te synojne identifikimin dhe matjen e ekspozimit ndaj faktoreve te riskut ne popullatat shqiptare.

3.1.2 Hulumtimi i lidhjeve midis agjenteve mjedisore dhe okupacionale dhe shendetit nepermjet studimeve ekologjike apo analitike. Veresimi i efikasitetit te strategjive parandaluese ne kete fushe dhe pilotimi i strategjive te reja


3.2 Per fushen e dyte
Shendeti mendor

3.2.1 Studime te prevalences lidhur me crregullimet e shendetit mendor. Studimit te shendetit mendor tek te moshuarit ne popullaten e shendoshe dhe ne sherbimin paresor do ti jepet prioritet.

3.2.3 Studime ne komunitet dhe ne popullata me risk te larte me qellim identifikimin dhe matjen e impaktit te fenomenit droga te ligjshme dhe te paligjshme ne shendetin mendor. Studimi i diagnozave te dyfishta tek te rinjte.

3.2.4 Standartizimi i metodologjive per perkufizimin e rastit me qellim kryerjen e analizave krahasuese me popullata te tjera dhe krijimin e te dhenave baze per krahasime te ne ardhmen.

3.2.5 Do t’i jepet prioritet gjithashtu edhe kerkimeve dhe zhvillimit te kapacitetve akademike ne fushat nderdisiplinare qe synojne te integrojne neuroshkencat, problemet sociale, problemet e te sjellurit, kliniken dhe sherbimet


3.3 Per fushen e trete
Semundjet kronike me rendesi te vecante

3.3.1 Ndertimi i sistemeve te survejances se bazuar ne kujdesin shendetsor paresor dytesor apo ne QKUK dhe 7 Spitalet e pergjithshme rajonale per vleresimin e prirjeve te disa semundjeve kryesore kronike me shpeshtesi dhe severitet te larte

3.3.2 Vleresimi i prevalences se ketyre problemeve ne popullaten e shendoshe nepermjet skicimit te studimeve te pershtatshme epidemiologjike.

3.3.3 Ndertimi dhe vleresimi i programeve te depistimit per hipertensionin bazuar ne sherbimin shendetsor paresor, si mjet efikas per kontrollin dhe mjekimin e hershem te tij

3.3.4 Kerkimi ne fushen e diagnozes dhe trajtimit te semundjeve kronike per ta orientuar zhvillimin drejt mjekesise se bazuar ne fakte (evidence based medicine)


3.4 Per fushen e katert
Semundjet infektive

3.4.1 Studimi i zoonozave ne rrethet ku verehet nje rritje e rendesishme e tyre. Permiresimi i sistemit te survejances. Gjetja e mjeteve te reja per zbulimin e rasteve ne popullate. Standartizimi i testeve diagnostike.

3.4.2 Hulumtimi i semundjeve infektive me vatra natyrore. Vleresimi i habitatit natyral ne disa rrethe te vendit. Studimi i infeksiozitetit dhe i faktoreve risk. Nxitje e studimeve ndersektoriale

3.4.3 Studime seroprevalence per veresimin e efikasitetit te programeve e vaksinimit


3.5 Per fushen e peste
Vleresimi i cilesise se sherbimeve shendetesore.

3.5.1 Analiza te sistemit te sherbimeve ne kompleksin e komponenteve te tyre
ne sherbim te reformes se organizimit dhe permiresimit te cilesise.

3.5.2 Studime te kosto-efektivitetit te sherbimeve spitalore, dhe analiza
krahasimore midis modeleve te ndryshem te financimit ne kuader te reformes se financimit te sherbimeve shendetesore ne Koosve.

3.5.3 Vleresime kualitative dhe me pjesemarrje te komunitetit lidhur me shperndarjen e sherbimeve dhe problematikat shendetesore ne zonat rurale.

4 Objektivat e kerkimit dhe zhvillimit

Objektivat e kerkimit shkencor ne fushen e shendetesise jane skicuar ne nje menyre te tille qe te jene te orientuar sa me shume qe te jete e mundur drejt praktikes, zbatimit te nderhyrjeve efikase per permiresimin e shendetit me synim edhe te nxitjes se zhvillimit afatgjate sic eshte permendur edhe ne seksionin 5.

Keshtu nder objektivat afatgjate bejne pjese:

• Mbeshtetja e politikave shendetsore me informacion te besueshem
• Permiresimi i metodologjive dhe standartizimi me metodat bashkekohore
• Rritja e kapaciteteve shkencore dhe pedagogjike ne qendrat mesimdhenese

Me konkretisht per secilen nga fushat prioritare jane renditur me poshte objektivat
e zhvillimit:

4.1 Per fushen e pare:
Parandalimi i semundjeve dhe faktoret e riskut

4.1.1 Nepermjet ndertimit te metodologjive te studimit ne popullate dhe sigurimit te perseritshmerise se aplikimit do te mund te behet e mundur ndertimi i prirjeve lidhur me menyren e jeteses, sjelljet me risk dhe ekspozimeve te tjera, ne hapesiren e kohes. Theksi do te vihet ne popullaten e re e cila eshte me e prirur per te ndryshuar sjelljen dhe ku nderhyrjet ne te ardhmen kane gjasa te japin efektin maksimal ne terma shendetsore.

4.1.2 Do te matet prevalenca, prirjet, dhe lidhjet me shendetin e risqeve te meposhteme:
• Duhani
• Kequshqyerja
• Seksi i pasigurte
• Alkoli
• Sedentarizmi

4.1.3 Do te vleresohet permasa e efektit ne kohe dhe hapesire mbi popullate e agjenteve te meposhtem:
• Cilesia e ujit te pijshem
• Ndotja e ujit te pijshem
• Ndotja e ujerave siperfaqesore,
• Ndotja e ajrit,
• Zhurmat,
• Ndotjet industriale, etj.

4.1.4 Do te vleresohet zbatueshmeria ne drejtim te kosto-efikasitetit dhe impaktit ne shendet per strategji te ardheshme shendetesore si psh shtimi i florit ne ujin e pijshem, kontrolli i arsenikut etj.
4.2 Per fushen e dyte:
Shendeti mendor

4.2.1 Perftimi i peshes shendetesore se neurozave dhe crregullimeve te humorit ne kategorite e ndryshme te popullates dhe faktoreve qe ndikojne ne te.

4.2.2 Matja e peshes social ekonomike se problemeve te shendetit mendor ne Koosve.

4.2.3 Llogaritja e humbjeve ne vite jete te shendetshme si pasoje e nje shendetit mendor te keq ne Kosove e cila do ti sherbeje llogaritjes se nje treguesi te rendesishem qe nuk realizohet deri me tash ne Koosve; jetegjatesia pa handikape dhe probleme shendetesore kronike

4.2.4 Grumbullimi i informacionit ne popullate, ne sherbimin paresor, dytesor dhe tretesor me qellim monitorimin e "filtrave te Goldberg-ut" dhe efikasitetin e strategjise se trajtimit te te semureve me probleme te shendetit mendor ne komunitet.

4.2.5 Analiza e peshes se depresionit dhe cregullimeve te tjera me natyre psikiatrike ne vetevrasjet ne vendin tone

4.3 Per fushen e trete:
Semundje kronike me rendesi te vecante

4.3.1 Matja e ndryshimeve ne kohe dhe hapesire per
• Infarktin e miokardit
• Koronaropatite
• Aksidentet cerebrovaskulare
• Semundjen reumatizmale te zemres
• Neoplazite
• Diabeti,
• Bronkopatite kronike obstruktive dhe astmen bronkiale

4.3.2 Matja e prevalences ne popullaten adulte ne sherbimin paresor apo ne popullaten "e shendoshe" te
 Hipertensionit
 Hiperkolesterolemise
 Glicemise

4.3.3 Matja e efektit te faktoreve te dyshuar si shkaktare dhe semundjeve te permendura me siper nepermjet studimeve rast kontroll apo follow-up

4.3.4 Vleresimi dhe kuantifikimi i efektit te disa medikamenteve ne ecurine e semundjeve te permendura me siper nepermjet provave klinike te randomizuara

4.4 Per fushen e katert
Semundjet infektive

4.4.1 Matja e incidences dhe e efektit qe kane mbi te te faktoreve te akuzuar ne popullatat humane per brucelozen dhe leishmaniozen.

4.4.2 Vleresimi i aftesive diagnostikuese te sherbimit shendetesor paresor dhe i kapjes se hershme te semundjeve te mesiperme

4.4.3 Zbulimi i bartesve ne popullaten e shendoshe ne zonat ku jane verejtur raste nepermjet depistimit serologjik per ethet hemoragjike

4.4.4 Perftimi i hartave etimologjike te azhornuara lidhur me ethen
hemorragjike

4.4.5 Vleresimi i efikasitetit te programit te zgjeruar te vaksinimit ne
vazhdimesi nepermjet studimeve te seroprevalences per semundjet e perfshira ne kete program

4.5 Per fushen e peste
Vleresimi i cilesise se sherbimeve shendetesore

4.5.1 Hartimi dhe zhvillimi i standarteve te cilesise te kujdesit shendetesor
bazuar ne principet e OBSH-se dhe perpilimi i treguesve per matjen e cilesise ne vazhdimesi.

4.5.2 matja e efektit te elementeve te lidhur me cilesine si
• infrastrukture,
• trajnim i personelit,
• aksesibilitet, barazi,
• pasoja afatgjata shendetsore,
ne perceptimin e cilesise nga ana e perdoruesve te sherbimeve shendetsore ne
Kosove.

(Autori eshte drejtor ekzekutiv i kompanise per liferim te barerave Flomed nga Prishtina si dhe moderator i disa web faqeve.Bashkepunetor i blogut virtual http://www.studentet.info).

Prishtine, 30.11.2006.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio