Studentet.info
Opinione : Qėllimi tė qenurit student
Kyqur 25-02-2005 10:09:59 (1619 Lexime)


Tё qёnurit student

Pas katёr vjetёsh studimi dhe i frikёsuar disi se do vijė dita qė do mė mungojnė bankat dhe stolat, dёrrasat dhe shkumbёsat, fletoret dhe lapsat. I frikėsuar nga dita kur sarkazma e profesorit/eshės sidhe, kryesorja, shakatё e shokut ose shoqes qё ulet pranё ose mbrapa meje do jenё diēka e kaluar pёr mua, thashё tё lёj edhe unё njё “testament” tё vogёl. Nuk dua t’ju tregoj sesa e bukur dhe e vlefshme ёshtё jeta studentore. Ēdo dukuri ne kёtё botё, sidhe ēdo aspekt i jetёs, e fiton bukurinё dhe vlerёn e vet nё sajё tё dashurisё dhe rёndёsisё qё i pёrkushtojmё. Nuk ёshtё qёllimi im gjithashtu qё t’ju kujtoj problemet qё pёrballon studenti shqiptar sot, brenda ose jashtё kufinjёve shqiptarё. Problemet i jeton vet studenti shqiptar ēdo ditё dhe sigurisht e bёjnё atё mё tё vendosur dhe mё luftarak

Qёllimi i kėtyre gёrmave nuk ёshtё qё t’ju shtojё mllefin por dashurinё, ndaj universitetit dhe simbolit qё ai gёzon. Sepse universiteti mbi tё gjitha ёshtё simboli i ideve, i horizontit tё gjёrё dhe i dyshimit kundrejt ēdo tabuje kufivёnёse. Kurse studenti ёshtё mbrojtёs i kёtij vizioni dhe kalorёs i dritёs qё ai shёmbёllen.
Studenti i sotёm shqiptar mban mbi supet e tij njё tё kaluar historike me pёrpjekje dhe veprimtari e cila ndihmoi qё tё demokratizohen mё tepёr Shqipёria dhe trevat e banuara nga Shqiptarёt. Gjithkush njeh rolin e madh qё luajtёn studentёt shqiptarё pёr ardhjen e njё sistemi demokratik nё Shqipёri, kur Qyteti i Studentit u kthye nё vatrёn e demokracisё dhe kur studentё si Arben Broci u bёnё heronjё tё kёsaj demokracie. Nё trevat e Kosovёs dhe Maqedonisё studentёt u bёnё shprehёsit e kёrkesave tė banorėve shqiptarė pėr te drejtat kombėtare dhe njerėzore. Ishin kėta studentė qė pranuan vetflijimin pėr njė qėllim tė lartė. Po ashtu nuk duhet tё harrojmё se pothuajse nė historinė e ēdo shteti ballkanik dhe europian lėvizjet studentore pėrbėjnė qendėr referimi. Kėshtu, kam besimin se studentėt do vazhdojnė akoma tė luajnė rol tė madh nė rrjedhojat historike! Mjafton qė vet studentėt tė ken ndėrgjegje tė plotė ndaj rolit tė cilit thirren pėr tė lozur nė shoqėrinė moderne.
Nėse do dėshironim tė hedhim njė sy ndaj themeleve mbi tė cilat ngrihen shoqėritė dhe shtetet e sotme kam mendimin se do dallonim njė sistem piramidal –ku peshku i vogёl frikёsohet se mos e gёlltisё peshku i madh- i cili kushtėzon dhe pėrkufizon dėshirėn e pėrbėrjes sociale, individit ose grupacionit, pėr tė ngritur zėrin kundra asaj qė nuk bie ndakort. Kemi tė bėjmė me njė sistem, tė pashmangshėm, i cili do na detyroj edhe neve studentėve tė sotėm qė njė ditė ta ulim zėrin tonė me qėllim qė tė bėjmė pėrpara si individė. Por nė kėtė moment jemi ende studentė dhe studentėt, megjithėse ndikohen, nuk kanė vend nė kėtė sistem piramidal dhe shumė herė i’u ėshtė mė e lehtė ta vlerėsojnė lojėn nga jashtė –sigurisht, duke e parė lojėn nga jashtė duket dhe mė e lehtė se ē’ėshte. Gjithashtu studenti ėshtė bartės i njė sė kaluare, fėminore-adoloshente, mė pak tė komplikuar dhe mė tepėr tė pafajshme. Njė e kaluar me mė pak komplekse dhe vetbesimi qė krijon tek studenti bota e njohurive dhe e shkronjave i jep atij dėshirėn dhe aftėsinė qė tė bėrtasė, dhe duhet tė bėrtasė. Sado romantike dhe idealiste/utopike qė mund tė jenė dukur shumė herė dėshirat dhe kėrkesat e disa njerėzve nė ēdo shtet dhe ēdo kohė, kanė arritur megjithatė tė krijojnė bazat e njė historie tė re, njė historie tė shkruajtur ndryshe. Prandaj studentėt duhet tė vazhdojnė sė kėrkuari!
Nė kėtė periudhė bashkėpunimi global dhe tė njė fryme tjetėr, mė optimiste, nė gjėndjen politike tė Europės duket se rėndėsi po i kushtohet edhe studentėve sidhe rolit qė ata simbolizojnė, si e ardhmja e njė vendi. Janė favorizuar njė sėr programesh dhe veprimtarish tė nivelit europian, si psh. programet Erasmus, Socrates etj., qė kanė si qėllim qė tė sjellin nė kontakt studentė nga shtete tė ndryshme, bartės tė kulturave tė ndryshme. Mbase rezultatet nuk janė edhe aq pozitive por sigurisht rrėxuan disa tabu reth pėrshtypjes ndaj “tė huajit”. Besoj se nė kėtė moment kėto inisiativa janė tepėr te domosdoshme pėr zonėn ballkanike, ku telashet nuk duket se kanė tė sosur. Llogjika e urrejtjes ndaj tė huajit dhe fqinjit duket se hapi plagė tė mėdha nė kėtė zonё tė planetit. Por edhe llogjika e hakmarrjes nuk duket se pėrbėn zgjidhje! Mbase zgjidhja mė e mirė do ishte mirėkuptimi dhe respektimi i tė drejtave tė sejcilės palė. Kam mendimin se ka ardhur momenti qė studenti shqiptar, i ndihmuar nga inisiativat shtetėrore, ta bėjė kėtė hap kontaktues duke i dhёnё fqinjėve ballkanikė njė shije nga vlerat tona kombėtare dhe duke i treguar se nuk jemi ne rreziku qė politika tė caktuara reklamojnė dhe se jemi tė gatshėm pėr dialog dhe mirėkuptim. Ajo ēka studenti shqiptar simbolizon pėr vendin e vet ėshtė diēka e ngjashme me atė qė simbolizojnė edhe studentėt e tjerė pėr shtetet e tyre. Prandaj ne studentėt, e ēdo vendi, kemi kėtė mundėsi qė tė krijojmė njė urė e cila do na sjelli mė afėr me njėri-tjetrin dhe do jet premtuese pėr njė epokė mė me pak dhimbje. Kėshtu roli qė studentėt ngrijnė mbi supe do tė mbetet gjithmonė historik!


Nga Erjus Mezini, student pėr “marrėdhėnjet ndėrkombėtare dhe organizatat ndėrkombėtare” nė fakultetin e Shkencave Mesdhetare e Universitetit tё Egjeut



Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio