Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ndihme per punim Seminarik
Njomza_22
Postuar nė: 06.04.2006, 21:41
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 200
Antari Nr: 529
Bashkangjitur: 19.02.2006



Do kisha lutur ata qe munden te me gjejn nje punim seminarik ne Studime Evropiane .
TEMA:"Politika e Jashtme e BE-se"
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:07
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Bashkimi Evropian ėshtė njė aktor botėror.

Ka popullatėn prej 450 million – mė shumė se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia sė bashku. Ėshtė tregtari mė i madh botėror dhe krijon njė ēerek tė pasurisė botėrore. Jep mė shumė ndihma vendeve tė varfėra se cilido donator tjetėr. Valuta e tij, euro, renditet e dyta vetėm pas dollarit amerikan nė tregjet ndėrkombėtare financiare.

Bashkimi Evropian nuk pati pėr qėllim tė bėhet fuqi botėrore. I lindur pas Luftės sė Dytė Botėrore, preokupimi i tij i parė ishte qė tė bashkojė kombet dhe popujt e Evropės. Por me zgjerimin e Bashkimit dhe me marrjen e pėrgjegjėsive mė tė mėdha, ai duhet t’i definonte raportet e tij me pjesėn tjetėr tė botės. Ashtu siē punoi nė largimin e barrierave tregtare, zhvillimin e rajoneve mė tė varfėra dhe avancimin e bashkėpunimit paqėsor pėrbrenda kufijve tė tij, Bashkimi punon me vendet dhe organizatat tjera ndėrkombėtare pėr t’u sjellur tė gjithėve beneficonet e tregut tė lirė, rritjes ekonomike dhe stabilitetit nė njė botė gjithnjė e mė tė ndėr-varur. Nė tė njėjtėn kohė, BE-ja mbron interesat e saj legjitime ekonomike dhe komerciale nė arenėn ndėrkombėtare.

Sfida mė e madhe tash ėshtė pėrhapja e paqes dhe sigurisė pėrtej kufijve tė Bashkimit Evropian. Pėr tė tejkaluar kėtė sfidė, BE-ja zhvillon njė politikė tė pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė ashtu qė tė mund tė veprojė si njė forcė pėr stabilitet, bashkėpunim dhe mirėkuptim ēdokund nė botė.

Pėr mė shumė se 40 vite, Lufta e Ftohtė e ndau shumicėn e botės nė dy kampe. Pėrfundimi i saj ēoi kah njė rend mė kompleks dhe mė i brishtė botėror, qė kėrkon kyējen mė tė madhe tė BE-sė nė parandalimin e konflikteve, ruajtjes sė paqes dhe luftimit tė terrorizmit. BE-ja ndimon nė financimin e administratės civile tė OKB-sė nė Kosovė, ofron ndihmė tė vazhdueshme financiare pėr Autoritetin Palestinez, dhe kontribon njė miliardė euro pėr rindėrtimin e Afganistanit. Nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Afrikėn Qendrore nė 2003, BE-ja filloi misionet e para nė kuadėr tė politikės sė saj tė re tė mbrojtjes dhe sigurisė evropiane. Mė shumė misione do tė pasojnė nė tė ardhmen. Duke ndihmuar nė krijimin e sigurisė dhe stabilitetit nė botė, BE-ja poashtu ndihmon nė rritjen e sigurisė pėrbrenda vetė kufijve tė saj.

Nė fund, Bashkimi Evropian dėshmon sesi vendet mund me sukses t’i bashkojnė resurset ekonomike e politike pėr interesa tė pėrbashkėta. Ai shėrben si model i integrimit ndėrmjet vendeve nė regjionet tjera tė botės.


Si i zbaton marrėdhėniet e jashtme BE-ja

SQė nga themelimi tij ne vitet e 50-ta, Bashkimi Evropian ka zhvilluar raportet me pjesėn tjetėr tė botės pėrmes njė politikeje tė pėrbashkėt tė tregtisė, ndihmės nė zhvillim dhe marrėveshjeve formale tė tregtisė dhe bashkėpunimit me vende individuale apo edhe grupe regjionale.

BE-ja ka ofruar ndihmė humanitare nevojtarėve nė mbarė botėn nė vitet e shtatėdhjeta. Qė nga 1993, me Traktatin e Mastrihtit, ajo ėshtė duke zhvilluar njė politikė tė pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė (CSFP – Common Sėcurity and Foreign Policy) qė i mundėson tė ndėrmerr masa tė pėrbashkėta kur vihen nė pikėpyetje interesat e Bashkimit si tėrėsi. Mbrojtja po bėhet njė aspekt i rėndėsishėm i CSFP-sė pasi qė BE-ja kėrkon tė avancojė dhe tė ruajė stabilitetin nė mbarė botėn. Pasi qė mirret me terrorizmin, krimin ndėrkombėtar, trafikimin e drogės, imigrimin ilegal dhe ēėshtjet globale siē ėshtė ambienti, Bashkimi poashtu punon ngushtė edhe me vendet dhe organizatat tjera ndėrkombėtare.

Politika e pėrbashkėt tregtare e BE-sė punon nė dy nivele. Sė pari, nė kuadėr tė Organizatės Botėrore Tregtare (WTO – World Trade Organization), Bashkimi Evropian ėshtė i kyēur nė mėnyrė aktive nė pėrcaktimin e rregullave pėr njė sistem multilateral tė tregtisė ndėrkombėtare. Sė dyti, BE-ja negocion marrėveshjet e veta bilaterale me vende apo grupe regjionale tė vendeve.

Ndihma nė zhvillim dhe bashkėpunim, fillimisht e pėrqendruar nė Afrikė, ėshtė zgjeruar edhe nė Azi, Amerikėn Latine dhe vendet e mesdheut jugor dhe lindor kah mesi i shtatėdhjetave. Qėllimi prapa kėsaj nisme ėshtė qė gjithmonė tė mbėshtetet rritja dhe zhvillimi nė vendet partnere, ashtu qė ata tė kenė resurse ta luftojnė dhe zhdukin varfėrinė. Bashkimi ka interes tė mbėshtes dhe inkurajojė partnerėt tė jenė tė suksesshėm dhe me prosperitet.

Mė shumė se tregtia dhe ndihma

Marrėveshjet e BE-sė me partnerėt e saj rreth globit mbulojnė jo vetėm tregtinė dhe ndihmėn tradicionale financiare e teknike por gjithashtu edhe reformat ekonomike dhe tė tjera, si dhe mbėshtetjen pėr programet nė infrastrukture, shėndetėsi e arsim. Ato gjithashtu ofrojnė njė kornizė pėr dialog politik dhe pėrmbajnė dispozita qė i mundėsojnė Bashkimit tė pezullojė apo anulojė tregtinė apo ndihmėn nėse vendi partner i shkel tė drejtat e njeriut. Pėr mė tepėr, nė 2003, BE-ja vendosi qė tė gjitha marrėveshjet e reja tė tregtisė duhet tė pėrfshijnė njė klauzulė me tė cilėn partnerėt e saj zotohen tė mos zgjerojnė armatimin pėr shkatėrrim nė masė.

BE-ja duhet tė pėrkujdeset qė aspektet e ndryshme tė politikės sė saj tė jashtme tė jenė nė pėrputhje me njėra tjetrėn dhe tė pėrcjellin njė porosi tė pėrgjithshme tė qartė. Pėr tė ndihmuar nė arritjen e kėtij qėllimi, ai emėroi Pėrfaqėsuesin e Lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri mė 1999. Nė qershor 2004, udhėheqėsit e BE-sė u pajtuan nė parim tė krijojnė postin e ministrit tė jashtėm tė BE-sė. Kjo ėshtė njė prej marrėveshjeve qė ėshtė pėrcaktuar edhe nė Traktatin Kushtetues tė BE-sė.

Avancimi i tė drejtave tė njeriut

Bashkimi Evropian nxit respektimin e tė drejtave tė njeriut si nė vend ashtu edhe jashtė. Ai pėrqendrohet nė tė drejtat civile, politike, ekonomike, shoqėrore dhe kulturore. Ai poashtu kėrkon tė avancojė tė drejtat e grave dhe fėmijėve si dhe pakicave dhe personave tė zhvendosur.

Tė drejtat e njeriut janė tė pėrfshira nė marrėveshjet e BE-sė pėr tregti dhe bashkėpunim me partnerėt e saj dhe janė parakusht pėr vendet qė kėrkojnė t’i bashkangjiten vetė Bashkimit Evropian. BE-ja, nė vitet e fundit ka mbajtur dialog me vendet siē janė Kina dhe Irani. Ajo ka vendosur sanksione pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė disa vende pėrfshirė Sėrbinė, Burmėn/Myanmarin dhe Zimbabuen.

BE-ja poashtu ndihmon nė financimin e njė vargu aktivitetesh nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, siē ėshtė Iniciativa Evropiane pėr Demokraci dhe tė Drejtat e Njeriut qė shpenzon rreth 100 € nė vit pėr:

forcimin e demokracisė, qeverisjes sė mirė dhe sundimit tė ligjit;

mbėshtetjen pėr zhdukjen e dėnimit me vdekje nė mbarė botėn;

luftimin e torturės dhe mosndėshkueshmėrisė dhe mbėshtetje tribunaleve ndėrkombėtare dhe gjykatave pėr akte kriminale;

luftimin e racizmit, ksenofobisė dhe diskriminimit kundėr pakicave dhe autoktoneve.

Pėrveē kėsaj, BE-ja ofron tarifa tė ulėta tė importit pėr vendet tė cilat i respektojnė kushtet e punės dhe standardet e punės tė parashikuara me Organizatėn Ndėkombėtare tė Punės.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:07
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Common foreign and security policy

The idea that a strong Europe should act as one on the world stage has encouraged member countries to work together to achieve a coherent approach to foreign policy. Progress over the years has been slow, but steady.

The first step was an ambitious but unsuccessful attempt in the early 1950s to create a European Defence Community among the six founding members of the European Union. Then came a process called ‘European political cooperation’, launched in 1970, which sought to coordinate the positions of member states on foreign policy issues of the day. EU countries produced joint statements whenever they could. But on particularly sensitive issues, it was not always possible to reach the required unanimous decision.

In the last 15 years, the Union has intensified efforts to play an international political and security role more in line with its economic status. The conflicts that erupted in Europe after the fall of the Berlin Wall in 1989 convinced EU leaders of the need for effective joint action. More recently, the fight against international terrorism has strengthened this conviction.


The lessons of the Balkans

The principle of a Common Foreign and Security Policy (CFSP) was formalised in 1992 in the Treaty of Maastricht. Only a few months later, war broke out in former Yugoslavia. The European Union tried unsuccessfully to broker a political solution to the crisis. As the EU had no military force of its own, its member countries could only intervene as part of UN and Nato forces which were later sent to the region.

The lessons of this experience were not lost. In the light of the Balkan wars, and of conflicts in Africa in the 1990s, the EU has created a European Security and Defence Policy (ESDP) within the overall framework of the CFSP.

Under the ESDP, military or police forces can be sent to areas of crisis to carry out humanitarian operations, peacekeeping, crisis management and even peacemaking. Military action is carried out by an EU rapid reaction force, separate from Nato but with access to Nato resources.

The first missions carried out under the ESDP were in former Yugoslavia, the scene of earlier EU frustrations. An EU police mission replaced a taskforce of UN police officers in Bosnia and Herzegovina in January 2003, while an EU military force took over from Nato in the former Yugoslav Republic of Macedonia three months later.



Action against landmines

In December 1997, in the Canadian capital of Ottawa, 122 nations signed the Mine Ban Treaty. It bans the use, production, transfer and stockpiling of antipersonnel landmines and became binding international law on 1 March 1999.

International anti-mine action helps to promote global peace and stability and lessen human suffering in mine-affected regions. It continues to be a top priority for the European Union which contributed €40 million to this effort in the years 2000-2002 alone.

Attempts have been made over the years to streamline the way CFSP decisions are taken. But key decisions still require a unanimous vote – hard when there were 15 EU members, and now even more difficult with 25. Despite their commitment to the CFSP, member governments sometimes find it hard to change their own national policy in the name of EU solidarity. Just how difficult this can be was illustrated by the deep divisions among EU member states in spring 2003 over whether the UN Security Council should authorise the US-led war against Iraq.

At a summit meeting in December 2003, EU leaders adopted a European security strategy. This recognises that citizens in Europe and elsewhere face potential threats from terrorism, the spread of weapons of mass destruction and illegal immigration. Each kind of threat needs an appropriate response, often requiring international cooperation.



Prevention is better than cure

Violent conflicts take an unacceptable toll in terms of human suffering, destruction and wasted resources. During the 1990s, seven violent conflicts around the globe cost the international community €200 billion that could otherwise have been used for peaceful purposes. This is why the European Union is determined to act more effectively to prevent conflicts from happening in the first place.

The EU already uses a wide range of traditional tools, including technical and financial assistance to developing countries, economic cooperation and trade relations, humanitarian aid, social and environmental policies as well as diplomatic instruments like political dialogue and mediation. But it also employs new tools provided by the ESDP such as gathering information and monitoring international agreements to anticipate potential conflicts.

In a world where power no longer necessarily means security, the EU must be able to respond swiftly to specific situations as they arise – and with the right mix of instruments.




----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:08
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Beneficionet tregtare pėr tė gjithė

Bashkimi Evropian ėshtė tregtari mė i madh botėror, me mbi 20% tė importit dhe eksportit global. Tregtia e hapur ndėrmjet anėtarėve tė saj shėnuan lansimin e BE-sė gati para 50 vitesh dhe ka sjellur prosperitet gjithnjė nė rritje pėr shtetet anėtare. Bashkimi prandaj ka rol udhėheqės nė pėrpjekjet pėr tė hapur tregtinė botėrore nė mėnyrė qė vendet e pasura dhe tė varfėra tė pėrfitojnė njėsoj.

Tregtia e rritur ka gjasa tė rris rritjen nė botė nė tė mirė tė ēdokujt. Ajo u sjell shpenzuesve nje varg tė gjėrė prodhimesh prej te cilave mund tė zgjidhet. Konkurenca ndėrmjet importit dhe eksportit tė prodhimeve vendore e zvogėlon ēmimin ndėrsa e rrit cilėsinė. BE-ja beson qė globalizimi mund tė sjell pėrfitime ekonomike pėr tė gjithė, pėrfshirė vendet nė zhvillim, me kusht qė tė jenė aprovuar rregullat pėrkatėse nė nivel shumėpalėsh dhe janė bėrė pėrpjekjet pėr tė integruar vendet nė zhvillim nė tregtinė botėrore.

Kjo ėshtė arsyeja qė Bashkimi Evropian ėshtė duke negociuar me partnerė tė tij pėr tė hapur tregtinė si pėr mallra ashtu edhe pėr shėrbime. BE-ja synon tė ndihmojė vendeve nė zhvillim duke iu ofruar atyre qasje mė tė mirė tregut tė saj nė aspektin afatshkurtėr, duke u lejuar njėkohėsisht mė shumė kohė qė ata t’i hapin tregjet e veta prodhimeve evorpiane. Nė tė njėjtėn kohė, BE-ja ėshtė duke reformuar politikėn e saj tė bujqėsisė – dhe nga kjo do tė pėrfitojnė vendet nė zhvillim gjithashtu.

Lojtar ekipor

Njė sporti ekipor i duhet njė terren i rrafshtė pėr luajtje, rregullat tė cilat i pranojnė tė gjithė lojtarėt dhe njė refer pėr tė mundėsuar njė lojė tė drejtė. Kjo ėshtė arsyeja qė BE-ja ėshtė mbėshtetės i fortė i Organizatės Botėrore Tregtare (OBT), qė cakton njė tėrėsi tė rregullave tė cilat ndihmojnė nė hapjen e tregtisė globale dhe mundėsojė trajtim tė barabartė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit. Pėrkundėr nevojės sė njohur pėr pėrmirėsim, ky sistem ofron njė shkallė tė sigurisė dhe transparencės ligjore nė kryerjen e tregtisė ndėrkombėtare. OBT poashtu ofron njė procedurė pėr zgjidhjen e kontestit kur paraqiten kontestet e drejtpėrdrejta ndėrmjet dy apo mė shumė palėve tregtare.

BE-ja ėshtė bėrė njė aktor kyē nė rundet e vazhdueshme tė negociatave shumėpalėshe mė synim hapjen e tregtisė botėrore. Ajo i vė rėndėsi tė posaēme rundit aktual, “Rundit tė Zhvillimit Doha”, qė ishte lansuar mė 2001. Qėllimi ėshtė tė largohen pengesat pėr tregti tė hapur, nga e cila do tė perfitonin posaēėrishtvendet nė zhvillim.

Ka mė shumė ēėshtje nė tregti dhe jo vetėm Doha

Rregullat e tregtisė janė shumėpalėshe, por vetė tregtia ėshtė dypalėshe – ndėrmjet blerėsve dhe shitėsve, eksportuesve dhe importuesve. Kjo ėshtė arsyeja qė Bashkimi Evropian ka zhvilluar njė rrjet tė marrėveshjeve tregtare bilaterale me vendet inviduale dhe me regjionet nė mbarė botėn. Zgjėrimi i BE-sė prej 15 nė 25 vende nė 2004 i jep njė peshė tė shtuar si partner tregtar, posaēėrishtme fqinjėt e saj nė Evropėn lindore dhe nė bazenin e mesdheut.

Politika tregtare e BE-sė ėshtė ngushtė e lidhur me politikėn e saj zhvillimore. Tė dyja shkojnė bashkė, nė kohėn kur BE-ja merr pėrsiper pjesėn e saj tė pėrgjegjisė nė ndihmė vendeve nė zhvillim pėr luftimin e varfėrisė dhe integrimit nė ekonominė globale.

Ai ka pranuar qė prej nje kohe mjaft tė gjatė tregtia mund tė forcojė rritjen ekonomike dhe kapacitetet prodhuese tė vendeve tė varfėra. Qysh nga 1971, nė kuadėr tė sistemit tė saj tė pėrgjithėsuar tė preferencave (SPP), BE-ja filloi tė zvogėlojė apo largojė tarifat dhe kuotat nė importet nga vendet nė zhvillim. Pėr mė tepėr, pėrmes nismės sė tij “tė gjitha Pėrveē armėve” nė lansuar me 2001, Bashkimi u jep 49 vendeve mė pak tė zhvilluara qasje pa pagesė nė tregun e BE-sė pėr tė gjitha prodhimet e tyre, Pėrveē armėve.

Raporti i veēantė tregtar dhe pėr ndihma ndėrmjet Bashkimit dhe 78 partnerėve tė tij nė Afrikė, Karibe dhe nė Paqėsor (grupi AKP) daton nga 1975 dhe konsiderohet si njė model sesi vendet e pasura mund t’iu ndihmojnė tė varfėrve.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:08
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Ērrėnjosja e varfėrisė pėrmes zhvillimit tė qėndrueshėm

Gjysma e tė hollave qė shpenzohet nė ndihmė vendeve tė varfėra vie nga Bashkimi Evropian ose nga vendet individuale anėtare, duke e bėrė kėshtu BE-nė donatorin mė tė madh tė ndihmavė nė botė. Por ndihma nė zhvillim nuk kanė tė bėjnė vetėm me sigurimin e ujit tė pastėr apo rrugėve tė asfaltuara, sado qė janė te rėndėsishme. Ndihma poashtu ka pėr synim t’u ndihmojė vendeve nė zhvillim tė pėrmirėsojnė afarizmin e tyre tregtar duke iu ofruar qasje mė tė mirė nė tregun e BE-sė. Kjo do tė duhej t’iu mundėsonte atyre ta zhvillojnė dhe ta rrisin tregtinė e tyre tė jashtme dhe me kėtė tė perfitojnė nga globalizimi.

Jo tė gjithė kanė pasur sukses nė zbatimin e kėsaj. Edhe pse vendet Afrikane, tė Karibeve dhe tė Paqėsorit (AKP) kanė njė raport tė veēantė me Bashkimin Evropian, pjesėmarrja e tyre nė tregun e BE-sė ka vazhduar tė bie, dhe ata janė bėrė gjithnjė e mė tė margjinalizuar nė tregtinė botėrore.

Kjo ėshtė pse strategjia zhvillimore e BE-sė poashtu pėrqendrohet nė ndihmė vendeve tė varfėra nė pėrmirėsimin e infrastrukturės, tė zhvillojnė potencialin e tyre zhvillimor dhe t’i bėjnė administratat dhe institucionet e tyre publike mė efektive. Me kėtė mbėshtetje, disa do tė jenė nė gjendje t’i shfrytėzojnė mundėsitė e tregtisė dhe tė sigurojnė mė shumė investime tė brendshme pėr tė zgjeruar bazėn e tyre ekonomike. Kjo ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr t’iu mundėsuar vendeve tė integrohen nė ekonominė globale dhe tė arrijnė rritje dhe zhvillim tė qėndrueshėm.

Mė pėr sė afėrmi, Bashkimi kombinon tregtinė dhe ndihmėn nė njė mėnyrė tė re nė gjeneratėn e ardhshme tė “marrėveshjeve tė partneritetit ekonomik”, tė cilat momentalisht janė duke u negociuar me vendet e AKP-sė e qė janė parashikuar tė fillojnė sė zbatuari nė 2008. Ideja ėshtė t’iu ndihmohet vendeve tė AKP-sė tė integrohen me fqinjėt e tyre rajonal si njė hap drejt integrimit global, dhe t’u ndihmojė atyre tė ngrisin kapacitetet e tyre institucionale dhe tė zbatojnė parimet e qeverisjes sė mirė. Nė tė njėjtėn kohė, BE-ja do tė vazhdojė tė hap tregjet e saj ndaj prodhimeve nga grupi i AKP-sė, dhe vendeve tjera nė zhvillim.

Xhepat e thellė

Bashkimi Evropian dhe anėtarėt e saj paguajnė mė shumė se 30 miliardė euro nė vit nė ndihmė zyrtare vendeve nė zhvillim, prej tė cilave rreth 6 miliardė kanalizohet pėrmes institucioneve tė BE-sė. Bashkimi ėshtė zotuar tė rris totalin vjetor nė 39 miliardė deri nė 2006. Edhepse anėtarė tė BE-sė, si vendet e tjera tė industrializuara, kanė pranuar tė shpenzojnė 0.7% te BPV-sė nė ndihmė ēdo vit, vetėm Danimarka, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia kanė arritur kėtė cak. Tė tjerėt janė zotuar tė kapin hapin. Mesatarja pėr BE-nė si tėrėsi ėshtė 0.34%, mė e lartė se Shtetet e Bashkuara apo Japonia.

Ujė pėr jetė

Qasja nė ujė dhe ndarja e drejtė e resurseve ujore ndėr-kufitare janė ēėshtje tė rėndėsishme nė tė gjitha rajonet e botės dhe do tė jenė njė ndėr sfidat mė tė mėdha zhvillimore tė shekullit 21. Nisma e BE-sė Ujė pėr Jetė, e lansuar nė 2002, synon tė sjell ujė dhe stabilimente sanitare rajoneve mė tė varfėra botėrore, posaēėrishtnė Afrikė por edhe nė Kavkaz dhe Azi qendrore, Mesdhe dhe Amerikė Latine. Bashkimi ka vėnė nė dispozicion njė miliardė euro pėr tė financuar kėtė iniciativė.

Pikėsynimi i skajshėm i politikės sė BE-sė ėshtė qė t’iu ofrojė vendeve mė pak tė zhvilluara kontroll mbi zhvillimin e tyre. Kjo ėshtė arsyeja qė prioritetet e BE-sė janė tė sulmojė burimet e rrezikueshmėrisė sė tyre: sigurimi i ushqimit mė tė mirė dhe ujit tė pastėr, pėrmirėsimi i qasjes nė arsim, kujdesi shėndetėsor, punėsim, toka dhe shėrbimet sociale; ofrimi i infrastrukturės dhe ambientit mė tė mirė. Nismat e BE-sė poashtu synojnė ērrėnjosjen e sėmundjeve dhe ofrimit tė qasjes barnave tė lira pėr tė luftuar sėmundjet vdekjeprurėse siē janė HIV/AIDS-i. BE-ja poashtu synon tė zvogėlojė ngarkesėn e borxhit tė vendeve tė varfėra.

Duke ditur qė paqja ėshtė njė kusht themelor pėr zhvillim tė qėndrueshėm, Bashkimi u dakordua qė nė 2004 tė themelojė njė fond prej 250 milion eurove tė quajtur “Stabilimenti Paqėsor”, pėr tė mbėshtetur operacionet paqeruajtėse afrikane dhe ato tė parandalimit tė konfliktit.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:09
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Ndihma humanitare

Praktikisht ēdo javė, pamjet e fatkeqėsive natyrore apo tė shkaktuara nga njeriu mbushin ekranet e televizioneve tona apo faqet e para tė gazetave. Bashkimi Evropian ėshtė nė qendėr tė njė rrjeti, roli i tė cilit ėshtė tė lehtėsojė vuajtjet njerėzore tė shkaktuara nga kėto fatkeqėsi. Ndihma humanitare e BE-sė ėshtė e pakushtėzuar; qėllimi ėshtė qė ndihma t’iu sigurohet viktimave sa mė shpejt tė jetė e mundur pavarėsisht nga raca, feja apo bindjet politike tė qeverisė sė tyre.

BE-ja ėshtė aktive nė tė gjitha vendet e trazuara pėrfshirė Irakun, Afganistanin, territoret Palestineze dhe nė disa pjesė tė Afrikės. Ndihmat e saj janė globale, shpesh tė zhvilluara nė rajonet “e harruara” tė krizave tė injoruara nga kamerat e mediave botėrore. Kėtu janė pėrfshirė Kaukazi verior (posaēėrisht Ēeēenia), Taxhikistani nė Azinė qendrore, Nepali, Shri-Lanka, dhe Amerika qendrore.

Bashkimi poashtu shfrytėzon pėrvojėn e saj pėr t’iu ndihmuar njerėzve tė pėrgatiten nė vendet me rrezikueshmėri tė lartė dhe rajonet me prirje pėr termete, uragane, vėrshima apo thatėsira.

BE-ja kanalizon financimin e saj pėr ndihmė pėrmes Zyrės sė saj pėr Ndihmė Humanitare (ECHO). Qė nga themelimi i saj nė 1992, ECHO ėshtė ballafaquar me kriza serioze nė mė shumė se 100 vende nė mbarė botėn, duke u dėrguar pajisje thelbėsore dhe furnizime emergjente viktimave sa me shpejtė tė jetė e mundur. Nga buxheti i saj prej mė shumė se 500 milion eurove nė vit, ECHO-ja poashtu financon ekipe mjekėsore, ekspertė tė pastrimit tė minave, mbėshtetje nė transport dhe nė logjistikė.

ECHO-ja nuk ka resurse qė vetė ta kryejė kėtė punė. Ajo prandaj punon shumė ngushtė me partnerėt humanitarė – organizatat joqeveritare, agjencionet e specializuara tė OKB-sė dhe lėvizjet e Kryqit tė Kyq/Gjysmėhėnės sė Kuqe – pėr tė dorėzuar ushqim dhe pajisje, tė ofrojė ekipe shpėtimtare, ngritjen e spitaleve emergjente nė terren dhe instalimin e pajisjeve tė pėrkohshme tė komunikimit. Aksioni i pėrbashkėt nė botė

Ndihma humanitare ėshtė vetėm njė sferė ku BE-ja punon shumė pėr sė afėrmi me organizatat ndėrkombėtare siē janė OKB-ja, OBT-ja, NATO-ja, Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE), Kėshillin e Evropės dhe me organizatat rajonale nė Afrikė, Amerikė, Azi dhe nė Paqėsor.

Bashkimi Evropian beson nė tė kėrkuarit e zgjidhjeve shumėpalėshe tė problemeve globale. Ai prandaj i vė rėndėsi tė veēantė multilateralizimit efektiv, me njė organizatė tė fortė tė Kombeve tė Bashkuara nė zemėr tė kėsaj. OKB-ja, me mandatin dhe legjitimitetin e saj univerzal, ėshtė nė pozitė unike t’iu pėrgjigjet sfidave tona tė pėrbashkėta.

Shtetet anėtare tė BE-sė fuqimisht i mbėshtesin qėllimet zhvillimore tė mileniumit tė miratuara nga Kombet e Bashkuara nė shtator tė vitit 2000:

tė ērrėnjosė varfėrinė dhe urinė ekstreme

tė arris arsimimin fillor univerzal

tė avancojė barazinė gjinore dhe tė forcojė pozitėn e gruas

tė zvogėlojė vdekshmėrinė e fėmijėve

tė pėrmirėsojė kujdesin kombėtar mjekėsor

tė luftojė HIV/AIDS-in, malarinė dhe sėmundjet tjera

tė arrijė qėndrueshmėri ambientore

tė zhvillojė njė partneritet global mbi zhvillimin.

BE-ja si njė organizatė kėrkon tė mbėshtesė kėto qėllime duke u pėrqendruar nė gjashtė sfera prioritare ku ajo mund tė shfrytėzojė ekspertizėn e saj tė specializuar. Kėto janė:

tregtia dhe zhvillimi

bashkėpunimi rajonal

politikat e zvogėlimit tė varfėrisė pėr mbėshtetjen e shėndetėsisė dhe arsimit

infrastruktura rrugore apo e transportit

siguria ushqimore dhe zhvillimi i qėndrueshėm rural

ngritja e kapaciteteve institucionale, qeverisja e mirė dhe sundimi i ligjit.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:09
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Partnerėt tanė nė botė

Bashkimi Evropian ka njė rrjet asocimi, bashkėpunimi dhe tė marrėveshjeve tregtare qė pėrshkruajnė globin anė e mbanė, qė nga fqinjėt e tij mė tė afėrm nė Evropė e deri tek partnerėt e tij mė tė largėt nė Azi e Paqėsor. Pėr t’i menaxhuar kėto marrėdhėnie, BE-ja mban samite tė rregullta ose tubime ministrore me partnerėt e saj kryesorė.

Raportet mė intenzive me BE-nė janė me katėr fqinjėt perėndimorė: Zvicrėn, Norvegjinė, Islandėn dhe Lihtenshtajnin. Ata tė gjithė janė anėtarė tė Asociacionit Evropian tė Tregtisė sė Lirė (AETL) tė cilėt janė vėnė nė vijė me pjesėn mė tė madhe tė legjislacionit intern tė tregut tė BE-sė dhe e pėrcjellin BE-nė edhe nė sferat e tjera tė politikės. Tė gjithė Pėrveē Zvicrės marrin pjesė, krahas me BE-nė, nė Zonėn Ekonomike Evropiane (ZEE).

Pėrgatitja pėr zgjerimin e ardhshėm

Katėr shtete nė Evropėn juglindore janė kandidate pėr anėtarėsi nė Bashkimin Evropian. Bullgaria dhe Rumania pritet t’i bashkangjiten Bashkimit nė 2007. Orari i Turqisė ėshtė mė pak i qartė. Turqia ėshtė njė prej partnerėve mė tė vjetėr tregtar tė BE-sė me njė marrėveshje asocimi qė nga 1963, qė tashmė pėrfshin edhe bashkimin e doganave. Ajo parashtroi kėrkesė pėr pranim mė 1987. Vendi i katėrt, Kroacia, ėshtė pranuar si kandidate nė BE nė qershor tė vitit 2004. Data e hyrjes sė saj do tė varet nga shpejtėsia e negociatave pėr anėtarėsimin e saj.

Edhe njė shtet tjetėr i Ballkanit perėndimor, ish Republika Federale Jugosllave e Maqedonisė (IRFJ) parashtroi kėrkesė nė mars 2004. Parashtrimi i kėrkesės ėshtė hapi i parė kah tė njohurit si vend kandidat.

Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perėndimor sė bashku kanė krijuar njė “proces tė stabilizim asocimit” i cili – Pėrveē Kroacisė dhe IRFJ Maqedonisė – pėrfshin Shqipėrinė, Bosnjė e Hercegovinėn, plus Sėrbinė e Malin e Zi. Edhepse qėllimi pėrfundimtar ėshtė anėtarėsia nė BE, kėtyre vendeve iu ėshtė dhėnė qasje e lire nė tregun e BE-sė dhe ata gėzojnė mbėshtetjen e BE-sė nė programin e reformimit vendor. Si hap i ardhshėm, ata mund t’i negociojnė “marrėveshjet e stabilizim-asocimit” me Bashkimin, ashtu siē kanė bėrė edhe Kroacia dhe IRFJ e Maqedonisė, para se nė fund tė parashtrojnė kėrkesė pėr anėtarėsi nė BE.

Fqinjėsi miqėsore

Bashkimi Evropian ėshtė i vendosur tė pėrkujdeset qė zgjerimi i 2004-ės – dhe ēfarėdo zgjerimesh pasuese – tė mos krijojnė barriera ndėrmjet Bashkimit tė zgjeruar dhe fqinjėve tė tyre. Kjo ėshtė arsyeja se pse BE-ja ėshtė duke u pėrgatitur tė krijojė lidhje me tė ngushta me partnerėt e saj nė lindje (Rusinė, Ukrainėn, Moldovinė dhe nė fund Belarusinė) – dhe nė jug (me vendet Mesdhetare).

Si pjesė e “Politikės sė Fqinjėsisė Evropiane” BE-ja planifikon t’u ofrojė kėtyre vendeve shumė nga beneficionet e tregut tė saj intern, t’u bėjė lėshime tregtare shtesė dhe t’u ofrojė ndihmė financiare. Si shkėmbim, fqinjėt e BE-sė duhet tė tregojnė pėrkushtim mė tė madh ndaj reformave demokratike dhe ekonomisė sė tregut, dhe tė tregojnė respekt mė tė madh pėr tė drejtat e njeriut. Duke qenė se zgjerimi e sjell BE-nė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me fqinjėt qė kanė probleme politike e shoqėrore, pėrgjigja e saj ėshtė qė tė ndaj me ata prosperitetin dhe stabilitetin e saj, duke konsoliduar nė kėtė mėnyrė edhe stabilitetin e vet.

Paqi qė fqinjėt janė pika tranziti pėr imigrant ilegal apo trafikant tė drogave dhe qenieve njerėzore, BE-ja i ndihmon njė numri sosh ta forcojnė menaxhimin e kufijve dhe rreth procedurave tė imigrimit.

Rusia, Ukraina, Moldova dhe shumica e vendeve nė Kaukazin jugor dhe Azinė qendrore kanė marrėveshje me BE-nė ku pėrfshihet tregtia, bashkėpunimi politik, mbrojtja e ambientit dhe bashkėpunimi nė sferat shkencore e kulturore. Me fqiun e vet mė tė madh, Rusinė, BE-ja ėshtė duke zhvilluar njė skemė tė tėrė pėr bashkėpunim nė njė gamė tė gjėrė sferash.

Kėto vende poashtu pėrfitojnė nga programi i ndihmave tė BE-sė me vlerė 3.14 miliardė euro pėr periudhėn 2000-2006. Programi financon projektet mbi reformat institucionale, rrjetet e infrastrukturės, zhvillimin e sektorit privat, mbrojtjen e ambientit dhe ekonominė rurale.

Si pjesė e “Procesit tė Barcelonės”, BE-ja ėshtė e pėrkushtuar tė themelojė njė zonė tė tregtisė sė lirė me fqinjėt e mesdheut deri nė vitin 2010. Kėtu do tė pėrfshiheshin vendet arabe rreth Mesdheut jugor e lindor plus Izraeli dhe territoret Palestineze. Tregtia po hapet ndėrmjet Bashkimit dhe ēdonjėrit prej partnerėve tė vet, dhe kėta tė fundit po ndėrmarrin hapa pėr tė tregtuar mė shumė ndėrmjet veti. Pėr shembull, nė vitin 2004, Egjipti, Maroko, Jordani dhe Tunizia nėnshkruan “Marrėveshjen e Agadirit” – marrėveshje e tregtisė sė lirė ndėrmjet tyre.

Nė vetė Lindjen e Afėrme, BE-ja ėshtė duke negociuar marrėveshje tė tregtisė sė lirė me gjashtė shtete tė Kėshillit tė Gjirit pėr Bashkėpunim (Bahrani, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe). BE-ja poashtu i ndihmon pėrpjekjeve pėr rindėrtim nė Irak.

Lidhjet transatlantike

Partneriteti transatlantik me Shtetet e Bashkuara ėshtė qendror nė marrėdheniet e jashtme tė BE-sė. Tregtia dhe investimet rrjedhin pėrgjatė Atlantikut me njė normė prej njė miliarde euro nė ditė. Uashingtoni qė prej njė kohė tė gjatė ka mbėshtetur integrimin evropian. BE-ja dhe SHBA-ja kanė shumė vlera dhe interesa tė pėrbashkėta, edhe pse ndonjėherė ka dallim nė theks dhe qasje ndaj tyre.

Duke marrė parasysh madhėsinė e tregtisė sė tyre bilaterale (BE-ja merr 25% tė eskportit tė BE-sė dhe furnizon 20% tė importit tė saj), nuk ėshtė ēudi qė kohė pas kohė nė mes tyre shpėrthejnė kontestet. Edhepse kėsi kontestesh ndonjėherė janė lajme kryesore, ato pėrfaqėsojnė mė pak se 2% tė tregtisė sė pėrgjithshme transatlantike. Mėnyra sesi BE-ja dhe SHBA-ja i kanė shtjelluar ēėshtje pėrfshirė ligjin mbi konkurrencėn dhe njohjen e standardeve teknike tė njėri-tjetrit ka shėrbyer si model pėr marrėdhėniet e Bashkimit me tė tjerė, pėrfshirė Japoninė dhe Kanadėn.

Me Kanadėn, BE-ja nė 2004 lansoi dy nisma qė do tė shėrbejnė si pikėnisje pėr thellimin e marrėdhėnieve. Nje ėshtė tė krijojė programin e partneritetit BE-Kanade pėr bashkėpunim nė ēėshtjet globale. Tjetra ėshtė tė negociohet marrėveshja e re pėr zgjėrimin e tregtisė dhe investimit ndėrmjet tyre.

Azia vie mė afėr

Edhepse Kina dhe Japonia janė partnerėt mė tė mėdhenj tregtare nė Azi, raporti mė i gjatė tregtar i BE-sė ėshtė me Asociacionin shtatė-anėtarėsh tė Kombeve Aziatike Jug-Lindore (ASEAN – Association of South-East Asian Nations). Ky raport filloi nė 1972 dhe u formalizua me marrėveshje bashkėpunimi nė 1980. ASEAN ndėrmuarr iniciativėn t’i zgjėrojė marrėdhėniet me BE-nė nė procesin e njohur si ASEM (Asia-Europe Meeting – Takimi Azi-Evrope) ku marrin pjesė Japonia, Kina dhe Korea e Jugut. ASEM-i mban samit ēdo dy vite.

Viteve tė fundit BE-ja ka intensifikuar marrėdhėniet me Japoninė. Plani i Veprimit BE-Japoni, i miratuar me 2001, e zgjėron gamėn e bashkėpunimit bilateral pėrtej tregtisė dhe investimeve ku pėrfshihen ēėshtje politike dhe kulturore. Evropa ėshtė bėrė njė burim i rėndėsishėm i investimit direkt tė huaj nė Japoni dhe pranuesi mė i madh i investimevė te huaja japoneze, duke kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Kinėn.

Krahas me rritjen e vazhdueshme tė rėndėsisė si tė BE-sė ashtu edhe Kinės si aktor global politikė, marrėdhėniet e tyre janė rritur nė mėnyrė dinamike nė vitet e fundit, me theks mė tė madhė nė dialog politik, marrėveshje sektorale dhe shkėmbime industriale. Nė frontin komercial, Kina tash ėshtė partneri i dytė mė i madh tregtar jashtė Evropės – pas Shteteve tė Bashkuara dhe para Japonisė. BE-sė ėshtė njė prej burimeve kryesore tė investimeve tė huaja nė Kinė.

BE-ja ėshtė partneri mė i madh tregtar i Indisė dhe ofruesi i investimeve tė jashtme. Qė nga mbajtja e samitit tė parė nė qershor tė vitit 2000, raportet ndėrmjet tyre kanė lulėzuar dhe tash perfshijnė jo vetėm tregtinė por edhe dialogun politik, samitė afaristė, bashkepunim kulturor dhe projekte te perbashkėta kėrkimore.

Kina dhe India i bashkangjiten Galileos

Kina dhe India kanė vendosur tė marrin pjesė nė Galileo, sistemin satelitor tė BE-sė pėr navigacion. Kjo ėshtė shenjė e deshirės sė vendeve tė Azise tė levizin pėrtej raporteve tregtare me Bashkimin Evropian.

Sistemi i Galileos, qė do tė vihet nė operacion nė vitin 2008, do tė ofrojė njė alternativė me tė saktė nė krahasim me rrjetin satelitor tė SHBA-sė tė pozicionimit global (GPS). Galileo do tė shfrytėzohet nė rend tė parė pėr pozicionimin gjeografik tė veturave dhe pėr qėllime tė tjera transporti, si dhe pėr kėrkimet shkencore, menaxhimin e tokes dhe mbikėqyrjen e fatkeqesive. Ai poashtu do tė kėtė pėrdorime qeveritare, dhe atė vetėm pėr shtetet anėtare tė BE-sė.

Lidhjet nė Amerikėn latine

Bashkimi Evropian ėshtė partneri i dytė mė i rėndėsishėm tregtar i Amerikės Latine, burimi i saj mė i rėndėsishėm i investimeve direkte tė huaja dhe donatori udhėheqes i ndihmės pėr zhvillim nė atė rajon.

Ēdo tė dytin vit, BE-ja dhe tė gjitha vendet e Amerikės Latine dhe tė Karibeve mbajnė samite bi-regjionale q mbulojnė njė varg tė gjėrė ēėshtjesh – politike, ekonomike, arsimore, shkencore, teknologjike, kulturore dhe shoqėrore. Tė gjitha vendet e Amerikės Latine, nė grupe apo individualisht, tash janė tė lidhur me Bashkimin pėrmes marrėveshjeve pėr asocim, bashkėpunim apo tregti.

BE-ja ėshtė duke negociuar njė marrėveshje asocimi me Merkozurin (Brazilin, Argjentinė, Paragvajin dhe Urugvajin), pėrfshirė krijimin e zonės sė tregtisė sė lirė nė mes tė dy grupeve.

Nė fund tė vitit 2003, BE-ja pėrmbylli dy dialogje tė ndara politike dhe marrėveshje bashkėpunimi, njė me Komunitetin Andean dhe tjetrin me Amerikėn Qėndrore. Hapi i ardhshėm do tė jetė negocijimi i marrėveshjeve pėr asocim me tė dyja kėto regjione. Bashkimi Evropian tashmė ka marrėveshjet e asocimit (pėrfshirė marrėveshjet pėr tregti tė lirė) me Meksikėn dhe Qilin, qė ishin nėnshkruar me 1997 dhe 2002 respektivisht.

Partneriteti me Afriken

Pėrveē lidhjeve tė saja tradicionale me vendet Afrikane pėrmes marrėveshjeve tė Mesdheut ose marrėdhenieve ACP, BE-ja ka filluar njė dialog tė ri me Bashkimin Afrikan (BA). Kėtu pėrfshiet parandalimi dhe zgjidhja e konfliktit dhe mbėshtetja e BE-sė pėr BA-nė dhe pėr pėrpjekjet paqėruajtesė tė OKB-sė nė kontinent.

Partneriteti BE-Afrike poashtu pėrfshin bashkėpunimin regjional ekonomik dhe integrimin dhe tregtinė, luftėn kundėr thatėsires dhe pėrhapjes sė shkretėtires, aksioni kundėr HIV/AIDS-it dhe sėmundjeve bartėse, siguria nė ushqim, tė drejtat e njeriut dhe demokracia si dhe lufta ndaj terrorizmit.





----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 06.04.2006, 22:11
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



http://europa.eu.int/comm/development/index_en.htm

Ketu e ke edhe nje link per Politiken e Jashtme te BE-se


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
zudi_fon
Postuar nė: 14.12.2007, 14:41
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 11956
Bashkangjitur: 14.12.2007



punimet jan pa fusnota
PM
Top
zudi_fon
Postuar nė: 14.12.2007, 14:43
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 11956
Bashkangjitur: 14.12.2007



nese do te gjeni doni punim seminari ne UE po loshoni ne email ne fazooo@hotmail.com faleminderit per mir kuptimin
PM
Top
Bujamin
Postuar nė: 14.12.2007, 15:43
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 41
Antari Nr: 572
Bashkangjitur: 15.03.2006




Po mund tju ndihmoj por duhet tem dergoni emailin tuaj.
Jam ne disponimin e te gjitheve qe kerkojn ndihme.
Me respekt njomza
PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 14.12.2007, 15:49
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



Marre duhet me ju ardh me kerku punime seminarike te gatshme.


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio