Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> lajme nga mjekesia, lajme shkurt nga mjkesia
1302989420
Postuar nė: 09.09.2008, 21:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 232
Antari Nr: 16989
Bashkangjitur: 28.08.2008



smil3dbd4d6422f04.gif ateher po filloje une i pari
mirepo eshte me mire qe edhe burimin e informacionit ta shkruani apo sitin nga e keni marre smil3dbd4d6422f04.gif
Ngrohja globale, astma dhe alergjitė. Kanceri i prostatės. Dy barna shpresėdhėnėse kundėr alcajmerit
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
26-08-2008




Ngrohja globale nxit asthmėn dhe alergjitė

Sipas pėrllogaritjeve temperatura e planetit tonė gjatė kėtij shekulli pritet tė bėhet 4 gradė mė e ngrohtė. Ekspertėt thonė se temperaturat mė tė ngrohta kanė filluar t’i bėjnė stinėt e pranverės dhe verės edhe mė tė vėshtira pėr ata qė vuajnė nga alergjitė dhe astma.

Nė se disave u duket se stina e alergjive ka filluar tė bėhet edhe mė e vėshtirė, ata kanė tė drejtė. Ekspertėt pranė akademisė amerikane tė Alergjisė, Astmės dhe Imunologjisė thonė se ngrohja globale po i bėn stinat e polenit, mė tė gjata e mė problematike. Nė njė raport, kėta shkencėtarė tregojnė nė mėnyra tė ndryshme sesi temperaturat ndikojnė asthmėn, alergjitė dhe ērregullime tė tjera tė frymėmarrjes. Sipas njė studimi tė shkencėtarėve britanikė, tek mbi 100 bimė e lule ata vunė re se ato ēelin sot 5 ditė mė herėt sesa 10 vjet mė parė dhe 10 pėrqind e luleve ēelin 15 ditė mė herėt, duke bėrė qė tė zgjatet edhe stina e alergjisė.

Ndėrsa njė tjetėr studim thotė se shtimi i gazit tė dioksidit tė karbonit ėshtė i lidhur me shtimin deri nė 90 pėrqind tė polenit ose pluhurave tė ngjashme.

Ngrohja globale gjithashtu pritet tė krijojė mė shumė zjarre pyjesh tė cilat nxisin ndotjen e ajrit qė keqėsojnė asthmėn.

Ekspertėt rekomandojnė qė ata qė vuajnė nga alergjia t’i mbajnė dritaret tė mbyllura gjatė stinė sė polenit, tė qėndrojnė brenda gjatė kohės sė mesditės dhe t’i ndrojnė teshat pas ēdo veprimtarie qė kryejnė jashtė.

Udhėzime tė reja mbi kancerin e prostatės

Shoqata amerikane kundėr sėmundjeve tė kancerit pėrllogarit se mė shumė se 186 mijė burra do tė diagnostikohen kėtė vit me kancer nė prostat. Megjithėse analizat pėr zbulimin e parakohėshėm tė kėtij lloj kanceri duket si njė veprim i arsyeshėm, disa rekomandime tė reja tregojnė se nga kėto analiza nuk mund tė pėrfitojnė tė gjithė.

Njė nė ēdo 6 burra do tė preket nga kanceri i prostatės gjatė jetės sė tij, por vetėm njė nė 35 prej tyre do tė vdesė prej kėsaj sėmundjeje. Kohėt e fundit, grupi i punės sė shėrbimit pėr parandalimin e sėmundjeve nė Shtetet e Bashkuara botoi disa udhėzime tė reja mbi kancerin e prostatės ku thuhet se burrat 75 vjeē e sipėr nuk duhet t’u nėnshtrohen procedurave tė ekzaminimit pėr tė kėtė sėmundje. Kjo pėr arsye se nė qoftėse jetagjatėsia e pritshme e njė 75 vjeēari ėshtė edhe 10 vjet, njė kancar i prostatės qė zhvillohet ngadalė nuk ka tė ngjarė ta prekė atė gjatė kėtij 10 vjeēari.

Pėr burrat nė moshė mė tė re, shėrbimi pėr parandalimin e sėmundjeve kėshillon qė ata tė diskutojnė me mjekun e tyre rreth analizės sė antigjenit ose PSA para se t’u nėnshtrohen analizave tė tjera. Analiza PSA ndihmon nė zbulimin e tumoreve nė fazat mė tė herėshme por gjithashtu nxit kryerjen e shumė biopsive tė panevojshme.
Ekspertėt qė janė dakord me kėto udhėzime tė reja thonė se ato do tė pakėsojnė njė numėr analizash tė panevojshme pėr burrat. Por ka tė tjerė qė nuk janė dakord duke thėnė se t’i kėshillosh 75 vjeēarėt qė tė mos kontrollohen pėr kancer tė prostatės do tė thotė se kanceri i padiognostikuar mund t’i parandalojė ata tė bėjnė njė jetė mė tė shėndetėshme e tė rrojnė mė gjatė.

Megjithatė shumė mjekė mendojnė se vendimi pėr kryerjen e analizave rreth kancerit tė prostatės varet nga gjendja shėndetėsore e ēdo individi dhe nga historia familjare e sėmundjes.

Dy barna shpresėdhėnėse kundėr alcajmerit


Shkencėtarėt mendojnė se dy barna; Dimenon dhe AL-108 mund tė ndihmojnė pėr ngadalėsimin sėmundjes sė alcajmerit, por ata thonė se pėr tė parė plotėsisht dobinė e tyre nevojiten prova tė tjera.

Rreth 18 milionė njerėz nė botė vuajnė nga alcajmeri, sėmundje vdekjeprurėse qė prek trurin, duke sulmuar kujtėsėn, gjykimin dhe aftėsinė e tė menduarit. Pėr alcajmerin nuk ekziston ndonjė mėnyrė trajtimi pėr ndaljen e pėrparimit tė saj. Por shkencėtarėt janė plot shpresa rreth dy ilaēeve; Dimebon dhe AL-108. Dimebon, doli fillimimsht nė Rusi disa vjet mė parė dhe pėrdorej kundėr alergjive. Mė vonė pas disa studimeve u vu re se Dimebon ndihmonte pacientėt me alcajmer duke penguar pėrparimin e sėmundjes pėr rreth 1 vit, ndryshe nga barnat e tjera efekti i tė cilave zgjaste jo mė shumė se disa muaj.


Ilaēi tjetėr, qė shkencėtarėt shpresojnė se mund t’u vijė nė ndihmė tė prekurve nga alcajmeri quhet AL-108, qė ėshtė pėrdorur pėr zhbllokimin e hundėve dhe lehtėsimin e alergjive. Studimet dhe provat klinike kanė treguar se ku ilaē, ngadalėson pėrparimin e sėmundjes dhe madje mund tė pėrmirėsojė kujtesėn e pacientėve. Megjithatė shkencėtarėt ende nuk janė tė sigurt dhe thonė se prova tė tjera nevojiten me tė dyja kėto ilaēe; Dimenon dhe AL-108.

Gjithashtu studime tė shumta rreth alcajmerit tregojnė se kjo sėmundje ndikohet shpesh edhe nga mėnyra e jetesės dhe karakteri apo personaliteti. Njerėz nė moshė mesatare qė janė tė pamartuar ose nuk kanė partner mund tė jenė mė nė rrezik pėr t’u prekur prej alcajmerit. Gjithashtu tė menduarit vazhdimisht rreth problemeve personale mund ta ulė rrezikun e prekjes prej alcajmerit, pasi tė menduarit e vė trurin nė punė. Gjithashtu, veprimtaritė fizike dhe mendore kanė treguar se ndihmojnė pėr pakėsimin e gjasave tė zhvillimit tė kėsaj sėmundjeje.




burimi:
http://www.voanews.com/albanian/2008-08-26-voa4.cfm

Ky postim ėshtė ndryshuar nga 1302989420 nė 09.09.2008, 21:07


----------------------------------------
-Fakti qė i sėmuri po shkon mirė nuk do tė thotė se diagnoza juaj ėshtė e saktė–Samuel J.Meitzer,mjek
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio