Studentet.info
Lajme : Gara studentore
Kyqur 21-02-2005 8:33:30 (1464 Lexime)


ORGANIZATAT STUDENTORE PĖRGATITEN PĖR FORMIMIN E PARLAMENTIT STUDENTOR TĖ UP-sė

PRISHTINĖ- 21 SHKURT- Rektori i Universitetit tė Prishtinės i ka hequr tė gjitha procedurat buroktratike qė ishin trashėguar nga paraardhėsit e tij pėr licencimin e organizatave studentore, kėshtu qė sot mjafton vetėm njė kėrkesė nė rektorat pėr tė marrė emrin organizatė studentore. Tė inkurajuar nga vendimi i rektorit, nė njėrėn anė, dhe organizimi i zgjedhjeve pėr Parlamentin Studentor, nė anėn tjetėr, ka bėrė qė Universiteti i Prishtinės tani pėr tani ti ketė pesė organizata studentore, ku shumė nga to u licencuan nga rektorati i UP-sė ditėve tė fundit.

Kohė mė parė u ėshtė dorėzuar nga rektorati kėtyre organizatave njė rregullore nė tė cilėn parashihet procedura e zgjedhjeve ku do tė aplikohej sistemi proporcional, por kjo nuk do tė thot se ėshtė pėrfundimtare, pėr faktin se takime tė shpeshta realizohen nė mes rektoratit dhe studentėve pėr tė vendosur pėrfundimisht se qfarė procedure do tė aplikohet nė zgjedhje. Organizatat studentore tani kanė fiulluar mė pėrgatitjet pėr fushatėn parazgjedhore e cila do tė zgjas rreth tetė javė.

Pėr “Unioni i Pavarur i Studentėve” tė UP-sė kėto zgjedhje janė tė mirėseardhura. Kryetari i saj Sejdi Hoxha pohoj se “rregullorja qė parasheh proceduren e zgjedhjeve ėshtė marrė nga rektorati, dhe se anėtarėt organizatės sonė janė nė pėrpunim e sipėr tė vėrejtjeve dhe sugjerimeve qė do ti dėrgohen rektoratit lidhur me mėnyrėn e organizimit tė zgjedhjeve”. Anėtarė tė kryesisė sė UPS-UP thonė se organizata e tyre ka njė traditė tė madhe dhe se ata presin qė studentėt do ti qėndrojnė besnik kėsaj organizate, por sido qė tė jetė rezultati i zgjedhjeve, ne jemi nė gjendje ta pranojmė atė.


Organizata e Re Studentore bojkoton zgjedhjet
Ndryshe nga ta “Organizata e Re Studentore” nuk do tė marr pjesė nė zgjedhje pėrderisa nuk zgjedhet ēėshtja e kontestit gjyqėsor tė rektorit. Sipas kryetarit tė saj Skender Fetahu “pa e zgjedhur Gjykata Supreme ēėshtjen e kontestit nuk do tė ketė zgjedhje brenda organizatave studentore”. Kjo organizatė ka filluar tė zgjeroi rrjetin e saj edhe nė fakultetet tjera ku deri mė tani nuk ka pasur shtrirje. Para dy ditėsh ORS ka nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi me rektoratin e UP-sė, me qellim tė normalizimit tė mardhėnjeve aq tė acaruara nė mes tyre. Por sipas pėrfaqsuesve tė ORS-sė “ky memorandum ėshtė njėkohėsisht edhe ultimatum drejtuar Rektoratit sepse nėse nuk zgjidhet kontesti gjyqėsorė brenda dyzet ditėve atėherė ne do tė ndėrmrrim masa radikale”, por natyra e kėtyre masave nuk u specifikua nga ta.
Ditėve tė fundit ėshtė licencuar si organizatė studentore edhe “Unioni i Studentėve Shqiptarė”. Pėr kryetarin e USSH-sė Petrit Nimani “duhet tė ketė zgjedhje parlamentare dhe ato tė bėhėn me lista tė hapura”. Kjo organizatė nė parlamėentin studentor do tė mbrojė interesat e studentėve nga tė gjitha viset shqipėtare qė studiojnė nė UP. Ndryshe organizata posedon edhe selitė e sajė nė Shqipėri dhe Tetovė.

Nė pritje tė licencimit nga ana e rektoratit
Njė organizatė tjetėr tashme ka dėrguar njė kėrkesė nė Rektorat nė tė cilėn kėrkohet licencimi nga ana e kėtij organi. Quhet “Liga e Studentėve tė Kosovės” dhe anėtarėt e saj janė nė pritje tė njė pėrgjigjjeje nga Rektorati i UP-sė. Pėrfaqėsuesi i LSK-sė, Abedin Selimi u shpreh se “ne jemi nė pritje tė njė pėrgjigjjeje nga rektorati pėr atė se a do tė licencohemi apo jo, kėshtu qė mė pas ti fillojmė pėrgatitjet pėr zgjedhjet Parlamentare”.
Edhe Parlamenti Rinor, pėrkundėr faktit se nukė vepron si organizatė studentore do tė konkuroi nė kėto zgjedhje. Ervin Ibrahimi, kryetar, u shpreh se “ kjo organizatė ende nuk ka vendosur se a do tė marr pjesė apo jo, por nė qoftė se vendosim tė jemi pjesė e zgjedhjeve atėherė ne do tė dalim si organizatė me emrin “Rilindja e Rinisė”, pėr tė cilėn organizatė jemi nė pritje tė licencimit”.
Si duket ka shumė gjasa qė disa nga organizatat studentore tė pėrfaqėsojnė interesat partiake dhe drejtpėrdrejtė tė ndikohen nga parti tė ndryshme. Sot studentėt e UP-sė nuk pyesin se ēfarė risish u ofrojnė organizatat e reja studentore, por ata interesohen se nga cila parti anojnė ato, dhe kėshtu edhe studentėt tu japin votėn organizatės studentore e cila ėshtė mė afėr partis politike qė studenti i ka dhėnė besimin.

Nga korespodenti ynė: Besnik KRASNIQI
Prishtinė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio