Studentet.info
Lajme : Shkollave tė larta do t’u vlerėsohet brenda pak kohėsh ēdo gjė me pikė
Kyqur 18-03-2005 3:45:43 (1285 Lexime)


Universitetet, si do t’u matet cilėsia

TIRANĖ, 18 MARS- Universitetet shqiptare sė shpejti do t’i nėnshtrohen njė testi vlerėsues. Qė do tė pėrcaktojė cilėsinė e tyre, nė ē’fusha janė tė fortė dhe nė cilat tė dobėt.
Ky vlerėsim do tė jetė pikė kyēe nė jetėn e fakulteteve shqiptare sepse, nėse ato nuk marrin pikėt e duhura, mund tė edhe tė mbyllen. Fuqinė e vlerėsimit dhe tė propozimit tė mbylljes (nė rastin mė tė keq) e ka Agjencia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė (AAAL). E cila ėshtė ngritur prej vitesh, por qė vetėm sė fundi ėshtė plotėsuar si strukturė, duke i shtuar Kėshillin e Akreditimit. Kėshtu qė, tani, ka nisur me tė vėrtetė punėn.



Pėrse njė testim?
Nė botė ndodh prej vitesh: universiteteve u kontrollohet me pikė gjithēka. Qė nga stafi mėsimdhėnės, kushtet, programet, lėndėt e deri tek cilėsia e diplomave qė lėshojnė. Gjithēka me pyetėsorė, me pikė tė matshme. Kėshtu, njerėzit qė duan tė shkojnė nė shkollė tė lartė, tė dinė kė universitet tė zgjedhin.
Kėshtu do tė ndodhė edhe nė Shqipėri. Sepse, ndryshe, si do tė merret vesh me siguri nėse dega e gjeografisė nė njė universitet ėshtė mė e mirė se nė njė universitet tjetėr?
Nė njė seminar qė zgjati dy ditė nė Tiranė, pėr reformėn e kurrikulave tė arsimit tė lartė shqiptar, drejtoresha e Agjencisė sė Akreditimit tė Arsimit tė Lartė deklaroi dje pėr “Shekullin” se cilėsia e universiteteve shqiptare shumė shpejt do tė testohet. “Do t’ua nisim dokumentet tė gjithė universiteteve brenda pak kohėsh”. Nė fakt, sipas Dhurata Bozos, qė ėshtė njėkohėsisht edhe pedagoge e jashtme e biologjisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Tiranė, puna ka filluar qė para njė viti. “Deri tani kemi vlerėsuar tė gjitha degėt e infermierisė, nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr, Vlorė dhe Elbasan. Ky ėshtė vlerėsimi i parė i cilėsisė nė shkallė shkollash tė larta ose fakultetesh”,-tha Bozo, e cila shtoi se tė gjitha rezultatet e kėtij vlerėsimi do tė bėhen publike javėn e ardhshme nė Vlorė, duke theksuar se nuk mund t’i pohonte mė parė pėr median.
Sidoqoftė ajo deklaroi se ishin gjetur shkelje tė forta pėr procedurat e pranimit tė studentėve tė rinj nė shkollėn e lartė tė infermierisė nė Tiranė. “Pėr kėtė arsye, ne menduam se ajo nuk po menaxhohej siē duhej dhe propozuam qė nga shkollė e lartė tė kthehej nė njė fakultet brenda Universitetit tė Tiranės. Tashmė, do tė ketė edhe rektorin mbi krye, pėr ta kontrolluar”,-tha Bozo.
Dhe nė fakt kėshtu ndodhi disa muaj mė parė, kur me vendim qeverie, kjo shkollė u kthye nė fakultet, gjė qė sipas Dhurata Bozos, u bė pėr t’ia ulur statusin kėtij institucioni, si ndėshkim pėr mangėsitė qė dolėn nė bazė tė vlerėsimit. “Kjo ka qenė masa mė e fortė qė ne kemi propozuar deri tani pėr shkollat apo fakultetet nė Shqipėri. Por unė theksoj se nėse vlerėsimi i tyre tregon cilėsi tė dobėt, mund tė kėrkojmė edhe mbylljen e degėve tė ndryshme. Ligji na e jep kėtė tė drejtė”.

Si do tė kontrollohet cilėsia?
Rasti i shkollės sė lartė tė infermierisė tregon se dokumentet e AAAL-sė nuk duhen marrė lehtė nga universitetet. Nė seminarin e djeshėm u deklarua se nė vendet e huaja, Agjencitė e Akreditimit janė shumė tė rėndėsishme pėr tė mbajtur nėn kontroll cilėsinė e arsimit tė lartė, madje shkollat e larta u druhen atyre. Nė botė, ka filluar prej vitesh, qė pėrveē agjencive tė tilla shtetėrore, tė ushtrojnė funksione kontrolluese agjenci shumė serioze private. Puna e tė cilave ėshtė matja e cilėsisė sė universiteteve tė ndryshme.
Por si do tė matet ajo e universiteteve shqiptare, qofshin publike apo private? “Normalisht vlerėsimin nga AAAL-ja duhet ta kėrkojnė vetė shkollat, njė herė nė 4 vjet. Nėse kjo nuk ndodh, vlerėsimin e fillojmė ne, sipas listės qė kemi bėrė gati. U dėrgojmė dokumentet e duhura me pyetjet dhe standardet qė duam tė masim. Kjo ėshtė periudha e vetėvlerėsimit, ose e vlerėsimit tė brendshėm. Pas kėsaj nis vlerėsimi i jashtėm, qė bėhet prej specialistėve tanė”,-tregon Bozo.
Cilėsia e njė universiteti matet nė bazė tė programeve qė dėrgohen nga AAAL-ja. Ato pyesin qė nga misioni dhe objektivat qė ka institucioni e deri tek marrėdhėniet me tregun e punės. Pėr tė gjitha pikat, qė janė 12, ka ndarje tė veēanta. Pėr shembull kur vlerėsohet misioni dhe objektivat, institucioni qė ėshtė marrė nėn “kontroll” duhet tė tregojė ē’stratregji afatgjata apo afatshkurtra ka, si i ndjek ndryshimet nė nivel kombėtar apo ndėrkombėtar, historikun e tij, numrin e studentėve dhe tė kurseve qė ka etj. “Pėr secilin nga kėta tregues, sipas llojit tė vlerėsimit do tė ketė pikė. Ne ende nuk e kemi mbaruar procesin e ndarjes sė pikėve pėr secilėn fushė qė do tė matet, por kjo do tė pėrfundojė shumė shpejt. Dhe pas kėsaj, ne do tė vendosim kufijtė: sa pikė duhet tė marrė njė institucion qė tė quhet i mirė, sa qė tė quhet shumė i mirė dhe sa qė tė quhet i dobėt”.
Nėse vlerėsimi tregon se aksh degė nė filan universitet ka marrė shumė pak pikė, atėherė AAAL-ja propozon masa. “Qė, nė rastin mė tė keq, shkojnė deri aty sa ne t’i heqim universitetit pėrkatės tė drejtėn pėr tė lėshuar diploma tė asaj dege. Me pak fjalė, kėrkojmė mbylljen e asaj dege”, -shton drejtoresha e Agjencisė sė Akreditimit.

Nga: Elda Spaho




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio