Studentet.info
Lajme : NĖ DITĖN E PARĖ TĖ SEMESTRIT TĖ DYTĖ TĖ VITIT AKADEMIK 2004/2005
Kyqur 15-02-2005 3:46:39 (1423 Lexime)


108 studentėt e UT-sė as nė “qiell, as nė tokė”

SHKUP,15 SHKURT- Sipas Marrėveshjes, 108 studentė tė fakulteteve tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė tė UT-sė (55 tė vitit tė tretė dhe 53 tė vitit tė dytė) do tė duhet tė trensferohen nė fakultete gjegjėse tė Shkupit

Tė pakėnaqur me ecurinė Marrėveshjes pėr transferimin e studentėve tė ish-fakulteteve tė Mjekėsisė dhe Stomatolgjisė tė Universitetit tė Tetovės (nė fakultetet gjegjėse tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit) nė mesin e studentėve tė ish-kėshillit grevist ēdoherė e mė tepėr gjen mbėshtetje ideja pėr ndėrmarrjen e masave radikale.


Studentė tė kėtij kėshilli, nuk pėrjashtojnė mundėsinė e riaktivizimit tė grevave apo tė marrjes sė masave tė ngjashme, me tė cilat do tė synonin zgjidhjen e problemeve, qė pasuan pas Marrėveshjes tė nėnshkruar mes ministrave tė Arsimit dhe Shkencės tė Maqedonisė, dr. Aziz Pollozhanit, tė Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė, Luan Memushit dhe tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tė Kosovės, Agim Veliut.
Sot, sipas Marrėveshjes, 108 studentė tė fakulteteve tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė tė UT-sė (55 tė vitit tė tretė dhe 53 tė vitit tė dytė) do tė duhet tė trensferohen nė fakultete gjegjėse tė Shkupit, por askush nuk di tė tregojė nėse kėta studentė do tė rifillojnė ose jo studimet e tyre nė fakultete e Shkupit.
Konkretisht, edhe pse sot ėshtė dita e parė e semestrit tė dytė tė vitit akademik 2004/2005, kur planifikohej tė ketė marrė fund ēėshtja e transferimit tė studentėve nė pėrgjithėsi, studentėt e planifikuar tė transferohen nga Tetova nė Shkup, shprehen skeptikė pėr mundėsinė e transferimit tė tyre. Nė Rektoratin e “Shėn Kirilit dhe Metodi”-t ku ata kanė dorėzuar individualisht dokumentet nuk u jepet asnjė pėrgjigje nėse u ėshtė pranuar aplikimi pėr transferim nė fakultetet e Mjekėsisė dhe Stomatologjisė, me arsyetimin se “pėr kėtė vendos dekanati”, ndėrsa nė dekanatet gjegjėse u pohohet se “ kjo ėshtė ēėshtje e rektoratit”.
Ndėrkaq, nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės thonė se “transferimi i studentėve ėshtė nė kompetencat e tyre” edhe pse nė pikėn 7 tė Marrėveshjes trepalėshe mes Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė, thuhet se “ pėr zbatimin e kėsaj marrėveshjeje ngarkohen ministrat e tri ministrive pėrkatėse, Aziz Pollozhani, Luan Memushi dhe Agim Veliu”.
Nė Prishtinė, zbatimit tė Marrėveshjes duket se do t’i duhet edhe shumė kohės, si pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė brendshme qė kanė lindur mes Ministrisė sė Arsimit dhe rekoratit tė Universitetit tė Prishtinės, ashtu edhe pėr shkak numrit mė tė madh tė studentėve tė paraqitur pėr transferim.
Nė Tiranė, gjatė transferimit tė studentėve shumė prej tyre janė kthyer nė njė apo dy vjet pas, edhe pse studentėt e ish-kėshillit grevist dhe kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, paraprakisht kishin arritur Marrėveshje pėr njohjen e tėrėsishme tė studimeve tė arritura, pra qė nė fakultetet e transferuara tė fillonin studimet prej vitit ku ata i kishin ndėrprerė nė UT, ndėrsa t’u nėnshtrohen vetėm provimeve diferenciale.
Nė Shkup, ndėrkaq, studentėt qė duhet tė transferohen nė “Shėn Kirili dhe Metodi” kanė mbetur “as nė qiell, as nė tokė”, sepse rektorati dhe dekanatet e hedhin topin tek njėri-tjetri, ndėrsa nė Ministrinė e Arsimit pohojnė se “transferimi nuk ėshtė ēėshtje e tyre, por ēėshtje ndėruniversitare, mes rektorateve tė Universitetit tė Shkupit dhe Universitetit tė Tetovės”.
(L.P.)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio