Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ethet e Ringut dhe Ndjenja e Fitores
webm
Postuar nė: 03.04.2006, 11:09
Quote Post


Lovely Jubbly
*****

Posti: Admin
Postime: 2217
Antari Nr: 1
Bashkangjitur: 24.11.2004



Kampioni i Diaspores dhe i te gjithe shqiptareve ne sportin e rende te boksit profesional meritoj fitoren ne ndeshjen e tij te radhes, sot me date 02/04/2006. Mbreti i ringut profesional Kuq e Zi, Kreshnik Qato, krijoj serisht nje atmosfere ku brohoritjet dhe ballelartesia kombetare bashke me muziken e mrekullueshme Shqiptare u ndjene dhe u degjuan serisht me plot krenari ne ringun e boksit Britanik. Kesaj radhe pikerisht ne arenen Londineze, te "York Hall", e cila njihet si "Shtepija e Boksit Britanik".

Keshilla qe trajneri i mirenjohur Luigji Leo, ish-kampion i Britanise, i drejtoj Kreshnikut ishte: "Kjo eshte ndeshja qe do te hap deren e suksesit" per takime titullore. Por kjo dere do hapej vetem me fitore dhe asgje me pak. E keshtu ndodhi, pas nje hyrje te furishme ne ring medisa dopje-goditje qe i dha kundeshtarit, Kreshniku dukej ne nje gjendje te shkelqyeshme fizike dhe psikologjike. Per nga deshira, mundi dhe djerset e stervitjes, Kreshniku e kishte te shkruar ne balle se do te fitonte. Por si gjithmone, e ēdo sport, fusha dhe rregullat te vendosin perballe nje konkuruesi, me statistika pothuajse te barabarta; i cili po ashtu deshiron te dale fitimtare, pasi dihet qe edhe ai ka shpenzuar energji per te arritur fitoren. Natyrisht kundeshtari i tij, ishte po aq i vendosur te fitoje sa edhe Kreshniku. Ne nje prononcim qe Qato beri para se te hyje ne Ring, ai tha se "Dy boksire sterviten per muaj te tere, per te konkuruar ne nje ndeshje, prandaj fitoria varet me shume nga forca psikologjike" pasi ajo fizike eshte simetrikisht e barabarte.

Kesaj radhe Kreshta e boksit profesional shqiptare Qato, u ndesh me Francezin Laurent Goury, te cilin e mundi me nje difference prej pese pikesh, (60-55) ne nje ndeshje te gjykuar nga gjygjtari Lee Cook. Kjo diference minimale, thekson faktin qe Kreshniku pati nje kundershtare te forte e te mire-pergatitur, por qe ky i fundit, nuk mundi ti shtoj statistikave te tij nje fitore por krejtesisht te kunderten. Ne fakt, Courey u tregua hileqare dhe u qortua disa here nga Gjygjtari i ndeshjes sepse ai e goditi Kreshnikun disa here me sup. Madje, u degjua qe gjygjtari ti thoje se do ta skualifikonte direkt nga ndeshja nese ai do e perseriste hilen.

Raundet tre minuteshe kalonin njera pas tjetres me shume ankth, por, Kreshniku sa vinte e i afrohej fitores. Epersia e boksierit tone filloj te dukej qarte, por siē dihet, kur ne ring ndodhen dy kundeshtare te forte, ndeshja nuk mbaron deri ne seconden e fundit e keshtu ndodhi. Goditjet e boksierit shqiptare vershonin pa rreshtur mbi trupin e kudershtarit te tij. Ēdo grusht shnderrohej ne nje brohoritje te larmishme polifonike qe vinte njeheresh nga disa qindra zera qe e kishin ndezur atmosferen. Dukej qarte se rreth 500 tifoza te zjarrte qe ishin te pranishem, nuk do pranonin asgje me pak se fitoren e idealit te tyre te forces. Me hamendje, zhurma qe ata benin, nuk e lejonte asnjerin nga boksieret qe te degjonte mendimet ne kokat e tyre nen trysnine e grushtave te kurndeshtarit.

Ne nje bisede tlefonike qe arritem te realizonim me kampjonin tone pas ndeshjes, Kreshniku tha se, "Fitorja ishte fryti i kombinimit te stervitjes time disa mujore me atmosferen dhe brohoritjet" e boks-dashesve shqiptare pergjate gjithe minutazhit te nje dueli vertete klasik. Ai gjithashtu, faleminderoj, te gjithe mbeshtetesit e tij si dhe trajnerin, menazheret, dhe organizmin sportive "Tifozat Kuq e Zi", per mbeshtetjen morale qe ata i kane dhene duke i dhuruar uniformen zyrtare te ringut qe Kreshniku veshi rishtas gjate ketij dueli. Kreshniku, gjithashtu that se brohoritja tashme himnore "O sa mire me qene shqiptare", i kishte dhene force te fitoje ndeshjen.

Nga Londra, Alban Bytyqi

Datotekat e bashkangjitura ( Shkarkuar: 64 )
Datotekat e bashkangjitura  image001.jpg


----------------------------------------
"I am so clever that sometimes I don't understand a single word of what I am saying" - O. Wilde (Irish Poet, Novelist, Dramatist & Critic)

"我很聪明,多数时候,我不明白的一个词是什么我说" - A. Selmani
PMEmail PosterUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio