Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Forum Rules Vėrejte!

Redaksia studentet.info, nuk mban asnje pėrgjegjėsi nė lidhje me kėngėt qė gjendet mbrenda kėtij forumi.

Rregullat shtese per kete forum jane:
- Ndalohet vendosja apo linkimi i kengeve ne gjuhe te huaj.
- Ndalohet hapja e temave me qellim reklamimi.
- Ndalohet hapja e temave per kerkesa muzikore. Kerkesat tuaja mundeni ti beni VETEM te kjo teme: kliko.

Mos respektimi i ketyre regullave shtese do te na detyroj qe temat e tilla te fshihen ndersa antareve qe do hapin temat tu jepet verejtje e ne raste te caktuara te ju meret edhe e drejta per postim.

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!

  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Parashqevi Simaku paraqet albumin e ri
webm
Postuar nė: 10.04.2006, 10:26
Quote Post


Lovely Jubbly
*****

Posti: Admin
Postime: 2217
Antari Nr: 1
Bashkangjitur: 24.11.2004



Kėngėtarja Parashqevi Simaku paraqet albumin Jehonė nga Iliria

Kėngėtarja shqiptare Parashqevi Simaku vuri nė qakullim javėt e fundit njė album nė CD tė titulluar “Jehonė nga Iliria”, me 10 kėngė nė gjuhėn shqipe. E veēanta ėshtė se albumi i ri nxirret nė shitje nė disa nga rrjetet prestigjoze tė dyqaneve amerikane.

“Anės Lumejve”, ėshtė njė nga 10 kėngėt e albumit tė ri “Jehonė nga Iliria” tė Parashqevi Simakut. Kėnga me tekst tė Fan Nolit, u kushtohet emigrantėve shqiptarė kudo nė botė dhe ėshtė nė thelb mall pėr atdhenė.

Natyrisht, kohėt kanė ndryshuar shumė qė kur u shkruan kėto vargje. Jetojmė nė epokėn e internetit, tė komunikimit tė rrufeshėm me e-mail, tė ipodeve dhe kur mesazhet muzikore pėrēohen shumė lehtė nga njeri kontinent nė tjetrin.

Por pėr Parashqevi Simakun malli pėr Shqipėrinė mbetet, siē mund tė kuptohet edhe nga tingėllimi qė u sjellin kėngėt e saj bashkatdhetarėve. “Anės Lumejve” duket sikur vajton nė interpretimin e Simakut, e cila kujdeset pėr ēdo tingull dhe pėr ēdo fjalė qė mbush kėngėn e saj.

Albumi nė CD me producent kitaristin Robert Nolfe dhe vetė Simakun, sjell edhe tema tė tjera mjaft tė dashura pėr kėngėtaren, e cila krijoi njė stil lehtėsisht tė dallueshėm qysh nė Shqipėri para se tė imigronte nė Shtetet e Bashkuara.

Albumi i ri vazhdon tė sponsorizohet nga rrjetet e specializuara tė shitjeve muzikore. Sony/BMG dhe rrjeti i librarive Borders janė dy gjigandėt amerikanė qė kanė marrė pėrsipėr reklamimin e Jehonės nga Iliria. Ditėt e fundit, Parashqevi Simaku interpretoi nė njė superlibrari Borders nė Manhatan si dhe nėnshkroi autografe.

Disku mund tė shkarkohet nė mėnyrė dixhitale pėrmes distributorit tashmė tė njohur iTunes tė kompanisė Apple. Ai mund tė blihet nė rrjetet e dyqaneve tė specializuara pėr disqet nė tė gjithė Amerikėn si Tower Records apo Virgin Megastores dhe shitet edhe nga rrjetet e dyqaneve tė tillė popullorė si Best Buy dhe Circuit City.

Kėngėtarja ka njoftuar se do t’ja dhurojė tė drejtėn e riprodhimit dhe shpėrndarjes sė albumit tė saj botuesve tė ndryshėm nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni.

> Degjoni Jehone nga Iliria <
> Degjoni Zėrin e Amerikės <


----------------------------------------
"I am so clever that sometimes I don't understand a single word of what I am saying" - O. Wilde (Irish Poet, Novelist, Dramatist & Critic)

"我很聪明,多数时候,我不明白的一个词是什么我说" - A. Selmani
PMEmail PosterUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topic Start new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio