Studentet.info
Lajme : Raporti i Departamentit tė Shtetit amerikan: Dhimitėr Dokės iu kufizua liria
Kyqur 24-03-2005 6:59:03 (1989 Lexime)


Rektori: Shkarkimi i Dokės, statistikisht i rregullt

Tiranė 24 MARS- Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, deklaroi dje se nuk mund tė thoshte me siguri nėse shkarkimi nga detyra i shefit tė departamentit tė gjeografisė nė Universitetin e Tiranės nė dhjetorin e vitit 2003, ishte ose jo shkelje e lirive akademike nga Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė. Shkarkimi i asokohshėm i Dhimitėr Dokės, qė tani gjendet nė Gjermani, pėr studime pasuniversitare, ka shkaktuar debat mediatik ditėt e fundit, sepse ai ėshtė pėrmendur nė raportin e Departamentit amerikan tė Shtetit, publikuar nė 28 shkurt tė kėtij viti. Raport qė, e cilėson kėtė shkarkim, as mė shumė e as mė pak si “kufizim tė lirisė akademike”.


Bėhet fjalė pėr njė ngjarje qė ka ndodhur njė vit e gjysmė mė parė. Nė 10 dhjetor 2003, pas njė mbledhjeje, departamneti i gjeografisė nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, vendosi ta shkarkojė kreun e tij, Dhimitėr Doka, “Pėr shkelje tė shumta tė rregullores sė universitetit”. Ky i fundit i kundėrshtoi prerė arsyet e dhėna, debati mes dy palėve ėshtė pasqyruar gjerėsisht nga “Shekulli” i atyre ditėve. Doka tha se shkarkimi bėhej pėr arsye personale dhe pėr shkak tė bashkautorėsisė sė tij nė “Atlasin e Popullsisė sė Shqipėrisė”, botim ky i hedhur poshtė nga dekani i fakultetit. Sipas tė dhėnave tė atlasit, pakicat etnike nė Shqipėri zinin 10.8% tė popullsisė, nė njė kohė kur shifrat zyrtare flisnin vetėm pėr 2%.
Gjithė kjo ngjarje, pas shumė muajsh, ėshtė futur nga Departamenti amerikan i Shtetit si njė nga pikat e raportit tė publikuar tre javė mė parė pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri.
***
“Qėndrimi im si rektor ėshtė se nuk duhet ngatėrruar pėrdorimi i pushtetit institucional mbi shprehjen e lirė”,-tha dje rektori Rrokaj i pyetur mbi raportin e Departamentit tė Shtetit amerikan. I pyetur se a e cilėsonte kufizim tė lirisė akademike shkarkimin e Dhimitėr Dokės nga posti i shefit tė departamentit tė gjeografisė, Shezai Rrokaj tha se “realisht nuk mund tė bėj insinuata nėse ai u shkarkua pėr shkak tė Atlasit tė Popullsisė. Por di qė shkarkimi ėshtė marrė me votėbesimin e departamentit tė gjeografisė, ishte njė vendim i anėtarėve tė tij. Dhe me sa di unė, ai ka qenė statistikisht i rregullt. Nuk mund tė them sa tė ndikuar kanė qenė ata qė kanė vendosur shkarkimin, por, kur jam njoftuar pėr tė, e kam marrė si njė veprim tė mirėqėnė. Departamenti ėshtė njė hallkė shumė e rėndėsishme, atij i takon tė votėbesojė dhėnien e njė detyre, po atij i takon tė votėbesojė lirimin nga njė post”. Rrokaj shtoi se deklarata e departamentit amerikan ishte shumė e rėndėsishme. “Ajo duhet tė na bėjė tė reflektojmė, personalisht dhe institucionalisht”.
Ndėrkaq i pyetur pėr vendimin e 10 dhjetorit 2003, shefi i tanishėm i departamentit tė gjeografisė nė Universitetin e Tiranės, Eqerem Yzeiri, tha se nuk mund tė bėnte komente mbi raportin e departamentit amerikan sepse nuk e kishte lexuar atė. “Por mund tė them se shkarkimi i Dhimitėr Dokės nga ai post nuk kishte tė bėnte fare me Atlasin e Popullsisė. Doka kishte kryer vazhdimisht shkelje tė rregullores dhe pėr kėtė u lirua nga detyra”,-deklaroi ai dje. Tė njėjtėn gjė ka deklaruar edhe dekani i fakultetit, Gjovalin Gruda. I pyetur disa ditė pas shkarkimit tė Dhimitėr Dokės, dekani tha se “Doka nuk u shkarkua pėr tė vėrtetat e manipuluara nė Atlasin e Popullsisė. Ai kishte kohė qė shkelte njė pas njė rregullat e fakultetit. Janė dy fletė letre tė mbushura plot me kėto shkelje ato qė e detyruan departamentin e gjeografisė ta hiqte shefin e vet”.


Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio