Studentet.info
Lajme :  Filluan regjistrimet nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 26-08-2008 5:17:42 (1990 Lexime)


TETOVĖ, 25 GUSHT - Dita e parė e regjistrimeve nė Fakultetet e Universitetit Shtetėror tė Tetovės u shėnua me njė fluks tė madh kandidatėsh, studentė tė ardhshėm. Interesim tė veēantė ėshtė shprehur pėr programet studimore tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė, qė fillojnė pėr herė tė parė nė kėtė vit akademik si tė akredituara.

Kėtė vit akademik, nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės do tė pranohen gjithsej 3340 studentė nė fakultetet e USHT-sė edhe atė: nė Fakultetin Juridik do tė pranohen 500 studentė, nė F. Ekonomik 490 studentė, nė F. e Shkencave tė Mjekėsisė 370 studentė, nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore 365 studentė, nė F. Filozofik 510 studentė, nė F. Filologjik 530 studentė, nė F. e Shkencave tė Zbatuara 220 studentė, nė F. e Teknologjisė ushqimore dhe tė ushqyerit 50 studentė, nė F. e Arteve 125 studentė, nė F. e Kulturės Fizike 100 studentė dhe nė Institutin e Ekologjisė dhe Teknologjisė 80 studentė(www.unite.edu.mk).

Afati i parė i regjistrimit ėshtė i hapur deri mė 28 gusht 2008. Afati i dytė i regjistrimit realizohet nga 15 – 18 shtator 2008 dhe afati i tretė i regjistrimit nė fakultetet ku ende ka vende tė lira realizohet nga 06-08 tetor 2008.
Seleksionimi i kandidatėve pėr regjistrim tė studimeve deridiplomike nė fakultetet e USHT-sė bėhet nė bazė tė suksesit tė arritur nė arsim tė mesėm dhe rezultateve nga matura shtetėrore. Njėkohėsisht bėhen edhe regjistrimet e kandidatėve pėr studime pasdiplomike (master) nė shumicėn e programeve studimore.

Universiteti Shtetėror i Tetovės, pas reformave tė ndėrmarra synon tė jetė njė nga Universitetet lider nė vend e rajon. Me reformat nė planprograme, zbatimin e ECTS sistemit, kapacitetet kadrovike, kapacitetet nė rritje tė hapėsirave, mėsimdhėnie interaktive e nė grupe tė vogla, pėrdorim tė teknologjisė informative, disperzimin e studimeve nė mė shumė qytete dhe ofertėn prej 11 fakulteteve, 40 programeve studimore e 93 drejtimeve tė ofruara nė 3 gjuhė (shqip, maqedonisht dhe anglisht) pėr studime deridiplomike dhe pasdiplomike, Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė gjithnjė e mė shumė atraktiv pėr studentėt e ardhshėm.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio