Studentet.info
Lajme : Kamerat e SHKB-sė fiksuan momentin kur njė student po i jepte Kostės 100 USD
Kyqur 24-03-2005 7:01:22 (1283 Lexime)


Pedagogu i Akademisė, nė burg pėr mitmarrje

Tiranė 24 MARS-Njėqind dollarė. Kaq ishte “taksa” e vendosur nga pedagogu i Akademisė sė Rendit, Arqile Kosta, nė kėmbim tė njė note kaluese pėr studentėt e tij, oficerėt e ardhshėm tė Policisė sė Shtetit. Shkėmbimi i rryshfetit nga studenti tek pedagogu i lėndės ėshtė fiksuar nga kamerat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė vendosura nė Akademinė e Rendit pas dyshimeve se kryekomisari Kosta merrte rryshfet nga studentėt, pėr t’i kaluar nė provim. Hetimet e nisura qė prej fillimit tė vitit tė ri akademik kanė pėrfunduar pak javė mė parė, me prangosjen nė kushtet e flagrancės tė pedagogut tė Akademisė sė Rendit Publik.

Burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit pohojnė se Arqile Kosta akuzohet pėr mitmarrje, akuzė kjo e pranuar prej tij pas arrestimit. Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm, struktura qė heton implikimin e punonjėsve tė policisė dyshonte qė prej tetorit tė vitit tė kaluar se pedagogu Arqile Kosta merrte para, pėr tė kaluar studentėt nė provim. Madje, hetimet pėr tė janė shtrirė edhe nė listėn e studentėve tė pranuar nė Akademinė e Rendit. Sipas burimeve zyrtare tė Rendit, Kosta dyshohet se ka marrė para edhe pėr tė pranuar studentėt nė Akademi, akuzė kjo qė nuk ėshtė vėrtetuar edhe nga oficerėt e SHKB-sė. Pėr tė verifikuar denoncimet nėn zė tė studentėve, nė Akademinė e Rendit janė instaluar kamera spiune, kryesisht nė zyrėn e pedagogut Kosta. Kėto kamera kanė fiksuar momentin kur njė student i ka dhėnė 100 dollarė pedagogut tė tij, qė ky ta kalonte nė provim. Kosta i ka pranuar paratė, ndėrkohė qė kamerat e SHKB-sė regjistronin gjithēka. Kurthi i ngritur ndaj tij ka funksionuar mė sė miri, duke u siguruar hetuesve provėn e shumėkėrkuar pėr korruptimin e pedagogut. Tashmė, pedagogu Kosta ndodhet nė qeli, nė pritje tė procesit gjyqėsor.


Nga:A. Bogdani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio