Studentet.info
Lajme : Fatmir Petushi kishte lėnė njė letėr
Kyqur 01-03-2005 3:47:14 (1418 Lexime)


E refuzoi studentja, vret veten 33- vjeēari

FIER 1 MARS- - "Njė ditė ti do ta marrėsh nė dorė kėtė letėr dhe do tė mėsosh se tė desha aq shumė sa tė jetoj pa ty ėshtė e pamundur". Kėto kanė qenė fjalėt qė 33-vjeēari Fatmir Petushi, nga fshati Sheq Marinėz, komuna Seman, ka shkruar nė njė letėr dhe mė pas i ka dhėnė fund jetės me njė plumb pistolete. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė dielės, nė fshatin Topojė tė komunės Seman, ku dhe banonte banonte vajza qė kishte refuzuar dashurinė e 33-vjeēarit. Policia e Fierit qė shkoi nė vendngjarje tha se Petushi ėshtė vetėvrarė me njė plumb pistolete, nė kushtet e depresionit Burimet thanė pėr gazetėn se lidhur me ketė rast tė vetėvrasjes ėshtė marrė nė pyetje dhe studentja qė dashuronte viktima.


Ngjarja
Kanė qenė orėt e vona tė sė dielės kur banorėt e fshatit Topojė kanė dėgjuar njė tė shtėnė arme. Disa burra kanė shkuar andej nga ka ardhur krisma, ku dhe kanė gjetur tė mbytur nė gjak, nė rrugėn pranė njė banese, 33- vjeēarin Petushi. Sipas tė njohurve, Petushi kishte rreth javė qė ishte nė gjendje tė stresuar dhe kjo ishte shprehur nė bisedat e tij me bashkėfshatarėt, madje sipas tyre kishte filluar tė konsumonte dhe sasi tė konsiderueshme alkoli. Burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje thanė pėr gazetėn se pranė trupit tė pajetė tė 33-vjeēarit, pėrveē armės me tė cilėn ai i kishte dhėnė fund jetės, ėshtė gjendur dhe njė shishe "wisky", e pėrgjysmuar nga autori. Ndėrsa nė xhepin e xhupit, policia ka gjetur njė letėr tė shkruar prej viktimės, pėrmes sė cilės ai i drejtohej vajzės qė dashuronte. Sipas hetimeve zyrtare tė policisė, 33-vjeēari ėshtė vetėvrarė me njė plumb nė kokė, me njė pistolete TT. Policia, pasi ka grumbulluar provat materiale shkencore, e ka transportuar viktimėn pėr nė morgun e Fierit, ndėrsa dje ai ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nga tė afėrmit e tij.

Studentja merret nė pyetje
Fatmir Petushi e kishte lėnė tė shkruar motivin qė e kishte ēuar atė nė vendimin pėr t’i dhėnė fund jetės. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ai dashuronte njė vajzė nga fshati Topojė, e cila vazhdonte studimet e larta nė Universitetin e Gjirokastrės dhe ishte nė vitin e tretė. Por prej kohėsh 33-vjeēari, kishte hasur nė kundėrshtimin e vajzės e cila ia kishte bėrė atij tė qartė se lidhja midis tyre ishte e pamundur pėr shumė arsye si shkollimi, perspektiva, por mė kryesorja, se ajo nuk ushqente ndonjė ndjenjė pėr viktimėn. Kėto shpjegime mėsohet tė ketė dhėnė pėr uniformat blu tė komisariatit tė Fierit studentja qė dje ėshtė sjellė nga qyteti ku ajo studionte, nė qytetin e Fieri. Ajo ka dhėnė spjegimet e veta duke zbardhur dhe motivin e vėrtetė tė ngjarjes. Sipas studentes, insistimi i 33- vjeēarit ka qenė i vazhdueshėm. Mėsohet se viktima ishte kthyer njė muaj mė parė nga emigracioni dhe pėrsėri i kishte shfaqur vajzės ndjenjėn qė ai kishte pėr tė. Kur ėshtė bindur pėrfundimisht se vajza nuk e donte, Fatmir Petushi ka vendosur t’i japė fund jetės me njė plumb nė kokė.

Fatmir Petushi, 33 vjeē, i dha fund jetės me njė plumb pistolete nė orėt e vona tė dy ditėve mė parė. Sipas hetimeve tė policisė, 33-vjeēari ėshtė vetėvrarė pasi vajza qė ai dashuronte nuk pranonte tė lidhej me tė.
Pranė trupit tė viktimės policia ka gjetur armėn me tė cilėn ai i ka dhėnė fund jetės dhe njė shishe me alkol, tė pėrgjysmuar prej tij. Po ashtu policia ka gjetur dhe njė letėr drejtuar vajzės qė ai donte.
Lidhur me kėtė ngjarje policia ka marrė nė pyetje edhe vajzėn qė dashuronte 33-vjeēari Petushi. Vajza, studente nė Universitetin e Gjirokastrės, ka deklaruar se insistimi i viktimės ishte i vazhdueshėm.

Nga:Vladimir Muēaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio