Studentet.info
Lajme : AKADEMI SOLEMNE ME RASTIN E ZYRTARIZIMIT TĖ UT-sė
Kyqur 04-03-2005 10:24:53 (1421 Lexime)


Universiteti i Tetovės kurorėzoi njė 10-vjeēar historik

Tetovė, 4 MARS- Nė njė akademi solemne, nė sallėn e objektit tė ri ėshtė festuar sot zyrtarizimi i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT). Nė kėtė akademi solemne kanė marrė pjesė personalitete tė shquara tė politikės dhe arsimit nga Maqedonia, Shqipėria dhe Kosova. Tė ftuar nė kėtė solemnitet ishin edhe kryetari i Parlamentit tė Maqedonisė, Lupēo Jordanovski, lideri i BDI-sė Ali Ahmeti, ish - kryetari i Shqipėrisė Rexhep Mejdani, zėvendėskryeministri i Shqipėrisė Namik Dokle, ministri i Arsimit tė Maqedonisė Aziz Pollozhani, rektorėt e tė gjitha universiteteve nė vend dhe ato tė Tiranės dhe Prishtinės, Donato Kiarini shefi i delegacionit tė Komisionit Evropian, ambasadori i Shqipėrisė, deputetė tė BDI-sė etj.

Akti mė domethėnės

“USHT-ja ėshtė institucion i lartė mėsimor-shkencor qė ka pėr qėllim arsimimin, edukimin dhe emancipimin e popullatės nė Republikėn e Maqedonisė dhe mė gjerė pa dallim etniteti, feje, race, dhe gjinie. Ky institucion u themelua mė 17 dhjetor nė vitin 1994 si iniciativė e intelektualėve shqiptarė, partive politike shqiptare, shoqatave dhe tė gjithė dashamirėve tė arsimit”, - deklaroi nė fjalimin e tij solemn rektori i UT-sė, Nexhbedin Beadini.
Sipas tij, pas punės dhjetėvjeēare tė funksionimit tė kėtij universiteti dhe me demokratizimin e vendit, Qeveria e Maqedonisė inicoi dhe mori vendim qė ta njohė kėtė institucion dhe mė pas Parlamenti, pas njė debati shumė tė gjatė, tė njėjtin ta zyrtarizojė. Ky vendim, sipas tij, pa dyshim se ishte njė akt historik dhe shumė domethėnės pėr kėtė institucion arsimor.
“Ky universitet me aktin e zyrtarizimit fitoi autonominė e plotė universitare qė nėnkupton tė drejtėn e tij autonome pėr zgjerim dhe avancim tė mėtutjeshėm”, tha Beadini pėr tė shtuar “nė USHT janė diplomuar gjithsej 940 studentė, 120 prej tė cilėve deri mė tani iu ėshtė bėrė njohja e diplomave, kurse tė tjerėt janė nė procedurė e sipėr. Jemi tė sigurt se investimi i plotė i dijes, pėrparimit dhe avancimit nė USHT do tė jetė garanci pėr ardhmėrinė e vendit, rajonit dhe mė gjerė”, deklaroi Beadini.
Sipas tij, USHT-ja vėmendje tė veēantė do t’i kushtojė bashkėpunimit tashmė tė filluar ndėruniversitar me universitetet rajonale, evropiane dhe botėrore.
Kryetari i Parlamentit tė Maqedonisė, Lupēo Jordanovski, fjalėn pėrshėndetėse nė kėtė akademi solemne e filloi me fjalėt shqipe “Tė nderuar tė pranishėm”, qė u pėrcoll me duartrokitje tė shumta nga tė pranishmėt nė kėtė akademi.
“E pėrshėndes nobelistin e ardhshėm qė do tė dalė nga ky Universitet. Ai ndoshta ėshtė nė mesin e studentėve qė janė tė pranishėm, ai ndoshta ende nuk ka lindur, por ka mundėsi qė tė paraqitet pas 100 vjetėsh. Kur tė paraqitet u porosis qė t’i thoni se kryetari i Parlamentit e ka pėrgėzuar nga kėto banka nė vitin 2005”, deklaroi para tė pranishmėve nė kėtė akademi kryeparlamentari Jordanovski.
“Me rėndėsi ėshtė qė ne tani tė krijojmė kushte pėr njė arsim cilėsor dhe adekuat. Tė hapim dyert qė gjeneratat e ardhshme tė marrin dije, pasi dija ėshtė fuqi. Nėse dija ėshtė fuqi atėherė arsimimi ėshtė diēka mė shumė. Tri ditė radhazi kam udhėhequr seancėn parlamentare pėr zyrtarizimin e kėtij institucioni, pasi kam qenė i bindur se njė njeri i arsimuar ėshtė i aftė tė dojė njerėzimin dhe botėn”, tha nė fund tė fjalės sė tij, Lubēo Jordanovski.

Duhet tė jemi realistė

Ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, para tė pranishmėve tha se ai dhe ata qė treguan sens dhe akt historik pėr kėtė zyrtarizim, parim udhėrrėfyes kishin moton – “Guximi mė i madh ėshtė tė jesh deri nė fund real”.
“Sot hapet njė faqe e re nė historinė e arsimit universitar nė Maqedoni, posaēėrisht pėr popullatėn shqiptare tė kėsaj ane. Arsimi ishte segment i cili pėr vite me radhė ishte hapėsirė pėr krijimin e tensioneve ndėretnike dhe u bė pengesė pėr zhvillime pozitive nė drejtim tė arsimimit nė tė gjitha nivelet e popullatės shqiptare. Tani me zyrtarizimin e kėtij universiteti ardhmėria evropiane e vendit tonė vendoset nė kėto mikrostruktura kryesore, me veti civilizuese qė synojnė riintegrimin e hapėsirės sonė nė traditat dhe vlerat evropiane”, nėnvizoi Pollozhani.
Ky universitet sipas tij nė tė ardhmen do tė ndodhet para sfidave tė reja, para provimit edhe mė tė vėshtirė pėr verifikimin dhe promovimin e cilėsisė, kredibilitetit shkencor dhe organizimit tė procesit mėsimor nė pėrputhje me kėrkesat e kohės dhe nė hap me proceset reformuese.
“Nga pėrvoja ime akademike kam bindjen se arsimimi ėshtė forcė dhe i vetmi shpėtim i popujve relativisht tė vegjėl siē janė popujt e rajonit. Forcėn e shkollimit popujt e Ballkanit do ta shfrytėzojnė pėr t’iu bashkėngjitur familjes sė madhe evropiane dhe proceseve tjera globalizuese. Zyrtarizimi i kėtij universitetit ėshtė fillimi i demokratizimit tė rajonit, qė do tė na ēojė nė familjen evropiane”, deklaroi i ftuari i nderit nė kėtė solemnitet Rexhep Mejdani, ish-kryetari i Republikės sė Shqipėrisė.
Pos tij, kėtė akademi solemne e pėrshendetėn edhe zėvendėskryeministri i Shqipėrisė, Namik Dokle, rektori i Universitetit tė Shkupit, Gjorgji Martonovski, rektori i UEJL-sė, Alajdin Abazi, si dhe rektori i Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami, i cili rektorit tė USHT-sė me kėtė rast i dhuroi njė pikturė tė sjellė nga Akademia e Arteve tė Bukura tė Prishtinės.
Akademia solemne nė ambientet e Rektoratit tė ri tė UT-sė u pėrmbyll me njė solemnitet tjetėr, gjegjėsisht ndarjen simbolike tė diplomave tė para tė UT-sė. Pėr dje ishte paraparė ndarja e vetėm 60 diplomave, ndėrsa sipas autoriteteve tė UT-sė nė njė tė ardhme tė shpejtė do tė bėhet edhe ndarja e diplomave tė jera.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio