Studentet.info
Lajme : Universiteti i Prishtinės ka organizuar provimin pranues pėr regjistrimin e studentėve tė rinj
Kyqur 30-06-2007 2:20:55 (12923 Lexime)


Provimi pranues me defekte tė vjetra


Prishtinė, 30 QERSHOR – Parregullsi tė mėdha janė vėrejtur edhe kėtė vit gjatė organizimit tė provimit pranues pėr studentėt e rinj nė Universitetin e Prishtinės. Tė enjten, pos pritjeve tė gjata qė kanė bėrė konkurrentėt derisa u ka ardhur radha pėr t’iu nėnshtruar kėtij provimi, janė vėrejtur edhe defekte nė vetė organikėn e testit, raporton "Koha Ditore".

Ndėrkaq, njė zarf qė i ėshtė bashkangjitur testit, e nė tė cilėn duhej shkruar emri dhe mbiemri i kandidatit, ka krijuar mundėsinė pėr manipulim me emėr. Janė identifikuar edhe studentė tė cilėt kanė hyrė nė provimin pranues, nė vend tė individėve tė tjerė.


Parregullsitė ashiqare nė Juridik

Se parregullsitė janė parė ashiqare, tregojnė vetė drejtuesit e Kėshillit tė Studentėve tė Fakultetit Juridik, tė cilėt kanė pasur rolin e vėzhguesve nė kėtė fakultet. Ata kanė alarmuar pėr mjaft parregullsi gjatė provimit pranues, dhe thonė se kanė qenė tė kufizuar nė ushtrimin e tė drejtės pėr vėzhgim.
“Sjelljet e anėtarėve tė komisioneve janė mjaft jo korrekte. Na kanė kufizuar pėrtej mase dhe pėr pasojė ėshtė lėnė mundėsia pėr manipulim”, thekson Burim Balaj, kryetar i kėtij Kėshilli. Sipas tij, ka pasur studentė qė vijojnė studimet nė Juridik e qė janė parė t’i jenė nėnshtruar provimit pranues pėr tė tjerė persona, ndėrsa anėtarėt e komisionit kanė heshtur.“Njė e kemi parė nė amfiteatrin e madh dhe njė nė sallėn numėr 1. Njėri nga ta ka qenė edhe student i cili ka asistuar pėr njė profesor, derisa ai na ka mbajtur provimin e njė lėnde. Edhe emrat ua dimė, dhe do t’i bėjmė tė ditur nė dekanat”, shprehet Balaj.

Dekanja e Juridikut, Hava Bujupi, ka mohuar tė ketė pasur parregullsi. Ajo ka theksuar se gjithēka ka shkuar nė rregull dhe se tė gjithė aplikuesit qė mendojnė se u ėshtė bėrė padrejtėsi, ata mund tė ankohen dhe ankesat e tyre do tė shqyrtohen me korrektėsi.
Parregullsi ėshtė konsideruar edhe mosrespektimi i orarit tė paraparė me konkurs, kur aplikantėt do t’i nėnshtroheshin testit pranues.
Njėrės prej konkurrenteve nė Departamentin e Shkencave Politike tė Fakultetit Filozofik, Agnesa Kastrati, i ėshtė dashur tė presė disa orė derisa i ėshtė dhėnė mundėsia pėr t’iu nėnshtruar provimit. Tollovinė e krijuar para Filozofikut disa e kanė shfrytėzuar pėr tė boshatisur xhepat e tė tjerėve. Njėri nga viktimat ka qenė edhe babai i Agnesės.

“Prej Gjilanit kam ardhur para orės 9 kėtu tek fakulteti, sepse kėshtu ka shkruar nė konkurs. Deri nė orėn 11.40 ne nuk kemi mundur tė hyjmė nė provim. Bile, prindit tim ia vodhėn kuletėn gjatė kohės qė ne po prisnim pėr t’ju nėnshtruar testit”, thotė Agnesa.
Ajo thotė se pritja e gjatė ka ndikuar qė nė njė masė tė shpėrqendrohet, ndonėse pyetjet nuk kanė qenė edhe aq tė vėshtira. Sikur nė Filozofik, pritje janė bėrė thuaja nė tė gjitha fakultetet tė cilat tė enjten kanė organizuar testin pranues.

Zėvendėsrektori, Marjan Dema, thekson se tė gjitha njėsitė akademike ėshtė dashur ta respektojnė orarin e organizimit tė provimeve, ashtu siē parashihet edhe mė konkurs. Ai shprehet se vitin e ardhshėm ky defekt do tė provohet qė tė eliminohet.

Sipas Demajt, pas tė gjitha vizitave tė bėra nė ato njėsi akademike nė tė cilat ėshtė organizuar testi, menaxhmenti i UP-sė vlerėson qė provimi ėshtė mbajtur sipas parashikimeve tė bėra.
“Nėse diēka ka mundur tė jetė ideale nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės kjo i ėshtė afruar ideales. E tėrė procedura ėshtė planifikuar deri nė imtėsitė mė tė vogla, dhe jemi munduar qė nė mėnyrėn mė objektive ta kryejmė realizimin e kėtij provimi pranues”, ėshtė shprehur Dema, dhe ka shtuar se deri nė orėt e pasdites nuk ėshtė raportuar pėr asnjė vėrejtje.

Manipulimi me zarfe

Probleme ka pasur edhe nė vetė organikėn e testeve. Nė disa sosh ka pasur pėrsėritje tė pyetjeve. Problem thelbėsor ėshtė konsideruar shoqėrimi i testit me njė zarf nė tė cilin kandidati do tė duhej shkruante emrin dhe mbiemrin e pastaj tė mbyllej, por a shkruhej ose jo emri i vėrtetė nė kėto zarfe nuk dinin profesorėt qė bėnin mbikėqyrjen nė klasa.
Me kėtė krijohej mundėsia qė njė individ tė futej nė provim pėr njė tjetėr. Tė gjithė procedurat e aplikimit do tė ishin legale, deri nė kohėn kur jepej sinjali pėr ta shkruar emrin nė njė fletė qė ndodhej nė zarfe. Aty kandidatėt mund tė mos shkruanin emrin e tyre, por tė personit tjetėr pėr tė cilin kishin hyrė nė provim.
“Pikėrisht kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė kandidatėt tė manipulojnė me emėr sepse teknikisht nuk mund tė vėrehet nga anėtarėt e komisionit. Abuzuesit vėshtirė se mund tė identifikohen, prandaj duhet pasur kujdes vitin e ardhshėm qė tė bėhet ndonjė ndryshim”, thotė Gėzim Qerimi, nėnkryetar i Parlamentit tė Studentėve.

Edhe dekani i Filozofikut, Ramush Mavriqi, thekson se janė pikėrisht zarfet defekti mė i madh i testit, e qė krijojnė mundėsi pėr abuzuesit.

“Vėrtet ne nuk mund t’i gjejmė individėt qė ndėrrojnė emrat meqė zarfet mbyllen dhe ne nuk kemi tė drejtė t’i hapim derisa testi tė kontrollohet. Sinqerisht kėtė nuk e kemi menduar dhe vlerėsojmė se qenka njė hendikep i madh ky”, thotė Mavriqi.
Sa u pėrket pritjeve me orė tė tėra tė kandidatėve, dekani i Filozofikut pohon se ditėn e djeshme ka publikuar njė njoftim rreth orarit tė ri, meqė kapacitetet e ndėrtesės sė fakultetit nuk lejojnė qė nė njė tur tė ketė mė shumė se 500 studentė.

“Ka pas njė interesim shumė tė madh pėr Departamentin e Shkencave Politike dhe Psikologjisė. Pėr Psikologji 480 konkurrentė kanė aplikuar pėr 60 vende, ndėrsa nė Shkenca Politike 380 pėr 40 vende, dhe kjo ka pamundėsuar qė provimi tė mbahet nė ora 9 pėr tė gjithė”, ka thėnė ai.

Premtohet transparencė

Masa tė rrepta sigurie, ndėrkaq janė vėrejtur nė tė gjitha njėsitė akademike. Pos pjesėtarėve tė sigurimit, janė parė edhe policė.
Tė vendosur pėr tė mos pasur manipulime nga vetė profesorėt, janė treguar edhe menaxhmentet nėpėr fakultete.
Dekani i Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit, Ajvaz Berisha, thotė t’ua ketė ndėrprerė tė gjithė profesorėve telefonat celularė.
“Testimin e kemi perfeksionuar dhe mendojmė se ka pak hapėsirė pėr manipulime”, tha Berisha, duke bėrė thirrje qė secili qė vėren parregullsi tė bėjė denoncimin nė organet e universitetit. Gjatė gjithė ditės nė kėtė fakultet janė mbajtur testet fizike nė disiplina tė caktuara. 220 kandidatė meshkuj janė nė garė pėr 60 vende, ndėrsa 18 kandidate femra pėr 40 vende tė lira.
Selami Thaēi, njėri prej pretendentėve pėr t’u pajisur me indeks tė kėtij fakulteti, shprehet se ėshtė pėrgatitur mjaft pėr ta pėrballuar kėtė sfidė, por tėrheq vėrejtjen se statusin e “brucoshit” nuk e fitojnė gjithnjė meritorėt.
“Po i shihni qė secili profesor ėshtė vetėm dhe jep vlerėsimin pėr secilin kandidat. Dhe kjo lejon hapėsirė pėr manipulim”, thotė ai.
Edhe njėrės nga kandidatet pėr t’u pajisur me indeks tė Juridikut, Besarta Blakqori, i ka humbur besimi nė kėtė fakultet, pasi qė edhe pse kishte punuar mjaft vitin e kaluar nuk kishte mundur tė pranohej. Sipas saj, testi nuk ka qenė i vėshtirė, por ajo nuk beson nė korrektėsi tė komisionit i cili pėrpilon listėn e tė pranuarve, prandaj edhe nuk ka shpresė qė emri i saj mund tė zėrė vend nė kėtė listė.
Numri i konkurruesve nė Juridik ėshtė 1487. Sipas dekanes, Hava Bujupi, punėt kanė vajtur mirė gjatė organizimit tė testit, ndėrsa ka bėrė tė ditur se secili kandidat qė mendon se i ėshtė bėrė e padrejtė nė vlerėsimin e njohurive tė tij tė treguara nė test, ai ka tė drejtė ankese dhe tė drejtė pėr tė parė punėn e tij.
Rezultatet e provimit pritet tė shpallen mė datėn 3 tė muajit tė ardhshėm.

Kėtė vit nė Universitetin e Prishtinės kanė aplikuar gjithsej 11.774 konkurrentė pėr t’u regjistruar nė vitin e parė tė studimeve, prej tyre 11.143 pėr studentė tė rregulltė, 502 pėr tė studiuar me vetėfinancim dhe 129 me korrespodencė.

Tek Ekonomiku "ngecje tė vogla"

Yllza Kadriut, nga Prishtina, se bashku me 18, konkurrent tjerė, nga turma e madhe e konkurrentėve qė ishin mbledhur nė Fakultetin Ekonomik, u ėshtė dashur, qė tė premten, pėr gati njė orė tė sillen neper korridoret e kėtij fakulteti deri sa ta gjejnė sallėn ku do ta mbanin provimin edhe pse provimi tashme kishte filluar. E gjithė kjo kishte ardhur si pasoje e mos figurimit tė emrave te tyre neper lista si dhe “dallashitjes” se orarit tė provimit.
Deri sa ne kartelat identifikuese te kėtyre konkurrenteve figuronte se provimi fillon ne ora 9 tė mėngjesit, nė listat e orareve tė provimeve, tė cilat ishin tė vendosur nė dritaret e fakultetit ekonomik, shkruante se orari i provimit ėshtė nė ora 12.

Tė 19 kėta student tė cilėt kishin konkurruar nė degė tė ndryshme tė Fakultetit Ekonomik, u ėshtė bėrė njė vend nė orarin tjetėr tė provimit pranues, nė orėn 15:00.
Organizimin e provimit nė tri turne, drejtuesit e fakultetit ekonomik e kanė arsyetuar mė numrin e madh tė studenteve konkurrent pėr kėtė vit. Tė njėjtėt kanė thėnė se pėrveē kėtyre “ngecjeve tė vogla”, ēdo gjė tjetėr ka qenė nė rregull.
Rrustem Asllani, dekan i Fakultetit Ekonomik, ka thėnė se duke pasur parasysh numrin prej rreth 3 mije e 700 konkurrenteve nė fakultet ekonomik, atėherė organizimi ka qenė nė rregull. Ai ėshtė shprehur se tė gjitha pyetjet qė kanė qenė nė provim pranues kanė pasur pėr bazė atė qė ėshtė mėsuar nė shkollėn e mesme.

“Unė iu premtoj tė gjithė konkurrenteve se deri ne maksimum do tė pėrpiqemi qė tė ketė vlerėsim tė drejtė”, ka thėnė dekani Asllani, duke theksuar se do te bėjnė kėrkese tek Ministria e Arsimit qė ta rritė numrin e studenteve tė rinj nė kėtė fakultete pasi ēdo vit interesimi ėshtė mė i madh.
Pėrkundėr pohimeve tė drejtuesve tė fakultetit ekonomik se ēdo gjė ka shkuar mirė, studentet vėzhgues janė ankuar pėr njė neglizhence dhe arrogancė ndaj studentėve vėzhgues, nga ana e punonjėseve tė fakultetit. Bujar Sejdiu, nėnkryetar i kėshillit te studenteve tė fakultetit ekonomik ka qenė njė nder studentėt vėzhgues qė ėshtė ankuar.

“Ne konsiderojmė se gati ēdo gjė ka qenė nė rregull, pėrveē injorancės qė na e kanė bėrė kėta tė dekanatit”, ka thėnė Sejdiu.
Ndėrkohė drejtuesit e fakultetit kanė thėnė ata janė pėrpjekur qė tė jenė sa mė korrekt nė punėn e tyre, por nuk kanė lėnė pa akuzuar se kanė vėrejtur disa vėzhgues nga parlamenti studentor te cilėt sipas drejtuesve te fakultetit, janė pėrpjekur t’ua plotėsojnė testet disa konkurrentėve.

Njė gjė tė tillė nuk e konfirmon, Sejdi Hoxha, kryetar i parlamentit te studentėve. Ai thotė se deri nė orėn pesė, kur edhe gazeta ka biseduar me te, nuk kanė marrė ndonjė vėrejtje, qoftė mė shkrim apo mė gojė. Hoxha ėshtė shprehur se sipas tė dhėnave qė kanė mbledhur nga vėzhguesit e tyre nė teren, ēdo gjė ka shkuar mirė, por njė raport me tė kompletuar pėr ecurinė e provimit pranues, Hoxha ka thėnė se do ta publikojnė me pėrfundimin e krejt procedurės se provimeve pranuese.
Konkurrentet nė kėtė vit nė fakulteti ekonomik, pėrveē se janė ankuar nė vonesa tė vogla kanė thėnė se ēdo gjė tjetėr ka qenė mirė. Pėr 1 orė kohė sa kanė pasur ne dispozicion pėr ta mbushin testin mė 20 pyetje, 10 nga ekonomia, 3 nga sociologjia dhe shtatė detyra nga matematika, ata shprehen se ka qenė e mjaftueshme.
“Testi ka qenė i lehtė, pak matematik ma vėshtir, veē mirė”, ka thėnė Arjeta Berisha, konkurrente nga Fushė Kosova. “Kohė kemi pasė boll”.
Fakulteti Ekonomik pėr kėtė vit do tė pranojė 1 mijė “brucosha”, 500 tė rregullt dhe pjesa tjetėr do tė ndahet pėr ata mė korrespondencė dhe ata me vetėfinancim
Rezultatet pėr tė gjithė konkurrentet nė kėtė afat do tė behėt mė 3 korrik.

Mjekėsia e blinduar

Ndryshe nga Fakulteti Ekonomik, ne fakultetet tjera ku ėshtė mbajtur provimi pranues nuk ėshtė raportuar pothuajse asnjė parregullsi. Rregulla “strikte”, ka pasur nė Fakultetin e Mjekėsisė, ku ēdo student qė ka hyrė nė provim ėshtė lejuar qė mė veti tė marrė vetėm lapsin.
“Kemi filluar mė orar, nuk ka pasė asnjė parregullsi, konkurrentet nuk po ankohen”, ka thėnė Qazim Hysenaj, ushtrues detyrės se dekanit tė Fakultetit tė mjekėsisė.
E njėjta ngjarje si nė fakultetin e mjekėsisė ėshtė vėrejtur edhe nė Fakultetin e Filologjisė, ku konkurrent nė degėn e Gjuhės Angleze, atė gjermane dhe nė degėn E gazetarisė, ku janė nėnshtruar provimit. Degėt tjera tė kėtij fakulteti do ta mbajnė provimin mė 7 korrik.
Tė premten po ashtu si nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe atė tė Filologjisė ka shkuar edhe nė fakultetet tjera ku ėshtė mbajtur provimi pranues.
Drejtuesit e Rektorati tė UP-sė dhe ata tė Ministrisė tė Arsimit, janė shprehur se provimet pranuese, pjesa mė e madhe e te cilave kanė pėrfunduar dje, kanė shkuar nė rregull.
Marjan Dema, zėvendės rektor, i UP-sė duke pohuar se procesi i provimeve ka shkuar nė rregull, ka thėnė se do tė pėrpiqen qė kėtė vit t’i mbyllin sa mė shumė vrimat e regjistrimit me “tė njohshėm”.
“Jemi munduar qė sa mė shumė pyetjet t’i pėrputhim me atė qė ėshtė mėsuar ne shkollėn e mesme”, ka thėnė Dema.
Edhe Nexhmi Rudari, zyrtar pėr arsimin e lartė nė MASHT, ka thėnė se sipas informatave qė kanė marrė nga vėzhguesit e tyre, ēdo gjė ka shkuar nė rregull.
Rudari ka thėnė se MASHT, nuk planifikon ta rrisė numrin e studentėve nė afatin e dytė. Afati i dytė do tė jetė nė muajin gusht. Sipas Rudarit nuk ka kapacitete pėr numėr mė tė madh sa edhe do tė pranohen kėtė vit.
Nė kėtė vit akademik nė UP do tė pranohen 7669 student tė rinj, ku pėr tė gjithė kėto vende kanė konkurruar mbi 11 mijė maturantė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio