Studentet.info
Opinione : Universitete Fetare
Kyqur 19-03-2005 7:35:07 (1571 Lexime)


Universitetet fetare dhe siguria kombėtare

Premtimi ishte shumė i pėrgjithshėm dhe nuk linte vend pėr tė kuptuar nėse qeveria do tė nxiste, do tė mbėshteste apo nuk do tė pengonte hapjen e Universitetit. Pra duket se Nano ka folur politikisht dhe i nxitur nga njė format i kahershėm i sjelljes sė politikės shqiptare, ai i ruajtjes sė balancave midis tre besimeve kryesore fetare. Panvarsisht kuotave frigoriferike tė vlerėsimit tė Nanos kur flitet pėr punė premtimesh, ky prononcim ėshtė mirėpritur tek Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kėshtu, i pyetur lidhur me kėtė ēėshtje kryetari i Komunitetit Mysliman Shqipėtar, z. Selim Muca duke pėrmendur disa citate kuranore pėr respektimin e tė parėve (kupto zyrtarėt e lartė shtetėrorė), nuk kishte dėshirė tė vinte nė diskutim sinqeritetin e Nanos. Pėr mė tepėr, zyrtarėt e lartė tė komunitetit, nisur nga nevojat e tyre, e paraqesin si tė domosdoshme hapjen dhe funksionimin e Universitetit Mysliman.

Pra ndodhemi nė njė situatė ku kryeministri premton hapjen e universitetit nisur nga motive politike dhe Komuniteti Mysliman kėrkon njė universitet nisur nga motivet fetare. Krahas kėsaj mėnyre tė tė parit tė gjėrave, hapja e universitetit bėhet e domosdoshme, parė edhe nga kėndvėshtrimi i sigurisė dhe stabilitetit perspektiv. Deri mė tani, institucionet shqiptare janė marrė me zgjidhje problemesh vetėm kur ato janė bėrė prezente apo maksimalisht prezente. Pra e thenė mė thjesht, nė dimė (apo themi se dimė) tė prodhojme zgjidhje vetėm kur problemi ėshtė i konsumuar. Institucionet apo qendrat tona kėrkimore nuk kanė arritur tė ngrihen nė nivelin e bėrjes sė analizave dhe projektimit tė politikave parandaluese pėr probleme qė mund tė ekspozohen nė tė ardhmen. Parė nga optika e stabilitetit perspektiv, ky shkrim do tė pėrpiqet tė argumentojė domosdoshmėrinė e hapjes sė Universitetit Mysliman nė Shqipėri. Mbas kėsaj do tė vijohet me rrjeshtimin e disa prej pėrfitimeve, qė do tė kemi nga hapja e kėtij universiteti.
Si rezultat i boshėllėkut qė krijoi regjimi komunist, besimtarėt muslimanė, sikundėr edhe besimtarėt e tjerė, nė fillimet e tranzicionit kishin nevojė pėr personel fetar tė kualifikuar. Nė kushtet e mungesės edhe tė njė shkolle tė lartė fetare edhe tė koordinimit tė shtetit me Komunitetetin Mysliman studentėt u dėrguan, apo ikėn sipas mundėsive qė gjetėn pėr tė studiuar nė shkolla fetare jashtė vendit. Aktualisht mendohet se rreth 550 studentė shqiptarė kanė pėrfunduar studimet nė Turqi dhe vendet e tjera arabe. Funksionarė tė lartė tė shėrbimit informativ dhe rendit, nė intervista publike, janė shprehur se studentėt shqiptarė qė kanė qenė nė vendet arabe kanė studiuar nė shkolla ku kanė marrė edhe trajnime ushtarake. Kujtojmė kėtu njė prononcim tė ish-kreut tė Shėrbimit Informativ Shtetėror Z. Klosi, nė janar tė 2003, nė tė cilin aludonte se studentėt shqiptarė nė vendet arabe janė shkolluar nė shkolla gjysmė ushtarake. Gjithashtu shqetėsim pėr qeverinė ėshtė konsideruar edhe pėrzierja e traditave tė ndryshme fetare. Kjo jo sepse traditat e vendeve tė tjera mbartin elementė tė radikalizimit, sikurse shprehen zyrtarė tė qeverisė. Nė tė vėrtetė, rreziku i pėrzjerjes sė traditave qėndron nė ndikimin qė mund tė japė nė hollimin e raportit bazė tė funksionimit tė shoqėrisė shqiptare, atė tė vendosjes sė kombit mbi fenė. Traditat e huazuara nga vendet arabe mund tė prodhonin njė orientim tė islamit shqiptar sipas parimit, feja para kombit. Kjo do tė pėrbėnte njė kėrcėnim nga mė seriozėt pėr institucionin e harmonisė fetare. Predikuesit myslimanė si pėrfaqsues tė shumicės nga ku, bazuar nė normat demokratike, kanė ardhur dhe pritet tė vijnė tolerimet kanė mirėkuptuar se shqiptarėt ndjenjėn dhe lidhjet e miqėsisė i kanė mė tė fuqishme se fenė. Bashkekzistenca e kėsaj mendėsie me thėniet kuranore mbi tolerancėn fetare ka mundėsuar nje rol pozitiv tė islamit nė zhvillimin dhe institucionalizimin e harmonisė fetare nė vend.
Nga pikėpamja teknike, universiteti ėshtė plotėsisht i mundshėm tė hapet, sepse shtatė medresetė qė funksionojnė nė Shqipėri, me afro 1 000 nxėnės, janė kontigjent mėse i mjaftueshėm pėr tė mbyllur ciklin e shkollimit dhe pėr tė mos e lėnė atė nė nivelin e arsimit tė mesėm. Kujtojmė se themelet per krijimin e njė shkolle tė lartė fetare jane hedhur qė nė kongresin e parė tė myslimaneve shqiptarė tė mbajtur ne mars tė 1923.
Kėrkesa pėr Universitet Mysliman ėshtė shprehje e qartė e dėshirave tė myslimanėve shqiptarė pėr tė zhvilluar moralin islam sipas traditės tonė kombėtare dhe larg ndikimit tė rrymave fetare tė ardhura nga kultura tė ndryshme. Universiteti nga pikpamja akademike dhe Komuniteti Mysliman, nga pikpamja e ushtrimit tė fesė si pėrditshmėri, do tė ushqejnė njėri tjetrin duke garantuar edhe nė tė ardhmen kontributin e rėndėsishėm tė shumicės myslimane pėr tolerancėn dhe harmoninė fetare. Kjo sepse universiteti do tė shėrbejė pėr ta mbajtur kėtė fe jashtė ndikimeve tė huaja qė shpeshherė kanė qenė tė dėmshme dhe deri diku tė rrezikshme. Universiteti do tė ndikojė qė myslimanėt shqiptarė edhe nė realitetet dhe sfidat e reja tė vashdojnė tė mbeten donatorėt bazė tė vlerave tė harmonisė fetare nė njė Shqipėri qė synon tė integrohet. Pra universiteti duke mundėsuar njė zhvillim modern kombėtar tė islamit nė vendin tonė do tė jetė njė harmonizues progresiv i islamit kombėtar shqiptar me vlerat e qytetėrimit Evropian. Gjithēka do tė realizohet nėpėrmjet funksionimit tė universitetit si njė element reformues, qė duke mos prekur themelet e besimit islam do tė garantojė njė zhvillim tė fesė islame duke respektuar traditat kombėtare.

Nga: Ferdinand Xhaferaj Gazeta "Panorama" Shqipėri


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio