Studentet.info
Lajme : Ministria e Arsimit ka vendosur tė mos u japė mė bursė
Kyqur 08-02-2005 4:58:24 (1302 Lexime)


Matematika dhe Fizika, merr bursė vetėm me mesatare mbi 8

TIRANĖ, 08 SHKURT- Studentėt e viteve tė para nė degėt matematikė dhe fizikė, nė Universitetin e Tiranės kanė pritur mė kot fundin e janarit pėr tė futur nė xhep lekėt e bursave. Kėtė vit, pas njė vendimi tė Ministrisė sė Arsimit, ata nuk do tė marrin 75 mijė lekė tė vjetra nė muaj, vlera monetare e bursės. Tani e tutje duhet tė mėsoni qė t’i merrni kėto para.


Kishte vite qė pėr tė tėrhequr tė rinjtė nė degėt jo edhe aq tė pėlqyera tė matematikės dhe fizikės, shteti u jepte atyre njė bursė tė plotė nė muaj. Por pėr kėtė vit akademik, gjėrat kanė ndryshuar. Sipas zėdhėnėsit tė Arsimit, paratė do t’u jepen vetėm atyre qė do tė dalin me njė mesatare notash mbi 8. “Kjo bėhet pėr t’i motivuar studentėt e kėtyre degėve nė tė gjitha rrethet dhe pėr t’i shtyrė ata tė pėrmirėsojnė rezultatet”,-tha ai
Tė mos tremben ata qė janė nė vitin e 2-tė, tė 3-tė apo tė 4-t tė kėtyre degėve sepse do tė vazhdojnė ta marrin bursėn derisa tė diplomohen. Vendimi prek vetėm studentėt e vitit tė parė, tė cilėt tani e tutje duhet tė luftojnė pėr ta pėrfituar pagesėn. “Sidoqoftė, e drejta e pėrfitimit tė njė burse u takon tė gjithė studentėve tė matematikės dhe fizikės qė plotėsojnė kriteret ekonomike siē janė gjendja e vėshtirė financiare, mungesa e mjeteve tė jetesės etj. Por nė kėtė rast bėhet fjalė pėr ndihmė ekonomike dhe jo dhėnie burse pėr shkak tė degės”,-tha zėdhėnėsi.
Numri i atyre qė do tė pėrfitojnė paratė pėr shkak tė mesatares sė lartė nė matematikė dhe fizikė ėshtė shumė i vogėl: sipas tė dhėnave qė ka Ministria e Arsimit, nė tė gjitha universitetet e Shqipėrisė, kėtė vit vetėm 30 studentė nė kėto dy degė kanė mesatare mbi 8. Shkurtimi i parave tė harxhuara nga shteti ėshtė i qartė sepse nė Tiranė deri tani bursėn e pėrfitonin rreth 880 studentė tė matematikės dhe fizikės. Pavarėsisht notave.

Nga: Elda SPAHO (Shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio