Studentet.info
Lajme : PARALAJMĖRIM GREVE ME AFAT TĖ PACAKTUAR
Kyqur 21-02-2005 8:35:35 (1385 Lexime)


Erė greve nė UP


PRISHTINĖ- 21 SHKURT- “Pėrmirėsimi substancial i tė ardhurave tė punonjėsve tė UP-sė” ėshtė e vetmja kėrkesė e dalė nga Sindikata e Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN). Punonjėsit e kėtij fakulteti sot bėnė grevė duke filluar nė oren 13:00 dhe vazhduan pėr gjysmė ore rresht. “Qėllimi i kėsaj greve njėditore ėshtė qė tė njoftohen tė gjitha institucionet e Kosovės, se nėse nuk pėrmbushet pozita materiale e punonjėsve tė UP-sė nė njė afat tė shkurtėr, do tė pasoj greva me afat tė pacaktuar” thuhej nė paralajmėrimin qė bėnė Sindikata e FSHMN.



Profesorėt kėrcėnohen, 20 ditė ultimatum!
Kryetari i Sindikatės sė FSHMN-sė, Muhib Lohaj, enkas pėr redaksinė tonė u shpreh se gjendja e rėndė sociale e punonjėsve tė Universitetit tė Prishtinės ka ndikuar qė ne sot tė detyrohemi tė hyjmė nė grevė.
“Ėshtė mėkat i madh qė njė profesor me thirrjen mė tė lartė universitare tė paguhet 300 euro, ndėrsa mėsimdhėnėsit me titull tė magjistrit tė marrin vetėm 180 euro”. Nė pyetjen se kur e konsideroni kėrkesen tuaj tė pėrmbushur, z.Lohaj u shpreh se “ne i kemi lėnė nė dispozicion tė gjitha institucioneve qė mund tė ndikojnė pėr ta zgjidhur problemin, 20 ditė rresht dhe mendojm se ėshtė e pėrmbushur kėrkesa jonė atėherė kurė do tė dyfishohen pagat mujore pėr nė”. Ai nuk specifikoj konkretisht qe qfarė shumash nė tė holla kėrkojnė ata. Mė pas vazhdoi se “duke pas parasysh gjendjen e mjerueshme tė punonjėsve universitar, shumė nga ta detyrohen qė tė merren edhe mė ndonjė punė tjetėr dytėsore. Kjo nėnkupton se nuk u pėrkushtohen sa duhet studentėve, dhe mė pėrmbushjen e kėrkesės sonė do tė fitojnė mjaft edhe studentėt sepse mė mėsimėdhėnėsit e tyre nuk do tė qajnė kokėn pėr punė tjera pos mėsimit”.

Presim pėrkrahje edhe nga kolegėt dhe studentėt
Nė rast tė mos pėrmbushjes sė kėrkesave tuaja nė afatin qė u kėni dhėnė institucioneve pėr ta zgjidhur problemin tuaj, a pritni pėrkrahje nga kolegėt tuaj dhe studentėt njėkohėsisht, ishte njėra ndėr pyetjet qė ia drejtuam Muhib Lohajt, kryetarit tė Sindikatės sė FSHMN-sė. Ai rreth kėsaj u shpreh se “qė tė mos vije deri tek mė e keqja shpresojmė qė tė rregullohet kjo ēėshtje. Neve mbesim me shpresė qė tė pėrmbushet kėrkesa jonė deri atėherė por nė rast se jo, mendojmė se do tė paralizohet tėrė puna nė UP. Ne besojmė qė do tė kemi kemi pėrkrahjen e plotė te tė gjithė kolegėve tanė nė tė gjitha fakultetet. Apsolutisht ėshtė e mirėseardhur edhe pėrkrahja nga studentėt, dhe ne i lusim ata tė na mirėkuptojnė pėr kėrkesėn tonė, dhe i sigurojmė ata se nga kjo mund tė pėrfitojnė shumė mėqe shumė mė shmė mėsimdhėnėsit e tyre do tu pėrkushtoheshin”.

Greva nuk ka karakter politik, por thjesht social
Z. Lohaj duke folur mbi problemet qė e kanė kapluar Universitetin e Prishtinės u shpreh se “jemi vėrtetė nė njė gjendje shumė tė pa volitshme. Problemet i kuptojmė qė kanė tė bėjnė me kontestin gjyqėsorė te rėktorit, por neve kjo nuk na intereson sepse nė ēėshtje politike ne nuk perzihemi. Thjeshtė greva nuk ka karakter politik, por karakter social”. Sindikata i ka njoftuar me hapat qė do tė ndėrmerren nė rast tė mospėrmbushjes sė kėrkeses sė tyre institucionet si: Parlamentin e Kosovės, Qeverin e Kosovės, Ministrinė e Arsimit ,Shkencės dhe Teknologjisė, Ministrinė e Financave si dhe Rektorin. Ata kėrkojnė nga institucionet e lartpėrmendura qė seriozist tė merren me kėtė ēėshtje, nė mėnyrė qė greva nė afat tė pacakrtuar e paralajmėruar mė parė tė mos ndodhė. I pyetur se a kan qenė nxitje pėr ju, grevat nė Universitetet e Tiranės dhe Tetovės duke u pėrmbushur kėrkesat e grevistėve nė tė dyja universitetet, z. Muhib Lohaj tha se “nė njėfar mėnyre kan ndikuar nė vetėdijen tonė, qė ne tė zgjohemi nga gjumi dhe tė kėrkojmė tė drejtėn legjitime”.

A do tė hyj rektori nė grevė?!
Edhe kėtė pyetjė ia shtruam kryesindikalistit tė FSHMN-sė, por njė pėrgjigjje tė plotė nuk e morėm nga ai, duke u frikėsuar se po rreshqet nė politikė. “Le tė shpresojmė qė mos tė ndodhė greva e pėrgjithshme, e nėse po atėherė me siguri qė edhe rektori pasi qė ėshtė punonjės i kėtij universiteti duhet tė hyj nė grevė” u shpreh z. Lohaj. Sindikalistet kohė mė parė kan realizuar njė takim me zv-ministrin e AShT-sė tė cilin e kanė njoftuar me problemet, dhe hapat qė do tė ndėrmarrin nė rast tė mos pėrmbushjes sė kėrkeses sė profesorėve. Por presin takim edhe me rektorin e UP-sė. Njė letėr i ėshtė derguar SBASHK-ut nga rektori, nė tė cilėn ai e pėrkrah kėrkesen e mėsimdhėnėsve tė UP-sė por sipas rektorit ky problem duhet tė zgjidhet me rrugė institucionale.
Sa pėr krahasim njė punonjės mė i thjeshtė nė PTK merr tė ardhura mujore minimale 500 euro, ndėrsa profesorėt e nderuar me gjithė dijen e shkrirė, as pėr sė afermi nuk i ofrohen kėsaj shume.

Nga korospdenti ynė:Besnik KRASNIQI
Prishtinė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio