Studentet.info
Lajme : Historia e rrallė e Ilir Miles, njė studenti tė arkitekturės
Kyqur 05-02-2005 4:26:40 (1660 Lexime)

Studenti: Mė hoqėn dushet, drejtoria tė mė japė 221 euro

TIRANĖ, 05 SHKURT- Ndodh edhe kėshtu. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, njė student i kėrkon drejtorisė sė konviktit ku jeton ta dėmshpėrblejė pėr mungesėn e shėrbimeve. Ilir Mile, student nė vitin e katėrt tė arkitekturės, nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė, i ka kėrkuar drejtorisė sė ndėrmarrjes numėr 2 tė trajtimit tė studentėve t’i paguajė 221 euro sepse ka hequr dushet gjatė ditėve tė festave tė fundvitit. Ndėrsa drejtori i kėsaj tė fundit, Bekim Mataj, thotė se kjo ėshtė diēka krejt e palogjikshme. Dhe se s’ka ndėrmend t’i paguajė paratė.


Me filxhanin e kafes pėrpara dhe me njė cigare nė dorė, Ilir Mile thotė se drejtoria ka shkelur kontratėn qė ka lidhur me tė, si student. “Unė kam lidhur kontratė, si gjithė studentėt e tjerė, pėr njė vit akademik tė tėrė. Kam paguar aq sa mė ėshtė kėrkuar nė fillim, kam paguar pėr dushet, kam paguar pėr ngrohjen, pėr lavanterinė etj. Pra kam paguar pėr shėrbime qė duhet tė mė ofrohen pėr njė vit tė tėrė akademik, siē thotė edhe kontrata”.
Mile, qė punon edhe nė njė studio ndėrtimi, tregon se nė 25 dhjetor e derisa mbaruan pushimet dimėrore, ai ka qenė i detyruar tė qėndrojė nė konvikt, pėr hir tė punės. “Nuk mund tė shkoja nė shtėpi dhe tė festoja sepse kisha njė projekt nė dorė qė duhej mbaruar. Kam qėndruar nė konvikt, siē kanė bėrė edhe studentė tė tjerė, por drejtoria ka urdhėruar qė tė mos ketė dushe dhe ujė”,-thotė ai. I riu shton se ėshtė detyruar tė shkojė ēdo ditė nėpėr hotelet rreth e rrotull zonės sė 21Dhjetorit ( ku gjenden edhe fakultetet e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Mjekėsisė, Infermierisė etj.) pėr tė bėrė dush. “Kam paguar 17 euro pėr t’u larė e pėr t’u pastruar, pėr 13 ditė me radhė. Ky nuk ėshtė njė dėm i vogėl pėr xhepin tim, kur fare mirė unė mund tė lahesha nė konvikt, shėrbim pėr tė cilin kam paguar nė fillim tė kėtij viti akademik, kur lidha kontratėn”. Studenti i ka shkruar sė fundmi njė letėr drejtorisė sė ndėrmarrjes qė menaxhon kėto konvikte. “Kėrkoj qė tė mė dėmshpėrbleni me 221 euro. Faleminderit pėr mirėkuptimin”, -e mbyll letrėn e tij Ilir Mile. Por nuk ka ndėrmend tė ndalet me kaq. Studenti i arkitekturės thotė se do ta kalojė punėn deri nė gjyq, pėr tė marrė dėmshpėrblimin.
***
Drejtori i ndėrmarrjes numėr 2 tė Trajtimit tė Studentėve, Bekim Mataj, nuk mund ta mohojė se ėshtė njohur me kėrkesėn e Ilir Miles. Dhe po ashtu, nuk mund ta fshehė ēudinė e tij. “Kjo kėrkesė nuk bazohet nė asnjė tė drejtė. Sigurisht qė nuk e gjej tė arsyeshme. Zoti Mile, po tė dojė, le ta shpjerė punėn nė gjyq. Me dokumentet qė kemi, drejtoria patjetėr qė do ta fitojė ēėshtjen”.
Mataj pohon se gjatė ditėve tė pushimeve dimėrore dushet, me urdhėr tė tij, nuk kanė punuar. “Duhet ta dini se kjo ndėrmarrje subvencionohet nga shteti, nėpėrmjet FMN-sė dhe kostoja e mbajtjes nė punė tė dusheve ėshtė e lartė. Pėr kėtė, harxhohen me miliona lekė. Gjatė festave tė fundvitit, shumica e studentėve ikėn nė shtėpi dhe unė nuk mund t’i mbaja dushet nė punė pėr 20 apo 25 studentė qė qėndruan nė konvikt. Ėshtė njė llogaritje e thjeshtė matematike”,-thotė Mataj. I pyetur pėr kontratėn qė lidhin studentėt me drejtorinė e konviktit ku regjistrohen, Bekim Mataj tha se ajo kishte njė kohėzgjatje prej 10 muajsh. “Ne kėtė kontratė nuk thuhet gjėkundi se pėr festat ose pushimet zyrtare do tė mungojnė dushet, lavanteria apo shėrbime tė tjera. Por ama, mua si drejtori mė ėshtė lėnė e drejta qė ta menaxhoj kėtė aspekt. Unė mund tė nxjerr urdhra nė periudha dhe shkaqe tė ndryshme, si ta shoh tė arsyeshme. Dhe unė kėtė kam parė tė arsyeshme: qė nuk mund tė mbaja ndezur dushet e njė ndėrmarrjeje tė tėrė pėr disa studentė qė nuk shkuan nė shtėpi”.
I pyetur nėse kishte ndonjė kufi, ndonjė numėr studentėsh qė garanton ose jo ndezjen e dusheve, Mataj tha se shifra duhet tė ishte mbi 50% e gjithė konviktorėve tė ndėrmarrjes qė drejton. “Nėse nė godina gjenden mbi 50 %
e studentėve (ne kemi 2150 tė tillė) unė jam i detyruar tė mbaj ndezur dushet. Gjithsesi ne e kemi ofruar kėtė shėrbim edhe kur kemi pasur mė pak konviktorė”,-tha ai.
Bekim Mataj ėshtė nė prag tė daljes nė pension dhe nė vend tė tij sapo ėshtė emėruar drejtori i ri, Jani Doda, qė ende nuk ka filluar punėn. I pyetur pėr kėrkesėn e studentit Ilir Mile, edhe drejtori i ri ka refuzuar dėmshpėrblimin prej 221 eurosh dhe e ka quajtur diēka tė padrejtė.

Drejtuar: Drejtorisė sė Ndėrmarrjes Trajtim Studenti Nr.2

Lėnda: Kėrkesė

Unė i nėnshkruari Ilir Mile, student nė vitin IV, arkitekturė, banor nė godinėn nr. 2, dhoma 403, duke u nisur nga moszbatimi i kontratės pikėrisht nė opsionin e dusheve kur, pėr Vitin e Ri 2005, ditėt e festave si 28-29 Nėntori, ditėt kur nuk ka patur solar, ka patur defekte, ditėt e fillimit tė vitit akademik tė sivjetshėm kur dushet u hapen 4 ditė me vonesė:
Kėrkoj nje dėmshpėrblim prej 221 (euro) pėr dėmin financiar qė i ėshtė shkaktuar personit tim nga Drejtoria e Ndėrmarrjes Trajtim Studenti Nr. 2.
Gjatė mungesės sė dusheve pėr festat e fundvitit 2004, pėr 13 ditė jam larė nė hotele, me njė ēmim prej 17 (euro). Bėjnė 221 (euro) nė total.

Ju lutem merreni nė konsideratė kėrkesėn time

Faleminderit pėr mirėkuptimin

Me Respekt
Ilir Mile

Nga: Elda Spaho




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio