Studentet.info
Lajme : Nė konferencėn kombėtare tė arsimit tė lartė
Kyqur 17-03-2005 5:03:36 (1309 Lexime)


Studentėt, vitin tjetėr pikė nė vend tė notės

Tiranė, 17 MARS-Viti i ri akademik 2005-2006 do tė jetė njė vit nėn fuqinė e Kartės sė Bolonjės. Dhe kėshtu do tė jetė edhe pėr vitet qė pasojnė. Pėrpos dyshimeve dhe frikės, universitetet shqiptare deklarojnė se janė gati tė presin ndryshimet, po ashtu edhe Ministria e Arsimit. Pohimi ka qenė mė i prerė dje, nė ditėn e parė tė konferencės kombėtare tė arsimit tė lartė, e cila u vėrtit vetėm rreth Kartės sė Bolonjės, njė dokument mbarevropian qė ėshtė firmosur nga Shqipėria shtatorin e vitit 2003. “Nė fund tė kėtij viti akademik (maj-qershor 2005) do tė kemi gati planet e reja mėsimore, strukturat dhe tekstet.


Vitin tjetėr akademik Karta e Bolonjės do tė fillojė tė aplikohet nė tė gjitha shkollat e larta shqiptare”,-deklaruan tė dyja palėt.
I shumėfolur prej vitesh po aq sa i panjohur (procesi i Bolonjės nuk njihet mirė as nga shumė prej vetė pedagogėve), thelbi i kėtij dokumenti ėshtė lėvizja e lirė e studentėve brenda universiteteve tė vendeve qė e kanė firmosur atė. Ēelėsi ka qenė vlerėsimi i studentėve, i ndryshėm sipas ēdo shteti. Pėr kėtė arsye u vendos qė tė gjitha universitetet tė pėrdorin njė mėnyrė tė njėjtė vlerėsimi: kreditet. Pikėt, nė shqip. Qė do tė jenė 1-60, sipas lėndės. Nėse deri tani vlerėsimi ėshtė bėrė me notė, ajo do t’i lėrė vendin krediteve. Ose do tė konvertohet nė kredite.
Por procesi i Bolonjės nuk ėshtė vetėm kaq sepse ai do tė prekė gjithė strukturėn e arsimit tė lartė. Kėshtu, shkolla e lartė bazė nuk do tė zgjasė mė 4 vjet, por vetėm 3 dhe pas kėsaj, ata qė duan tė specializohen mė tej, mund tė ndjekin edhe 2 vite tė tjera pėr tė marrė njė master. Deri tani sistemi 3+2 i arsimit tė lartė ka nisur tė zbatohet nė degėn e ciklit tė ulėt, gazetarisė, infermierisė. Dhe nė disa degė tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, nė Tiranė.
Ndryshimet vazhdojnė edhe mė. Diploma e lartė, qė merret nė fund tė studimeve, do tė shoqėrohet me njė shtojcė, qė zyrtarisht njihet si “Suplementi i diplomės”. Hartimi i saj mbaron pas disa muajsh dje sipas Ministrisė sė Arsimit, nė tė do tė shėnohen hollėsisht tė gjitha karakteristikat e tė sapodiplomuarit, ēfarė ėshtė ai i aftė tė bėjė. Shtojca pėrdoret prej vitesh tė tėra nė universitetet evropiane dhe ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme qė paraqet njė student i diplomuar kur kėrkon njė vend pune.
Pas kėtyre, radha i vjen edhe ngarkesės mėsimore tė pedagogėve, pagesa pėr tė cilėn kėtė vit do tė ndryshojė. “Me standardet e reja nė arsimin universitar pritet tė pėrfshihet dhe koncepti i ri pėr ngarkesėn mėsimore, qė nėnkupton shpėrblimin e stafit pedagogjik sipas orėve fizike qė do tė japin nė auditor, gjė qė do tė kontrollojė mė shumė shpėrblimet e njė pjese tė stafit pedagogjik”. Si edhe mė parė, Ministria e Arsimit deklaroi dje se do t’i paguajė stafet mėsimore nė bazė tė orėve fizike tė punės. Ia vlen tė kujtohet qė ky lloj vlerėsimi u vendos tetorin e shkuar, por u tėrhoq mbas disa javėsh, sepse fakultetet protestuan ashpėr, meqė rrogat e pedagogėve ende nuk ishin rritur.

3+2
kjo do tė jetė struktura e shkollės sė lartė. Studimet e larta, qė deri tani kanė zgjatur zakonisht 4 vjet, do tė shkurtohen nė 3 vjet, dhe pas kėsaj e ka radhėn 2-vjeēari i masterit. Sigurisht, pėr ata qė dėshirojnė tė specializohen mė tej.
60 minuta
Kaq do tė jenė orėt e mėsimit nė ēdo fakultet, sipas Kartės sė Bolonjės. Ky kriter ka filluar tė pėrdoret qė prej kėtij viti nė shkollat e larta shqiptare, shumica e tė cilave deri tani i kanė pasur orėt mėsimore 90 minutėshe
1-60
kaq janė pikėt qė merren brenda njė viti akademik nga njė student nė universitetet e Evropės. Ky lloj vlerėsimi do tė fillojė vitin tjetėr edhe nė Shqipėri. Fakultetet do tė pėrcaktojnė vetė pikėt qė u takojnė secilės lėndė.

Nga: Elda Spaho




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio