Studentet.info
Lajme : Tane Akdanam ka denoncuar nė polici
Kyqur 28-01-2005 9:36:04 (1447 Lexime)

Keqtrajtohet pas njė grindjeje studenti turk

TIRANĖ- 28 JANAR- Njė student turk ėshtė keqtrajtuar pas njė grindjeje tė ēastit nė rrugėn “Komuna e Parisit” nė Tiranė. Tane Akdanam, studenti i cili punonte njėkohėsisht me studimet nė njė restorant turk, ėshtė bėrė viktimė e njė grindjeje pėr motive banale nė mjediset e punės, ku edhe ėshtė dėmtuar. Pasi ka marrė mjekim nė spital, Akdanam ka denoncuar dhunėn e ushtruar ndaj tij nė mjediset e komisariatit numėr 2 nė Tiranė. Pas kėtij denoncimi janė vėnė nė lėvizje agjentėt e policisė kriminale, tė cilėt kanė zbuluar edhe autorin e kėsaj ngjarjeje. “Leonard Bilali ėshtė ndaluar pėr keqtrajtimin e shtetasit turk, ngjarje kjo e ndodhur pesė ditė mė parė. Por autori ėshtė lėnė nė detyrim paraqitjeje, pasi vepra e kryer prej tij nuk ishte e rėndė”,-pohuan pėr “Shekullin” burime nga komisariati numėr 2 i Tiranės.

Sipas kėtyre burimeve, mėsohet se Akdanam punonte nė restorantin turk, pikėrisht aty ku ka lindur edhe grindja pėr motive banale. Kjo grindje ka degjeneruar nė grushta dhe goditje me mjete tė forta, ku i vetmi i dėmtuar kishte mbetur studenti turk. Ndėrkaq, mėsohet se materialet e ēėshtjes qė lidhen me keqtrajtimin e studentit turk nė Tiranė, i kanė kaluar prokurorisė sė rrethit. Kanė qėnė hetuesit e ēėshtjes ata qė vendosėn tė mos mbajnė nė burg Leonard Bilalin, por ta hetojnė atė nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale tė rrahjes. Ky i fundit do tė paraqitet nė prokurori, sa herė qė prania e tij tė jetė e nevojshme pėr hetimet e mėtejshme tė kėsaj ēėshtjeje.

Nga:A.Bogdani (Shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio