Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Njė flamur pėr Kosovėn
r.mislimi
Postuar nė: 02.12.2006, 17:41
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Propozimi pėr flamur tė Kosovės nga ish-kongresmeni amerikan me prejardhje shqiptare Joseph DioGuardi.
Fotografi e jashtme

Ndersa agjencia e lajmeve KosovaLive raporton se ekipi negociator per Kosoven ka vendosur qe javen e ardhshme te mblidhet per te diskutuar mbi simbolet e shtetit te ardhshem kosovar, mendova se do ishte interesante t’i kushtonim pakez vemendje njerit prej propozimeve qe ngre me shume vetulla ne forme habije, ne lidhje me Flamurin e Kosoves.Siē mund ta dalloni menjehere, flamuri i propozuar eshte qartesisht i bazuar ne flamurin amerikan ku fusha blu (ang. Canton, Union) zevendesohet nga shkaba dykrenare ne sfond te kuq. Ideja e Joe DioGuardit ne propozimin e ketij flamuri eshte qe te simbolizoje lidhjen e ngushte midis ShBA dhe Kosoves, tip Big Brother-Little Brother, dhe t’i kushtoje keshtu respekt vendit qe mbeshteti egzistencen e shtetit Shqiptar qe ne fillim me Presidentit Wilson (ndali copetimin e Shqiperise nga Fuqite e medha me 1920) e deri tek lufta e NATO’s e udhehequr nga ShBA me 1999.

Ndersa miqesia jone me ShBA eshte dicka e mrekullueshme, amerikanizimi i flamurit kombetar mund te jete disi i veshtire per tu kapėrdirė nga shume shqiptare. Personalisht me tronditi kur e pash per here te pare. me pas e mendova nje shaka dizenjatorėsh. Megjithate themeluesi i “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, Joseph DioGuardi ka disa arsye pragmatike per te mbeshtetur idene. Ish Kongresmeni i lindur ne Nju Jork me babain emigrant Arbėresh ka qen teper aktiv ne ndihme te ceshtjes Shqiptare ne sallonet nderkombetare, e duket sikur edhe ne flamurin e propozuar ka menduar ne menyre dipllomatike. Nė njė intervistė dhene agjencise KosovaPress ai shprehet:

Shqiptarėt duhet ta kuptojnė se pavarėsia vjen nga SHBA-tė. Nėse njerėzit e kuptojnė se SHBA ėshtė babai i Kosovės, ata duhet ta tregojnė kėtė. Ju e tregoni kėtė duke shkruar artikuj dhe gjithė atė qė liderė tuaj veē se janė duke e bėrė, por mendoj se simbolet kanė njė rėndėsi tė veēantė. Dhe kur populli amerikan e sheh se simboli juaj kombėtar ka ngjashmėri me atė tė SHBA-ve dhe se ju jeni tė lumtur me atė flamur, ju i konfirmoni popullit amerikan se jeni shoku i tyre mė i mirė nė Ballkan…Vijat nė flamurin e propozuar nga unė nuk paraqesin 13 kolonitė britanike, paraqesin popullin shqiptar tė ndarė nė disa shtete qė do tė duhej tė bėhen pjesė e bllokut ekonomik.

E mira ne kete mes eshte qe ka ardhur dita kur shqiptaret e Kosoves duhet te zgjedhin simbolet e tyre shteterore. Ata simbolet kombetare i kane tashme, e asgje nuk zevendeson dot flamurin kuqezi, por keto teknikalitete kane rendesine e tyre, e cfardo te jete zgjedhja Kosovare per nje flamur shteteror, ata kane te garantuar mbeshtetjen e pjeses tjeter te kombit ne Shqiperi.

Blendi Salaj

1 Dhjetor, 2006


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 02.12.2006, 17:46
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



JA edhe disa te tjere qe mendojn se si duhet te duket Flamuri i Kosoves...

Fotografi e jashtme

Fotografi e jashtme


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Harun Shehu
Postuar nė: 03.12.2006, 16:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 715
Antari Nr: 2931
Bashkangjitur: 25.09.2006



Per vete do te kisha dhenje nje koment shkurt me pelqen flamuri shteteror i propozuar nga lobi shqiptar.


----------------------------------------
Ti Evrop ma ke borxh jeten
Mos ma shkil Evrop te Drejten per ty linda Skenderbeun
I fala globit Nenen Terezen
E ke BORXH me ma njohe ATDHEUN
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 03.12.2006, 20:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Sidoqofte qe te jete populli i Kosoves do te dije te gjej nje zgjidhje te ketij problemi, kur te vij koha ne rast se nuk do te jete e mundshme perdorimi i falmurit kombetar.
Nuk eshte vendi por me la pershtypje nje leter e nje Shqiptareje ne Alb- shkenca e qe e transmetoj ketu, mund te jete nje mesim.

LAVDIA DHE TURPI

Festa e Flamurit bashkon anembane botes te gjithe shqiptaret per ta festuar me madheshti kete dite te shtrenjte tonen.
Shumica e shqiptareve ne forma te ndryshme por ne permbajtje te njejte mblidhen se bashku rreth Flamurit kuq e zi!
Personalisht duke marr shkas nga bashkeshorti im ( sepse per arsye qe nuk ishin ne doren time nuk ndodhesha atje) dhe duke lexuar nga koleget e mi te nderuar, Z.Sina, Z.Simsia, Znj.Bajraktari, per nje ngjarje te paprecedence qe ndodhi ne Diten e Flamurit, ku shumica e shqiptareve mezi e prisnin te shikonin Flamurin tone te valevitej ne Manhattan, ne nje nga pjeset me kryesore te saj, ndodhi turpi i dites, ku nje qytetar turk, mbron dhe flet per Diktatorin Hoxha dhe duke bere analogji me Qemal Ataturkun.
Kjo eshte shume e turpshme, pabesi, se si eshte e mundur, qe ky qytetar turk, te dale ne podium dhe te flase per Flamurin tone, ku populli I vuajtur shqiptar u dhunua, u cnderua, u masakrua, u shkaterrua, pikerisht nga parardhesit e tij, qe ne kujtesen e popullit shqiptar dhe ne histori, do te ngelen vetem barbare dhe shtypes.
Duke mos e njohur fare programin qe ishte caktuar per ate dite, por thjesht nga deshira per t’u mbledhur si shqiptare, dhe duke qene ne kontakt te vazhdueshem me studentet e hodha neper lista dhe e shperndava tek ta gojarisht, pra te merrte pjese kush te mundej ate dite.
Duke kaluar dje prane Flamurit tim, ne Manhattan, ecja e perjavshme, ne mendje me nguliteshin dhe kacafyteshin keto vargje:

Cohu Skenderbe nga varri,
Se na sulmoi turk otomani,
Jo me topa dhe bombardime,
Po me xhonturq nga Manhattani!

Si mundet te nderuar bashkatdhetare te heshtim, dhe mos te gjendet se kush e solli ate turk, te fliste ne podiumin e shenjte shqiptar per ate dite, ku pjesemarresit degjonin ate per 20 minuta, dhe nuk ju la radhe te tjereve, njerez te nderuar dhe patriote qe po japin kaq shume per ceshtjen shqiptare.
Jo, kjo eshte fare e thjeshte, shume e paster, disa njerez pergjegjes per kete duhet ta kene fare mire te qarte se kush e lejoi te fliste??
Ne ate dite meqense eshte marr leje nga Bashkia, duhet te ishin ftuar te gjithe perfaqesuesit e organizatave, biles dhe senatore, ose ishkongresmeni shqiptar, Z.DioGuardi, ku gjysherit e tij u larguan nga Shqiperia per ne Itali, pikerisht nga parardhesit barbare te turkut, qe peshtyti ne syte te shqiptareve pa ju dridhur qerpiku duke thene se jemi te nje kulture, etj…
Pas kesaj ndodhie kur e degjova, menjehere telefonova aktivistin e mirenjohur intelektualin Z.Sali Bollati, I cili me fjalen e tij I tregoi vendin e merituar turkut, dhe shume te indinjuar diskutuam per fjalimin provokues te turkut, por njekohesisht vleresuam dhe marrjen leje te Akademise nga Bashkia e New Yorkut.
Ngritja e Flamurit ne cdo vit, ne zemer te Wall Streetit, eshte nje arritje per Diasporen shqiptare ne Amerike.
Te gjitha keto me shtyne te mos heshtja qofte dhe me ndonje cmim qe mund te marresh nga njerez te papergjegjshem, qe mundohen ti ngjitin Lavdise njolla turpi.
Edhe pse e kemi fituar Pavaresine pergjysme, ne fakt vetem nje pjese e popullit, sepse Kosova, Cameria, Mali I Zi, Dibra e Madhe, I ngelen jashte Nenes Shqiperi, akoma mbajme mbi shpine bllaca turqish, dhe sqarojme ne rrethet intelektuale te huaja, se cfare I beri pushtuesi turk, barbar Shqiperise, duke mos e lene dhe gjuhen e nenes te belbezonte, pale te hapeshin shkolla shqipe…Si duket turku u xhelozua, se Amerika ky vend me demokratik ne bote, po I jep shansin e madh shqiptareve, qe Bota me njerez te mbrapshte si pune e turkut, ta marr vesh se Shqiperia I perket gjeografikisht dhe historikisht Europes plake dhe qyterimit boteror!

Dhe ne fund te ketij shkrimi me lejoni te citoj nje thenie te ish presidentit Amerikan: Abraham Linkoln!
America will never be destroyed from the outside. If we falter and lose our freedoms, it will be because we destroyed ourselves.
-Abraham Lincoln

Keze (Kozeta) Zylo, New York
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm



PM
Top
Terroristi
Postuar nė: 07.12.2006, 19:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 1858
Bashkangjitur: 25.07.2006



Kosova e ka dhe nuk ka nevoi te jepni mendime apo ndonje flamur te kopjuar me at te USA-s sepse flamuri me me domethenje ne bot asht flamuri yn kombetar te cilin e mbam me plot krenari ne zemer dhe shpirt keshtu qe ju kisha keshillu se ai esht flamuri i kosoves dhe i mbar shqiptarve dhe nuk ka nevoi te ket kosova flamur ndrishe nga ai i shqiptarve sepse ateher dallon kombesia .......(vazhdon)


----------------------------------------
LeGjIoNaRėT
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio