Studentet.info
Lajme : UP promovon afatin e dyte garues per studentet e rinj
Kyqur 11-09-2006 5:16:15 (2040 Lexime)


Garė pėr 2544 indekse tė UP-sė

PRISHTINĖ, 11 SHTATOR – Universiteti i vetėm publik nė Kosovė ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme nė mėnyrė qė tė hėnėn (sot), nga ora 9, tė organizojė provimin pranues pėr afatin e dytė tė regjistrimit tė studentėve tė rinj nė vitin e parė tė studimeve.

Prorektori pėr ēėshtje mėsimore i Universitetit tė Prishtinės, Luan Ahma, tha pėr tė dielėn se gjithēka ėshtė gati, ndėrsa premtoi transparencė tė plotė pėr tėrė procedurėn e mbajtjes sė provimeve, por edhe tė vlerėsimit tė testeve. “Janė bėrė tė gjithė pėrgatitjet dhe ne presim qė gjithēka tė shkojė pėr sė mbari. Janė mobilizuar tė gjitha njėsitė akademike,ndėrsa nuk do tė ketė vend pėr kurrfarė keqpėrdorimesh gjatė mbajtjes sė kėtyre provimeve”, tha prorektori Ahma


Ai bėri tė ditur se ashtu siē ėshtė paraparė me konkurs nė kėtė afat do tė regjistrohen 3211 studentė qė kanė kryer shkollimin e mesėm nė Kosovė, prej tė cilėve 1384 studentė tė rregullt, 1118 studentė tė cilėt nuk financohen me fonde publike dhe 709 studentė me korrespondencė. Po nė kėtė afat Universiteti i Prishtinės ka paraparė tė regjistrojė edhe 173 studentė tė rregullt qė kanė kryer shkollimin e mesėm nė Preshevė, nė Medvegjė, nė Bujanoc, nė Mal tė Zi , nė Maqedoni dhe nė Shqipėri, si dhe 96 studentė nga minoriteti boshnjak, turk, rom, ashkali dhe egjiptian.

Kėtė vit, krahas organizimit tė provimit pranues pėr studentėt e rinj tė UP-sė, ky institucion do tė organizojė edhe provimin pranues pėr studentėt qė do tė studiojnė nė universitetet e Shqipėrisė. “Nė tė njėjtėn ditė do tė mbahet edhe provimi pranues pėr 118 studentė tė rregullt tė cilėt do tė studiojnė nė universitetet e Shqipėrisė, sipas universiteteve dhe fakulteteve tė paraqitura nė aneks tė konkursit tė shpallur ditė mė parė dhe mė pas do t’i dėrgohen emrat universiteteve pėrkatėse”, bėri tė ditur prorektori Ahma.Mėnyra e zgjedhjes sė kandidatėve do tė jetė e njėjtė sikurse nė afatin e parė, ku provimi pranues do tė tėrheqė 80 pėr qind tė poenėve, kurse suksesi nė shkollimin e mesėm 20 pėr qind. Tė drejtė pranimi do tė kenė vetėm ata kandidatė qė arrijnė tė paktėn 30 pėr qind nga numri i poenėve tė paraparė pėr pranim.

Nė kėtė afat ėshtė vėnė pėrsėri njė rregull e cila nė afatin paraprak nuk ėshtė respektuar nga autoritetet e arsimit tė lartė nė Kosovė. Ėshtė praktikuar qė tė regjistrohen tė gjithė studentėt qė kanė poenė tė barabartė nė listėn pėrfundimtare, edhe pse numri i tė regjistruarve tejkalonte kuotėn e paraparė me konkurs.

Senati i UP-sė pati mbėshtetur njė vendim tė komisionit pėr shqyrtimin e ankesave tė maturantėve, konkurrentė pėr t’u regjistruar nė kėtė universitet, me ē’rast ėshtė vendosur qė nė afatin e parė tė regjistrimit listės sė tė pranuarve t’u shtohen edhe 100 studentė. “Nėse numri i poenėve te disa kandidatė ėshtė i barabartė, zgjedhja e kandidatėve do tė bėhet nė bazė tė suksesit tė pėrgjithshėm nga shkolla e mesme. Nėse edhe pas kėsaj do tė kemi tė njėjtėn dukuri, merret suksesi nga lėndėt e ngushta profesionale. Por, nėse dukuria e numrit tė barabartė tė poenėve pėrsėritet, zgjedhjen e kandidatėve (deri te numri i paraparė pėr regjistrim) do ta bėjė komisioni pėrkatės i fakultetit”, thuhet nė konkursin qė UP-ja e ka shpallur pėr regjistrimin e studentėve tė rinj nė afatin e dytė, por e cila rregull pritet tė mos jetė kriter nė pranimin e studentėve me numėr tė njėjtė poenėsh.

Fakultetet janė tė obliguara qė tėrė ranglistėn e kandidatėve, tė cilėt kanė konkurruar, t’ia dėrgojnė Rektoratit tė universitetit, ndėrsa dy ditė pas mbajtjes t’i shpallin rezultatet e provimit pranues. Regjistrimi i studentėve tė pranuar nė vitin e parė do tė bėhet nė Administratėn Qendrore tė Universitetit, sipas orarit tė pėrcaktuar me konkurs, ndėrsa specifikohet se tė gjithė tė pranuarve, qė nuk i pėrmbahen datės sė regjistrimit, t`u humbet e drejta pėr tė marrė indeksin e universitetit publik.

Edhe pse nė afatin e korrikut janė vėrejtur njė numėr parregullsish gjatė mbajtjes sė provimeve pranuese nėpėr fakultetet e Universitetit tė Prishtinės, nė afatin e dytė nuk janė paraparė tė merren masa konkrete pėr evitimin e tyre. Nė afatin e parė gazeta “Iliria Post” kishte ofruar fakte ku numrat e celularėve, qė maturantėt kishin lėnė nė administratė, gjatė procedurės pėr konkurrim u shėrbyen njerėzve brenda ose jashtė administratės sė fakulteteve qė nė prag tė publikimit tė rezultateve tė provimeve pranuese t’u bėjnė ofertė kandidatėve qė nė shkėmbim tė indeksit tė UP-sė tė sjellin shuma tė mėdha parash. Nė tė njėjtin afat, tė paktėn nė Fakultetin Juridik dhe nė atė tė Mjekėsisė, ėshtė vėrejtur se janė shėnuar parregullsi, ku anėtarėt e komisioneve nuk kanė mundur tė vėnė kontroll tė atillė, nė mėnyrė qė tė mos lejohet qė njė person tė hyjė nė provim pranues pėr njė tjetėr. Gazeta, gjithashtu, kishte siguruar dy opinione tė individėve qė u kanė dhėnė provimin pranues tė tjerėve, e tė cilėt patėn deklaruar se njė zanat tė tillė e ushtronin edhe kolegė tė tjerė tė tyre. Se a do tė vėrehen parregullsi tė tilla edhe nė afatin e dytė, mbetet tė shihet. | Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio