Studentet.info
Lajme : Universiteti i Evropės Juglindore prezenton punėn praktike
Kyqur 19-03-2005 5:39:08 (1805 Lexime)


Studentėt e Administratės Publike prezentuan punėn paraktike

Tetovė, 19 MARS- Nė Univesritetin e Eevropės Juglindore nė Tetovė u realizua prezentimi i Punės Praktike tė studentėve tė vitit tė katėrt tė Administratės Publike pranė UEJL – sė, ku morri pjese Ministri i Qeverisjes Lokale, Rizvan Sulejmani dhe zyrtare te larte te Qeverise dhe parlamentit republikan. Zėdhėnsi i kėtij universiteti Burim Sadiku tha se qėllimi i prezentimit ishte tu tregojmė pėrfaqėsuesve tė istitucioneve shtetėrore se sa studentėt tanė kanė mėsuar nga intershipi.

"Gjithsej kemi dėrguar 61 student nė punėn praktike, ku 6 student kanė kryer punėn praktike nė Parlament, nė Sekretariatin Gjeneral pranė Qeverisė kanė kryer 10 student, ndėrsa nė sektorin pėr Integrime Evropiane kanė marė pjesė 4 student, nė Ministrinė e Mbrojtjes 10 student, nė Ministrinė e Pushteti Lokal 3 student, nė Ministrinė pėr Transport dhe Lidhjeve 8 student, nė Agjencinė e Informimit 3 student, nė Agjencionin pėr Emigrim 3 student, nė entin Statistikor 6 student, dhe nė Postėn e Maqedonisė 8 student. Kėta student kanė kryer punė praktike 14 ditė nė institucionet e lartėpėrmendura" njoftoi zėdhnėsi Sadiku.
Fakulteti i Administratės Publike, tha zėdhėnsi i UEJL-sė beson se edukimi I studentėve ėshtė mė shumė se teori. Eksperienca praktike ėshtė gjithashtu mjaftė e rėndėsishme, nėse jo edhe pjesa mė e rėndėsishme.
Fakulteti i Administratės Publike do ti pėrgadis ata sa mė mirė qė ėshtė e mundshme pėr tė gjetur punė nė Administratėn shtetėrore. Rreth kėtijė qėllimi foli Rektori I UEJL-sė Dr. Alajdin Abazi i cili nėmes tjerash potencoi gadishmėrinė e institucioneve tė pushtetit qėndror pėr tė pranuar kuadrin e ri profesional tė Fakultetit tė Administratės Publike me ēka realizohet nevoja e kahmotshme nė administratėn shtetėrore nė Republikėn e Maqedonisė. Rektori nė vazhdim falemenderoi Ministrin e Pushtetit Lokal Rizvan Sulejmanin dhe Sekretarin Gjeneral tė Parlamentit Aleksandar Novakovski qė begatuan prezentimin tonė rreth punės praktike tė studentėve tė Administratės Publike pranė UEJL-sė.


Ministri i Pushtetit Lokal Z. Rizvan Sulejmani para tė pranishmive mes tjerash theksoi se kėta student pas diplomimit do tė punėsohen nė administratėn shtetėrore dhe kėta do tė japin kontributin e ēmueshėm tė tyre pėr procesin e itegrimit tė Maqedonisė nė Unionin Evropjan.
Sekretari Gjeneral i Parlamentit Aleksandar Novakovski potencoi gadishmėrinė e bashkėpunimit tė mėtutjeshėm me UEJL-sė e nė veēanti nė rolin e udhėheqėsit mė tė lartė tė Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė, dhe paralajmėroi bashkėpunim nė projekte tė pėrbashkėta nė trajnimin e kuadrit si dhe nė pėrpilimin e plan-programeve. Prezentimi i studentėve pėr punėn e tyre praktike ishte jashtėzakonisht I shkėlqyeshėm ku u bė nėpėrmes pėrdorimit tė teknologjisė komjuteristike LCD dhe nė fund nė emėr tė studentėve, studentja Emsale Murtezani I faleminderoi tė gjithė ato qė kontribuan nė realizimin e punės praktike.

Nga: Xhevahir NEZIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio