Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndihmė! Ese pėr psikologjinė e edukimit
bleona_te
Postuar nė: 14.12.2006, 21:20
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 4669
Bashkangjitur: 14.12.2006



Ju lutem nese keni mundesi te me ndihmoni une jam studente ne uejl...dhe me duhet nje ese per psikologjin e edukimit ...tani jam semestri i par dhe nese ka dikush ndonje ese te gatshme ne tma dergoje...ju falemnderit
PM
Top
Blerim
Postuar nė: 14.12.2006, 22:29
Quote Post


Ndihmės webmjeshtėr
*****

Posti: Antarė
Postime: 1116
Antari Nr: 4
Bashkangjitur: 27.11.2004



Ja pra nje Psikologji Edukimi...

ROLI I FESĖ NĖ EDUKIMIN E BREZIT TĖ RI NĖ KOSOVĖ

Nė periudha tė caktuara historike, pėr shkak tė krizės sė frymės dhe moralit, ose pėr shkak tė disa rrethanave tė tjera tė ngjashme, disa bashkėsi njerėzore, por edhe popuj tė tėrė pėrballen me situata tė vėshtira. Nė qoftė se shkaqet e situatave tė tilla nuk evitohen nga themeli, rrjedha e atyre negativiteteve vazhdon e nganjėherė vjen edhe deri te rėnia e vlerave shpirtėrore, morale dhe e tė gjitha vlerave tė tjera nė shumė sfera tė jetės, veprimtarisė dhe sjelljes nė pėrgjithėsi.

E tėrė historia mė e re e pjesės mė tė zhvilluar tė botės ( histori, e cila duke i planetarizuar dhe absolutizuar tė arriturat e veta pėrjeton apoteozėn (hyjnizimin) e vet, nė tė vėrtetė ajo ėshtė historia e tė harruarit tė Zotit, harresė kjo qė kurorėzohet me nihilizėm, empirizėm, scientizėm dhe teknologji. Pasoja e kėsaj harrese ėshtė shėmbja e sistemit tradicional tė vlerave si dhe formave tradicionale tė shpirtit njerėzor. Kėshtu filozofia mbizotėrohet nga shkenca dhe teknika, arti nga anti-arti, religjioni nga racionaliteti i absolutizuar. Nevoja pėr etikėn zhduket nė semantikėn pozitiviste. Morali, nė kuptimin tradicional tė fjalės, bėhet i huaj pėr njeriun bashkėkohor. Njeriu ėshtė zhveshur dhe shkrtėruar. Psikologjia e tij gjendet pėrpara njė transformimi tė rrezikshėm. Ai bėhet instrument i frymės pozitiviste - pragmatike. Ēdo gjė ėshtė pėrgatitur pėr satanizimin e tij, sepse "nuk ka zot" dhe ēdo gjė ėshtė e lejuar.

Shkaqet qė sjellin deri te ngjarjet e kėtilla tė vėshtira janė tė shumtė dhe tė ndryshme. E njėjta gjė ėshtė edhe me pasojat qė vijnė prej tyre, varėsisht nga populli nė popull, varėishst nga sjelljet e tyre tė pėrgjithshme.

Mirėpo, mund tė thuhet me siguri se shkaku themelor i gjendjeve tė kėtilla dekadente ėshtė mungesa e komponentės moralo shpirtėrore, mungesa e atij dimensioni qė e lidh njeriun me atė mė tė lartėn, me absolutėn, me atė tė pėrjetshmėn, me atė ku e gjen njeriu kuptimin e ekzistencės sė tij. Me njė fjalė ėshtė dobėsimi apo mungesa e plotė e besimit nė Zotin Krijues. Njerėzit harrojnė se besimi nė Zotin dhe zbatimi i ligjeve tė Tij ėshtė burim dhe bazė pėr ēdo lumturi dhe mirėqenie tė njerėzve.

Autori Zbigniev Brzhezhinski nė librin e tij "Jashtė kontrollit" thotė: "Sipas pikėpamjės sime gėrryerja e imagjinatės fetare ėshtė thelbi i mendimit tė shekullit XX, dhe ai pėrbėn atė qė i dha epokės sonė tipare apokaliptike."

Nė shoqėritė e pėrfshira nga ndryshimet tepėr tė shpejta nė fakt jo vetėm pėr tė rinjt, por pėr tė gjithė ėshtė e vėshtirė tė kapėrcesh pa trauma nga njė shoqėri e knsoliduar nė tė tashmėn e trazuar, e qė aty tė ndėrtosh projekte tė qarta pėr tė ardhmėn.

Nė rastin e realitetit shqiptar duhet vėnė nė dukje vėshtirėsia e veēantė qė paraqet kalimi nėpėr kėto faza tranzitore tė jetės njerėzore nė njė shoqėri nė tranzicion. Vetė rinia ėshtė njė moshė e vėshtirė pikėrisht sepse ajo pėrbėn njė fazė kalimtare tė jetės: fazė kur s'ke mė lehtėsinė e jetės tė fėmijėrisė kur ke mbrojtjen e familjės, ndėrkohė qė, nga ana tjetėr, s'ke arritur akoma as stabilitetin e moshės sė rritur. Kėtej rrjedh edhe vėshtirėsia e rinisė, e cila komplikohet edhe mė shumė kur jeton nė njė shoqėri qė pėrjeton njė ndryshim tė shpejtė, gjė qė sjell njė situatė pa modele tė qėndrueshme, kujt t'i referohen tė rinjt pėr sjelljen e tyre.

Tek shqiptarėt qė kanė pasur rastin tė kenė strukturė tė ngjeshur familjare, diskursi i deformiteteve (droga, kriminaliteti, prostitucioni, Sida etj.) vėshtirė ka depėrtuar. Nė traditėn e shqiptarėve asnjėherė nuk ka qenė stereotipi i rrėmbimit tė fėmijėve pėr qėllim tė pėrfitimit material sikurse po ndodh nė kėtė kohė paslufteje nė Kosovė.

Tragjika e ambientimit tė kėtyre shėmtive, jo vetėm pėr traditėn tonė, por edhe pėr mbarė njerėzimin dhe pėr tė gjitha kohėrat, ėshtė gjithmonė njė sinjal i mjaftueshėm signifikues se diēka nuk ėshtė nė rregull me sistemin e mbrojtjės sonė intelektuale, fetare, politike, juridike, etj.

Ėshtė dėshprues fakti qė me gjithė pėrparimin e fuqishėm tė shkencės, nė mėnyrė tė veēantė mjeksisė bashkėkohore, njerėzimi nuk disponon metoda efikase tė prandalimit dhe sherimit tė sėmundjeve tė ndryshme tė varėsisė dhe tė sėmundjeve veneriane sikurse ėshtė psh. Sida etj.

Ėshtė e qartė se qė nė vetė trajtimin e kėtij problemi, nuk janė marrė dhe nuk po merren parasysh disa fakte tė rėndėishme. Shoqėria e konsumit, qė ėshtė ēliruar nga mekanizmat kontrollues tė normave morale dhe etike, ka arritur nivel tė paimagjinueshėm tė pėrparimit shkencor dhe teknologjik, nuk i ofron njeriut si individ siguri dhe qetėsi shpirtėrore, por e vė atė pėrball stresit tė pėrditshėm, depresionit, shqetėsimit kronik dhe pasigurisė ekzistenciale. Duke mos pėrfillur vlerat tradicionale, familjen, religjiozitetin, sjelljen morale, maturinė dhe vlerat e vėrteta tė jetės njerėzore dhe duke e mbėshtetur tėrė zhvillimin nė lakiminė pėr vlerat materiale dhe kėnaqėsitė kalimtare, kėshtu shoqėria bashkėkohore mbėshtet dhe gjeneron marrėdhėnie varshmėrie ndaj pėrmbajtjeve tė pavlera e kalimtare, gjė qė njeriun e shpiejnė nė zbrazėti, absurditet dhe vuajtje shpirtėrore. E ballafaquar me pasoja katastrofale, qė paraqiten si pasojė e degradimit tė vlerave themelore moralo-etike mbi tė cilat mbėshtetet ekzistenca njerėzore dhe me mospėrfilljen e nevojave themelore psikike dhe shpirtėrore, shoqėria bashkėkohore nė pėrgjithėsi dhe ajo kosovare nė veēanti, duhet tė fillojė t'i marrė nė konsideratė principet burimore sipas tė cilave duhet tė veprojnė njerėzit. Njeriut, si qėnie e arsyeshme, pėrveē tė gjitha begative me tė cilat e furnizoi Krijuesi, Ai i shpalli, pėrmes tė dėrguarėve tė Tij, edhe Librat e shenjtė, tė cilat nuk janė asgjė tjetėr veē se Udhėzim pėr njė jetė tė shėndosh dhe tė lumtur, si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn ardhme. A duhet theksuar nė mėnyrė tė veēantė se shėndeti trupor dhe psikik i njeriut, si dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore, varen nga ajo sa ėshtė nė harmoni jeta e individit dhe shoqėrisė me atė Udhėzim? Tė gjitha pakėnaqėsitė me tė cilat ballafaqohet njeriu janė rezultat i veprimtarisė njerėzore qė nuk ėshtė e harmonizuar me ligjin dhe rendin e Zotit. Parimet themelore morale, tė cilave duhet t'u pėrmbahet njeriu qė tė shpėtojė nga pasojat fatale tė veprimit, tė sjelljes sė tij vetjake, pėrmblidhėn nė Kur'an nė 12 principet vijuese:

1. Besoni nė Zotin Njė dhe asgjė tė krijuar mos e vėni nė vend tė Zotit.
2. Bėhuni tė dėgjueshėm, tė butė dhe tė mėshirshėm ndaj prindėrve tuaj dhe bėni mirė atyre.
3. Ēdokujt jepjani tė drejtėn e tij.
4. Mos bėhuni shkapėrderdhės.
5. Kujdes nga eksagjerimet (teprimet) dhe joperfeksionimi dhe mbajeni mesin nė ēdo gjė.
6. Mos i vritni fėmijėt.
7. Mos bėni prostitucion dhe largohuni nga ēdo gjė qė mund t'u shpie tek ai!
8. Mos e mbytni askėnd padrejtėsisht!
9. Silluni mirė me jetimin dhe pasurinė e tij.
10. Matni dhe peshoni drejtė!
11. Mos pasoni njė gjė pėr tė cilėn s'keni dije!
12. Mos bėhuni mendjemėdhenjė!

Kėto janė principet bazė tė fesė dhe kjo ėshtė kuintesenca e edukimit nė pėrgjithėsi. Kėto janė parimet religjioze qė prekin bėrthamėn e problemit nė edukim e jo lėvozhgėn e tij. Pikė referimi nė edukimin e brezit tė ri religjioni e merr vetė shpirtin e njeriut, sepse e mira dhe e keqja ėshtė brenda njeriut, nė shpirtin e tij. Edukimi ėshtė i pakapshėm dhe subtil, fare i tėrthortė, ndikim nė shpirtin e njeriut me dashuri, me shembull, me pėrdėllim, madje edhe me denime, qė vėnė nė lėvizje njė aktivitet tė brendshėm dhe e ndryshojnė njeriun.

Edukimi i shpirrtit pra, ėshtė gurthemel i edukimit nė tėrėsi. Nėse shpirti ėshtė i edukuar, tė gjitha aspektet tjera tė edukimit mund tė jenė tė kėnaqura dhe anasjelltas: shpirti i paedukuar apo lėnia pas dore e dukimit tė shpirtitit, rrėnon tė gjitha pėrpjekjet tjera nė edukim.

Edukimi do tė jetė i suksesshėm vetėm nėse personi qė edukohet beson se njeriun e ka krijuar Zoti. Nė kėtė rast qėnia e re njerėzore do tė besojė nė pavdekshmėrinė e shpirtit, nė shpėrblimin pėr veprat e mira dhe qėndrueshmėrinė nė rrugėn e Zotit, nė ringjaljen, dhėnien e llogarisė nė ditėn e Gjykimit dhe jetėn e amshuar.

Nė pikėnisjet themelore tė pedagogjisė religjioze ėshtė qė nuk mund tė edukohet njeriu pa mjetet edukuese, qė nuk ka edukim tė shpirtit, nė qoftė se njeriu nuk i zbaton ritet e caktuara, e pa shpirt tė edukuar njeriu deshi apo s'deshi do tė futet nė ndonjėrin nga llojet e idhujtarisė.

Shpirti nuk mund tė edukohet nėse i ndėrpritet lidhja e tij me Krijuesin, i Cili e ka frymėzuar atė tek ne dhe tek i cili do tė kthehet pėrsėri pas jetės sė kėsaj bote. Kjo lidhje ruhet vazhdimisht dhe pėrtėritet me anė tė besimit nė kushtet themelore tė fesė dhe zbatimit tė obligimeve praktike tė fesė dhe ky ėshtė mjeti mė i mirė dhe i vetmi pėr edukimin e shpirtit. Lutja si mjet i fuqishėm i edukimit ka ndikim tė madh nė jetėn psikike dhe morale te besimtarit. Shkrimtari famshėm rus Dostojevski nė "Vėllėzėrit karamazov" thotė:

"O djalosh, mos i harro lutjet. Ēdo herė nė lutjen tėnde, nėse ėshtė e sinqert, ia beh njė ndjenjė e re, e mė tė edhe njė mendim i ri qė mė parė nuk e ke njohur dhe qė do tė tė trimėrojė dhe ti do ta kuptosh qė lutja ėshtė edukim. Mbajė nė mend edhe kėtė: Ēdo ditė, sa herė qė mundesh, pėrsėrite nė vete: "O Zot, mėshiroi tė gjithė ata qė sot pėrkulen para Teje."

Tė gjitha kushtet, ritet dhe obligimet fetare si mjete tė fuqishme pėr edukimin e brezit tė ri, janė tė shėnuara dhe tė shpjeguara nė mėnyra tė ndryshme nė Librat e shenjtė . Tė fillojmė me radhė nga besimi nė Zotin.

Besimi nė Zotin nėnkupton vetėdijėn mbi Atė tė Padukshmin, por tė Gjithpranishmin, i Cili ėshtė dėshmitarė pėr ēdo akt njerėzor dhe i Cili di ē'fshehim dhe ēfarė shprehim publikisht dhe para tė cilit do tė japim llogari nė botėn tjetėr pėr tė gjitha veprat tona.

Ndėrgjegjėsimi i besimtarit nė kėtė shkallė krijon thelbin e dukatės nė pėrgjithėsi dhe zhvillon ndjenjėn e pėrgjegjsisė. Ai i di detyrat e veta, bėn vepra tė mira, ėshtė gati tė falė dhe vazhdimisht sheh njė gjykatės shpirtėror e moral brenda shpirtit tė vet, i cili e vėzhgon ēdo verprim tij.

Besimi nė engjėjt e edukon shpirtin ashtu qė me kėtė ndjenjė besimi, ai e forcon vetėdijėn mbi faktin qė engjėjt janė shoqėruesit dhe regjistruesit e veprave tė njerėzve, qė bota e dukurive ėshtė e banuar me to, gjė qė te personi qė edukohet zhvillon ndjenjėn e vetkontrollit, seriozitetit dhe veprimit nė pajtim me dispozitat e Zotit, pastaj shton dėshirėn qė tė arrijė pastertinė e tyre, bindshmėrinė e tyre ndaj Zotit dhe virtytet e tyre.

Besimi nė Libart dhe tė dėrguarit e Zotit tek ai qė edukohet zhvillon ndjenjėn se i pėrket bashkėsisiė mė tė mirė tė njerėzve - besimtarėve dhe bamirėsve nėpėr tė gjitha gjeneratat, se qė nga lashtėsia deri nė ditėn e shkatėrrimit tė gjithėsisė, njerėzimi mund tė bashkohet duke u lidhur pėr Litarin e Dritės sė Librave dhe tė dėrguarėve tė Zotit dhe duke i tejkaluar pengesat e veta racore, nacionale dhe klasore, ngre vetėdijėn se kufijt mes besimeve tė ndryshme monoteiste janė shumė tė hollė, nėse pasuesit e tyre janė thellėsisht besnikė ndaj kėtij Litari Drite, se paqja dhe bashkėpunimi reciprok ndėrmjet monoteistėve mund tė arrihet lehtė, se e Vėrteta mbi kuptimin e tėjetuarit gjendet nė kėta Libra, se ajo ėshtė univerzale, e dėrguar pėr tė gjithė njerėzit, se e vėrteta e Shpalljės e mban tė bashkuar njerėzimin sikurse forca, pėrkatėsisht ligji gravitaconit qė e mban Tokėn tė ekuilibruar nė orbitėn e saj, etj.

Besimi nė ditėn Fundit dhe jeta e amshuar nė botėn tjetėr shpirtin e edukon nė atė mėnyrė qė njeriu tė pėrgatitet pėr tė duke e ditur se vetėm besimi dhe veprat e mira mund ta shpėtojnė nga pasojat e kėqija.Vetėdija mbi kalueshmėrinė e botės materiale dhe ēdo gjėjė qė ėshtė nė tė, ndihmon shėrimin e shpirtit nga mendjemadhėsia dhe makutėria.

Duke besuar nė pėrcaktimin e Zotit, personi qė edukohet nuk bie nė fatalizėm, por ka ndjenjėn e lirisė, dhe njėkohėsisht edhe tė pėrgjegjėsisė pėr veprat e veta. Mirėpo, ka gjėra qė ndodhin jashtė mundėsive njerėzore, po njeriu nuk do tė pėrgjigjet pėr to. Ajo qė ndikon nė mėnyrė pedagogjike nė kėtė besim, ėshtė pranimimi me gjakftohtėsi i ēdo gjėjė qė ndodh duke besuar se ēdo gjė ka njė kuptim misterioz i njohur vetėm pėr Zotin e Dashur dhe akumulimi i energjisė shpirtėrore qė tė pėrballen esėll tė papriturat dhe vėshtirėsitė e jetės.

Vetėdija se ēdo gjė bėhet sipas vullnetit tė Zotit, ėshtė forca kryesore qė kalit qėndrueshmėrinė dhe trimėrinė nė zemrėn e njeriut. Burimi i kėsaj vetėdije ėshtė besimi nė Zotin e vėrtetė. Ai ėshtė besim qė nuk njeh kufij, e lartėson shpirtin, e pėrtėrit dhe nėpėrmjet sprovave e pėrgatit pėr shkallėn mė tė lartė.

Besimi nė ringjalljen pas vdekjės, e motivon tė riun qė tė bėjė vepra tė mira dhe tė largohet nga tė kėqijat. Ky besim ngjall shpresėn nė kuptimin e jetės njerėzore dhe nė pėrpjkjet e nė vėshtirėsitė nė rrugėn e sė Mirės. Pėrveē vetėdijės mbi tė vetmin Zot, asgjė nuk i edukon njerėzit mė shumė se tė pėrkujtuarit e vdekjės dhe bota e amshuar nė tė cilėn do tė jepet llogari pėr veprat e bėra.

Tashmė ėshtė e qartė si nė rrethet profesionale ashtu edhe ato laike, se ndikimi i religjionit nė edukimin e brezit tė ri ėshtė shumė i fuqishėm dhe nė qoftė se shkollės dhe shoqėrisė sonė nuk i kthehet komponenta shpirtėrore dhe normat moralo etike tė sjelljės, nuk mund tė evitohen shumė probleme aktuale psikike e shėndetėsore, qė seriozisht rrezikojnė njė numėr tė madh njerėzish. Rezultatėt e disa hulumtimve tė reja lidhur me ndikimin pozitiv tė besimit dhe praktikės fetare, nė shėndetin njerėzor, tregojnė efekte shpėtimtare tė religjionit nė jetėn psikike dhe shėndetin e njeriut. Kėshtu, ėshtė vėretetuar qė personat me njė shkallė tė lartė pėrkushtueshmėrie ndaj religjionit janė mė pak depresivė. Ėshtė argumentuar, gjithashtu, se mundėsia e vetvrasjeve ėshtė katėr herė mė e madhe te ata persona qė nuk kanė shkuar nė faltore, nė krahasim me ata qė kanė shkuar mė shpesh. Shumė sdudijuesė vėnė nė dijeni se keqpėrdorimi i drogės lidhet me mungesėn e religjionit nė jetėn e njė personi, e nga ana tjetėr, pėrkushtimi ndaj religjionit zvogėlon keqpėrdorimin e drogės. Pavarėsisht a e thekson religjioni nė mėnyrė tė veēantė se a duhet konsumuar alkoli apo jo, ata qė janė aktivė nė ndonjė grup religjioz, konsumojnė nė mėnyrė tė dukshme mė pak alkool nga ata qė nuk janė aktivė. Personat qė kanė marrė pjesė rregullisht nė shėrbimet fetare kanė treguar nivele mė tė ulta dėshprimi nė krahasim me ata qė nuk kanė participuar shpesh nė shėrbimet fetare apo me ata qė fare nuk kanė marrė pjesė nė to. Rasti ka mbetur i pandryshuar, pavarėsisht nga mosha, arsimimi, gjinia, gjendja martesore apo raca. Studimet kanė vėrtetuar raport proporcionalisht tė kundėrt ndėrmjet pėrkushtimit tė religjionit dhe delikuencės, meē rast frekuentimi i shpesht i faltoreve ka ushtruar ndikimin mė tė fuqishėm. Rinia delikuente tregon mungesa tė dukshme tė edukimit fetar. Mė shumė se gjysma e tė dėnuarėve (65,5%) nuk kanė pasur fare ose fare pak edukim fetar nė shtėpitė e tyre e as nė mjedisin e tyre shoqėror. Nė rastet mė tė shpeshta janė nė pyetje prindėrit, qė nuk kanė qenė kurrfarė shembulli nė fe. Tė gjithė tė denuarit shfaqen mungesė tė duskshme nė fushėn e pėrvojės themelore fetare. Kjo veēanėrisht manifestohet nė sferat sikurse janė besnikėria, kuptimi i jetės, qėndrimi jetėsor dhe gjendja e pėrgjithshme pesimiste dhe rezignante.

Gati tė gjithė kriterėt e pėrkushtimit ndaj religjionit kanė raport pozitiv me satisfaksionin jetėsor, me mirėqėnien dhe lumturinė ekzistenciale.

Autori i librit "Porbleme tė adoleshencės" thotė:

"Religjioni ėshtė faktor me rėndėsi qė ndikon nė edukimin e adoleshentėve. Sa mė shumė qė tė frekuentohen institucionet fetare aq mė i edukuar dhe mė i formuar ėshtė personaliteti i njeriut, aq mė tė pakta janė devijimet e rinisė. Ėshtė provuar se tek tė rinjt me besim mė tė mirė, dukuritė e drogės dhe prostitucionit janė mė pak prezente". (Ferid Shehu, Probleme tė adoleshencės, Eurorilidja, Tiranė 1998)

Me qenė se shėndeti ėshtė i lidhur ngushtė me kuptimin dhe stilet e tė tė jetuarit, me marrėdhėniet interpersonale, me stresin dhe emocionet, me anė tė fesė mund tė avancohet dukshėm kualiteti i jetės dhe shėndeti shpirtėror. Feja e ndihmon njeriun nė tė gjitha sferat e ekzistencės sė tij: nė atė trupore, shpirtėrore, shoqėrore dhe intelektuale. Nė fe njeriu e kupton se ai ėshtė pėrgjegjės pėr jetėn e vet para Zotit dhe se duhet tė jetojė nė atė mėnyrė qė vetėn dhe potencilaet e veta t'i realizojė nė tė gjitha sferate ekzistencės. Ne sferėn trupore feja kėrkon nga njeriu qė ai tė kujdeset pėr shendetin trupor. Nė rrafshin psikologjik feja mundėson rritjen dhe zhvillimin e personalitetit, pastaj kurimin e psikotraumave. Nė rrafshin social feja e ndihmon njeriun qė tė ketė marrėdhėnie korrekte dhe humane ndaj tė gjithė njerėzve. Nė aspektin shpirtėror feja ia mundėson transcentencen dhe pėrfshirjen nė njėmendėsinė e vlerave dhe tė vėrtetave univerzale.

Duke e kuptuar besimin si pikėpamje themelore jetėsore e individit, si njė pikė karakteri qė ngėrthen nė vete tė gjitha pėrvojat e tij, pikėpamje qė ia mundėson njeriut ta shikojė realitetin pa iluzione, Fromi konsideron qė "njeriu nuk mund tė jetėojė pa besim (fe). I njėjti autor, duke analizuar strukturėn e karakterit tė njeriut modern dhe strukturėn e skenės sociale bashkėkohre, pohon qė mungesa e sotme e pėrhapur e fesė ėshtė shprehje e njė konfuzioni dhe dėshprimi tė thellė dhe qė njeriu pa besim bėhet steril, i pashpresė dhe i tmerruar deri nė vetė palcėn e qėnies sė tij."
Religjioni ėshtė sistem i bindshmėrisė nė ekzistencėn dhe vėrtetėsinė e Qenies Supreme transcendentale, me dimensionin themelor tė besimit, me tė cilin janė tė pėrshtatura edhe dimensionet tjera tė personalitetit. Termi religjion rrjedh nga latinishtja "religare" qė tregon nė vendosjen fillestare ose tė pėrtėritur tė lidhjes me Qėnien Hyjnore. Duke u ndėrgjegjėsuar pėr ekzistencėn e Zotit Krijues, njeriu e tejkalon ndjenjėn e mossigurisė ekzistenciale, qė vazhdimisht e shtynė qė pėrmes raporteve me objektet qė e rrethojnė, tė kėrkojė vėrtetimin e realitetit tė ekzistencės vetanake. Me fjalė tjera qė tė jetė i sigurt nė ekzistencėn e vet, njeriu duhet tė ketė ndonjė pikė tjetėr, ndonjė siguri tjetėr me anė tė sė cilės do ta ruajė atė vetėdije. Prandaj njeriu vazhdimisht lidhet pėr objekte nga mjedisi i tij i drejtpėrdrejtė (farefisi, miqt, bashkėmendimtarėt, pasuria, puna, hobi, favoritet e shtėpisė, epshi, kėnaqėsitė, ushqimi, mjetėt dehėse etj.) Me qenėse ato objekte edhe vetė janė tė paqena dhe kalimatre, ato nuk ofrojnė lidhje tė fortė e tė vazhdueshme me realitetin, dhe kėshtu njeriu ėshtė nė frik tė pėrhershme qė tė mos i humbas ato objekte dhe bashkė me to edhe lidhjen vitale me realitetin. Kjo ėshtė frikė nga ndarja (frikė separacioni), e cila paraqet burimin kryesor tė mėrzisė dhe pakėnaqėsisė nga e cila vuan njerėzmi bashkėkohor. Nė kėtė kontekst, frika nga vdekja, ėshtė frikė sparacioni. Vdekja kėput ēdo lidhje me kėtė botė dhe nėse njeriu e merr kėtė botė materiale si realitet, vdekja paraqet kėrcnim tė tmershėm nga humbja e saj dhe nga zhdukja rrjedhimore nė asgjė (nga pasojat e zhdukjės nė absurditet). Nga ana tjetėr, humbja e cilitdo objekt pėr tė cilin lidhet njeriu, paralajmėron vdekjėn e pashmangshme, qė do ta ndante atė nga ēdo gjė qė e ka dashur dhe ėshtė kėnaqur me tė, kėshtu qė frika e ndarjės nė esencė ėshtė pėrsėri frik nga vdekja. (Ovisnost o drogama...)

Nga aspekti subjektiv - psikologjik, religjionin duhet konsideruar njėrin nga funksionet mė tė rėndėsishme bilogjike tė njerėzimit, sepse ka ndikim tė madh nė tėrė jetėn e njeriut, para se gjithash nė integritetin e tij trupor dhe shpirtėror. Ai zotėron energji tė mėdha qė mundėson ruajtjen e identitetit dhe kontinuitetit fetar dhe kombėtar, metafizik e historik, shpirtėror e moral. Pėrfitimin mė tė madh qė ia ofron religjioni njeriut ėshtė tė kuptuarit qė ai ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė njė individ i planifikuar mirė nė lėvizjen e pėrjetshme tė krijimit, pjesė e caktuar e organizmit tė pafund tė fatit (pėrcaktimit) univerzal. Pėrfitimi psikologjik e kėtij koncepti ėshtė ndjenja e fuqishme e sigurisė shpirtėrore - ai ekuilibri nė mes shpresės dhe frikės, i cili e bėn tė dalluar njeriun religjioz - pavarėsisht cilės fe i takon - nga ai joreligjioz.

Religjioni ėshtė njė fakt kulturor, po aq univerzal sa edhe ajri e uji. Fushėveprimi i tij ėshtė aspekti shpirtėror i njeriut, pamja e jashtme e tė cilit ndėrrohet me ndryshimet e civilizimit njerėzor. Meqė religjioni ka ndikim tė madh nė formimin e shpirtit njerėzor, ai ėshtė njė mėnyrė e tė mėnduarit, ndėrsa pėr miliona njerėz edhe njė mėnyrė e tė jetuarit.

Durkhemi pohon se religjioni ka rol qėndror nė jetėn shoqėrore, se jeta religjioze ėshtė forma mė e lartė dhe shprehja me koncize e jetės sė tėrėsishme kolektive dhe se ideja e shoqėrisė ėshtė shpirti i religjionit, spse ai ka krijuar ēdo gjė tė rėndėsishme nė shoqėri. (Edukimi dhe shoqėria)

Besimi nė Zorin ka qenė vazhdimisht i vetmi burim virtytesh e vlerash shpirtėrore dhe parimesh moralo etike. Religjioni gjatė gjithė kohės ka kryer kėtė mision duke e ndihmuar njeriun nė luftėn e tij tė gjatė e tė ashpėr kundėr elementeve shtazore tek ai. (Husein Gjozo)

Ėshtė fakt se religjioni si mishėrim i sė vėrtetės, mirėsisė dhe drejtėsisė pėr mbarė njerėzimin, i cili e mėson njeriun pėr veten e tij, prejardhjen dhe qėllimin e ekzistencės duke ia caktuar njėherit rrugėt mė tė mira tė zhvillimit tė tij individual dhe shoqėror, e fisnikėron dhe e pėrparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerėzimin nė tėrėsi.

Religjioni mund tė ndihmojė dhe tė japė kontributin e tij mjaft tė rėndėsishėm, madje tė pazėvėndėsueshėm nė rregullimin, pėrmirėsimin, edukimin dhe prosperitetin e shoqrisė njerėzore.



----------------------------------------
Bal3Dimensional
PMEmail PosterUsers WebsiteMSN
Top
r.mislimi
Postuar nė: 14.12.2006, 23:14
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004





----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
bleona_te
Postuar nė: 17.12.2006, 17:06
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 4669
Bashkangjitur: 14.12.2006



flm blerim edhe ti studenti per ndihm ..po asnjera nuk me sos pun...se nuk i pershtaten temave qe na jane dhen...po une mendojsha qe ndoshta ka ndonje student apo studente nga Uejl-ja qe e ka kry ket obligim e ndoshta e ka ruajtur ne pc ndonje ese..po nese nuk ka dot mundohem vet ta bej ...po e dij qe nuk mundt ta bej ashtu si duhet...po megjithat ju faliminderoj per ndihmen tuaj
PM
Top
bleona_te
Postuar nė: 18.12.2006, 14:00
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 18
Antari Nr: 4669
Bashkangjitur: 14.12.2006



flm edhe niher
PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 18.12.2006, 16:05
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Bleona

Nuk e kuptoj perse nuk po mundohesh te bejsh dicka vet por kekron te gatshme ta marish....te pakten kete ndihm kerkoje ne menyra tjera jo te gatshme dikush me ta ofru...do ishte mir qe te gjejsh disa ese te ngjashme dhe te bazohesh pak ne ato qe shkruhen aty e pak ne talentin tend....

suksese


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
memento
Postuar nė: 18.12.2006, 18:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 4750
Bashkangjitur: 18.12.2006



uauua.....studente apo cka?

Dicka te gatshme???

vajzo ke ndegjuar ndonjehere se cka do te thot fjala studime?!?

duhet te faleminderohesh nese dikush te gjen disa lidhje ku munde te marrish material.

Por dicka te gatshme???!!!!!


----------------------------------------
Mendimet duhet sulmuar me ndihmėn e mendimeve, sepse ėshtė e kotė tė shkohet mė armė mbi ideale.
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio