Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> BURSA PER STUDIME NE SHBA! 2006-2007
r.mislimi
Postuar nė: 12.04.2006, 19:05
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



BURSA PER STUDIME NE SHBA!

The Bislimi Group njofton te gjithe te interesuarit se ka filluar Programin e Bursave per Studime ne SHBA "Arsimim per Paqe," te realizuar nga Texas Lutheran University (TLU) ne Teksas, SHBA. Bursat jepen per studime kater vjecare, apo deri ne diplomim te kandidatit. TLU ka nje ser fakultetesh qe ofrojne diploma BS dhe BA ne shume dege.

Te gjithe te interesuarit per me shume info, kriteret, dhe procesin e
aplikimit ftohen te vizitojne faqen tone ne internet www.bislimi.org




ARSIMIM PĖR PAQE
Bursat pėr Studime Akademike Universitare nė Shtetet e Bashkuara
2006-2007


Nė nderim dhe respekt tė punės akademike tė Faton Bislimit gjatė studimeve nė Texas Lutheran University, si dhe nė pėrkrahje tė idesė dhe kėrkesės sė tij pėr ofrim tė mundėsive sa mė tė mira tė shkollimit kualitativ nė SHBA pėr Kosovarė tė rinjė tė talentuar, Presidenti I Texas Lutheran University, Dr. Jon Moline, ka aprovuar kėrkesėn e Faton Bislimit nė bazė tė sė cilės nė Prill 2006 ėshtė krijuar Programi i Arsimimit pėr Paqe. Pėrmes kėtij programi tė ideuar dhe pėrpiluar nga z. Bislimi, Texas Lutheran University (TLU) duke filluar qė nga viti akademik 2006-2007 do tė ofrojė dy bursa tė plotė dhe dy bursa gjysmė tė plota pėr studentė Kosovarė qė duan tė studijojnė nė SHBA. Bursat jepen pėr katėr vite, apo gjerė nė diplomim tė kandidatit. Ky program ėshtė i pari i kėtij lloji qė po fillon tė realizohen nė Kosovė i krijuar nga njė iniciative individuale.

Faton Bislimi ka qenė vet student nė TLU dhe ka patur bursė tė plotė. Ai ka diplomuar me nderimet mė tė larta akademike nė njė afat rekord prej vetėm tri viteve tė studimeve dhe ka marrė njė Bachelor of Science nė Shkenca Kompjuterike dhe njė Bachelor of Arts nė Matematikė. Puna e tij jashtėzakonisht e suksesėshme gjatė studimeve ka ndikuar esencialisht nė marrjen e njė vendimi pozitiv pėr krijimin e Programit "Arsimim pėr Paqe".

Shpenzimet e tė studijuarit nė TLU pėr njė vit arrijnė nė rreth $30,000 pėr student. TLU ėshtė njėri prej universiteteve mė tė respektuara dhe mė tė kaulifikuara nė SHBA nė rangun e universiteteve private tė zgjedhura dhe rankuara nga prestigjiozja revistė arsimore amerikane US News and World Report. Studentėt e TLU kanė mundėsi tė studijojnė nė dhjetra fusha tė ndryshme – duke filluar nga shkencat shoqėrore, artet, e deri nė shkenca ekzakte. Bursat e plota mbulojnė tė gjithė koston e shkollimit, por jo edhe tė shpenzimeve tjera. Prandaj, The Bislimi Group sė bashku me Kinsmen Lutheran Church nga Houston, Teksas, janė duke u munduar pėr tė krijuar edhe fonde tjera shtesė pėr t’ia lehtėsuar sa mė shumė barren financiare tė pėrzgjedhurėve si bursistė tė kėtij programi.

Tė interesuarit nga Kosova qė duan tė fillojnė, apo vazhdojnė, studimet universitare nė Texas Lutheran University nė Seguin, Teksas, SHBA, dhe tė konsiderohen pėr marrjen e burėsave nė fjalė, duhet tė fillojnė me procesin e aplikimit menjėherė. Afati i fundit pėr tė aplikuar ėshtė 2 Qershor 2006, por kjo datė edhe mund tė ndryshojė.

Vėni Re:
Aplikacionet dhe formularėt tjerė tė domosdoshėm do tė distribouen nga zyra e The Bislimi Group nė Prishtinė, si dhe pėrmes kėsaj faqe nė Internet. Por, tė interesuarit mund qė tani tė na shkruajnė nė scholarships@bislimi.org pėr tė kėrkuar Pako tė Aplikimit pėr Bursat pėr Studime Universitare nė SHBA – Arsimim pėr Paqe.


Pyetjet mė tė shpeshta:

1. Kush mund tė aplikojė pėr bursat “Arsimim pėr Paqe”?

2. Cili ėshtė procesi i aplikimit?

3. Si bėhet pėrzgjedhja e kandidatėve?

4. Ēfarė mund tė studijohet nė TLU?

5. Cilat janė shpenzimet e pėrgjithėshme?


Pėrgjigjet:

1. Aplikanti duhet qė tė:

- jetė banor legjitim i Kosovės (me disa pėrjashtime)

- ketė tė pėrfunduar shkollėn e mesme (apo tė pėrfundojė atė deri nė Qershor 2006)

- ketė njohuri tė rrjedhėshme tė gjuhės angleze, e cila vėrtetohet pėrmes TOEFL (rezultat prej mėse 550 pikėve). Por, nė disa raste, nėse gjatė intervistės vėrtetohet njohuri e mjaftueshme e anglishtės, atėherė TOEFL mund tė anashkalohet.

- jetė i dedikuar pėr kthim nė Kosovė pas pėrfundimit tė studimeve

- posedojė aftėsi dhe shkathtėsi tė larta si akademike ashtu edhe nė aktivitete tjera joshkollore

- ketė notė mesatare tė lartė (tė shkollės sė mesme, apo tė universitetit nėse aplikanti vec ka ndjekur ndonjė shkollim tė nivelit universitar)



2. Procesi i aplikimit ėshtė rigoroz dhe krejtėsisht i bazuar nė procedurat e pranimit akademik nė TLU dhe nė procedurat e Programit “Arsimim pėr Paqe.” Secili aplikant duhet qė tė:

- pėrmbushė tė gjitha kriteret e aplikimit

- plotėsojė dhe tė dorėzojė tė kompletuar tė gjithė dokumentacionin relevant pėr aplikim, duke pėrfshirė: Aplikacionin pėr Pranim nė TLU, Aplikacionin pėr Bursė Arsimim pėr Paqe, Dėftesat e Shkollės sė Mesme, Diplomėn e Shkollės sė Mesme, Cerfitikatėn e Notave tė Fakulutetit (nėse aplikanti ka ndjekur ndonjė fakultet), si dhe dokumentacion tjetėr shtesė qė shkon nė favor tė kandidatit (si kopje tė mirėnjohjeve, diplomave, etj.)

- paguajė njė shumė prej $50.00 USD, e cila do tė pėrdoret krejtėsisht pėr tė paguar shpenzimet e procesit tė aplikimit dhe pranimit nė TLU (nė vlerė $25.00), pėrkthimit zyrtar tė deftesave dhe diplomave shkollore (nė vlerė prej $75.00), postimit tė sigurtė tė dokumentave pėr nė TLU (nė vlerė prej $70). Pra, kandidati paguan vetėm njė pjesė nominale tė shpenzimeve, gjerėsa pjesa tjetėr nė vlerė prej mėse $130.00 do tė mbulohet nga The Bislimi Group.

Tė gjitha dokumentat e kompletuara dorėzohen nė zyrėn e Grupit nė Prishtinė deri nė afatin e pėrcaktuar mė lartė. Zyrtarė tė Grupit nė Prishtinė do rishikojnė tė gjithė dokumentacionin e secilit aplikant dhe do tė vendosin nė seleksionimin e atyre qė do t’i nėnshktrohen intervisitimit.



3. Pėrzgjedhja e kandidatėve bazohet krejtėsisht nė arritjet akademike dhe kualitetet tjera tė kandidatit. Performanca positive nė intervistė ėshtė shumė e rėndėsishme gjithashtu. Pas vlerėsimit tė dokumentacionit relevant dhe tė aplikacioneve, dhe pas intervistimit, zyrtarė tė Grupit do tė shkruajnė rekomandimin pėrkatės pėr tė gjithė kandidatėt. Mandej, tė gjithė dokumentacionin e kandidatėve, sė bashku me rekomandimet pėrkatėse, Grupi do t’i dorėzojė nė Zyrėn e Pranimit tė Studentėve nė Texas Lutheran University. Komiteti pėr pranim nė TLU mandej do tė bėjė pėrzgjedhjen finale tė kandidatėve qė do tė pranohen nė TLU dhe tė atyre qė do t’u ofrohen dy bursat e plota dhe dy bursat gjysmė tė plota, bazuar nė dokumentacionin pėrkatės dhe nė rekomandimet e zyrtarėve tė Grupit tė pėrgatitura pas intervistimit tė kandidatėve. Bursat janė pėr katėr vite, apo gjerė nė diplomim tė kandidatėve tė zgjedhur. Pėr kėtė arsye, Grupi dhe TLU janė pajtuar qė procesi i selektimit tė jetė sa mė koherent dhe sa mė efektiv nė mėnyrė qė vetėm mė tė mirėt e mė tė mirėve tė fitojnė mundėsinė e shkollimit nė kėtė universitet prestigjioz amerikan.



4. TLU u jep studentėve tė vet mundėsi qė tė studijojnė nė shumė drejtime. TLU ofron kėto diploma universitare: Bachelor of Science (BS) dhe Bachelor of Arts (BA). Degėt kryesore nėpėr tė cilat kandidatėt mund tė studijojnė janė (por ka edhe shumė degė tjera si Criminal Justice, etj.):

Athletic Training
Biology
Business
Economics
Chemistry
Computer Science
Dramatic Media
Education
English
Communication
History
Geography
Kinesiology
Mathematics
Modern Languages
Classical Languages
Music
Physics
Political Science
Sociology
Psychology
Theology
Philosophy
Visual Arts


Programet tjera profesionale janė:

Pre-Professional Programs
Pre-Dentistry
Engineering (dual degree)
Pre-Law
Pre-Medical
Pre-Ministry
Pre-Nursing
Pre-Occupational
Therapy
Pre-Pharmacy
Pre-Physical Therapy
Pre-Veterinary
Professional Lay Ministry


Mirėpo, TLU ofron edhe njė sėr programesh tjera akademike si:

Academic Support Center
Center for Women's Studies
Center for Professional Development
Environmental Studies
Honors Program
International Studies
Internships
Krost Life Enrichment
Mexican-American Studies
Air Force/Army ROTC
Servicemembers Opportunity
Students with Disabilities
Study Abroad
Veterans Affairs
Washington Semester

Studentėt mund tė zgjedhin tė bėjnė edhe “dual-degree” apo diplomim tė dyfishtė nė dy lėmi tė ndryshme.


5. Shpenzimet e pėrgjithėshme pėr njė vit akademik nė TLU janė dikur rreth $30,000 pėr njė student ndėrkombėtar. Vetėm shpenzimet e shkollimit pėr njė vit akademik janė rreth $18,000, kurse ato tė jetesės dikur rreth $7,000 nė vit. Bursat e plota pėrfshijnė tė gjitha shpenzimet e shkollės pėr gjithė kohėn e studimeve, kurse The Bislimi Group nė bashkėpunim me Kinsmen Lutheran Church janė duke u muduar qė kandidatėve t’u ofrojnė ndihmesė shtesė financiare pėr mbulimin e shpenzimeve tė jetesės gjatė studimeve nė TLU.
Sidoqoftė, pėr tė gjitha detajet financiare, kandidatėt do tė njoftohen saktėsisht nė paketėn e aplikimit.


Pėr mė shumė info, na kontaktoni nė
scholarships@bislimi.org.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
med_studente
Postuar nė: 01.07.2006, 21:29
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 3
Antari Nr: 1490
Bashkangjitur: 30.06.2006



kati kejt ato klasa i kam marr.
PM
Top
parashutisti
Postuar nė: 23.03.2007, 02:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 78
Antari Nr: 6497
Bashkangjitur: 22.03.2007



hej sivjet a do te kete konkurim me trego studenti
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio