Studentet.info
Lajme : Incident nė Fakultetin e Manastirit
Kyqur 17-01-2005 15:34:45 (1423 Lexime)


Profesori sulmon studenten pasi nuk i ka pasur punėt mirė me babain e saj


Manastir, 17 janar - “Profesori Boris Angelovski nga Fakulteti i qytetit tė Manastirit, mė 14 janar, nė kabinetin e tij mė sulmoi fizikisht dhe ma gėrvishti krahun e djathtė, kurse gjatė gjithė semestrit nuk mė lejon ta jap provimin e fundit sepse ėshtė fjalosur me babain tim, i cili poashtu ėshtė professor i fakultetit”, ka thėnė studentja e vitit tė katėrt, Jasminka Hristovska.

Nga ana tjetėr, profesori Angelovski ka deklaruar se vetėm e ka shtyrė pak studenten nga kabineti i tij sepse e ka nėnēmuar verbalisht. Ai ka thėnė se kjo studente nuk mund tė kalojė provimin e vitit tė katėrt sepse nuk ka pastruar provimet nga viti i dytė.

Mirėpo, Hristovska shprehet e bindur se ka qenė e sulmuar. “Nė krahun e djathtė kam njolla tė kuqrremta dhe mė dhemb shumė. Isha nė kabinetin e Angelovskit pėr tė fotokopjuar ca dokumente, sepse vetėm nė atė zyrė ka aparat fotokopjimi. Kur hyra brenda ai nuk ishte aty, por nė zyrė gjendej vetėm sekretaresha e tij. Pas njė kohe tė shkurtėr u paraqit edhe profesori dhe filloi tė mė bėrtasė, tė mi marrė dokumentet dhe nė fund mė goditi nė krah. Rastin e paraqita nė polici, por asgjė”, ka thėnė 25-vjeēarja Hristovska.
Profesori, ndėrkaq, pėr rastin nė fjalė fajin e hedh te studentja. “Rasti me studenten nuk ka filluar mė 14 janar, por me atė kam probleme tani mė 2 vjet. Javėn e kaluar e takova nė kabinetin tim me disa dokumente nė dorė, pėr tė cilat mendova se i ka marrė nga fjoka ime. Nga shkaku se ajo filloi tė mė fyej mua dhe familjen time, unė nuk doja tė jetė mė nė kabinetin tim. Pėr kėtė qėllim e kappa pėr dore dhe e nxora jashta zyrės, por ajo nuk ishte dėbim me dhunė qė ta lėndoja”, ka shpjeguar profesori.


Nga:XH.N




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio