Studentet.info
Lajme : Kamerat spiune filmuan momentin kur po i merrte paratė studentit
Kyqur 02-02-2005 7:01:50 (1678 Lexime)


Njėqind dollarė njė notė kaluese pėr studentėt

TIRANĖ, 02 SHKURT Njėqind dollarė. Kaq ishte “taksa” e vendosur nga pedagogu i Akademisė sė Rendit, Arqile Kosta, nė kėmbim tė njė note kaluese pėr studentėt e tij, oficerėt e ardhshėm tė Policisė sė Shtetit. Shkėmbimi i rryshfetit nga studenti tek pedagogu i lėndės “Marrėdhėniet me Jashtė” ėshtė fiksuar nga kamerat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė vendosura nė Akademinė e Rendit pas dyshimeve se kryekomisari Kosta merrte rryshfet nga studentėt, pėr t’i kaluar nė provim. Hetimet e nisura qė prej fillimit tė vitit tė ri akademik kanė pėrfunduar dje, me prangosjen nė kushtet e flagrancės tė pedagogut tė Akademisė sė Rendit Publik. Burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit pohojnė pėr “Shekullin” se Arqile Kosta akuzohet pėr mitmarrje, akuzė kjo e pranuar prej tij pas arrestimit.

Tashmė, kryekomisari ėshtė izoluar nė mjediset e drejtorisė sė policisė sė Tiranės, nė pritje tė masės sė sigurisė sė togave tė zeza, pėr veprėn penale tė kryer
Mitmarrja
Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm, struktura qė heton implikimin e punonjėsve tė policisė dyshonte qė prej tetorit tė vitit tė kaluar se pedagogu Arqile Kosta merrte para, pėr tė kaluar studentėt nė provim. Madje, hetimet pėr tė janė shtrirė edhe nė listėn e studentėve tė pranuar nė Akademinė e Rendit. Sipas burimeve zyrtare tė Rendit, Kosta dyshohet se ka marrė para edhe pėr tė pranuar studentėt nė Akademi, akuzė kjo qė nuk ėshtė vėrtetuar edhe nga oficerėt e SHKB-sė. Pėr tė verifikuar denoncimet nėn zė tė studentėve, nė Akademinė e Rendit janė instaluar kamera spiune, kryesisht nė zyrėn e pedagogut Kosta. Kėto kamera kanė fiksuar momentin kur njė student i ka dhėnė 100 dollarė pedagogut tė tij, qė ky ta kalonte nė provim. Kosta i ka pranuar paratė, ndėrkohė qė kamerat e SHKB-sė regjistronin gjithēka. Kurthi i ngritur ndaj tij ka funksionuar mė sė miri, duke u siguruar hetuesve provėn e shumėkėrkuar pėr korruptimin e pedagogut.

Arrestimi
Pasi kanė parė kasetat filmike, oficerėt e SHKB-sė kanė urdhėruar arrestimin e Arqile Kostės. Ai ėshtė ndaluar nė mjediset e Akademisė sė Rendit, e mė pas ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit nė drejtorinė e policisė sė Tiranės. Zyrtarėt e Rendit pohojnė se Kosta ėshtė marrė fillimisht nė pyetje, e mė pas ka parė me sytė e tij momentin e marrjes sė rryshfetit. “Akuza e ngritur nuk ėshtė kundėrshtuar nga Kosta, pasi ai ka parė kasetat filmike. Mitmarrja pėr tė cilėn pedagogu akuzohet, ėshtė mėse e vėrtetuar”,-pohojnė burimet e Ministrisė sė Rendit. Arrestimi i Arqile Kostės pėr mitmarrje, i shtohet rasteve tė oficerėve tė lartė tė policisė, tė pėrjashtuar ose arrestuar pėr shkak tė implikimit tė tyre nė aktivitet tė jashtligjshėm. Duhet theksuar se ky ėshtė rasti i parė, ku njė pedagog i Akademisė sė Rendit arrestohet pėr marrje rryshfeti, si pėr tė kaluar studentėt nė provime ashtu edhe pėr t’i pranuar ata nė Akademi, nė kėmbim tė njė dore tė mirė parash. Materialet pėr arrestimin e oficerit tė lartė tė Ministrisė sė Rendit i janė referuar prokurorisė sė Tiranės, pėr hetime tė mėtejshme. Ndėrkaq, pak kohė pas arrestimit, Arqile Kosta ėshtė pėrjashtuar nga Policia e Shtetit, pėr thyerje tė betimit dhe shkelje tė rregullave nė detyrė.


RRYSHFETI

Studenti i dha 100 dollarė pedagogut tė Akademisė sė Rendit, Arqile Kosta. Rryshfeti kishte si qėllim kalimin e studentit nė provim

KURTHI

Oficerėt e SHKB-sė kishin instaluar kamera spiune nė Akademinė e Rendit, pas informacioneve se pedagogu Kosta merrte mitė

ARRESTIMI

Kryekomisari Arqile Kosta u arrestua nė bazė tė kasetės filmike, i akuzuar pėr mitmarrje. Ai e pranoi akuzėn, gjatė ballafaqimit me kasetėn.

Nga:Aleksandra Bogdani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio