Studentet.info
Lajme : Ministria: Zėrin e pagave tė pedagogėve, e kemi rritur pėr me 28%
Kyqur 23-03-2005 3:58:46 (1524 Lexime)


Rektori: Pagat e rritura do tė paguhen

Tiranė 23 MARS- Ministria e Arsimit ka deklaruar dje se fondi i dhėnė pėr pagat e pedagogėve tė Universitetit tė Tiranės ėshtė dhėnė nė masėn e duhur pėr tė mbuluar rritjen prej 28-30% qė pėsuan rrogat e tyre nė 1 janar tė kėtij viti. Reagimi erdhi pas njė deklarate tė rektorit tė universitetit, Shezai Rrokaj. I cili, dy ditė mė parė tha pėr median, se fondi i dhėnė nga buxheti i shtetit pėr pagat e pedagogėve nuk e mbulonte rritjen qė ata morėn tre muaj mė parė.

“Fondi i pagave tė pedagogėve i parashikuar pėr vitin 2004 ka qenė 549 610 lekė, ndėrsa kėtė vit ėshtė 646 331 lekė, ku parashikohet edhe rritja e pagave tė tyre pas grevės. Kjo rritje ėshtė nė masėn e 18 pėrqindėshit, ndėrkohė qė duhet tė ishte nė masėn 28-30 pėr qind, pėr tė mbuluar edhe rritjen e pagave tė pedagogėve”,-ka thėnė ai.
Dje, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Arsimit hodhi poshtė faktin se fondi i dhėnė nuk mjaftonte pėr tė paguar pagat e rritura me vendim qeverie. “Ėshtė e vėrtetė qė fondi i Universitetit tė Tiranės pėr vitin 2005 nė total ėshtė rritur me 18% krahasuar me njė vit mė parė, por brenda tij, zėri i pagave ėshtė rritur me 28%. Ne e quajmė kėtė shifėr tė mjaftueshme pėr tė mbuluar rritjen e pagave”,-tha ai pėr “Shekullin”, duke shtuar se universiteti mund t’i paguante vetė, me tė ardhurat dytėsore, orėt mbi normė tė pedagogėve.
I pyetur mbi kėtė deklaratė tė Ministrisė sė Arsimit, Rrokaj tha se shifrat qė dispononte mbi fondin e pagave ishin ato qė kishte deklaruar nė media. E thėnė mė qartė, buxheti i dhėnė deri tani nuk mjaftonte dhe ishte vetėm 18% mė tepėr se njė vit mė parė. “Por gjithsesi problemi i pagave tė pedagogėve ėshtė diēka qė do tė zgjidhet pa problem, tani sė shpejti. Ata do tė paguhen plotėsisht”,-deklaroi me njė ton tė qetė rektori.
Alarmi i pamjaftueshmėrisė sė fondeve tė Universitetit tė Tiranės pėr tė paguar pagat e rritura tė pedagogėve u dha disa ditė mė parė, gjatė njė mbledhjeje tė senatit. “Duke qenė se fondi i pagave nuk pėrballon plotėsisht rritjen e pagave tė stafit akademik tė brendshėm dhe tė jashtėm, del detyrė e stafit administrativ tė kėrkojė nė Ministrinė e Arsimit, nevojat pėr kėtė zė brenda 5 ditėve nga miratimi i kėtij vendimi”,-ky ishte njė nga vendimet e senatit.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio