Studentet.info
Lajme : Rektori i Universitetit: Senati miratoi nė parim buxhetin e vitit 2005
Kyqur 22-03-2005 13:25:16 (1342 Lexime)


Rrokaj: Nuk kemi para pėr pagat e pedagogėve

Tiranė 22 MARS- Fondi i pagave tė pedagogėve pėr Universitetin e Tiranės ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė pėrballuar rritjen qė u bė gjatė muajit shkurt. Gjatė mbledhjes sė Senatit tė Universitetit tė Tiranės, ku u miratua nė parim, buxheti i kėtij viti, u theksua fakti qė ky zė nė buxhet ėshtė ende i vogėl. Sipas rektorit, buxheti kaloi si draft nė Senat dhe u miratua nė parim, nga komisoni i Ekonomisė sė Senatit. 15 ditė pas dėrgimit tė ndarjes sė buxhetit nė fakultete, kėta tė fundit duhet tė miratojnė detajimin e zėrave tė shpenzimeve dhe ndarjen e specifikuar tė fondit pėr investimet nga ana e Kėshillave tė Fakulteteve tė tyre.

Kėto, sipas rregullores, duhet tė dėrgohen nė rektorat sė bashku me regjistrin e prokurimeve. "Gjatė ndarjes sė buxhetit patėm probleme tė kėsaj natyre. Por, pasi tė ndahet buxheti sipas fakulteteve pėrkatėse, i detajuar, do tė mblidhet Konferenca e Rektorėve, qė si organ kėshillimor ka tė drejtė t'i drejtohet edhe Ministrisė sė Arsimit pėr kėtė problem. Ne nė fakt, kemi marrė "ok", qė do tė rishikohet fondi i paracaktuar pėr tė pėrballuar rritjen e pagave tė pedagogėve", sqaroi dje rektori Shezai Rrokaj, pėr gazetėn "Panorama".

PAGAT
Pas ballafaqimit me dekanėt, ky buxhet do diskutohet pėr herė tė parė nė Kėshillat e Fakulteteve. Komisioni i Ekonomisė do tė rishikojė sugjerimet e institucioneve pėrkatėse dhe pas ndarjes sė buxhetit, do tė bėhet analiza e tė gjitha parashikimeve qė janė planifikuar. "Duke qenė se fondi i pagave nuk pėrballon plotėsisht rritjen e pagave tė stafit akademik tė brendshėm dhe tė jashtėm, del detyrė e stafit administrativ tė kėrkojė nė Ministrinė e Arsimit, nevojat pėr kėtė zė brenda 5 ditėve nga miratimi i kėtij vendimi", thuhet nė vendimin e senatit. Fondi i pagave tė pedagogėve i parashikuar pėr vitin 2004 ka qenė 549 610 lekė, ndėrsa kėtė vit ėshtė 646 331 lekė, ku parashikohet edhe rritja e pagave tė tyre pas grevės. Kjo rritje ėshtė nė masėn e 18 pėrqindėshit, ndėrkohė qė duhet tė ishte nė masėn 28-30 pėr qind, pėr tė mbuluar edhe rritjen e pagave tė pedagogėve. Gjithashtu, ēdo fakultet do tė ngrejė njėsitė e prokurimit, duke u mbėshtetur nga stafi i rektoratit tė UT-sė, legjislacioni nė fuqi dhe do tė hartojė udhėzimet pėrkatėse pėr prokurimet. Kėto do t'u dėrgohen fakulteteve tė UT-sė brenda muajit mars. Nisur nga mangėsitė e vėrejtura nė sistemin e informacionit gjatė vitit 2004, u lihet detyrė edhe drejtuesve tė fakulteteve qė tė evidentojnė nė kohė shpenzimin e fondeve dhe tė informojnė nė rektorat pėr problemet qė lindin gjatė zbatimit tė buxhetit 2005.



Detyrat pėr fakultetet

1. Pėrcaktimi i nevojave pėr pajisje auditorėsh dhe laboratorėsh pėr fakultetet nė rikonstruksion dhe ato tė rikonstruktuara
2. Pėrcaktimi i kostos pėr shkollat pasuniversitare, Master-in, sistemin me kohė tė pjesshme
3. Ēdo fakultet tė miratojė zėrat e shpenzimeve dhe ndarjen e specifikuar tė zėrave nga ana e kėshillave tė tyre
4. Pasurimi i bibliotekave
5. Ftesė pedagogėve tė huaj pėr cikle leksionesh
6. Parashikimi dhe ndėrtimi i faqes sė internetit dhe i shėrbimit tė internetit pėr komunikimin e pasqyrimin e tė dhėnave
7. Fondet pėr studim, projektim pėr zhvillimin e fakultetit
8. Pėrkthimi i manualeve nė bazė dege tė njėjta
9. Abonimi nė revista tė huaja profesionale

Pas letrės sė hapur te "Panorama" reagon rektori i UT
Rrokaj: Dekani i Gjeografisė ka shkelur lirinė akademike


Senati i Universitetit tė Tiranės do tė mbajė qėndrim pėr shkeljen e lirisė akademike tė autorėve tė "Atlasit tė Shqipėrisė", A.Berxholi, Dh.Doka. Pas letrės sė hapur botuar dje nga "Panorama", reagon rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. "Unė kam lexuar reagimin e Departamentit Amerikan tė Shtetit ndaj qeverisė shqiptare dhe mendoj qė ky ėshtė njė rast qė meriton vėmendje, nė kuptimin e personalizimit tė institucionit pėr lirinė akademike. Unė e kam inkurajuar gjithmonė debatin akademik dhe fjalėn e lirė, por s'kam pranuar qė debati tė kthehet nė ikuicizion institucional", thotė Rrokaj. Sipas tij, reagimi i Departamentit tė Shtetit nuk ėshtė thjesht pėr institucionin e dekanit, por pėr gjithė Universitetin e Tiranės, me kėrkesat dhe kritikat qė i drejtohen nė pėrgjithėsi qeverisė shqiptare dhe institucionit tė rektorit, si pjesė e strukturės sė shtetit. "Unė personalisht kam pasur pėrplasje me institucionin nė fjalė, atė tė dekanit dhe do tė reagoj ndaj kėsaj ēėshtjeje, sepse nuk mund tė mbaj koston morale, etike, institucionale. Nė kohėn e duhur do tė ndėrmarr hapat e duhura pėr sqarimin e pėrgjegjėsive tė njerėzve qė drejtojnė dhe qė nga drejtimi i tyre jo normal nxjerrin nė fushėn e tė drejtave tė njeriut probleme qė kanė tė bėjnė me lirinė akademike", sqaron rektori Rrokaj.


Nga:BRIKENA DEMIRAS




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio