Studentet.info
Lajme : PETICION
Kyqur 19-02-2005 4:49:33 (1797 Lexime)


Peticion i studentėve pėr shkarkimin e Presidentit dhe Zv. Rektorit Grek nė Universitetin New Yorkut nė Tiranė


Ne Universitetin e New Yorkut ne Tirane posti me i larte mbahet nga nje Grek Elias Foutsis - President i ketij Universiteti, dhe po ashtu Zv. Rektor eshte nje tjeter Grek Kostantinos Gioukomos. Sic shihet Z.Pashko qe eshte ne Postin a Rektorit mban nje post formal dhe sa per publicitet. Z. Pashko eshte vene ne mes nga dy Greket te cilet e drejtojne Pashkon sic i duhet atyre. Vendimet me te rendesishme per kete Universitet merren nga dy Greket.



Po cfare eshte me alarmante, eshte fakti se tere te ardhurat nga ky Universitet (tere pagesat e studenteve per studimet) behet ne:
Account number: 11 97 90 10 00 10 11, National Bank of Greece Bulevardi "Zogu I" Tirana, dhe ne Alpha Bank (qe eshte po ashtu Banke Greke).

Pse duhet qe te ardhurat e ketij Universiteti ne Tirane qe i sherben studenteve Shqiptare dhe vepron ne Shqiperi (dhe qe po ashtu eshte i modelit Amerikan sipas Universitetit Shteteror te New York-ut qe financohet nga qeveria Amerikane-Shteti i New York-ut dhe jo nga fonde private apo Greke) te depositohen ne nje Banke Greke?!


Shihet qarte se Greket (me ne krye kryemafiozin Gage) kane hapur nje biznes "edukimi" ne Shqiperi per te bere para dhe jo per te prure modelin e edukimit Perendimor ne Shqiperi. Shihet qarte se Greket me lojen e tyre po rrjepin Shqiptaret (dhe Amerikanet per ate pune).

Po ashtu ky Universitet nuk ka akreditim per njohje akademike nga nje nga gjashte Shoqatat per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve ne SHBA, apo ndonje institucion nderkombetar i specializuar.
Egziston vetem nje leje biznesi per ushtrim aktiviteti ne Shqiperi te ketij Universiteti, dhene nga Kryeministri dhe Ministria e Arsimit te Shqiperise. Z. Nano, Ministria e Arsimit dhe Z.Pashko (qe eshte edhe Prof. Doktor?!) duhet te kerkonin akreditimin e Universitetit para se te jepnin lejen per ushtrim aktivitetit per kete "Universitet". Ne kete menyre ata do te mbronin parate e bera me mund e djerse nga prinderit e studenteve qe paguajne duke menduar se do te marrin nje arsimin te klasit Perendimor.

Per sa me siper organizatat studentore ne Tirane dhe tere Shqiperine kerkojne ne forme Peticioni:

1. Te shkarkohen menjehere nga Posti i Presidentit dhe Zv. Rektorit te dy shtetasit e huaj Greke sepse ata jane instaluar ne ato poste dhe nuk jane zgjedhur sipas procedurave te hapura zgjedhore per nje Universitet Perendimor.

2. Te njoftohen menjehere Presidenca e Universitetit Shteteror te New York-ut, Ambasada Amerikane ne Tirane dhe Athine, si dhe UN dhe EU per keto veprime te jashteligjshme te Z. Gage dhe dy shtetasve Greke qe kane uzurpuar drejtimin e Universiteti te New York-ut ne Tirane.

3. Te behen zgjedhje te hapura dhe demokratike sipas stilit Perendimor per te zgjedhur Presidentin dhe Zv. Rektorin e ketij Universiteti. Kandidaturat te jene nga profesore te degjuar Shqiptare dhe Amerikane (se SHBA po ndihmon per kete Universitet jo Greqia) si dhe nga diaspora Shqiptare ne SHBA dhe bote.

4. Tere te ardhurat nga ky Universitet te depositohen ne nje llogari te ketij Universiteti ne nje banke Shqiptare. Te ardhurat tashme ilegalisht te deposituara ne bankat Greke ti kthehen menjehere Universitetit dhe qeverise Shqiptare sebashku me interesin rrjedhes.

5. Te filloje menjehere procedura per akreditimin e ketij Universiteti nga nje nga gjashte Shoqatat per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve ne SHBA (si dhe nga organizma te njohura ndekombetare Akreditimi) sepse per momentin ky Universitet nuk ka asnje lloj akreditimi per cilesi te procesit akademik qe te njihet ne rangun nderkombetar.

6. Programet per marrjen e grades "Bachelor" ("Perfundues") te njesohen me programet e kater Universiteteve Shteterore me te medhenj dhe me te njohur ne New York (qe jane pjese e sistemit te Universitetit Shteteror te New York-ut): SUNY Albany, SUNY Stony Brook, SUNY Binghamton dhe SUNY Buffalo. Empire State College, sipas te cilit jane njesuar programet ne Universitetin e New York ne Tirane tani, nuk eshte Universitet ne kuptimin e plote por nje Shkolle e Larte(Kolegj) qe nuk eshte ne rangun e barabarte me nje Universitet dhe nuk ka akreditimin e nje Universiteti ne SHBA. Per me shume Empire State College eshte nje Shkolle e larte ne SHBA e specializuar per te Rriturit qe jane ne marredhenie pune dhe qe duan te vazhdojne studimet e larta me korespondence apo ne oret e mbasdites apo ne fundjave.

7. Te themelohet nje Organizem apo Institucion Shqiptar i specializuar per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi. Ky Akreditim te njesohet me sistemin Akreditues te Europes dhe SHBA-se.

8. Te ri-ndertohet kendi rrjetor (web site) i Ketij Universiteti ne Tirane nga nje kompani e specializuar per Internetin. Kendi rrjetor i tanishem le shume per te deshiruar dhe nuk eshte ne nivelin e nje paraqitje akademike dhe te vlerave te larta cilesore Perendimore te ketij Universiteti.

Per sa me siper kerkojme edhe ndihmen e organizatave te ndryshme ne SHBA si jane: National Albanian-American Council, Albanian-American Civic League, Albanian-American Women Organization, New Albanian Generation, Albanian-American Scholarship Fund, etc.

Nese e shihni te nevojshme ju lutemi perkthejeni edhe ne Anglisht kete mesazh te rendesishem per te ardhmen e sistemit arsimor ne Shqiperi dhe pavaresise se tij.

Ju faleminderit per vemendjen dashamireve, dhe i lutemi atyre qe nuk u pelqen ky peticion te mos perdorin metoda jo-demokratike dhe ta fshijne kete mesazh.

Pershendetje studentore dhe akademike, (Pa emer)


Shenim: Nuk kemi vene nje adrese ketu, nga frika e persekutimit nga Asfalia dhe Mafia Greke, dhe ne mbrojtje te studenteve qe tani studiojne ne Universitetin e New York-ut ne Tirane qe tani drejtohet ilegalisht nga dy shtetasit e huaj Greke.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio