Studentet.info
Lajme : Matematikani i RI
Kyqur 15-01-2005 12:46:32 (2202 Lexime)


Matematikani me mesataren 10,00 do tė doktorojė nė SHBA


Si nxėnės i viti tė katėrt tė gjimnazit, nė garat republikane merr ēmimin e parė dhe fiton tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė Olimpiadėn internacionale nė matematikė (eveniment kryesor botėror nga lėnda e matematikės) nė vitin 1999, ku stoliset me medaljen e bronxtė. Njė sukses tė tillė nuk ka arritur askush nė rajonin e Pollogut e ndoshta edhe nė tėrė vendin. Diplomon pėr diē mė tepėr se katėr vjet dhe menjėherė pas diplomimit punėsohet si asistent nė UEJL. Mė 17 janar, vetėm njė vit pas diplomimit, do tė niset pėr nė Amerikė ku do t'i vijojė studimet postdiplomike.


Ilir Snopēe ėshtė regjistruar nė fakultetin e matematikės nė vitin 1999 ndėrsa ėshtė diplomuar nė janar tė vitit 2004, qė do tė thotė se e ka kryer fakultetin, i cili llogaritet si fakulteti mė i vėshtirė, pėr diē mė tepėr se katėr vjet. Ėshtė studenti i parė nė historinė 58-vjeēare tė Fakultetit tė shkencave natyrore nė Shkup, i cili merr titullin matematikan i diplomuar me notė mesatare 10,00.

Ajnshtajni ka thėnė se nėntėdhjetė pėrqind tė suksesit tė vet ia pėrshkruan punės, ndėrsa vetėm dhjetė pėrqind talentit. Mirėpo, po tė mos ekzistonte modestia te personat qė i janė pėrkushtuar shkencės, me siguri se ata do tė thonin se ky raport realisht nuk ėshtė i tillė. Ilir Snopēe, pajtohet me kėtė konstatim dhe thotė se sigurisht qė shumė ka tė bėjė dhuntia dhe gjeni dhe shton: “Ndoshta nuk ėshtė i rastit ky sukses i imi. Vėllai im Halili, ėshtė njė matematikan i shkėlqyeshėm. Babai im i ndjerė, Bariu ishte arsimtar i matematikės, madje shumica e gostivarasve tė vjetėr gjyshin tim e mbajnė mend si njė tregtar, i cili ka qenė i shkathėt pėr matematikėn elementare, gjegjėsisht operacionet themelore aritmetikore qė i janė nevojitur pėr tė bėrė llogarinė gjatė punės. Domethėnė, me siguri ka tė bėjė edhe gjeni."

Ai thotė se ndoshta dashuria ndaj matematikės ka ardhur si pasojė e traditės familjare, por nuk ka pasur ndonjė ndikim tė drejtpėrdrejtė nga i ati apo vėllai i tij qė t’i pėrkushtohet matematikės. “Asnjėherė babai nuk mė shtynte tė mėsoj ose tė pėrpiqet qė tė ma imponojė matematikėn. Ai ishte shumė liberal, por nėnkuptohet qė si fėmijė kam patur ndihmėn dhe mbėshtetjen e tij. Babai im jetonte me sukseset e mia. Ai pėrjetonte ēdo sukses timin si njė fitore tė madhe dhe si njė gjė mė tė ēmueshme nė jetėn e tij. Ai e donte matematikėn dhe ishte mjaft aktiv, jo vetėm nė procesin e rregullt edukativo-arsimor, por jepte kontribut edhe nė aktivitetet e lira dhe nė garat komunale tė matematikės", kujtohet Iliri dhe shton se ai e ka patur mė lehtė se sa vėllai i tij, sepse e ka pasur trasenė e hapur dhe ka shfrytėzuar shumė nga ekperienca e tij dhe materialet me tė cilat ai ka disponuar.

Ėshtė interesante se si nxėnės nė shkollėn fillore Iliri ka marrė pjesė nėpėr gara nga tė gjitha lėndėt dhe gjithmonė ka marrė vendet e para, me pėrjashtim nga lėnda e matematikės. “E pabesueshme, por e vėrtetė. Unė nuk pėrgatitesha enkas pėr garat nga matematika. Mundesha tė zgjidhja ushtrime shumė tė vėshtira, por nuk ushtroja nga revistat prej nga i nxirrnin detyrat pėr gara. Thjeshtė doja qė ta di matematikėn, e jo tė imponohem,”- sqaron Iliri.

Suksesin e parė nė garat matematikore, qė vlen tė pėrmendet, Ilir Snopēe e arrin kur ishte nxėnės i vitit tė dytė tė gjimnazit, duke marrė ēmimin e tretė nė garat rajonale dhe republikane. Si nxėnės i viti tė katėrt, nė garat republikane merr ēmimin e parė dhe fiton tė drejtėn tė marrė pjesė nė Olimpiadėn internacionale nė matematikė (eveniment kryesor botėror nga lėnda e matematikės) nė vitin 1999, ku stoliset me medaljen e bronxtė. Njė sukses tė tillė nuk ka arritur askush nė rajonin e Pollogut, e ndoshta edhe nė tėrė vendin.

“Ėshtė e vėrtetė se njė sukses tė tillė rallėkush e ka arritur nė Maqedoni, megjithėse lirisht mund tė them se nėse vendi ynė ka me ēka tė lėvdohet, janė pikėrisht sukseset e matematikanėve tanė. Maqedonia, nėse kihet parasysh numri i banorėve dhe kushtet nė tė cilat jetojmė, ka matematikanė tė shkėlqyer.”

Nė vitin 2002 Ilir Snopēe shpallet student mė i mirė nė Universitetin e Shkupit pėr vitin akademik 2001/2002. Ky ēmim dhe dhjetėshet e radhitura nė indeks e kanė shtyrė qė akoma mė shumė tė punojė dhe nota mesatare dhjetė pėr tė mė ka paraqitur njė sfidė tė vėrtetė. Edhe pėr lėndėt e pėrgjithshme qė s'kanė tė bėjnė me matematikėn, ka mėsuar deri sa ėshtė bindur se e meriton dhjetėshen e pastėr. Ligjėratat dhe provimet nuk i ka ndėrprerė edhe gjatė kohės sė konfliktit. "Pėr shkak tė pamjes sime korpulente, vėrtetė ishte rrezik tė sillem shpesh rreth Fakultetit tė shkencave natyrore, nė afėrsi tė tė cilit gjendej punkti policor. Por mua gjithnjė mė shoqėronin dy kolege, tė cilave u jam shumė mirėnjohės dhe asnjėherė nuk pata problem,"- sqaron Iliri.

Menjėherė pas diplomimit punėsohet si asistent nė Universitetin e Evropės Juglindore. Ai ka patur ofertė edhe nga Universiteti "Kirili e Metodi", qė tė punojė si asistent, mirėpo ka pranuar ofertėn e UEJL-sė, sepse me pagėn e Universitetit tė Shkupit do tė mund tė paguante vetėm banesėn.

Ilir Snopēe shpjegon se me rekomandimin e profesorit tė tij Donēo Dimoski, pėr tė cilin ai thotė se ėshtė matematikani mė i mirė i tė gjitha kohėrave nė Maqedoni (ka doktoruar nė Amerikė), ėshtė pranuar qė tė ndjekė studimet pasuniversitare nė State University of Neė York & Bighamton, njė nga qendrat mė tė njohura pėr studime pasdiplomike nga lėmia e matematikės nė Amerikė. Studimet pasdiplomike nė kėtė universitet zgjatin pesė vjet, gjegjėsisht dy vjet magjistratura dhe tre vjet doktoratura. Pėr kėto studime Iliri ka fituar dy stipendime. Njėri stipendim ka tė bėjė me taksėn e studimeve, ndėrsa tjetri ėshtė stipendim pėr asistent.

“Gjatė kėtyre pesė viteve, sa do tė mė zgjatė magjistratura dhe doktoratura, do tė punoj si asistent nė fakultetin e biznesit dhe menaxhmentit. E kam kompletuar dokumentacionin e nevojshėm dhe kam fituar prej tash vizė pesėvjeēare. Pra viza mė vlen deri nė pėrfundimin e studimeve,”- shpjegon ai.

Edhe pse dihet mirė qė Amerika ėshtė vend i mundėsive, siē thonė amerikanėt Land of opportunity, Iliri nuk ka pėr qėllim qė tė mbetet nė Amerikė edhe pas pėrfundimit tė studimeve. “Qėllimi im ėshtė qė tė bart dituritė dhe pėrvojėn amerikane kėtu nė vendlindje dhe tė jap kontributin tim pėr prosperitet tė gjeneratave tė ardhshme.”- thotė ai dhe shton: "Besoj se nė Amerikė, pėr sa i pėrket anės shkencore nuk do ta kem vėshtirė, sepse jam i bindur se planprogrami i Universitetit tė Shkupit ėshtė tepėr i ngarkuar dhe kriteriumi ėshtė mjaft i ashpėr, kėshtu qė jam i bindur se kam bazė mjaft tė shėndoshė pėr tė ndjekur studimet pasdiplomike nė Amerikė. Mė tė vėshtirė do ta kem tė adaptohem nė jetėn amerikane, sepse siē kam dėgjuar dhe siē mund ta paramendoj, mėnyra e jetesės ėshtė krejt ndryshe nga mėnyra e jetesės te ne."- pėrfundon ai.

Nga: Gjylsime IBISHI (MONITOR)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio