Studentet.info
Lajme : Flet rektori i Universitetit tė Tiranė, Shezai Rrokaj, pėr ndryshimet nė shkolla
Kyqur 07-02-2005 11:20:18 (1998 Lexime)

“Tre vjet shkollė, dy vjet specializim”

Intervist: me rektorin e Universitetit tė Tiranė, Shezai Rrokaj, pėr ndryshimet nė shkollat e larta

Rrokaj: Do tė hedhim poshtė sistemin e vjetėr arsimor rus

Studimet nė shkollat e larta do tė zgjasin vetėm tre vjet. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, duke filluar nga viti shkollor 2005-2006, nė tė gjitha fakultetet e kėtij universiteti do tė zbatohet sistemi 3+2 dhe 3+3.

Pas pėrfundimit tė tre viteve tė para tė studimit, qė do tė bėjnė pjesė nė njohuritė e pėrgjithshme, studentėt do tė kenė mundėsi tė marrin diplomėn e arsimit tė lartė. Mė pas, cilido student qė ka dėshirė tė vazhdojė studimet pėr master, ose specializim tė mėtejshėm dhe doktoraturė, duhet tė vazhdojė nga 2 deri nė 3 vjet kurse tė veēanta pranė fakulteteve pėrkatėse. Sipas burimeve nga ministria e Arsimit dhe e Shkencės, kjo reformė do tė mundėsojė specializimin e shpejtė tė studentėve, duke i bėrė ata tė aftė pėr tregun e punės. Kėto dhe ndryshime tė tjera, qė kanė filluar tė pėrfshijnė shkollat e larta, i sqaron nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama” rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj.



Ministria e Arsimit ka deklaruar futjen e disa fakulteteve nė sistemin 3+2 dhe 3+3. Sa nga fakultetet e UT-sė do tė pėrfshihen nė kėtė sistem?
Nė tė gjitha fakultetet e UT-sė, pėrveē Fakultetit tė Mjekėsisė do tė fillojė zbatimi i kėtij sistemi, duke filluar qė nga viti shkollor 2005-2006. Ne kemi filluar pėrgatitjet pėr kėtė reformė, tė cilėn e kam parashikuar edhe nė platformėn elektorale dhe mendojmė qė tė fillojmė nga zbatimi i tij qė nė tetorin e kėtij viti. Ndėrsa, Fakulteti i Mjekėsisė, sipas marrėveshjes sė Bolonjės ka mbetur jashtė kėtij sistemi. Prandaj edhe ne jemi tė detyruar qė tė zbatojmė kėtė sistem, pasi ka njė regjim tė veēantė.

Sipas deklaratave tė ministrisė sė Arsimit, ky sistem do tė zbatohet fillimisht nė tre degė, infermieri, cikėl tė ulėt dhe ciklin parashkollor…
Kjo ėshtė vendimmarrje e Ministrisė, megjithatė ne kemi menduar qė zbatimin e kėtij sistemi ta fillojmė qė kėtė vit shkollor, pasi kemi gjashtė muaj qė po punojmė pikėrisht pėr kėtė gjė. Nė mjaft degė tė fakulteteve tona kjo ėshtė njė gjė e pėrballueshme dhe ne nuk mund ta ndalim kėtė proces. Tashmė universitetet shqiptare janė futur nė rrugėn e transformimeve dhe tė reformave, qė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Bolonjės dhe sistemi 3+2 dhe 3+3 ėshtė vetėm njė nga ndryshimet e shumta qė pėrfshin reforma.

Cilat janė disa nga ndryshimet e tjera qė parashikohen?
Pėrveē kėsaj, do tė ndryshojnė lėndėt dhe kurrikulat, mėnyrat e mėsimdhėnies sė pedagogėve, kualifikimi i tyre, pagesa e tyre, nė bazė tė orėve fizike nė auditore, etj. Do tė hidhet poshtė i gjithė sistemi i mėparshėm rus i vlerėsimit dhe konceptimit tė orėve mėsimore, pėr sa i pėrket ngarkesės sė orėve, vlerėsimit tė studentėve, ku pėr vlerėsimin do tė fillojė rikonceptimi i notės lokale, e cila do tė jetė e barasvlefshme me notėn evropiane. Ndėrkaq, beteja jonė e fundit do tė jetė autonomia financiare, ashtu siē e kemi planifikuar edhe nė platformėn elektorale.



Parauniversitarėt, orė mėsimi pėr mjedisin

Ēėshtjet mjedisore do tė pėrfshihen nė kurrikulat e shkollave tė mesme dhe 8-vjeēare. Nė vitin e ri mėsimor 2004-2005, sipas burimeve nga Instituti i Studimeve Pedagogjike nė Tiranė, problematikat mjedisore do tė pėrfshihen nė orė tė veēanta nė bazė tė njė udhėzuesi tė ri, qė pritet tė dalė sė shpejti. Sipas kėtij udhėzuesi mėsuesit e shkollave tė mesme dhe atyre 8-vjeēare do tė kenė nė dispozicion orė mėsimore pėr trajtimin e tematikave mė tė mprehta mjedisore. Ky udhėzues i pėrgatitur me ndėrmjetėsimin e disa shoqatave mjedisore nė vendin tonė dhe me specialistė tė mjedisit dhe tė arsimit, do t“u shpėrndahet mėsueseve tė arsimit parauniversitar pėr tė pėrshtatur dhe pasuruar programet e reja mėsimore me ēėshtje si, ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit, edukimi mjedisor dhe shėndetėsor, puna e fėmijeve, barazia gjinore, tė drejtat e fėmijėve dhe tė njeriut, etj. Tė gjitha kėto tema janė pėrfshirė nė kėtė udhėzues mė qėllim qė tė ndėrgjegjėsojnė qytetarėt e ardhshėm tė vendin pėr problemet me tė cilat po pėrballet shoqėria shqiptare.



Shkollat e Larta
Politekniku e Bujqėsori, dy vjet me sistemin e ri


Nė Universitetin Politeknik dhe nė atė Bujqėsor nė Tiranė ky proces reformimi, ka nisur qė nė vitin 2002, duke shkurtuar vitet akademike nga 5 vjet nė 3 vjet tė detyrueshme. Mė pas, 2 vitet e tjera, tė konsideruara si specializim ose master do t“u shėrbejnė studentėve pėr tė thelluar njohuritė e tyre akademike. Tė diplomuarit e Universitetit Politeknik pas tre viteve tė para studimi marrin diplomėn e teknikut dhe vetėm po tė ndjekin dy vitet e tjera do tė diplomohen si inxhinierė. Ky sistem do tė fillojė zbatimin nė tė gjitha fakultetet e 11 shkollave tė larta shqiptare, nė vitin shkollor 2005-2006. Sipas burimeve nga ministria e Arsimit, kėtė vit shkollor do tė pėrfshihen vetėm infermieria, cikli i ulėt dhe ai parashkollor, ndėrsa rektori Rrokaj saktėsoi se fakultetet e UT-sė kanė filluar pėrgatitjet prej tre muajsh dhe do tė fillojnė qė kėtė vit. Ndėrkaq, mėnyrat e pagesės pėr studimet pasuniversitare, mastera dhe doktoratura, ende nuk janė pėrcaktuar. Momentalisht, masterat nė Shqipėri, nė disa degė tė Fakultetit Histori-Filologji, kushtojnė nga 1 deri nė 1 milion e gjysmė lekė pėr njė vit. Studentėt do tė kenė tė drejtėn e zgjedhjes, qė pas pėrfundimit tė tre viteve tė studimit, nisur edhe nga rezultatet, tė vazhdojnė studimet. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka nėnshkruar nė vitin 2003 marrėveshjen e Bolonjės, pėr reformimin e plotė tė sistemit arsimor universitar dhe ky proces do tė vazhdojė tė gjejė zbatim edhe gjatė tre viteve tė tjera, deri nė pėrfundimin e plotė tė tij.

Nga:Brikena Demiras (Panorama)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio