Studentet.info
Lajme : Mėsimi dhe pėrvetėsimi i gjuhės angleze pėrmes gramatikės
Kyqur 03-02-2009 12:07:30 (4906 Lexime)


Prof. As. Dr. Lirak Karjagdiu

Rreth librit “A Practical English Grammar” (Gramatikė Praktike e Gjuhės Angleze) tė Mr.sc. Arburim Isenit, Sh.B. LBSHM, Tetovė, 2006.)

Mr. Arburim Iseni ėshtė njė ndėr studiuesit dhe mėsimdhėnėsit e rinjė dhe tė spikatur tė anglishtes nė Universitetin e Tetovės. Ashtu si veprojnė rėndom intelektualėt, akademikėt dhe studiuesit e mirėfilltė, krahas studimeve pasdiplomike, specializmit dhe mėsimdhėnies ai ėshtė shquar edhe me krijimtari, duke shkruar dhe botuar vepra me karakter profesional dhe shkencor. Me kėtė rast, po i pėrmendim vetėm disa libra dhe punime kryesore: 1. Libra: Morfologjia e Gjuhės Angleze, Origjina, Histori e Gjuhės Angleze, etj; 2. Punime shkencore: 1. Analiza e gabimeve tė folėsve burimor tė shqipes nė shkrimet nė gjuhėn angleze, 2. Problemi i gabimeve me shkrim qė i bėjnė studentėt e UEJL-sė, 3. Gabimet nė shkrimet nė gjuhėn angleze. Njėra nga to ėshtė edhe libri tė cilin do ta marrim nė shqyrtim.

Gramatika e autorit Mr. Arburim Iseni me titullin “Practical English Grammar” (Gramatikė Praktike e Gjuhės Angleze), qė doli nė dritė me 2006, ka 239 faqe dhe ėshtė botuar nė shtypshkronjėn LBSHM nė Tetovė. Libri ėshtė rezultat i pėrvojės modeste tė autorit dhe i grumbullimit tė materialit gjatė punės sė tij si mėsimdhėnės dhe studiues i gjuhėsisė angleze. Megjithatė, qė ky libėr tė jetė sa mė i pėrshtatshėm, sa mė gjithėpėrfshirės dhe praktik ai ka kėrkuar edhe kėshilla nga kolegė dhe studiues me emėr nė kėtė fushė, tė cilėt ashtu si e do rendi dhe si e kėrkojnė rregullat e shkrimit akademik i ka falenderuar njė pėr njė. Po kėshtu, do thėnė se pėr t’iu shmangur keqkuptimeve dhe vėshtėrsive tė cilat studentėt mund t’i hasin, autori nė pėrgjithėsi i pėrmbahet terminologjisė dhe klasifikimit tradicional. Kjo vepėr ka mė tepėr karakter normativ, ngase ajo ka pėr qėllim qė tė japė njė pėrshkrim sa mė tė plotė dhe mė tė saktė tė strukturės gramatikore tė gjuhės angleze dhe tė trajtojė teorikisht nocionet dhe konceptet gramatikore pėrkatėse. Sė kėtejmi, si e kėtillė kjo vepėr do tė shėrbejė si tekst universitar i gramatikės sė gjuhės angleze. Ky libėr pėrqėndrohet kryesisht te pjesėt e ligjėratės, pėrshkrimi i kategorive gramatikore tė anglishtes, i kuptimeve dhe mjeteve tė shprehjes sė tyre dhe i pėrdorimeve dhe funksioneve tė pjesėve tė ligjėratės. Njėherėsh, autori ka dhėnė edhe sqarime tė bollshme edhe pėr sistemin fjalėformues tė gjuhės angleze.

Dallimet radikale nė rendin e fjalėve nė fjali

Siē na bėn me dije autorja e parathėnies sė kėtij libri Prof. Dr. Vilma Tafani, qėllimi i autorit ėshtė qė t’i pėrmbushė sadopak nevojat e studentėve tė anglishtes, sidomos tė nivelit mesatar dhe tė avansuar, nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė pėr literaturė e cila do t’i pajisė ata me njohuri teorike dhe praktike nga gjuha angleze. Autorja e parathėnies po kėshtu vė nė pah se kėtė libėr mund ta pėrdorin vetėm studentėt qė kanė njohuri tė nivelit mesatar dhe tė avansuar nga gjuha angleze. Njėherėsh, ajo vė nė dukje edhe sfidat dhe problemet me tė cilat ėshtė ndeshur autori gjatė hartimit tė kėtij teksti. Kėshtu, ajo sqaron se, autori i librit Mr. Arburim Isenit, ka bėrė dallimin midis atyre gjėrave qė nė gjuhėn angleze dhe shqipe janė tė pėrbashkėta dhe ato qė janė tė veēanta. Pėr mė tepėr, ai i ka vėnė nė dukje edhe dallimet e pjesėve tė ligjėratės nė gjuhėn angleze dhe atė shqipe. Fjala vjen, nė gjuhėn shqipe mbiemrat ndryshojnė sipas gjinisė dhe numrit, ndėrsa nė gjuhėn angleze jo; gjuha shqipe pėr shkak tė numrit tė madh tė mbaresave ka njė rend mė fleksibil tė fjalėve nė fjali, ndėrsa gjuha angleze ka njė renditje mė tė fiksuar dhe mė tė ngurtė, etj. Madje, duke qenė i vetėdijshėm se rendi i fjalėve nė fjali ėshtė njė ndėr dallimet mė tė mėdha qė ekzistojnė midis gjuhės angleze dhe shqipe, autori ia ka kushtuar njė kapitull tė tėrė kėtij problemi. Sipas autorit, mėsimi dhe pėrvetėsimi i rendit tė fjalėve nė fjali nė gjuhėn angleze ėshtė njė ndėr hapat krucial drejt pėrvetėsimit tė kėsaj gjuhe, gjė tė cilėn folėsit burimorė tė anglishtes e bėjnė qysh nė moshėn pesė apo gjashtė vjeēare, nė mėnyrė tė natyrshme dhe spontane, pa pasur nevojė tė ndjekin mėsime tė veēanta pėr kėtė. Ndėrkaq, tė huajt e sidomos shqiptarėt, pėr shkak tė dallimeve radikale dhe esenciale qė ekzistojnė midis rendit tė fjalėve nė fjali nė njėrėn dhe nė gjuhėn tjetėr, hasin nė vėshtėrsi tė shumta gjatė pėrvetėsimit tė gjuhės angleze. Prandaj, autori me tė drejtė konstaton se kjo ndodh pėr shkak tė numrit tė madh tė mbaresave, tė cilat nė gjuhėn shqipe kryejnė funksione sintaksore tė fjalėve apo lokucioneve tė caktuara nė fjali.

Rregullat gramatikore nuk janė formula matematikore

Autori qė nė fillim na vė nė dijeni se studentėt qė do tė shėrbehen me kėtė libėr duhet tė mbajnė parasysh se rregullat gramatikore nuk janė formula matematikore dhe se gjuha ėshtė organizėm i gjallė, ndaj ėshtė gramatika ajo qė i pėrshtatet dhe e pėrshkruan gjuhėn, fenomenet dhe transformimin e saj dhe jo anasjelltas. Me kėtė rast, autori po kėshtu thekson se pėr ta bėrė pėrshkrimin e gjuhės si sistem komunikimi, duhet tė bėhet jo vetėm analiza, trajtimi dhe shqyrtimi i njėsive linguistike, por edhe i raporteve tė brendshme dhe tė jashtme tė kėtyre njėsive, ngase tėrėsia e rregullave tė lidhjeve tė kėtyre njėsive linguistike formon strukturėn e kėtij sistemi. Autori njėherėsh pėr tė qenė sa mė i qartė na pėrkujton se linguistika ėshtė shkencė qė studion fenomenet gjuhėsore. Ndėrkaq, sipas autorit, gjuha nga ana tjetėr ėshtė pasqyrė e mendjes. Ėshtė njė sistem fonetik, leksikor, semantik dhe gramatikor. Ndėrkaq, mė pas ai i jep edhe definicionet e fonetikės, leksikologjisė dhe gramatikės. Sipas autorit, fonetika merret me studimin e veēorive tė ndėrtimit dhe funksionimit tė sistemit tingullor; leksikologjia ka objekt tė studimit fjalėt, proceset, mjetet dhe instrumentet e fjalėformimit; gramatika merret me studimin e strukturės sė gjuhės dhe ajo pastaj ndahet nė morfologji dhe sintaksė; morfologjia merret me studimin e strukturės, formimit tė fjalėve dhe format qė marrin fjalėt gjatė pėrdorimit tė tyre, ndėrsa sintaksa merret me strukturat, klasifikimin dhe funksionet e llojeve tė ndryshme tė fjalisė.

Struktura e veprės

Libri pos parathėnies tė shkruar nga Prof. Dr. Vilma Tafani dhe hyrjes mjaft analitike, qė ka 15 faqe, me ē’rast autori vė nė themel tė vėmendjes sė tij dallimet midis lingustikės dhe gjuhės, pėrshkrimin gramatikor tė gjuhės angleze, njėsitė lingustike, rendin e fjalėve nė fjali, ka dhjetė kaptina.

Nė kapitullin e parė ai vė nė themel tė preokupacionit tė tij jo vetėm proceset kryesore tė fjalėformimit nė anglishte si ndajshtesimi, konverzioni dhe kompozimi apo pėrbėrja, por edhe tek procest e tjera mė tė vogla dhe mė tė rralla tė fjalėfomimit. Ndėrsa, kapitujt e tjerė i ka ndarė kryesisht sipas pjesėve tė ligjėratės. Kėshtu, nė kapitullin e dytė bėn fjalė pėr emrin dhe nyjen, nė kapitullin e tretė pėr pėremrin, nė kapitullin e katėrt pėr mbiemrin, nė kapitullin e pestė pėr foljen, nė kapitullin e gjashtė pėr foljet modale, nė kapitullin e shtatė pėr ndajfoljet, nė kapitullin e tetė pėr numėrorėt dhe parafjalėt, nė kapitullin e nėntė pėr lidhėzat dhe pasėthirrmat dhe nė fund fare autori e ka parė tė udhės qė t’ia kushtojė tėrė kapitullin e dhjetė ligjėratės sė drejtė dhe tė zhdrejtė.

Me kėtė rast, autori pjesėve tė caktuar tė ligjėratės, tė cilat studentėt kanė vėshtirėsi t’i pėrvetėsojnė u ka dhėnė hapėsirė shumė mė tė madhe sesa pjesėve tė tjera tė ligjėratės. Ajo qė duhet veēuar nė kėtė pjesė krahas definicioneve, sqarimeve dhe shembujve tė shumtė rreth kategorive tė ndryshme gramatikore tė pjesėve tė ligjėratės ėshtė edhe klasifikimi, ku autori foljes si bėrthamė tė fjalisė i kushton rėndėsi tė veēantė, duke e trajtuar nė dy kapituj. Nė kėta dy kapituj, ai e shtjellon foljen nė hollėsi, duke pėrfshirė llojet, aspektet, kohėt dhe mėnyrat e foljeve dhe pėrdorimin e tyre, pėrputhjen e kohėve, duke e pėrfshirė kėtu edhe foljet modale, tė cilave ua kushton njė kapitull tė tėrė. Pėr mė tepėr, autori tė gjithė kapitujt e librit i ka ilustruar me shembuj me qėllim tė pėrvetėsimit sa mė tė mirė, sa mė tė lehtė dhe sa mė tė shpejtė tė tyre. Nė fund, ai ia ka kushtuar njė kapitull tė tėrė ligjėratės sė drejtė dhe tė zhdrejtė, duke pasur parasysh ndėrlikueshmėrinė dhe rėndėsinė e saj, me ē’rast ka dhėnė sqarime tė detajuara si pėr ligjėratėn e drejtė ashtu edhe pėr ligjėratėn e zhdrejtė nė gjuhėn angleze.

Ėshtė me interes tė theksohet se autori jo vetėm qė sjellė shembuj tė mjaftueshėm pėr tė gjitha rregullat, konceptet dhe sqarimet teorike, por pėr ta ilustruar dhe pėr t’i bėrė sa mė tė qarta, mė lucide dhe mė tė kuptueshme dhe pėr t’u siguruar qė lexuesit e kėsaj gramatike t’i pėrvetėsojnė tė gjitha kėto, ai nė fund tė ēdo kapitulli jep edhe ushtrime tė ndryshme, qė kanė tė bėjnė me problemet dhe ēėshtjet qė i trajton nė kaptina.

Nė fund, do thėnė se pėr hartimin e kėtij teksti autori ka shfrytėzuar njė literaturė mjaft tė begatė, bashkėkohėse dhe tė larmishme, e cila i rekomandohet ēdo studenti dhe studiuesi tė gjuhės angleze. Libri shquhet edhe pėr njė gjuhė dhe stil tė qartė dhe tė thjeshtė, qė kuptohet lehtė. Prandaj, mund tė themi me gojėn plotė se ky botim plotėson njė zbraztėsi nė fushėn e gjerė e tė begatė tė studimeve tė gjuhės angleze dhe ėshtė e dobishme si pėr studentėt ashtu edhe pėr mėsidhėnėsit shqiptarė tė gjuhės angleze.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio