Studentet.info
Lajme : Fakulteti Ekonomik nė Tiranė
Kyqur 06-03-2007 4:32:29 (9132 Lexime)

Kriteret e pranimit, rrėzohet vendimi i Ekonomikut

TIRANĖ, 6 MARS- Rrėzohet vendimi i Fakultetit tė Ekonomisė nė Tiranėm pėr kriteret e pranimit tė studentėve tė rinj.
Kėshilli i Fakultetit vendosi qė, pėr pranimin e tė rinjve, do tė pėrdorej vetėm njė koeficient (1) edhe pėr llojin e shkollės dhe pėr lėndėt me zgjedhje, pa bėrė diferencime. Ministria e Arsimit, e pas saj, edhe Kėshilli i Arsimit tė Lartė dhe Shkencės, deklarojnė se njė vendim i tillė nuk mund tė zbatohet. Me arsyetimin se sjell shmangie nga parimi i meritės pėr shkak tė mospėrputhjes lėndore.

Ndėrkohė dekani i fakultetit, Dhori Kule, e quan mosrespektimin e vendimit tė Kėshillit, si shkelje tė autonomisė sė Universitetit dhe shkelje tė Ligjit tė Arsimit tė Lartė. Ėshtė ndezur kėshtu, njė tjetėr konflikt mes institucionit arsimor dhe fakultetit, vetėm pak kohė para fillimit tė Maturės Shtetėrore, me tė vetmit vuajtės, maturantėt. Tė cilėt, ende nuk janė tė qartė pėr koeficientėt e pranimit, Rregulloren edhe programet, megjithėse tė premtuara se do t'i kishin nė dorė brenda shkurtit. Sė paku, dy tė parat.


Rekomandimi

Pasoja negative, nėse zbatohet propozimi i Fakultetit tė Ekonomisė, pėr pranimet me njė koeficient. Nė kėtė pėrfundim ka arritur KALSH-i, pas shqyrtimit tė materialit dėrguar nga Ministria e Arsimit.
"Nėse aplikohet koeficient unik pėr tė gjitha llojet e shkollave dhe lėndėt e preferuara me zgjedhje, atėherė nuk merret parasysh investimi i kandidatėve nė fushėn e dhėnė nė kohė (orė mėsimore) dhe lėndė",- thuhet nė rekomandimet e dėrguara nga KALSH. Sipas tij, ky kriter cenon parimin e mundėsive tė barabarta sipas meritave, si dhe privilegjon kandidatė qė kanė investuar mė shumė nė specialitete, qė mund tė mos pėrputhen me drejtimet kryesore nė fushėn e dhėnė. (p.sh., njė kandidat i njė shkolle tė mesme tė pėrgjithshme me mesatare mė tė lartė, mund tė privilegjohej pėr violinė, megjithėse tė mos kishte investuar fare pėr mėsimin e saj). Tjetėr pasojė negative, sipas KALSH-it, ėshtė edhe "humbja e kontigjentit tė kandidatėve, formimi specifik i tė cilėve pėrputhet mė mirė me fushėn e dhėnė". Rekomandimi erdhi pas kėrkesės qė vetė kreu i arsimit, Pollo i bėri kėtij organi, pas konstatimit tė tė vetmit propozim tė kėsaj natyre. "Vetėm njė fakultet, nga 47 syresh tė universiteteve publike, me pretendimin e vendosjes sė barazisė, solli koeficientė tė njėjtė (1.0) pėr tė gjitha shkollat, si dhe pėr lėndėt e preferuara",- bėjnė tė ditur specialistėt e ministrisė, ndėrsa shtojnė se "shkollat e larta kanė dėrguar nė MASH propozimet e tyre, duke pėrzgjedhur midis 5 kategorive ( koeficientėt nga 1.0, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 ) pėr 10 llojet e shkollave tė mesme".

Kule, kundėr

Absolutisht kundėr shprehet dekani Dhori Kule, pėr rekomandimin e KALSH-it dhe tė vetė ministrisė, pėr formėn e pranimit. Sipas tij, gjithė sa ėshtė thėnė, ėshtė nė kundėrshtim me nenin 57 tė Kushtetutės dhe me nenin 15 tė Ligjit tė Arsimit tė Lartė, qė i njeh tė drejtėn universiteteve tė pėrcaktojnė kriteret e pranimit tė studentėve. "Nėse ėshtė bėrė ndonjė ndryshim nė ligj, atėherė ministria ka tė drejtė t'i pranojė studentėt si tė dojė ajo. Ndryshe, kemi tė bėjmė me njė shkelje tė rėndė tė ligjit, qė shkon pėrtej debatit tė thjeshtė tė koeficientėve",- tha Kule dje, pėr "Shekullin".

Ai pranon se ligji ia njeh kėtė tė drejtė vetė fakulteteve dhe konkretisht, Kėshillave tė Fakulteteve. "Nėse ligji do t'ia njihte kėtė tė drejtė ministrisė, atėherė ajo nuk kishte pse tė na kėshillonte ne tė mblidheshim dhe tė vendosnim kriteret e pranimit",- thotė ai, duke shtuar se me kėtė mėnyrė po kthehet koha e Komitetit Qendror, kur vetė ministria pėrpilonte lista fituesish dhe i zgjidhte si tė donte ajo. Sa pėr rekomandimin e KALSH-it, qė shkon nė tė njėjtėn linjė me preferencėn e ministrisė, Kule, sqaron se ai nuk ėshtė gjykatės mes Ministrisė dhe Universitetit, por thjesht njė organ kėshillimor. Pėr mė tepėr, sipas tij, nė kėtė organ nuk ka asnjė pėrfaqėsues nga stafi i Fakultetit Ekonomik. Nė kushte tė tilla, kur sipas tij, problemi kėrkon njė ballafaqim ligjor, nuk dihet as se ku do tė merren modelet pėr pėrcaktimin e koeficientėve tė pranimit. Pasi, sipas Kules, asnjė fakultet ekonomie nė vend, nuk ka nevojė praktike zbatimin e koeficientėve, duke qenė se degėt e tyre nė rrethe janė tė hapura.

"Ne presim emrat me fituesit qė do tė vijnė nga ministria, por vetėm me kriteret qė i kemi pėrcaktuar vetė",- thotė prerė ai, i pyetur se si do tė veprohet nė kėtė rast, pėr pranimin e studentėve.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio