Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Foli kundėr Janullatosit, kėrcėnohet prifti rebel
ardi_pr
  Postuar nė: 01.12.2006, 16:12
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Foli kundėr Janullatosit, kėrcėnohet prifti rebel

At Nikolla Marku: "Dhjetė telefonata anonime mė kėrcėnojnė me jetėn time dhe tė fėmijėve"


Ndodhi ajo qė nuk pritej rreth qėndrimeve publike tė priftit tė kishės sė Shėn Mėrisė nė lagjen "Kala" tė qytetit tė Elbasanit. Anonimėt nėpėr telefona kėrcėnojnė njeriun qė mori guximin tė akuzojė Kryepeshkopin e Shqipėrisė, Hirėsinė e Tij Anastas Janullatos, pėr uzurpimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė shqiptarėve nėpėrmjet emėrimit nė postet e larta tė shtetasve grekė. Njė ditė pas publikimit nė media tė deklaratave tė priftit At Nikolla Marku pėr shtrirjen e pavarėsisė sė kishės ortodokse nė gjithė Shqipėrinė, ai ėshtė kėrcėnuar nė telefonin e shtėpisė dhe me numra tė panjohur nė telefonin celular tė tij.

"Telefonatat kėrcėnuese kanė ardhur tė nesėrmen e asaj dite qė unė duke folur nė media kam kėrkuar qė kryepeshkopi Janullatos tė largohet nga Shqipėria", tregoi pėr "Shqip" At Nikolla Marku. Sipas tij, kanė qenė rreth dhjetė telefonata qė kanė kėrcėnuar jetėn e tij, tė familjes dhe tė banesės private ku jeton, nė lagjen "Kala" tė qytetit tė Elbasanit.

"Do tė tė hedhim shtėpinė nė erė!", "Do tė tė marrim peng fėmijėt!", "Do tė bėhemi kamikazė pėr tė shuar jetėn tėnde!", mėsohet se kanė qenė fjalitė kėrcėnuese qė i kanė thėnė telefonuesit anonimė At Nikolla Markut.

Prifti thotė se nuk ka mundur tė identifikojė telefonuesit qoftė nga telefoni i shtėpisė sė tij, qoftė edhe nga celulari. I pyetur nėse telefonuesit mund tė ishin misionarėt e kishave tė "Shėn Thanasit" , "Shėnkollit" apo "Shėn Johan Vladimirt" nė Elbasan, prifti i kishės sė "Shėn Mėrisė" nė lagjen "Kala" thotė se nuk mund ta pėrjashtojė kėtė mundėsi, por kurrsesi nuk mund tė vėrė gishtin se cili person apo prift i kėtyre kishave mund tė jetė autor i telefonatave kėrcėnuese.

"Si shumėkush nė Shqipėri, edhe unė nuk mund tė ndihem i sigurt, qoftė nė misionin qė kam, qoftė dhe si qytetar i kėtij shteti", ka shtuar At Nikolla Marku.

Prifti i kishės sė Shėn Mėrisė nė Elbasan ėshtė mėsuar tashmė me kėrcėnimet telefonike. Nė vitin 1999, kur ai vendosi tė nxjerrė kishėn e tij nga juridiksioni i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, njė lumė telefonatash anonime i bėnė kėrcėnime nga mė tė ndryshmet. Qė nė atė kohė prifti u ka kėrkuar organeve qė po tė jetė nevoja edhe ta pėrgjojnė telefonin e tij, nė mėnyrė qė tė mbėrrijnė tek anonimėt qė e kėrcėnojnė.

Pėr kėtė arsye ai nuk ka marrė mundimin qė kėsaj radhe tė shkojė e tė bėjė denoncim nė polici pėr kėrcėnimet. "Telefoni im ėshtė depozituar qė para shumė kohėsh nė organet e policisė dhe nėse telefonatat kėrcėnuese do tė vazhdojnė, nuk do tė hezitoj tė denoncoj dhe tė kėrkoj mbrojtjen e jetės time dhe tė tėrė familjes nga shteti", tha At Nikolla Marku.

Ai pėrcakton si motiv tė kėrcėnimeve deklaratėn me shtatė pika tė nėnshkruar nga kėshilli i kishės me nė krye vetė At Markun, qė mes tė tjerash i ka kėrkuar parlamentit hartimin e njė ligji pėr administrimin dhe drejtimin e institucioneve fetare nė Shqipėri si dhe Presidentit tė Republikės qė tė largojė nga Shqipėria "skuadrėn e priftėrinjve grekė, me nė krye Anastas Janullatosin".

At Nikolla Marku ėshtė i vetmi prift ortodoks nė Shqipėri qė nuk pranon pushtetin e kryepeshkopit Janullatos. Pas debateve tė shumta, qė kishin nė thelb ruajtjen e karakterit shqiptar tė kishės ortodokse, nė vitin 1999 At Nikolla Marku inicioi shkėputjen zyrtare tė kishės sė tij nga autoriteti i Anastas Janullatosit.

Kisha e Shėn Mėrisė nė lagjen "Kala" tė Elbasanit funksionon qė nga ai vit si e pavarur me kėshillin e saj dhe me kryepeshkop Nikolla Markun. Statuti i kėsaj kishe ėshtė ai i hartuar nga Fan Stilian Noli nė fillim tė shekullit tė shkuar.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=7480



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
spartacus
Postuar nė: 01.12.2006, 17:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 146
Antari Nr: 1077
Bashkangjitur: 26.04.2006



me fal Ardi_pr, por cka ka interesante ne kete artikull......
copy-paste......me mire me e dhene adresen nga e mer artikullin ne fjale dhe e gjejme vete se sa te mundohesh me be copy-paste...per heret tjera mendoj
ngel i pershendetur
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 01.12.2006, 19:23
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



TE NDERUAR PJESMARRES SE KETIJ FORUMI, DO JU LUTESHA TE LEXONI ME KUJDES TEKSTIN E PETCIONIT, DHE TE FIRMOSNI NE FAQEN PETICIONI.ORG

NJE TJETER SUGJERIM PER TE GJITHE ESHTE QE TA PERHAPIN KETE INFORMACION MUNDESISHT ME TEJ NEPRMJET E-MAILEVE APO DHE FORUMEVE TE TJERA, NE MENYRE QE KJO NISEM TE JETE E SUKSESSHME. BASHKANJGJITUR KENI DHE LINKUN E NJE ARTIKULLI TE BOTUAR NE GAZETEN "SHQIP" TE DATES 28 NENTOR NGA LIZANDER SARACI. BESOJ SE TE GJITHE BASHKE MUND TE PROVOJME T'I NDYSHOJME GJERAT NE SHQIPERI.

PETICION
Drejtuar :
Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Z. Alfred Moisiu,
Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė Z. Sali Berisha,
Deputetėve tė Kuvendit Popullor tė Republikės sė Shqipėrisė

Para pak kohėsh qeveria greke ka marrė vendimin pėr dhėnien e nėnshtetėsisė greke tė gjithė shqiptarve qė pajisur ose qė do tė pajisen me kartėn e homogjenisė. Vitet e fundit, nėn presionin e vazhdueshėm grek, njė pjesė e mirė e emigrantėve shqiptarė nė Greqi ndryshuan emrat dhe fenė e tyre pėr tė mundur tė qėndrojnė e punojnė atje. Sot duke reklamuar fundin e kalvarit tė tyre shumėvjeēar, shteti grek u kėrkon tė ndėrrojnė edhe kombėsinė. Nesėr kėta shqiptarė e pasardhėsit e tyre nuk do tė konsiderohen mė si tė tillė, por si grekė, duke qenė se nė pasaportat greke preēizohet kombėsia. Ne ju kėrkojmė tė keni parasysh se:

rritja e shumėfishtė dhe artificiale e minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut.
ndėrtimi i varreve te ushtarėve grekė nė katėr pikat e kufirit tė tė ashtuquajturit prej tyre, Vorio Epir, tė mbushura me eshtrat e bijve tė Ilirisė.
hapja dhe ndėrtimi i shkollave ne gjuhėn greke nė fshatra shqiptare ku shteti ynė nuk ėshtė i zoti tė mbajė nė kėmbė shkollat shqipe.
greqizimi i Kishės Autoqefale Shqiptare.
nuk tregojnė gjė tjetėr , pėrveēse tendencėn e shtetit grek pėr ta bėrė realitet ėndrrėn e vjetėr tė qarqeve ekstremiste greke, « greqizimin e Epirit tė Veriut ».

Duke marrė parasysh qė njė politikė e tillė mbi kombin tonė, ne rastin me ekstrem mund tė na kushtojė njė humbje tė re tė territoreve tė Shqipėrisė ne kerkojmė qė qeveria shqiptare :

Tė ndalojė njė fenomen tė tillė, me anė tė njė ligji sipas tė cilit ēdo qytetar shqiptar duhet ta vėrtetojė pranė organeve shqiptare qė i pėrket njė kombėsie tjetėr.
Te sensibilizojė mbarė opinionin kombėtar pėr diferencėn midis dyshtetėsisė/nėnshtetėsisė dhe ndėrrimit tė kombėsisė, nė mėnyrė qė askush tė mos mendojė se do mund tė quhet Shqiptar (me kombėsi) nqs merr kartėn e homogjenisė.
Tė kėrkojė me ngulm qė qeveria greke tė respektojė tė drejtat e emigrantėve dhe ajo pjesė e tyre qė ka plotėsuar vitet e qėndrimit, tė marrė dyshtetėsinė pa ndryshuar emrat e kombėsinė.
Tė denoncojė politikėn greke pranė autoriteteve ndėrkombėtare.

Faleminderit tė gjithė nėnshkruesve tė kėtij peticioni pėr kohėn qė do i kushtojnė ēėshtjes shqiptare.



----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 01.12.2006, 21:19
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Ketu Ardi ka me te vertete te drejte, nuk eshte hera e pare qe Greket nepermjet te kishes mundohen te asimilojne separi kishen autoqefale ortodokse Shqiptare, e pastaj edhe nje pjese te popullit Shqiptare.
Kurr Janullatosi u emerua para 15 vjeteve kurkush nuk mundeshte ta kundershtoj. Kjo thjesht eshte perdorimi i fese ortodokse per qellime te ndyta politike, qe shfrytezon situaten socio-ekonomike te mjere dhe qe synon dobesimin e qenies Shqiptare ne Ballkan. Shteti Shqiptare duhet te reagoje.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio