Studentet.info
Lajme : Pedagog nė universitet? Dy kriteret qė duhen plotėsuar
Kyqur 06-08-2008 8:17:31 (2517 Lexime)

TIRANĖ, 6 GUSHT - Gjithsej 160 pedagogė tė rinj do tė jenė pjesė e stafit akademik tė Universitetit tė Tiranės pėr vitin 2008. Lajmi ėshtė konfirmuar nga Universiteti i Tiranės. UT-ja ka miratuar kriteret e pėrgjithshme dhe tė veēanta qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt pėr t‘u bėrė pjesė e stafit tė pedagogėve tė fakulteteve tė Tiranės. Tė 160 pedagogėt e rinj do tė japin mėsim nė degėt e tetė fakulteteve. Rektorati ka dorėzuar pranė Agjencisė sė Prokurimit Publik buletinin e shkollave tė larta pėr vendet e lira tė punės. Aplikimet do tė nisin nga data 11 gusht deri nė fund tė muajit. Brenda kėtij afati, tė gjithė tė interesuarit duhet tė mbushin dosjen personale tė tyre. Mesatarja qė duhet tė kenė kandidatėt ėshtė mbi 9 nėse kanė mbaruar studimet nė Shqipėri dhe mbi 8 nėse kanė pėrfunduar universitetin jashtė vendit.

Kushtet e pėrgjithshme tė pėrzgjedhjes nė tetė fakultetet e Universitet tė Tiranės janė pėr fushėn nė tė cilėn kėrkon pedagogėt e rinj. Sipas UT-sė, kandidatėt konkurrentė duhet tė jenė tė diplomuar nė fushėn pėrkatėse, brenda apo jashtė vendit me notė mesatare tė studimeve mbi 9. Ndėrsa pėr kandidatėt qė kanė pėrfunduar universitetet e huaja, kjo mesatare duhet tė jetė mbi 8. Veē kritereve tė pėrgjithshme, secili fakultet ka edhe kėrkesa tė veēanta pėr tė punėsuar pedagogėt e rinj.

Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė ka shpallur nė total 10 vende tė lira pune pėr personel akademik. Kandidatėt pėr pedagogė pėr tė aplikuar nė degėt universitare tė kėtij fakulteti duhet qė tė kenė gradė dhe tituj shkencorė, brenda dhe jashtė vendit, tė kenė mbaruar studimet me medalje ari, pėrvojė si lektorė jashtė vendit dhe tė kenė publikuar punimet e tyre.

Nė Fakultetin e Ekonomikut janė shpallur 35 vende tė lira pune pėr personel akademik. Kėtu pėrfshihen edhe kėrkesat nga filiali i Fakultetit tė Ekonomikut nė Sarandė dhe Kukės. Edhe nė kėto degė, tė gjithė kandidatėt duhet qė tė kenė gradė dhe tituj shkencorė, tė kenė mbaruar studimet me medalje ari, pėrvojė si lektorė jashtė vendit dhe tė kenė publikuar punimet e tyre. Pėr ata pedagogė qė duan tė punojnė nė filialet e kėtij fakulteti ėshtė pėrcaktuar se duhet tė jenė me vendbanim nė Sarandė dhe Kukės.

Kėrkesa tė tjera

Kritere tė ngjashme kėrkohen edhe nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja (23 vende tė lira), Fakultetin e Drejtėsisė (30 vende tė lira) dhe Fakultetin e Shkencave Natyrore (15 vende tė lira). Departamenti i Informatikės, Biologjisė dhe Matematikės kanė pėrcaktuar se mosha e kandidatit duhet tė jetė jo mė shumė se 40 vjeē. Kjo pėr shkak tė specifikės sė kėtyre degėve. Edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, i cili ka shpallur 21 vende tė lira pune, ka vendosur kritere tė veēanta, qė lidhen me tituj shkencorė, pėrvojė si lektorė jashtė vendit, mesatare tė lartė, publikime tė punimeve tė tyre, por kėrkon qė mosha e aplikantit pėr pedagog duhet tė jetė nėn 50 vjeē.

Nė Fakultetin e Infermierisė kėrkohen 16 pedagogė, prej tė cilėve tre konkurrentėt e Departamentit tė Informatikės duhet tė jenė nėn moshėn 50 vjeē. Ndėrsa Fakulteti i Mjekėsisė, i cili do tė ēeli konkurs pėr 10 pedagogė, ka pėrcaktuar veē kritereve tė veēanta edhe dokumentacionin qė duhet tė dorėzojė ēdo konkurrent. Aplikimet e kandidatėve pėr pedagogė me kohė tė plotė pranė Universitetit tė Tiranės do tė nisin mė 11 gusht dhe do tė vijojnė deri nė fund tė kėtij muaji.

Tabelė


160 pedagogė tė rinj


Historisė dhe Filologjisė 10 vende pune

Fakulteti i Ekonomikut 35 vende pune

Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja 23 vende pune

Fakulteti i Drejtėsisė 30 vende pune

Shkencat Natyrore 15 vende pune

Fakulteti i Infermierisė 16 vende pune

Fakulteti i Mjekėsisė 10 vende pune

(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio