Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (6) 1 [2] 3 4 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ekonomisti me imire shqiptare?!
 
Cili eshte ekonomisti me i mire shqiptare?
Arben Malaj [ 11 ]  [7.91%]
Dhori Kule [ 5 ]  [3.60%]
Halit Xhafa [ 1 ]  [0.72%]
Ibrahim Kuka [ 1 ]  [0.72%]
Sabahudin Komoni [ 1 ]  [0.72%]
Musa Limani [ 5 ]  [3.60%]
Abdylmenaf Bexheti [ 27 ]  [19.42%]
Rufi Osmani [ 70 ]  [50.36%]
Hamit Aliu [ 1 ]  [0.72%]
Tjeter [ 17 ]  [12.23%]
Gjitėsejt vota: 139
Mysafirėt nuk kanė tė drejtė votimi 
T3t0var1
Postuar nė 21.07.2008, 14:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 824
Antari Nr: 16359
Bashkangjitur: 11.07.2008



.. Ekonomisti me imire shqiptare?!

.. Tjeter [ ? ] [100%]


----------------------------------------


..Dy gjėrave duhet t'ua dini vlerėn, para se t'ju ikin nga duart:
Njėra ėshtė shėndeti dhe tjetra ėshtė rinia..
PM
Top
urtesa
Postuar nė 22.07.2008, 09:25
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Rufi Osmani

Ka lindur mė 20 gusht 1960 nė Ēajlė, komuna e Gostivarit. Nė Universitetin e Prishtinės, si student i dalluar, mbaron studimet nė fakultetin Ekonomik nė vitin 1983. Nė vitin 1998 i regjistron ndėrsa nė janar tė vitit 2002 i pėrfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistėr i shkencave ekonomike. Nė janar tė vitit 2005 mbron me sukses tezėn e doktoraturės me temė “Bashkėpunimi i Shqipėrisė dhe Maqedonisė me FMN dhe Bankėn Botėrore, njė analizė krahasimore” dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.

Mė 1994-tėn zgjidhet deputet nė Parlamentin e Maqedonisė. Dy vite mė pas jep dorėheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post tė cilin me ndėrprerje e ushtron deri nė prill tė vitit 1998.

Qė nga themelimi i Universitetit tė Tetovės nė vitin 1994 ka qenė i kyēur nė strukturat e financimit dhe nė procesin mėsimdhėnies si ligjėrues deri nė vitin 2003.

Aktualisht ėshtė duke punuar si profesor nė Universitetin e Evropės-Juglindore nė Tetovė dhe udhėheq biznes privat nė kuadėr tė kompanisė familjare “Ardian” me seli nė Gostivar.

Ka tė publikuar me shumė punime profesionale, shkencore dhe publicistike nė revista lokale dhe rajonale nga lėmia e ekonomisė, politikės dhe arsimit. “Mendimi alternativ politikė dhe ekonomik“ ėshtė libri i tij i parė. Specializimi i ngushtė nė bazė tė pėrvojės profesionale lidhet me financė dhe kontabilitet ndėrsa nė bazė tė hulumtimeve shkencore me financat ndėrkombėtare dhe tranzicionin ekonomik.

(Biografi e publikuar ne revisten Nacional, nr.10)
PM
Top
kritiku_1
Postuar nė 22.07.2008, 09:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 4095
Antari Nr: 10472
Bashkangjitur: 26.10.2007



 Citim (analfabet @ 20.07.2008, 20:10)
per mua ekonomisti me i mire NIKOLA GRUEVSKI(prejardhje shqiptare) dhe pastaj FATMIR BESIMI

si te jese gruevski me prejardhje shiptare une do e ndroj perkatesine teme nacionale do deklarohem maxhup... phuuuuuu xhi ke thene ene taj...

Ky postim ėshtė ndryshuar nga kritiku_1 nė 22.07.2008, 09:40


----------------------------------------
Kur asgje nuk eshte e sigurt, gjithcka eshte e mundur...
PM
Top
urtesa
Postuar nė 23.07.2008, 10:52
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Halit Xhafa

Prof.Dr. Halit Xhafa ėshtė diplomuar pėr Financė-Kontabilitet nė Fakultetin e Ekonomisė tė Universitetit tė Tiranės nė vitin 1973. Ka fituar gradėn «Doktor» nė 1986 si dhe titullin «Profesor» nė vitin 1994.

Karriera profesionale e tij fillimisht lidhet me sistemin bankar duke punuar 8 vjet, pėrkatėsisht nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Bankės sė Shtetit e mė pas nė Bankėn Bujqėsore Durrės. Pas kėsaj ajo lidhet ngushtė me veprimtarinė akademike nė Fakultetin e Ekonomisė tė Universitetit tė Tiranės, e cila nis nė 1980 si pedagog, pėr tė vazhduar mė pas nė 1992, si Pėrgjegjės i Katedrės sė Financės, e mė vonė si Zėvendėsdekan i Fakultetit tė Ekonomisė e Shef i Departamentit tė Financė-Kontabilitetit, detyrė kjo e fundit nė tė cilėn ka qėndruar deri nė vitin 2003. Prof. Xhafa ėshtė titullari i lėndėve tė Drejtimit Financiar dhe Drejtimit Financiar Ndėrkombėtar nė Fakultetin e Ekonomisė (sistemi universitar), si dhe lektor nė lėndėt e Drejtimit Financiar tė Avancuar nė sistemin MBA e MMK, nė Drejtimin Financiar tė Institucioneve Publike nė sistemin e MPA dhe nė Drejtimin Financiar Ndėrkombėtar nė sistemet MSEE dhe MF.

Pėrveē veprimtarisė akademike, Prof. Xhafa ka patur nė vite edhe njė sėrė angazhimesh tė tjera profesionale nė borde e kėshilla; ai ka qenė Drejtor nė Drejtorinė e Mbikėqyrjes Bankare nė Ministrinė e Financave (1997), anėtar i Bordit tė Privatizimit tė Shqipėrisė (1993-94), koordinator i Projektit TEMPUS me Universitetet e Siegenit nė Gjermani dhe tė Portsmuthit nė Angli (1993-1995), anėtar i Kėshillit Drejtues tė Bankės sė Kursimeve (1998-2000), Kryetar i Komisionit Shtetėror tė Auditit tė Brendshėm (2005 e nė vazhdim), anėtar i Kėshillit Shkencor tė Universitetit tė Tiranės (1993-1997), i Kėshillit Shkencor tė Fakultetit tė Ekonomisė tė kėtij Universiteti nga viti 1995 e deri mė sot.

Prof. Xhafa dallohet pėr veprimtaritė dhe kontributin e tij nė punėn me studentėt. Ai ka rekomanduar nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr sistemin bankar, financiar e fusha tė biznesit studentė tė Fakultetit tė Ekonomisė, shumica e tė cilėve janė aktualisht lidera tė institucionet ku punojnė. Nė programin botėror SIFE (studentėt nė sipėrmarrjen e lirė), ekipi studentor i Universitetit tė Tiranės, ku ai ėshtė nė rolin e trainerit, ėshtė klasifikuar nė 5 ekipet mė tė mira nė Kampionatin Botėror tė vitit 2005, Toronto, Kanada dhe kampion i Evropės nė vitin 2006, nė Paris.

Ai ėshtė autor dhe bashkėautor i njė sėrė librash e tekstesh ekonomike universitare dhe pėr shkollat e mesme, projektesh, punimesh, artikujsh nė revistat shkencore brenda e jashtė vendit, e kumtesash nė veprimtari tė ndryshme shkencore. Fushat e tij tė interesit fokusojnė ēėshtjet lidhur me financat e ndėrmarrjeve, tė menaxhimit financiar tė biznesit, tė menaxhimit financiar tė institucioneve publike dhe tė menaxhimit financiar tė kompanive shumėkombėshe.

Njeh mirė gjuhėt anglisht dhe rusisht.

Aktualisht, ai ėshtė Profesor nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės.

Prof.Dr. Halit Xhafa ka qenė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė nė periudhėn 1993-96 dhe u rizgjodh pėrsėri nė kėtė detyrė, nė dhjetor tė vitit 2006.


http://www.bankofalbania.org/
PM
Top
urtesa
  Postuar nė 24.07.2008, 12:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif smil3dbd4e7853679.gif
PM
Top
urtesa
Postuar nė 26.07.2008, 17:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



FMN: Qeveria te bej reforma ne sektorin energjetik
25.07.2008 Kanal5

Shefi i Misionit te FMN Grifits i cili qendron ne Maqedoni ne takimet e shumta me eksperte ekonomik dhe te sektorit energjetik u njohtua me ndryshimet e ligjit per energjetik dhe gjendjen aktuale ekonomike ne vend.

Pasdite Grifits u takua me Abdylmenaf Bexhetin, profesor dhe ish minister per financa. Para takimit ai porositi qe qeveria te kete kujdes se si i shpenzon parate e grumbulluara nga tatimet, qe te mos ndodhe rritje e inflacionit.


PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė 26.07.2008, 17:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6966
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Abdylmenafi me duket ska qene minister i financave asnjeher, por i transportit ndoshta jam gabim ?


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top
urtesa
Postuar nė 26.07.2008, 17:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Ke te drejte Foks.
Ai ka qen nje her minister i zhvillimit ekonomik dhe tregtise, e me pas edhe i transportit.
Flm per korigjimin.
PM
Top
urtesa
Postuar nė 29.07.2008, 20:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Rebalanci, policor dhe kundėr Marrėveshjes sė Ohrit!
Prof.dr.Abdylmenaf Bexheti

Kulmi i sjelljes totalitare dhe diktatoriale i qeverisė sė kryeministrit tė rijė (vjetėr)-Gruevski ishte miratimi ekspres i Buxhetit shtesė (rebalancit) para dy javėsh pa u debatuar bile as edhe nė Komisionet ėmė tė Parlamentit pėr buxhet dhe ekonomi!

Buxheti i konsoliduar i shtetit ėshtė akti mė i lart ekonomik i njė vendi, vėllimi dhe struktura e tė cilit pasqyron jo vetėm karakterin e shtetit dhe institucioneve por edhe tė programeve politike, ekonomike, sociale, kulturore,...bile edhe religjioze! Fillimisht kisha hamendje se a duhet pritur 100 ditėt standarde tė qeverisjes sė re-vjetėr pėr tė vlerėsuar kahet dhe proceset e saj por sapo shqyrtova Buxhetin shtesė 2008-kuptohet sė pari pėr nevojat e mia akademike dhe shkencore si dhe procedurat e propozimit dhe miratimit tė tij - e pashė se bile edhe njė ditė tė vonohet kritika ėshtė e dėmshme pėr tė gjithė ne, aq mė tepėr qė nuk dėgjova bile edhe njė vlerėsim sipėrfaqėsor gazetaresk pėr ,,margaritarėt,, anti Marrėveshjes sė Ohrit nė tė.

Partia qė sapo iu bashkėngjit kompozicionit qeveritar si duket as qė e kishte pa ,,sherrin,, nė kėtė dokument edhe pse e votoi atė symbyllur duke ra nėn hijen e Rregullores sė punės sė Parlamentit! Pėr kėtė shtjellim, aq sa premton hapėsira vetėm pėr sensibilizim tė opinionit, do tė ndalen vetėm nė katėr dimensionet e Buxhetit shtesė 2008: atė tė proceduarve demokratike dhe buxhetore, dimensioni etnik dhe multikulturor si dhe ai social dhe ekonomik i buxhetit.

Miratimi i Buxhetit shtesė-2008 me njė rritje prej 260 milionė Euro nė total dhe me njė strukturė tė ēuditshme, vetėm pėr 15 minuta debat nė seancėn plenare tė parlamentit flet pėr dimensionet totalitare dhe diktatoriale tė kryeministrit aktual. Buxhetet e mėdha pėr nga vėllimi janė karakteristikė e sistemeve totalitare dhe policore kurse dhe procedurat e miratimit tė tyre vetėm se e vėrtetojnė kėtė koncept me sjellje moniste. Bile edhe qendrat botėrore, Brukseli (pėrmes Komisionit tė BE-sė) dhe Uashingtoni (pėrmes FMN-sė) tanimė janė mė shumė tė brengosur pėr kėto procese se sa opinioni vendor-pjesa shqiptare si duke fare pak ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė! Kapaciteti demokratik i njė vendi matet pėrmes procedurave dhe respektimit tė tyre, transparencės dhe llogaridhėnies ndaj publikut pėr veprimet qė e tangojnė atė kurse kur bėhet fjale pėr pėrcaktimin e ngarkesės tatimore, mėnyrėn e mbledhjes dhe (ri)shpėrndarjes sė buxhetit as qė mund tė imagjinohet demokracia pa pėrfilljen e kėtyre parimeve qė janė postulat elementar i saj.

Pėr herė tė parė nė historinė fiskale tė Maqedonisė financimi publik i religjionit bėhet pjesė e sistemit fiskal tė vendit edhe pėrkundėr karakterit sekullar tė shtetit tė pėrcaktuar me Kushtetutė. Pėr habi edhe kėtė ,,fenomen,, askush se ka vėrejtur nė ,,procedurėn parlamentare,, tė miratimit tė buxhetit! Nė klasifikimin e Buxhetit sipas funksioneve, pėr herė tė parė Kultura dhe Rekreacioni zgjerohet edhe me Religjionin ku ėshtė parashikua njė rritje prej 40% tė buxhetit-nga 42 milionė Euro nė 68 milionė Euro. Edhe pse pėr programe tė religjionit janė parapare direkt ,,vetėm,, 140.000 Euro, nė pozitat buxhetore brenda kulturės ,,fshihen,, shumat potenciale pėr ndėrtimin e kryqeve dhe kishave anekėnd vendit!

Dimensioni etnik dhe multikulturor i Buxhetit shtesė duket edhe nė mėnyrėn e (ri)shpėrndarjes sė tij - qė nė vend tė avancimit tė drejtshmėrisė procesi shkon mbrapsht, duke avancuar pozitat kristiano-maqedonase e posaēėrisht ato tė kristianizmit pravosllav qė tanimė fillojnė tė bėhen pjesė e kostos fiskale tė tė gjithė qytetarėve (edhe tė atyre joortodoks). Aq poshtė paska rėnė pazari politik i koalicionimit sa qė kjo u pasqyrua pa hamendje edhe nė vet Buxhetin shtesė. Bile BDI morri tė udhėheq edhe Sekretariatin pėr realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit me nėnkryetar tė qeverisė, gjithnjė duke promovuar se prioritet i saj do tė mbetet realizimi edhe "i 10%-shi i mbetur i MO"! Nuk ėshtė vėshtirė tė gjendet pozicioni buxhetor i MO, s'ka nevojė tė studiohet materiali 400 faqesh i Buxhetit pėr ta gjetur kėtė. Nė nenin 2 tė Buxhetit shtesė - fq.12 dhe 13 te Buxhetit sipas zėrave dhe pozitave buxhetore, shfrytėzuesit buxhetor nė pozitėn 04010 - Sekretariati pėr realizimin e MO, ingerencė e nėnkryetarit tė qeverisė nga radhėt e partisė shqiptare, shuma e paraparė me Buxhetin bazė ka qenė 240.000.000 denarė ose rreth 4 milionė Euro pėr vitin 2008, tani zvogėlohet pėr rreth 40% nė vlerė prej 152.850.000 denarė ose nė 2,5 milionė Euro, pra 90.000.000 denarė mė pak. Kjo e dėshmon e qasjen e qeverisė se re (vjetėr) ndaj MO.

Dimensioni i tretė ėshtė ai i ,"rimėkėmbjes", ekonomike. Edhe ripėrtrirjen e mandatit kryeministri aktual e fitoi mbi bazė tė promovimit tė rimėkėmbjes ekonomike gjithnjė duke funksionuar marketingu politik nė vend tė reformave tė mirėfillta ekonomike. Pas dy viteve qeverisje, pothuaj se asgjė s'ka ndryshuar nė standardin dhe jetėn e qytetarėve nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrfitimeve tė militantėve dhe firmave tė afėrta me partinė e kryeministrit. Mė shumė i ka funksionuar reparti i relacioneve me publiun (,,PR,,) dhe masat ekonomike populiste, ato tė subvencioneve bujqėsore, tė "shpėrndarjes sė kompjuterėve" studentėve, tė ndėrtimit tė kryqeve dhe kishave, tė subvencioneve fiskale komunave ku qeveris partia e tij, tė "uljes sė tatimeve" simbolike si preparatet bujqėsore, disa lloje tė barnave dhe kurrsesi tatimeve ku do tė kishte efekte fiskale. U dėshmua se kėto forma nė politikė edhe funksionojnė nė afate tė shkurta por nė afate mė tė gjata kthehen bumerang, siē edhe do tė ndodhė nė dy vitet e ardhshme!

Prej gjithsej 260 milionė Euro tė rritjes sė Buxhetit shtesė 2008, kryesisht si rezultat i rritjes sė tė ardhurave nga TVSH-ja e rritur nga ēmimet e rritura tė derivateve tė naftės dhe si rezultat i shitjes sė pronės shtetėrore (tokat ndėrtimore dhe dividendė nga monopoli i Telekomit), rreth 40% apo 102 milionė Euro u destinuan pėr "investime kapitale" si pėrcaktim pėr zhvillim ekonomik! Por nė fakt pėr ēfarė investimesh kapitale bėhet fjalė? Saktėsisht 60 milionė Euro prej krejt investimeve kapitale (pra rreth 60% e tyre) janė tė destinuara pėr pozicionin buxhetor "mobilie, pajisje, vetura dhe makina" edhe atė tė gjitha vetėm tek njė shfrytėzues buxhetor - Ministria e punėve tė brendshme, respektivisht policia. Pra do tė furnizojė mobilie zyrash, armė dhe pajisje pėr policinė (ndoshta nja dy helikopterė ukrainas), hermelina dhe vetura pėr policinė, tė gjitha kėto prodhime tė importuara dhe shpenzime publike joproduktive.

Pėr ēfarė investime kapitale bėhet fjalė dhe a mund tė pritet zhvillim ekonomik nga kėto investime? Nuk duhet tė jesh ekonomist me profesion tė nėnkuptosh se kjo edhe mė shumė do tė keqėsojė gjendjen, do tė rritė edhe mė tej deficitin tregtar i cili edhe ashtu ėshtė rekord i gjithė kohėrave. Kujdes se po na etablohet njė shtet skajshmėrish policor nė kushte kur qytetarėt i ka goditur inflacioni dhe varfėria e skajshme! Njė pjesė tjetėr e investimeve kapitale shkon pėr subvencione tė ndryshme ndėrmarrjeve dhe Organizatave joqeveritare, kuptohet atyre tė afėrta me partinė e kryeministrit. Imagjinoni ēfarė masa ekonomike, subvencione kapitale pėr ndėrmarrjet nė programet e rimėkėmbjes ekonomike tė njė partie me koncepte liberale tė tregut, kapitalit, pronės dhe ndėrmarrsisė. Njė "amalgamė" ekonomik i panjohur nė konceptet e qeverive djathtiste. As edhe ekspertėt e Institucioneve Financiare Ndėrkombėtare nuk ishin nė gjendje tė kuptojnė konceptet ekonomike "turlitavė" tė qeverisė Gruevski? Kėto tė fundit ishin tė brengosur me politikat ekspansioniste fiskale nė kushte tė inflacionit tė kėndellur, tė cilat do tė tejnxehin edhe mė tej ekonominė e kėndellur me inflacion.

Qeveria vazhdon tė shpenzojė tatimet dhe taksat e kolektuara mbi bazė konjunkturale tė rritjes sė ēmimeve tė naftės dhe kjo dehidron si ekonominė ashtu edhe qytetarėt-bile kėto i shpenzon pėr destinime joproduktive dhe importuese. Qeveri djathtiste tė ndajė subvencione sociale dhe bile subvencione kapitale pėr ndėrmarrjet nė kushtet tė ekonomisė sė tregut paraqet njė situatė paradoksale nė filozofinė politike dhe ekonomike. Dimensioni social i buxhetit, nė pensionimin e "tepricave teknologjike" tė kampingut pėrball Parlamentit vetėm disa ditė para zgjedhjeve ishte edhe njė demagogji e qeverisė "reformiste". Interesi politik ditor pėr disa dhjetėra mijė vota do tė ngarkojė buxhetin dhe taksapaguesit me rreth 3 milionė Euro nė vit pėr tė pensionuar rreth 5.000 "pushues" tė parkut, kurse nuk mundet tė gjejė zgjidhje pėr vetėm 2-300 ish ushtarėt e UĒK-sė (tė familjeve tė dėshmorėve apo tė invalidėve tė luftės).

Nė anėn tjetėr me "shpejtėsinė e dritės" u miratua Ligji pėr ndryshim dhe plotėsim tė Ligjit pėr mbrojtje sociale me karakter populist vetėm pėr njė pjesė tė popullatės, atje ku nataliteti dhe shtimi natyror i popullsisė ėshtė nėn mesataren me 2.1 fėmijė pėr familje (nga Dellēeva e deri nė Demir Hisar, por jo edhe nė Likovė e Tetovė!). Pėr shtesat sociale dhe pensionet "demografike" qeveria ka mjete kurse pėr trajtimin e dėshmorėve dhe viktimave tė luftės akoma s'ka burime financiare! Subvencionet shtesė qė i miratohen Fondit Pensional dhe Invalidor pėr kompensime sociale janė 46 milionė Euro paraqesin edhe njė indikator se ky segment social as pėr sė afėrti nuk ka arritur tė konsolidohet.

Tė gjitha kėto aspekte janė vetėm disa nga margaritarėt e shumtė tė politikės fiskale me Buxhetin shtesė prej mė shumė se njė "ēerek miliard Euro" tė miratuar me procedurė pėr vetėm njė "ēerek ore" nė Parlament. Kėshtu u mėsua mirė mazhoranca qeveritare prandaj nuk brengoset pėr tanatosjen (asgjėsimin) e opozitės bile ia definon "rregullat e lojės" dhe e fton tė futet nė lojė! Shumica dėrmuese e "makinerisė votuese" as qė e ka patur idenė se pėr ēka voton nė Parlament? Vazhdon politika e diferencimit etnik nė Maqedoni qė nuk mund tė sjell "pajtim ndėretnik" pavarėsisht se pajtohen elitat politike konjunkturale!



KOHA
30 korrik 2008
PM
Top
urtesa
Postuar nė 30.07.2008, 17:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Shtrejtimi i energjisė elektrike punė e kryer

Profesori Abdylmenaf Bexheti thotė se rritja e ēmimit ėshtė realitet, por shteti duhet tė gjejė mėnyra pėr mbrojtjen e popullatės sė varfėr.

Rritja e energjisė elektrike pėr 30 % ėshtė punė e kryer, por tani kėrkohen modalitete se si mund pėrqindja e shtrenjtimit tė arrijė nė 50 %. Kėshtu thonė burime tė kompanive energjetike.

Profesoi Abdylmenaf Bexheti thotė se rritja e ēmimit ėshtė realitet, por shteti duhet tė gjejė mėnyra pėr mbrojtjen e popullatės sė varfėr.

"Vetė pėrgjigjja e kryeministrit e konfirmoi sepse nuk e kontestoi rritjen e energjisė elektrike, por tha se nuk i bėn ato drejtėpėrdejtė Qeveria por atė e bėn trupi rregullator i zgjedhur nga parlamenti. Pta deshi tė thotė se pėrgjegjėsia nuk ėshtė direkt politike e Qeverisė pėr kėtė punė apo vendimin nuk e merr Qeveria. Nuk e bėn Qeveria nė mėnyrė direkte por apsoluisht e bėn nė mėnyrė tė tėrthortė, prodhuesit dhe furnizuesit e energjisė elektrike janė ndėrmarrje publike tė cilat edhe deri tani i ka alimemtuar dhe subvencionuar shteti", deklaron profesori Abdylmenaf Bexheti.

Duke komentuar Ligjin pėr energjetikė dhe atė pėr shpronėsim Bexheti thotė se dy ligjet janė kritikuar edhe nga Komisioni Evropian.
"Ndryshimi dhe plotėsimi i kėtyre ligjeve mori pėrgjegje nga ambasadori i BE-sė nė Shkup Ervan Fuere i cili nė mėnyrė implicite rekomandoi qė pėr kėto dy ligje duhet tė merret pėlqimi nga komisioni evropian. Me njė fjalė deshi tė thotė me gjuhėn e tij diplomatike se ligjet nuk janė nė pėrputhje me tė ashtuquajturėn 'Aki comunitere", thekson Abdylmenaf Bexheti.

Prolongimi i firmosjes sė dy ligjeve nga presidenti pėr Bexhetin ėshtė vetėm blerje e kohės.

"Unė mendoj se ajo nuk ėshtė zgjidhje, sepse ėshtė njė kohabitacion qė pėr momentin ndoshta presidenti dhe kabineti i tij do tė blejnė njė periudhė prej 2 apo 3 muaj por jo mė tepėr sepse do tė ripėrsėritet procedura dhe herėn e dytė presidenti do tė jetė i detyruar ta firmosė. Kėtu punohet me taktizimi politike ditore se kush kujt do t'ia lejė fajin pėr kėtė" shton Bexheti.
Rritja e ēmimit tė energjisė elektrike sipas Bexhetit do tė shkatkojė rritjen e ēmimeve tė prodhimeve tjera. Bexheti thotė se nė takimin qė ka realizuar para disa ditėve me shefin e misionit tė FMN-sė pėr Maqedoni, Mark Grifits ka diskutuar edhe pėr politikėn fiskale tė shtetit.

Alsat-M
PM
Top
urtesa
Postuar nė 30.07.2008, 21:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Sektori jolegal ekonomik,njė kėrcnim dhe sfida mjaft serioze pėr aspiratat zhvillimore dhe integruese tė vendeve nė tranzicion
Rufi Osmani, Gostivar

Tema e ekonomis jolegale dhe fenomenet pėrcjellėse tė sajė tė personifikuara nė korupcion,ryshfetet dhe deformimet e tjera qė shoqėrojn kėtė fenomen destruktiv ekonomik dhe shoqėror janė gati se tema tė pėrditshme nė media,nė debate profesionale dhe politike dhe nė biseda tė pėrditshme ndėrmjet njerzive tė rėndomt.Ėshtė pėr tu veēuar paradoksi qė kosiston nė faktin se sa mė tepėr qė debatohet pėr fenomenin nė fjalė, i njejti jo vetėm qė nuk dobėsohet dhe elinimionohet por pėrkundrazi fiton nė intenzitet edhe mė tė madhė.
Tema nė fjalė ėshtė shkak dhe pėrmbajtje kryesore edhe e konfrontimin aktual politik ndėrmjet dy liderėve tė PSSH z.Ilir Meta dhe kryeministrit tė Shqipėrisė z.Nano.Autori do tė synon qė nėpėrmjet njė qasje tė kombinuar teoriko-praktike tė analizon problematikėn nė fjalė pa pretendime pėr tė dhėnė vlerėsimet mė meritore pėr temėn nė fjalė.

• Cila ėshtė praktika e deritshme e tranzicionit pėr problematikėn nė fjalė?

Gjatė dekadės qė e lam pas shumė ish vende socialiste qė kishin ekonomin e bazuar nė planifikimin qendror e nisėn procesin e tranzicionit duke synuar transformimin e ekonomive tė tyre nė ekonomi funksionale tė bazuara nė ligjshmėrit e tregut dhe nė pronėn private.Sukseshmėria e procesit nė fjalė krahas zbatimit tė reformave tė njė spektri mjaftė tė gjėrė legjislativ, pronėsor, strukturor,monetar dhe fiskal nėnkuptonte edhe krijimin e institucioneve funksionale dhe njė rol komplementar qeveritar nė raport me ekonomin e tregut.
Praktikat e deritashme tė procesit tė tranzicionit nė ekonomit jo tė suksesshme tranzitore kan nxjer nė pahė funksionimin e shtetit nė ekonomi si njė nga mangėsit kryesore tė periudhės sė deritashme dhe si sfidėn kryesore qė do tė shoqėron kėtė proces tė ndėrlikuar tė transformimit ekonomik nė tė ardhėmen.
Nė kuadėr tė njėrės nga strategjit e tranzicionit tė pagėzuar si ,,shok terapia,, e pėrfaqėsuar nga ekonomisti amerikan Xhefri Saks nė fazat e hershme tė tranzicionit elementet kryesore tė tranzicionit vlerėsoheshin se duhet tė jen liberalizimi i ēmimeve,stabilizimi makroekonomik dhe privatizimi i pronės shtetėrore.Pėrkrahėsit e kėsaj strategjie vlerėsonin se elementet nė fjalė do tė ishin tė mjaftueshme tė transformonin ekonomit nė tranzicion nė ekonomi funksionale tė tregut.Praktikat e deritashme tranzitore tek shumica e vendeve nė tranzicion dhe nė veēanti tek vendet e Europėsjuglindore konfirmuan pamjaftueshmėrin e tezave nė fjalė.Njė pamjaftueshmėri e kėtillė nė veēanti ėshtė evidente nė rastin e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės pavarsisht nga vonesat objektive nė zbatimin e procesit tė tranzicionit qė shoqėrojn Kosovėn.
Nė njė analizė tė tij Andrei Schleifer (1996) do tė konstatoj me tė drejtė se liberalizimi i ēmimeve do tė eliminon kontrollin e qeveris mbi ēmimet,stabilizimi do tė imponon njė politikės tė shtėrnguar buxhetore qeveritare dhe privatizimi do tė eliminon kontrollin e drejtpėrdrejt qeveritar mbi ndėrmarjet,mirėpo kėto ndrysh-ime janė tė mjaftueshme pėr tė shkatruar ekonomin e bazuar nė planifikimin qendror,por nuk janė tė mjaftueshme pėr tė transformuar kėto ekonomi nė ekonomi funksionale tė tregut.
Nga mė sipėr del nė sipėrfaqe e vėrteta se pėrkrahėsit e strategjisė sė ,,Shok terapis,, e nė ato suaza edhe institucionet kryesore ndėrkombėtare financiare dhe nė veēanti FMN si institucioni kryesor qė asistonte nė zbatimin e reformave tek vendet nė tranzicion e heshtėn me qėllim ose pa qėllim rolin qė qeveria (shteti) duhet ta luaj nė ambinetin e ri ekonomik tė bazuar nė ligjėshmėrit e tregut.
Tė arituar e deritashme tranzitore nė lėmin e ekonomisė dhe nė aspekt tė funksionalitetit kompatibil tė qeveris nė harmoni me kėrkesat e ekonomis sė tregut nė rastin e Shqipėrisė,Maqedonisė dhe Kosovės vėrtetojn nė tėrėsi konstatimin e mėsipėrm.Nė veēanti njė konstatim i tillė ėshtė tepėr adekuat nė rastin e Shqipėrisė,sepse qeverit e Shqipėrisė qė nga fillimi i zbatimit tė procesit tė tranzicionit zbatuan me pėrprikėri strategjin e ,,shok terapisė,,ndėrsa autoritetetet qeveritare tė Maqedonisė u pėrcaktuan dhe zbatuan strategjin e gradualizmit tranzitor.Zbatimi i procesit tė tranzicionit nė Kosovė i ka specifikat shtesė tė cilat e vėshtirėsojn edhe mė shumė kėtė proces si pasojė e statusit aktual politik tė Kosovės,mirėpo pasojat ekonomike vazhdojn tė ken trende tepėr negative nė tė gjitha drejtimet.

• Cili ėshtė niveli i funksionalitetit tė institucioneve politike ?

Teoria dhe praktika ekonomike tashmė kan qėndrime tė verifikuara se funksionimi i mirė i ekonomive tė tregut kėrkon dhe nėnkupton edhe ekzistimin e qeverive tė cilat janė efikase nė instalimin,pėrforcimin dhe zbatimin e rregullave tė lojės nė lidhje me konkurencėn,promovimin dhe ndarjen e objektivave sociale,plotėsimin e nevojave qeveritare pėr financa publike,mbrojtjen e tė drejtave tė pronės private dhe publike,prodhimin e tė mirave publike me cilėsi dhe sasi tė kėnaqėshme dhe nevojave tė tjera edhe nė lėmin e ekonomis.
Pėr tė ushtruar detyrimet e veta qeverit kan nevojė pėr institucione mirė tė zhvilluara tė udhėhequra nga personalitete kompetente,tė stimuluar nė mėnyrė tė institucionale dhe tė ndershme.
Institucionet e tilla rėndom nuk bėhen nė mėnyrė magjike,ato duhet tė krijohen nė njė periudhė tė gjatė dhe tepėr tė mundimshe nė veēanti tek vendet ekonomikisht tė varfėra dhe nė tė cilat kultura demokratike dhe depolitizimi i administratės publike janė nė fazat fillestare siē ėshtė rasti me vendet e analizuara.Nė vendet e zhvilluara industriale pėr krijimin e inistitucioneve tė tilla u desht tė kalojn shekuj dhe nė disa nga ato vende ato ende sot e kėsaj dite janė nė procesin e zhvillimit permanent dhe pėrmirėsimit tė vazhdueshėm.Nė ekonomit nė tranzicion krijimi i institucioneve tė tilla duhej tė bėhej pėr njė periudhė shumė tė shkurt kohore dhe nėn kushte shumė mė pakė tė volitshme ekonomike dhe politike.
Dhe pikėrisht resurset minimale materiale dhe humane nė dipozicionin,koha tepėr e shkurtėr nė dispozicion dhe mbi tė gjitha keqpėrdorimet e pushtetit nga elitat politike alternative ishin ndėr shkaqet kryesore tė dėshtimit tė krijimit tė institucioneve tė pavarura nė vendet e Europėsjuglinore nė pėrgjithsėsi dhe nė veēanti nė rastin e Shqipėrisė e Maqedonis dhe pjesėrisht nė rastin e Kosovės.
Pėr tė realizuar funksionin e vet nė mėnyrė tė dobishme dhe thelbėsore qeveria nuk duhet tė jet e madhe nė kuptimin e harxhimeve dhe tatimimit por e njejta duhet tė jet efikase nė realizimin e rolit tė saj rregullues nė ekonomi dhe nė shqėri nė pėrgjithėsi.
Maqedonia nė veēanti pėrbėn rastin e kundėrt nė kėtė aspekt duke pasur njė administrat tepėr tė madhe tė sektorit publik krahas jofuksionalitetit dhe politizimit tė skajshėm tė tė njejtės.
Nė kėtė kuptim politikat e kėqija mund tė krijojn mė tepėr dėm nė krahasim me moszbatimin e kurfarė politikave,menaxhmentet qeveritare politike nė Shqipėri dhe Maqedoni e kan vėrtetuar shumė herė kėtė konstatim tė mėsipėrm gati se nė tėrė periudhėn e deritashme tranzitore.
Si raste mė eklakante nė kėtė drejtim vlen tė pėrmenden tolerimi i krijimit dhe funksionimit deri nė bankrotin e tyre tė skemave piramidale te tė dy vendet,thyerja e embargos tė KB ndaj ish Jugosllavisė,manipulimet dhe keqpėrdorimet e skajshme me procesin e privatizimit,tolerimi i ekonomisė ilegale dhe evazionit tė gjėrė fiskal,tolerimi i kontrabandės dhe trafikut me njerėz dhe veprime tė tjera tė jashtėligjėshme.
Rasti i krijimit dhe tolerimit tė ekzistimit tė skemave piramidale si krijesa informale ekonomike nėn pėrkrahjen dhe mbykqirjen e drejtpėrdrejtė tė autoriteteve mė tė larta qeveritare tė Shqipėrisė deri nė vitin 1997 paraqet rastin e paprecedent tė papėrgjegjėsis mė tė lart politike nė historikun e ekzistimit tė shtetit shqiptarė,qė si pasojė kishte shkatrimin e plotė tė ekonomis dhe institucioneve tė vendit,varfėrimin e skajshėm tė popullsis civile,dėmtimin e popullsis dhe tė ekonomis nė vlerė absolute prej afėrsisht 2 miliard dollar amerikan dhe rrezikoi tė zhbėnte politikisht nė tėrėsi vet ekzistimin e shtetit shqiptarė.
Ekonomit e vendeve tė Europėsjuglindore dhe nė ato suaza nė veēanti ekonomit e Shqipėrisė,Maqedonisė dhe Kosovės karakterizohet me njė nivel tepėr tė lart tė evazionit fiskal dhe tė shėrbimeve tė varfėra publike nė tė gjitha nivelet qeverisėse.Objektivi kryesor i reformės fiskale te kėto vende ka qen dhe do tė jet edhe nė perspektiv rritja e tė ardhurave buxhetore duke zgjėruar bazėn tatimore krahas ngushtimit tė sektorit jolegal tė ekonomisė.Bėrėsit e politikave qeveritare nė kėto vende ballafaqohen me njė numėr tė madhė tė sfidave qė kan pėr synim stimulimin e rritjes sė tė ardhurave tatimore dhe pėrmirėsimin e funksionimit tė sektorit publik nė aspket pėrmbajtėsor.
Njė nga sėmundjet mė kanceroze tė ekonomive nė tranzicion pa dyshim ėshtė sektori mjaftė i zhvilluar i ekonomis informale( ekonomia jolegale) dhe dukurit shoqėruese tė sajė si korupcioni,ryshfeti dhe format e tjera tė keqpėrdorimeve tė pozitave publike nė nivele tė ndryshme qeveritare.Autorė tė ndryshėm lokal dhe ndėrkombėtar vlerėsojn se lartėsia e ekonomis jolegale nė kuadėr tė ekonomis sė pėrgjithshme nė vendet e Europės juglindore lėvizėn prej 30-60% nė raport me ekonomin legale dhe nė kėto suaza prin nė veēanti Shqipėria e shoqėruar me Maqedonin dhe Kosovėn.

• Definimi i sektorit jolegal ekonomik

Sektori jolegal ekonomik nė pajtim me literaturėn e gjėrė dhe nė veēanti sipas definicioneve tė autorėve Schrage (1984) dhe Thomas (1992) pėrkufizohet si njė bashkėsi aktivitetesh qė nė parim ushtrohen legalisht dhe qė duhet ti nėnshtrohet tatimimit por qė nuk deklarohen si aktivitete komerciale legale dhe tė cilat nuk pėrfshihen nė kalkumimin e tė ardhurės kombėtare ose qė pjesėrisht pėrfshihen nė PBB siē ėshtė rasti me Shqipėrin.
jesėmarja nė sektorin jolegal ekonomik paraqet thyerje tė normave legale pavarėsisht qė aktivitetet nė fjalė nė njė farė mėnyre ushtrohen nė mėnyrė legale.Bartėsit e aktiviteteve tė sektorin informal ekonomik ose tė ashtuquajtuara ,,aktivitete tė nėntokės,, tentonj tė koruptojn autoritetet publike,ashtu qė ,,zyrtarėt dobėt tė paguar,, pranojn ryshfete si kėmbim pėr mbrojtjen ose pėr favorizime qė i bėhen sektorit jolegal duke dėmtuar interesin e shtetit.

-----------------------------------------------------------------

Nese doni ne teresi ta lexoni punimin, klikoni ketu.
PM
Top
urtesa
Postuar nė 31.07.2008, 20:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Kosova: Mos lejoni rusėt tė marrin naftėn e shqiptarėve
Genc Kondi/ Elira Ēanga

Mos lejoni qė rusėt tė marrin sektorin strategjik tė naftės shqiptare! Ka qenė ky reagimi i shumė pėrfaqėsuesve tė biznesit, qeverisė, medias dhe qarqeve akademike kosovare, tė kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ditėt e fundit, pas publikimit tė artikujve tė saj, qė kanė sinjalizuar se kompani ruse, tė lidhura me interesat e drejtuesve mė tė lartė tė Kremlinit, kanė marrė nga ministri i Energjetikės, Genc Ruli, oferta pėr blerjen e 85 % tė aksioneve tė ARMO-s, tenderi pėr tė cilin ka filluar dhe mė 21 maj shpallet parakualifikimi. Tė fshehura pas kompanive tė tilla, si “Penta Group” (ēeke), INA (kroate) ose MOL (hungareze), praktikisht fshihen “Yukos”, “Rossneft”, “Gazprom” etj, tė cilat me tė sipėrpėrmendurat kanė marrėdhėnie tė fshehta aksionere dhe i kanė pėrdorur pėr tė siguruar hyrjen nė tregun energjetik tė rajonit tė Europės Qendrore e Ballkanit. Kontrolli i industrisė sė vetme tė pėrpunimit tė naftės nė vend, do tė krijonte mundėsinė qė Rusia tė ndikonte mbi politikėn dhe diplomacinė, jo vetėm tė Tiranės zyrtare, por edhe nė shmangien e prirjes sė shpallur pro-perėndimore tė mbarė kombit shqiptar drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, - theksojnė tė intervistuarit nga Kosova. Ja se ē’thanė ata, konkretisht pėr “Gazetėn”

Prof.dr. Musa Limani
Si ekonomist dhe intelektual shqiptar, kam tė drejtėn tė jap opinionet e mia edhe pėr rrjedhat ekonomike nė Shqipėri, sepse trendet ekonomike qė zhvillohen nė vendin amė, reflektohen nė mėnyrė indirekte apo direkte edhe nė Kosovė. Parimisht, nuk jam dakord me privatizimin e burimeve natyrore, sepse ato nuk janė pasuri e ndonjė subjekti, por janė begati gjithėkombėtare. Prandaj, duke u nisur nga e kaluara historike e hidhur shqiptare, mund tė them se ajo ēka vjen nga Rusia, nuk ėshtė nė tė mirėn e shqiptarėve. Qėndrimi antishqiptar i Rusisė u tregua edhe tani, me rastin e pavarėsisė sė Kosovės. Ishte i vetmi vend, i cili, pa kurrfarė tė drejte dhe arsyeje, ishte kėmbėngulės kundėr pavarėsisė sė Kosovės, qė njėkohėsisht do tė thotė edhe kundėr interesit gjithėkombėtar. A nuk do ta bėnte kėtė, nėse futej nė sektorin e naftės nė Shqipėri?
Prandaj, unė mendoj, duke u nisur nga fakti se Rusia, historikisht gjithmonė ka mbajtur qėndrim antishqiptar, se ajo, po tė arrinte tė kontrollonte kompaninė shqiptare tė naftės, ARMO, me siguri nuk do tė angazhohej pėr tė mirėn dhe zhvillimin e Shqipėrisė, por pėr fitimet e saj. Kontrolli i Rusisė nė sektorin e naftės, Shqipėrinė do ta shndėrronte nė njė neo-koloni (ndoshta, madje, edhe nė njė koloni klasike) ekonomike. Jo vetėm pėr ekonominė e Shqipėrisė, por edhe pėr ekonominė e Kosovės do tė ishte njė handikap i madh, nėse Rusia do tė kontrollonte sektorin e naftės nė Shqipėri. Me kėtė rast, ajo do tė kontrollonte edhe zhvillimet ekonomike tė Shqipėrisė. Rusia asnjėherė nuk do tė kontribuojė nė dobi tė ekonomisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Pėrkundrazi, ajo do tė jetė pengesa kryesore ndaj integrimit dhe zhvillimit ekonomik mbarėkombėtar.
Me siguri qė Rusia do tė tentojė qė proceset ekonomike tė Shqipėrisė t’i lidhė, kryesisht me ekonominė e saj, nėpėrmjet kėmbimit ndėrkombėtar ekonomik, transferimit tė proceseve teknologjike, furnizimit me lėndė tė para, tregut tė punės, tė kapitalit etj. Nė kėtė mėnyrė, do tė sprapste orientimin pro-perėndimor, politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė dhe do tė synonte izolimin nė proceset integruese me ekonominė e Kosovės.

Safet Gėrxhaliu
Shef i Marrėdhėnieve me Jashtė pranė Odės Ekonomike tė Kosovės
Ne ndodhemi nė procese integruese dhe vėrtet jemi nė njė ekonomi tė lirė tė tregut, por pavarėsisht nga kjo, tė gjitha vendimet e mėdha pėr ēėshtjet ekonomike dhe tė energjetikės duhet tė ndėrmerren, duke pasur parasysh edhe detyrimet morale dhe etikėn e biznesit. Kėtė e mishėron nacionalizmi ekonomik; ai ėshtė pjesė e ekonomisė dhe tregut tonė tė lirė. Duke u nisur nga pėrvoja e hidhur e Kosovės pėrballė pengesave qė ka vendosur Rusia ndaj pavarėsisė sė saj, duhet tė kemi parasysh se Shqipėria nuk duhet tė bėhet ēerdhe e atyre qė kanė rezerva ndaj interesave kombėtare, qė kanė qėndrim armiqėsor ndaj Kosovės, por dhe shqiptarėve. Interesat kombėtare nė kėtė rast, duhet tė mbahen mirė parasysh.
Pėrveē qėllimit ekonomik, hyrja e kompanive ruse nė tregun shqiptar ėshtė mė tepėr njė qėllim politik, dhe Rusia do tė dijė ta pėrdorė kėtė, si njė mjet pėr tė vonuar proceset integruese tė Kosovės. Mė pas, me siguri do tė vijonin implikime dhe reflektime negative nė Kosovė. Hyrja e kapitalit rus nė Shqipėri, pa dyshim do tė kishte edhe efekt negativ, ndoshta jo tani pėr tani, por mė vonė, nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės.
Blerim Rexha
Zėvendėsministėr,
Ministria e Energjisė dhe Minierave e Kosovės
Ėshtė evidente qė Rusia ėshtė duke e pėrforcuar pozitėn e vet nė sektorin e energjisė nė Europė, pėrfshirė pjesėn e saj juglindore. Shpresoj qė ēdo lėvizje e Shqipėrisė nė ēdo fushė, do tė jetė nė mbėshtetje tė njohjes sė mėtejshme dhe konsolidimit tė shtetit tė ri tė Kosovės.
Kosova tani ėshtė shtet i pavarur, dhe ky fakt nuk mund tė injorohet mė nga askush.

gazeta shqiptare-04/05/2008
PM
Top
Taylor
Postuar nė 01.08.2008, 02:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 466
Antari Nr: 16623
Bashkangjitur: 31.07.2008



Kush tjetėr pos Rufi Osmanit?




 Citim (urtesa @ 22.07.2008, 09:25)
Rufi Osmani

Ka lindur mė 20 gusht 1960 nė Ēajlė, komuna e Gostivarit. Nė Universitetin e Prishtinės, si student i dalluar, mbaron studimet nė fakultetin Ekonomik nė vitin 1983. Nė vitin 1998 i regjistron ndėrsa nė janar tė vitit 2002 i pėrfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistėr i shkencave ekonomike. Nė janar tė vitit 2005 mbron me sukses tezėn e doktoraturės me temė “Bashkėpunimi i Shqipėrisė dhe Maqedonisė me FMN dhe Bankėn Botėrore, njė analizė krahasimore” dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.

Mė 1994-tėn zgjidhet deputet nė Parlamentin e Maqedonisė. Dy vite mė pas jep dorėheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post tė cilin me ndėrprerje e ushtron deri nė prill tė vitit 1998.

Qė nga themelimi i Universitetit tė Tetovės nė vitin 1994 ka qenė i kyēur nė strukturat e financimit dhe nė procesin mėsimdhėnies si ligjėrues deri nė vitin 2003.

Aktualisht ėshtė duke punuar si profesor nė Universitetin e Evropės-Juglindore nė Tetovė dhe udhėheq biznes privat nė kuadėr tė kompanisė familjare “Ardian” me seli nė Gostivar.

Ka tė publikuar me shumė punime profesionale, shkencore dhe publicistike nė revista lokale dhe rajonale nga lėmia e ekonomisė, politikės dhe arsimit. “Mendimi alternativ politikė dhe ekonomik“ ėshtė libri i tij i parė. Specializimi i ngushtė nė bazė tė pėrvojės profesionale lidhet me financė dhe kontabilitet ndėrsa nė bazė tė hulumtimeve shkencore me financat ndėrkombėtare dhe tranzicionin ekonomik.

(Biografi e publikuar ne revisten Nacional, nr.10)


Ky postim ėshtė ndryshuar nga Taylor nė 01.08.2008, 03:00


----------------------------------------
45. Atė ditė ėshtė mjerim pėr pėrgėnjeshtuesit.
46. Ju (jobesimtarė nė dynja) hani e kėnaquni pėrpak kohė, sepse vėrtet ju jeni rrebelė.
47. Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė mohuan tė mirat e Zotit.
48. Dhe kur atyre u thuhej: "Pėrkuluni!", ata nuk pėrkuleshin.
49. Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtuan.
50. Pra, cilės fjalė (libėr) pas kėtij (Kur'anit) i besojnė?

(Kur'ani, kaptina 77 Murselat, ajetet 45-50)
PM
Top
urtesa
Postuar nė 02.08.2008, 08:40
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 207
Antari Nr: 13823
Bashkangjitur: 21.02.2008



Larg globalizimit ekonomik
Prof.Dr. ABDYLMENAF BEXHETI

Tingėllon shumė ambicioze vėnia e njė paralele nė krahasim midis trendeve ekonomike globale dhe Maqedonisė, kur edhe kapaciteti ekonomik i tėrė EJL ėshtė minor nė krahasim me ekonominė globale. Megjithatė ky krahasim mund tė jetė interesant kur do tė analizohet ekonomia globale dhe vendet nė zhvillim dhe nė kėtė kontekst edhe Maqedonia.
Nė kėto relacione, theks tė veēantė meriton liberalizmi si instrument kryesor i globalizimit, pėrmes tė cilit pretendohen tė zgjerohen proceset globale nė tė gjitha sferat. Nė spikamė tė analizės sė sotme ėshtė globalizimi ekonomik pėrmes liberalizimit ekonomik nė tė cilin bazohen shpresat e mėdha tė "ringjalljes" ekonomike tė vendit.
Personalisht e pėrkrah filozofinė ekonomike liberale dhe procesin e globalizimit ekonomik edhe pse aktorėt e kėtij procesi nuk brengosen pėr "tė vegjlit", siē jemi ne. Ne nė kėtė proces jemi si njė pikė uji nė oqean, por duhet me saktėsi tė llogaritim pėrfitimet dhe riskun nga ky proces qė tė pėrgatitemi pėr sfidat e tij-pėr rritje tė pėrfitimeve eventuale dhe pėr humbje mė tė vogla. Nėse nuk mundemi tė ndikojmė nė tė sė paku tė analizojmė dhe vlerėsojmė si funksionon ky proces nė tėrėsinė e tij dhe ēfarė impakti ka nė vendet nė zhvillim, bllokut qė i takojmė edhe ne me tėrė rajonin.
Bota nga aspekti ekonomik ėshtė trepolare-shtetet e zhvilluara tė cilėt kontrollojnė mbi 80 pėr qind tė pasurisė botėrore, vendet nė zhvillim (me normė dominante tė varfėrisė relative) dhe vendet e pazhvilluara (me normė dominante tė varfėrisė absolute), tė cilėve sė bashku u mbetet vetėm 20 pėr qind e pasurisė botėrore, edhe pse dy kategoritė e fundit pėrbėjnė 80 pėr qind tė popullatės botėrore!
Kjo popullatė nė vendet nė zhvillim dhe tė pazhvilluara jeton nė nivel permanent tė tė ardhurave tė ulėta dhe varfėrisė sė lart si dhe nė shkallė tė lart tė papunėsisė dhe nivel tė ulėt tė arsimimit.


Si janė trendet aktuale nė kėtė dimension?

Nė vitin 2001 nė nivel botėror ėshtė formuar "Komisioni Botėror pėr dimensionet sociale tė globalizimit", me ekspert tė dėshmuar nė nivel global tė cilėt pėrveē tjerash kanė pėr qėllim ti vrojtojnė dhe tė japin rekomandime pėr pėrmirėsimin e dimensioneve sociale tė proceseve tė globalizimit. Gjatė vitit 2004 u bė studimi i parė kompleks i tyre (nė 73 shtete) i cili rezultoi se nė tė gjitha regjionet, pėrveē SHBA-sė, BE-sė dhe Azisė Jugore, ėshtė rritur norma mesatare e papunėsisė nė periudhe 1980-2002 dhe papunėsia globale ėshtė rritur edhe pėr 186 milion njerėz. Varfėria globale (nga 6,5 miliard njerėz nė botė) ėshtė rritur nga 36 pėr din nė vitin 1981 nė mbi 40 pėr qind nė vitin 2002! Nė Afrikė pėr shembull varfėria ekstreme (me 1 dollar amerikan nė ditė pėr kokė banori) nė vitin 1981 ishte 41,6 pėr qind, kurse njėzet vite mė vonė, kjo shifėr rritet nė 47 pėr qind. Komisioni botėror gjithashtu konstatoi se 59 pėr qind e njerėzve nė botė jetojnė nė vende ku dallimet nė shtresat sociale janė nė rritje kurse vetėm pesė pėr qind
e njerėzve jetojnė nė shtetet ku kėto dallime zvogėlohen! Qė tė mos ngarkohemi mė tej me statistikėn ekonomike globale, pėrfundimi nga gjithė kjo ėshtė se bota ėshtė shumė e ēekuilibruar nė aspektin socio-ekonomik dhe qė ėshtė edhe mė brengosėse, trendi ėshtė nė keqėsim permanent. Nė fillim tė viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar, kur paralajmėrohej globalizimi, nga ai
priteshin rezultate euforike dhe triumfale. Nėrkohė, vetėm pėr gjashtė vite, prej 1990-1996 derdhja e kapitalit midis vendeve tė zhvilluara u rritė pėr gjashtė here pėrderisa prej vendeve tė zhvilluara nė ato nė zhvillim nuk arriti njė herė tė dyfishohet. Njė nga detyrimet themelore tė OBT-sė (Organizatės Botėrore tė Tregtisė) ishte qė tė instalojė rregulla tė balancuara nė tregtinė ndėrkombėtare midis vendeve tė zhvilluar dhe nė zhvillim ku promovohej parimi "win-win" do tė thotė tė dy botėrat do tė jenė fituese. Protestat e para masive kundėr globalizimit
nė Dhjetor 1999 nė Seattle, ku debatohej pėr raundin e ri tė negociatave tregtare me qėllim tė liberalizimit tė mėtejmė tė tregjeve kombėtare i dhanė edhe sinjalet e para se "kombinacionet pėrfituese", tė tė dyja palėve nė procesin e globalizimit filluan ti multiplikojnė kundėrshtarėt e vet.
Ekonomitė e zhvilluara nė njėrėn anė promovojnė liberalizim tė plotė tė ekonomive kombėtare kurse nė anėn tjetėr gjithnjė e mė shumė i rritin subvencionet pėr prodhimet vendore. Ekzistojnė shumė fakte konkrete pėr ēdo ekonomi kombėtare tė zhvilluar, cilėt dhe sa i subvencionojnė prodhimet e tyre, bile edhe tregje tė tėra rajonale kundėrvihen me masa tė ndryshme mbrojtėse dhe tė dumpingut, siē ėshtė SHBA dhe BE nė njėrėn anė pėr ēelikun dhe SHBA dhe Kina pėr shumė prodhime tjera, nė anėn tjetėr. Pėrkundėr kėsaj nė botė sot ka individ me dije dhe guxim qė dine tė bėjnė kritik tė argumentuar pėr fenomenet gjithnjė duke i shfaqur nė sipėrfaqe padrejtėsitė dhe mangėsitė e kėtij dhe proceseve tjera. Kėto kritika i nxjerrin nė dritė "kreatorėt" e kėtij procesi si aktor kryesor tė kėtyre padrejtėsive dhe qė mė sė shumti pėrfitojnė nga kjo. Nobelisti pėr ekonomi i vitit 2001 - Joseph Stiglic, i cili ishte kėshilltar kryesor ekonomik i ishpresidentit Bill Clinton si dhe ekonomist kryesor i Bankės Botėrore, edhe pėr nga pozicionet dhe detyrat ku shėrbeu, kishte mundėsinė mė tė mirė tė pasqyrojė implikacionet e globalizimit ashtu si ai qeveriset. Nė librin e tij tė fundit (tė sapobotuar) pėr globalizimin ai jo vetėm qė i identifikon problemet nė kėtė proces pa ngurrim por edhe i dėshmon se cilėt janė ata qė i krijojnė problemet nė kėtė proces duke I apostrofuar shtetet e zhvilluara industriale. Ai jo vetėm qė i kritikon rregullat e lojės nė menaxhimin me globalizmin por vėrteton se nė drejtimin e proceseve globale u lanė pas dore objektivat kryesore pėr krijimin e jetės mė tė mirė nė pėrgjithėsi pėr njerėzimin nė botė nė favor tė "pėrfitimeve materiale" tė vendeve mė tė zhvilluara, qė pėr fund tė konkludoi se edhe pėrkundėr angazhimeve tė "avokatėve" tė globalizmit se prej kėtij procesi do tė pėrfitojnė tė gjithė, dėshmitė tregojnė se mė sė shumti humbėn tė varfėritė.


Rrjepja e qytetarėve

Ėshtė interesant se nė gjithė kėtė luftė ekonomike tė tė zhvilluarve mė tė dėmtuar dalin mė tė dėgjueshmit - do tė thotė vendet mė tė varfra midis tė cilėve edhe Maqedonia. Nė emėr tė liberalizimit tregtar destimulohet prodhuesi vendor e me kėtė u krijohet hapėsirė prodhimeve tė importit tė cilėt me njė politikė mė active ekonomike mund tė stimulohen tė prodhohen edhe nė vend, Nė vend qė kurbetxhinjtė tanė tė rruajnė lopėt nė Zvicėr ose Itali le tė kthehen kėtu ta bėjnė tė njėjtėn punė bile edhe mė mirė dhe nė vend qė t'i importojmė prodhimet e qumėshtit do t'i kemi vendore. Kjo jo qė nuk ėshtė e pamundshme, por shembuj tė tillė individual kemi plot. Pėr shembull nė komunėn e Bogovinės apo nė Xhepēisht. Akoma nuk mund tė prodhojmė ēipė elektronikė, por mund tė prodhojmė prodhime qumėshti, ēipsa, lėngje... dhe pemė e perime mė ekologjike se importet. Kompetentėt nė Qeveri dhe institucione tjera nuk duhet fare tė jenė inferior nė negociatat me FMN-nė apo OBT-nė, mjafton tė pėrdoren argumentet qė pikėrisht pėrdoren prej qeverive kombėtare tė atyre qė i drejtojnė kėto institucione apo misione dhe tė gjinden mekanizmat efikas tė mbrojtjes prej liberalizimit tė panevojshėm me "koktej masat" ekologjike, shėndetėsore dhe standarde tjera qė vetė shtetet e zhvilluar i zbatojnė nė doganat e tyre rigoroze. Nėse diku na duhet liberalizimi ai ėshtė pikėrisht nė ato sektor dhe kapacitete ku kompanitė e vendeve tė zhvilluar kanė ndėrtuar pozicione monopoliste dhe konjunkturale nė tregun tonė - si telekomunikacioni, sigurimet, rafineria, ēimentorja ...etj. Sa pėr njė ilustrim, pėr 5-6 vitet e fundit paguajmė rreth 50-60 pėr qind ēmime mė tė larta tė telefonisė celulare e cila fiton mbi 150 milionė euro nė vit prej kėtij "tregu kaq tė dehidruar dhe anemik" dhe kėtu dalin mbi 400 milionė euro diferencė nė ēmime duke i rrjepur qytetarėt. Ja pėr kėtė duhet tė analizojmė dhe tė studiojmė impaktin e globalizmit ekonomik edhe nė vendin tonė sepse kėsaj Stiglic I thotė neokolonializėm i mileniumit tretė!



PM
Top
CuLiRuLz
Postuar nė 02.08.2008, 09:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 389
Antari Nr: 16501
Bashkangjitur: 21.07.2008



Roft Rufi Osmani be vlla roft ai i cili mendon per te gjith :D


----------------------------------------
Adhurues me MILION a ka SHQIPE qė sum DON..!
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top

Topic Options Faqe: (6) 1 [2] 3 4 ... E fundit » Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio