Studentet.info
Lajme : Ēelnik Ēapollari, babai i Ornela Ēapollarit
Kyqur 15-01-2005 6:40:44 (2208 Lexime)


“Nėse ka vrarė Suelėn, tė vriste veten”

POGRADEC (15 JANAR) Nuk e beson kurrsesi se vajza e tij ka vrarė shoqen e saj tė dhomės, nė konviktin e vajzave nė Universitetin “Fan Noli” nė Korēė, por thotė se nėse “Ornela e ka vrarė shoqen, mė mirė tė vriste edhe veten”. Ēelnik Ēapollari, babai i Ornela Ēapollarit, studentes sė akuzuar pėr vrasjen e shoqes sė saj tė dhomės, Suela Sina, ka dhėnė dje njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Shekulli”, ndėrsa ka shprehur ngushėllimet pėr familjen e studentes sė vrarė dhe u ka kėrkuar falje publike nėse vajza e tij ėshtė me tė vėrtetė autore e krimit.



Flet babai

Pasi ka lėnė qelinė e komisariatit tė Korēės ku qėndroi dy ditė, pasi dyshohej se ishte ai pronar i armės me tė cilėn u qėllua pėr vdekje studentja Suela Sina, Ēelnik Ēapollari nuk ka shkuar nė apartamentin e tij, nė njė pallat nė breg tė liqenit tė Pogradecit, ku banon prej disa muajsh pas zhvendosjes nga fshati Gėshtenjas. Sė bashku me gruan dhe dy djemtė e tij, ėshtė vendosur tek shtėpia e njė tė afėrmi tė tij. Tė gjithė anėtarėt e familjes Ēapollari janė tė tronditur nga vdekja e studentes Suela Sina, tė cilėn e njihnin personalisht. Aq mė tepėr janė tė tronditur se si autore e kėtij krimi ėshtė arrestuar vajza e tyre, Ornela, 21 vjeē. “Nėse vajza ime e ka kryer me tė vėrtetė kėtė akt tė shėmtuar nuk do t’ia fal kurrė. Nėse ajo e ka kryer kėtė akt mė mire tė kishte vrarė edhe veten e saj …”, thotė Ēelniku. Babai i studentes sė akuzuar pėr vrasje tė shpjegon se ėshtė njeri punėtor, qė ka jetuar me djersėn e ballit dhe nė fshatin e tij tė lindjes, Gėshtenjas, me 3000 banorė, e respektojnė tė gjithė. “Jam zgjedhur kryeplak i fshatit pėr dy herė radhazi. U kam zgjidhur halle dhe konflikte nga mė tė ndryshmet bashkėfshatarėve tė mirė dhe sot unė pėrballem me njė hall tė tillė qė nuk e mendoja kurrė”,- thotė babai i tre fėmijėve.

Ornela jo tek Suela, natėn e Vitit tė Ri

Ēelniku mohon atė qė ėshtė thėnė se vajza e tij Ornela, natėn e Vitit tė Ri e ka kaluar nė shtėpinė e Suelės, nė qytetin e Pėrrenjasit. “Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi natėn e Vitit tė Ri e kemi kaluar familjarisht nė shtėpinė tonė. Madje, kujton babai i studentes sė akuzuar, kemi uruar qė viti 2004 mos ardhtė kurrė, pasi atė vit mė pėsoi njė fatkeqėsi djali i madh. Ky i fundit u aksidentua nė sy dhe pėr pak sa nuk humbi shikimin. “Me pėrpjekje munda qė ta ēoja nė njė klinikė turke dhe mjekėt atje arritėn qė ta shpėtojnė atė”,- thotė ai. Ēelniku kujton ndėr tė tjera se Suela ka ardhur vetėm njė herė nė shtėpinė e tyre, vitin e kaluar, kur ata jetonin fshat. “Suela qėndroi vetėm dy orė. Hėngri vetėm njė drekė dhe u largua”,- thotė Ēelniku, i cili ishte i vetmi nga pjesėtarėt e familjes qė nuk e kishte takuar atė ditė shoqen e vajzės. “Mė erdhi keq qė nuk e takova Suelėn, se vajza ma kishte paraqitur si shoqen e saj mė tė ngushtė dhe e donte shumė”,- thotė mė tej ai.

Ēelniku: Do tė shkoj pėr ngushėllim nė familjen e Suelės

Ka mallkuar vitin 2004, qė i solli fatkeqėsi nė familje, (iu aksidentua djali), por ky vit i ka shkaktuar njė gjėmė tė madhe. “Viti 2005 qė nė fillim mė solli ketė gjemė tė madhe jo vetėm mua, por sidomos familjes Sina”,- vijon Ēelniku rrėfimin e tij pėr gazetėn “Shekulli”. Babai i Ornelės thotė se ai dhe gruaja e tij, Fatmira dhe dy djemtė, Renatoja dhe Klesi, orė e ēast jetojnė me kėtė dhimbje. “E kemi qarė tamam si vajzėn tone edhe Suelėn .Atė ditė qė ishtė varrimi i Suelės isha i gatshėm tė shkoja dhe tė merrja pjesė nė ceremoninė mortre”,- vijon babai i Ornelės sė akuzuar. Ai nuk ngurron tė thotė se njė ditė do tė shkoj tek familja Sina pėr ngushėllim, megjithėse nuk i ka takuar asnjėherė prindėrit e studentes sė vrarė. Ka dėgjuar fjalė shumė tė mira pėr ta, se janė njė familje fisnike. “Edhe tek varri i Suelės do tė vendos njė tufė lule, nė shenjė respekti si do qė tė paraqiten rrethanat”,- thotė ai.

Nga:Bardhyl Berberi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio