Studentet.info
Lajme : Guri Murraj tregon se ka dalė nga ngujimi katėr mujor
Kyqur 16-01-2005 8:27:15 (1552 Lexime)


“Po pėrgatitem qė tė jap provimet”

Studenti: Tani do i kthehem shkollės e pėr kėtė falėnderoj policinė

TIRANĖ (16 JANAR)Guri Murraj ka filluar tė lexojė dhe tė pėrgatitet pėr provime. Njė ditė pasi personi qė e kėrcėnonte ėshtė arrestuar, studenti i Ekonomikut i ėshtė kthyer normalitetit.

Duke bėrė shaka, ai thotė: “Mė parė isha i ngujuar nga kėrcėnimet, tani do tė rri mbyllur nė shtėpi se mė duhet tė mėsoj”. Nė njė intervistė pėr “Panoramėn”, Murraj tregon se si e mėsoi lajmin pėr arrestimin e kėrcėnuesit, falėnderimi i tij pėr policinė e Tiranės dhe rikthimi nė jetėn normale.

“Si e mėsuat lajmin pėr arrestimin e kėrcėnuesit tuaj?
Mė njoftuan ata tė policisė qė nė darkė dhe mė thanė se e kishin arrestuar nė njė fshat tė Lushnjės, nė shtėpinė e motrės sė tij. Madje mėsova se ndodhej dhe nė burgun e Tiranės. Nė mėngjes, menjėherė shkova dhe mora gazetėn “Panorama” ku e pashė edhe nė foto.




Ēfarė bėtė pas kėsaj?
Mora nė telefon babain, qė ndodhet nė Dibėr dhe ai mė tha se do tė vinte menjėherė nė Tiranė, tani tė shohim e tė bėjmė.

Prej katėr muajsh ishit i ngujuar nė shtėpi, pasi ju kėrcėnonin pėr vdekje. Si ndiheni tani qė keni mėsuar se personi qė ju kėrcėnonte ėshtė arrestuar?
Po, ai ėshtė arrestuar dhe pėr kėtė tani jam mė i qetė. Madje, edhe babai kur e mori vesh, pasi ėshtė nė Dibėr, erdhi menjėherė nė Tiranė pėr tė parė situatėn. Tani mendoj se gjėrat do tė shkojnė mė mirė pėr mua dhe familjen time.

Ne mėsuam nga policia se prova e vetme pėr tė bėrė ndalimin e kėrcėnuesit tuaj, ishte dėshmia qė keni dhėnė ju. Do t’i qėndroni atyre pohimeve?
Sigurisht qė po, jo se unė kam dėshirė qė dikush, qoftė edhe ky person, tė qėndrojnė nė burg, pėr mua mė e rėndėsishme ėshtė qė familja ime tė ndihet e qetė dhe nuk ka rėndėsi nėse ai dėnohet. Por mendoj se nėse ai ėshtė nė burg, ėshtė pėr arsye sepse duhet tė zbatohet ligji dhe drejtėsia. Nėse ai ka bėrė njė krim ose ka shkelur ligjin ėshtė shteti ai qė tė dėnon e tė gjykon dhe jo unė. Unė nuk gėzohem qė ai ėshtė nė burg, unė dua qė ai dhe familja e tij tė mos mė kėrcėnojnė, por tė mė lėrė tė qetė nė punėn time, si mua ashtu dhe familjen time.

Tani qė keni mėsuar arrestimin e tij, mendoni tė riktheheni pėrsėri nė shkollė?
Unė pėr njė kohė tė gjatė jam shkėputur nga shkolla e nuk i kam ndjekur leksionet regullisht. Gjithashtu kam bėrė shumė mungesa dhe mė duhet qė tė punoj shumė pėr tė marrė vitin, por sigurisht qė do t’i rikthehem.

Jeni interesuar nė fakultet, kur keni vendosur tė shkoni?
Po, jam interesuar dhe mė kanė thėnė se sapo tė rregullohet situata unė mund tė paraqitem nė shkollė e tė jap provimet. Tani mund tė them se jam sėrish i ngujuar e mė duhet tė qėndroj nė shtėpi, por jo sepse kam frikė, por ngaqė mė duhet tė mėsoj pėr tė marr provimet, pasi tani ėshtė edhe sezoni.

Keni pasur pėrkrahje tė mjaftueshme pėr tė qenė i qetė dhe i sigurtė?
Duhet tė them se pasi ishin njohur me problemin tim, ministri i Rendit dhe drejtori i policisė sė Tiranės dhe shefi i Komisariatit Nr. 3, mė ofruan menjėherė ndihmė maksimale dhe pėrkrahje. Madje, mė premtuan se do tė mė jepnin edhe roje qė unė tė mund tė ndiqja vazhdimisht shkollėn, ndėrkohė qė ata do tė bėnin tė pamundurėn pėr tė arrestuar kėrcėnuesin. Me sa shoh unė ata e mbajtėn premtimin.

Po nė fakultet keni gjetur pėrkrahje?
Sigurisht. Para disa ditėsh kam shkuar te dekani i fakultetit dhe kam biseduar me tė. Ai mė ka thėnė se ishte nė dijeni tė problemit tim dhe mė tha qė tė mėsoja edhe pse do tė duhej tė qėndroja nė shtėpi, pasi do tė futesha nė provimet e kėtij sezoni si shokėt e mi.

A jeni mė i lirė dhe mė i qetė tani qė ai, i cili ju ka kėrcėnuar, ėshtė nė burg?
Po, tani jam i lirė, mund tė shkoj nė shkollė dhe mund tė them qė jam i lirė plotėsisht. Mė parė unė kisha braktisur shkollėn, punėn dhe gjithė jeta m’u bė mė e vėshtirė, si pėr mua ashtu edhe pėr familjen time. Nuk mund tė jetonim vetėm me dy rroga mėsuesish. Tani ndoshta do t’i rikthehem edhe punės, por pasi tė kem rregulluar gjėrat nė shkollė.

Si jetuat gjatė kohės sė pengmarrjes?
Ka qenė vėrtetė periudhė e vėshtirė. Nė pjesėn mė tė madhe tė kohės kam qenė nė shtėpi dhe kur dilja mė duhej tė ruhesha ose tė dilja i shoqėruar e i fshehur. Tashmė gjėrat po rregullohen dhe pėr kėtė dua tė falėnderoj ministrin e Rendit, Igli Toskėn, drejtorin e policisė sė Tiranės, Albert Dervishi, si dhe shefin e Komisariatit Nr. 3 Artur Zotaj. Tė gjithė kanė treguar kujdes pėr mua e mė kanė ofruar mbrojtje, pastaj puna e tyre ėshtė treguar nė arrestin e personit qė mė ka kėrcėnuar.

Konflikti, kush janė personat e pėrfshirė

Guri Murraj, 22 vjeē, ėshtė student i Ekonomikut nė vitin e dytė dhe ka qenė personi i kėrcėnuar nga Demir Lleshi. Demir Lleshi ėshtė 31 vjeē, ashtu si edhe personi tė cilin ai kėrcėnon, ai ka lindur nė Dibėr. Ai ėshtė dėnuar mė parė pėr tentativė vrasje dhe ka qėndruar njė vit nė burg.

Sherri mes dy familjeve ka filluar gjashtė vjet mė parė, kur motra e Gurit ėshtė ndarė nga i fejuari, Demir Lleshi
Familja Lleshi ka kėrcėnuar familjen e Gurit, duke qėlluar me armė, madje kanė tentuar ta rrėmbejnė edhe motrėn e tij
Demir Lleshi, si dhe i ati i tij, janė dėnuar nga Gjykata e Dibrės, i pari me 10 vjet burg, ndėrsa kryefamiljari me 5 vjet
Nė tetor tė 2004-ės, Demir Lleshi sė bashku me dy persona tė tjerė kanė rrėmbyer e kėrcėnuar me armė Guri Murrajn
Nė tetor tė vitit tė kaluar Guri ėshtė ngujuar nė shtėpi pas kėrcėnimit tė ish tė fejuarit tė motrės
Pas njė aksioni tė policisė arrestohet Demir Lleshi, kėrcėnuesi i Gurit, ky i fundit thotė se do t’i rikthehet shkollės.

Nga:Vladimir Karaj & Aulona Kadillari (PANORAMA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio