Studentet.info
Lajme : Autori gjerman i librit “Rheumatologie” shpreh keqardhje pėr keqkuptimet qė ka shkaktuar libri i tij nė UP
Kyqur 28-02-2007 3:04:58 (1962 Lexime)

Hettenkofer mirėnjohės pėr masat ndaj plagjiatorėve


Prishtinė, 28 shkurt – Sulejman Rexhepi, autor i librit “Reumatologjia”, i ka kėrkuar falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”, Hans Jurgen Hettenkofer, pėr pėrvetėsim tė njė pjesė tė konsiderueshme tė pėrmbajtjes sė kėtij libri. Kėtė e ka konfirmuar vetė autori gjerman, nė njė letėr tė cilėn ia ka dėrguar rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani.
“Duhet tė ju them se Prof. Dr. Rexhepi mė ka kėrkuar falje me shkrim. Shtypshkronja ‘Georg Thieme Verlag’ ėshtė informuar pėrmes meje dhe poashtu ka kopjen e kėtij e-maili”, ka shkruar Hettenkofer.


Ai ka shprehur keqardhjen, pėr siē ka thėnė, keqkuptimet qė ka shkaktuar libri i tij nė UP, por ka thėnė se do tė jetė mirėnjohės nėse do tė informohej lidhur me masat qe do tė merren nė vazhdim.
Autori gjerman ėshtė deklaruar, poashtu, se me keqardhje para dy ditėsh ka marrė njė ekzemplar tė librit "Reumatologjia” tė Sulejman Rexhepit, “i cili zotohet tė ketė tė drejtėn e autorit pėr librin nė fjalė”.
Pasi thekson se nė e-mailin qė ka pranuar nga rektori Hasani ka kuptuar se libri i autorit kosovar ka ngjashmėri deri nė 70 pėr qind me librin e tij, ai edhe pse nuk e kupton shqipen pohon se ėshtė shumė evidente qė njė numėr i madh i tabelave dhe tekstit ishin identike ose kishin ngjashmėri me ato tė librit tė Hettenkoferit.
“Njė vėrtetim tė saktė tė ngjashmėrisė sė tekstit pėr mua ėshtė i vėshtirė tė caktohet, por pėrqindja qė ju keni caktuar mė duket e referueshme”, ka shkruar ai.
Ndėrkaq, ka njė muaj kur rektori Hasani pati nisur njė shkresė pėr Gjermani, me tė cilėn i ka kėrkuar falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”, pėr siē pat thėnė, plagjiaturėn qė i ėshtė bėrė kėtij libri nė masėn 70 pėr qind nga njė profesor i Fakultetit tė Mjekėsisė. Ai e kishte njoftuar nė mėnyrė zyrtare qė komisioni disiplinor i UP-sė ka konstatuar se libri i Sylejman Rexhepit “Reumatologjia”, kishte ngjashmėri nė njė masė tė madhe me librin “Rheumatologie”. Hasani e ka njoftuar Hettenkofernin se si rektor i UP-sė i ka suspenduar nga puna mėsimdhėnėsit nė fakultet: prof. Dr. Sylejman Rexhepin, si autor libri, bashkė me recensentėt.
Hasani pasi ka konsideruar se nė Kosovė ekziston njė nevojė e madhe pėr njė libėr tė tillė, i ka rekomanduar autorin dhe botuesin e librit gjerman pėr botimin e librit edhe nė gjuhėn shqipe. Njė kėrkesė faljeje rektori e ka dėrguar edhe nė shtėpinė botuese tė librit “Rheumatologie”, “Georg Thieme Verlag” Stuttgart-NeėYork.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio