Studentet.info
Intervista : Rektori i ri ka vizion tė qartė pėr USHT
Kyqur 21-04-2009 8:08:13 (900 Lexime)


” Vizioni ėshtė vazhdimi i realizimit tė objektivave qė i ka parashtruar paraprakisht ekipi i profesor Sadiut nė kuadėr tė nxjerrjes sė detyrave tė reja dhe ky universitet tė hapėrojė drejt ngritjes sė standardit dhe jetės shkencore nė tė ardhmen”, vėren rektori Vela, i cili ka njohuri mbi tė gjitha zhvillimet nė kėtė universitet pasi qė ka qenė i kyēur nė procesin e ngritjes sė tij, sidomos gjatė dy viteve tė fundit. Sipas tij, anėtarėsimi i pėrhershėm nė Asociacionin e Universiteteve Evropiane ėshtė njė nga qėllimet kryesore dhe ai ka shfaqur shpresat se shumė shpejt USHT do tė jetė anėtare e barabartė me universitetet simotra.

Njė karierė 35 vjeēare akademike, ēdo herė i pėrpiktė, punėtor i palodhur dhe mbi tė gjitha njė personalitet i cili asnjėherė nuk hyri nė jetėn politike dhe mbeti apartiak, janė vetėm disa nga tiparet e rektorit tė posazgjedhur nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, profesor doktor Agim Vela.

I lindur nė Tetovė dhe i shkolluar nė Prishtinė e Beograd, profesor Vela vjen nė njė universitet tė ri i cili dita ditės merr formėn e universiteteve evropiane. Ėshtė profesor ordinar i Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore, ndėrsa ka filluar tė punojė si asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė nė vitin 1974, studimet pasdiplomike i ka kryer nė Beograd nė vitin 1978, ku edhe ka mbrojtur magjistraturėn, kurse tezėn e doktoraturės e ka mbrojtur nė vitin 1981 nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė.

Pas kėtyre gradave shkencore ai ėshtė zgjedhur docent i lėndės sė Anatomisė nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė ku ka punuar deri nė ardhjen e tij nė USHT gjatė vitit 2007, ndėrsa si profesor ka qenė i angazhuar qė nė vitin 1996 nė UT e atėhershme si profesor i edukatės fizike nė Fakultetin e kulturės fizike. Nė vitin 2007 zgjidhet prorektor pėr ēėshtje mėsimore me ardhjen e profesor doktor Sadi Bexhetit nė postin e rektorit tė USHT-sė. Gjatė gjithė karrierės sė tij akademike, profesor Vela ka punuar mbi 42 punime shkencore dhe pesė tekste universitare, pesė dispensa universitare, ndėrkaq ka qenė pjesėmarrės nė shumė konventa nė ish Jugosllavi dhe jashtė saj dhe ėshtė anėtar i shumė shoqatave tė mjekėve respektivisht tė anatomistėve tė Evropės.

Pėrpiluesi kryesor i programit studimor tė Fakultetit tė Shkencave Mjekėsore

Pėrvoja e tij shumė vjeēare ka bėrė qė ai tė jetė ndėr pėrpiluesit kryesor tė kurikulumeve pėr Fakultetin e Shkencave tė Mjekėsisė nė kuadėr tė USHT-sė, fakultet ky qė u akreditua gjatė vitit 2008 si dhe nė akreditimin e grupeve tė reja studimore.”Gjatė kohės sa ka qenė rektor Sadi Bexheti, nė mėnyrė aktive kam marrė pjesė nė riorganizimin e universitetit sepse USHT prej katėr fakulteteve sa ka pasur kur ka filluar punėn profesor Sadi Bexheti, sot ka njėmbėdhjetė fakultet edhe tridhjetė e pesė programe studimore. Kjo ėshtė njė vepėr shumė e madhe nė riorganizimin e universitetit, konsolidimin e tij, ashtu qė ky institucion ka fizionominė e njė universiteti bashkėkohor qė mund tė krahasohet me institucionet simotra nė rajon e mė gjėrė. Krejt kjo ėshtė arritur falė kontributit tė jashtėzakonshėm tė rektorit tė deritashėm dhe ekipit tė tij, neve na mbetet qė pas shkuarjes sė tij nė postin e kryetarit tė komunės, tė vazhdojmė veprėn e tij duke pasur parasysh objektivat qė kanė mbetur tė parealizuara sidomos ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me infrastruktuėn hapėsinore”, thotė Agim Vela, ushtrues detyre rektor i Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Infrastruktura e universitetit synimi i tij kryesor

Ndonėse nuk e fsheh punėn e paraardhėsit tė tij, rektori i ri ka synimet e tija qė janė pėrfundimi i dy objekteve tė Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, menzės studentore, Bibliotekės universitare dhe vazhdimin e politikės sė bashkėpunimit me universitetet tjera, Ambasadat, OJQ-tė etj.

“Kėtu do tė pėrmendja pėrfundimin e objektit tė Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, pajisjen e laboratorėve tė shkencave tė mjekėsisė dhe shkencave aplikative, pastaj pėrsosjen e kuadrove profesionale shkencore, studimet master dhe doktoratet e tyre si dhe njė theks tė veēantė do t’iu kushtojmė standardit tė studentėve si dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė studimit dhe jetės sė studentėve nė afat mė tė gjatė. Gjithashtu, si objektiv qendror kemi vazhdimin e bashkėpunimit me universitetet tjera dhe zgjerimin e kėtyre bashkėpunimeve veēanėrisht me ato jashtė Maqedonisė, sepse jemi njė institucion i ri dhe kemi nevojė pėr pėrkrahje nė rrafshin tekniko-shkencorė. Do tė doja tė theksoja bashkėpunimin me Ministrinė e Arsimit me qenė se jemi universitet shtetėrorė dhe drejtpėrdrejtė ky institucion varet nga mbėshtetja e tyre financiare dhe aty ka pengesa, veēanėrisht kohėve tė fundit pasi qė nuk janė lėshuar mjetet pėr ndėrtimin e objektit.

Megjithatė unė besoj se nga ana e ministrisė do tė ketė qasje shumė serioze pėr gjetjen zgjidhjeve qė janė pėrgjegjėsi e saj, siē ėshtė financimi i institucioneve. Sa pėr ilustrim, prej tė gjitha mjeteve tė buxhetit tė universitetit ministria participin vetėm me 20% ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė nga burimet qė vijnė nga ana e projekteve dhe studentėve”, nėnvizon Vela.

Projektet tė rėndėsishme pėr zhvillimin shkencor

Veprimtarinė e tij USHT-ja kohėve tė fundit e ka kthyer nė realizimin e projekteve shkencore ndėrsa kėtė vit kėtij universitetit i janė miratuar tetė projekte Tempus, kurse disa Fakultete janė pjesėmarrėse nė rrjete tė ndryshme tė ashtuquajtura parqe shkencore nėpėr Evropė, ku parashihet trajnimi i stafit tė ri nė aspektin shkencor sidomos nė pėrdorimin e pajisjeve dhe laboratorėve moderne, theksoi rektori i posaemėruar nė USHT, sipas tė cilit ėshtė nėnshkruar marrėveshje, nė tė cilėn parashihet trajnimi i vazhdueshėm i stafit nė pėrdorimin e metodave moderne dhe pajisjeve moderne pėr kontrollin qoftė tė ushqimit, materialeve ndėrtimore e materialeve tjerė, varėsisht nga fakulteti pėrkatės.“Njėri nga projektet e Tempusit ku bartės kryesor ėshtė USHT-ja parasheh krijimin e institutit pėr paqė qė do tė jetė nė kryesim tė USHT. Pra i gjithė theksi apo ideja ėshtė qė pėrmes projekteve tė tregohet se kėtu pėrveē mėsimit ka filluar tė aplikohet edhe shkenca, sepse ne nuk jemi vetėm prodhues tė stafit arsimorė por edhe tė koncepteve shkencore, ideve dhe inovacioneve”, thotė ai. Docenti i lėndės sė Anatomisė, tash rektor thotė se ka qenė propozim i Senatit qė ai tė udhėheq me universitetin dhe besimin qė i dhanė 21 senatorė pėr atė paraqet njė besim nė personalitetit e tij, qė me punėn e deritashme e ka arritur. Edhe pse ėshtė periudhė e shkurtėt, shpreson se nuk do t`i zhgėnjejė, pasi qė kjo sipas tij, sepse sipas tij universiteti ka identitetin e vet dhe stabilitetin. Por cili ėshtė vizioni i tij rreth politikave zhvillimore tė USHT-sė.” Vizioni ėshtė vazhdimi i realizimit tė objektivave qė i ka parashtruar paraprakisht ekipi i profesor Sadiut nė kuadėr tė nxjerrjes sė detyrave tė reja dhe ky universitet tė hapėrojė drejt ngritjes sė standardit dhe jetės shkencore nė tė ardhmen”, vėren rektori Vela, i cili ka njohuri mbi tė gjitha zhvillimet nė kėtė universitet meqenėse ka qenė i kyēur nė procesin e ngritjes sė tij, sidomos gjatė dy viteve tė fundit.
USHT-ja anėtare e pėrhershme e Asociacionit tė Universiteteve Evropiane
Sipas tij, anėtarėsimi i pėrhershėm nė Asociacionin e Universiteteve tė Evropės ėshtė njė nga qėllimet kryesore dhe ai ka shfaqur shpresat se shumė shpejt USHT do tė jetė anėtare e barabartė me universitetet simotra. Universiteti Shtetėrorė i Tetovės ėshtė anėtar i Asociacionit tė Universiteteve Evropiane e njohur si EUA dhe pretendon tė bėhet anėtar i pėrhershėm i kėtij asociacioni. Nė kėtė drejtim USHT-ja vitin e kaluar ka krijuar zyrėn pėrkatėse pėr menaxhim me kualitet qė rregullon tė gjitha procedurat e parapara nė drejtim tė cilėsisė apo menaxhimit tė cilėsisė. Tashmė janė realizuar dy evaluime, i pari ka tė bėjė me anketimin e pritjeve i realizuar vitin e kaluar me tė cilin kemi matur pritjet apo nivelin e kėnaqėsisė sė konsumatorit, apo nė kėtė rast studentėve.“Kėtė vit kemi bėrė evaluimin e plotė tė tė gjitha pikave kyēe tė universitetit, duke filluar nga ēėshtjet hapėsinore, tė pajisjeve dhe mė e rėndėsishme kemi bėrė evaluimin e lėndėve si koncept, tė krulikulave dhe evaluimin e profesorėve dhe asistentėve pėr lėndėt pėrkatėse.Do tė thotė ka qenė njė projekt i filluar nė janar dhe ekipi pėr menaxhim me kualitet brenda katėr muajve ka arritur tė evaluojė 99 pėrqind tė lėndėve ekzistuese. Janė bėrė mbi 18 mijė anketime qė nė masė paraqet pėr secilėn lėndė mesatarisht 30 student evaluim. Raporti pėrfundimtar ėshtė i kėnaqshėm , pra nga niveli njė deri nė nivelin pesė satisfaksioni i studentėve apo niveli i kėnaqėsisė ėshtė mbi 3.8 edhe tek profesorėt edhe tek asistent qė shumica e Universiteteve ne Evropė do t`ia kishin lakmi, sepse sipas statistikave, niveli mesatar sillet diku rreth 3.6 .Raporti do tė dėrgohet nė asociacionin EUA dhe nė semestrin e radhės bashkėrisht me anketues tė jashtėm do tė bėjmė evaluim ekstern dhe presim rezultate mė tė mira. Pas kėsaj presim tė marrim certifikatė qė e kanė mė pak se 100 universitete nė botė”, thotė Vela. Rektori i ri nėnvizon se rrumbullakimi i procesit tė Bolonjės, ėshtė mjaft i rėndėsishėm ndėrsa tė gjitha veprimet dhe hapat qė janė bėrė janė realizuar nė pajtueshmėri me ligjin pėr arsim tė lartė, ndėrkaq sipas tij Universiteti nė shtator tė vitit 2008 ka nėnshkruar Magna Kartėn dhe ėshtė pjesė e universiteteve qė punojnė sipas procesit e Bolonjės.

Politika duart larg nga Universiteti

Ai ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me tė gjithė ata qė i duan tė mirėn kėtij institucioni tė lartė arsimor dhe ėshtė i mendimit se politika duhet tė qėndrojė sa mė larg Universitetit.”Unė vij nga bota akademike dhe shkencore dhe jam apartiak dhe ashtu do tė vazhdojė. Gjatė jetės kam qenė apartiak dhe jam i bindur se ky institucion duhet tė jetė krejtėsisht autonom pa ndikime tė jashtme partiake ose politike. Natyrisht ne do tė kėrkojmė mbėshtetjen e gjithė atyre qė dėshirojnė tė ndihmojnė institucionet, tė gjithė faktorėt, qoftė politikė, shoqėrorė,organizata joqeveritare etj”, ėshtė decid nė qėndrimin e tij profesor Vela. Si do tė duket universiteti pas gjashtė muajve ėshtė pyetja e radhės qė i parashtrojmė rektorit tė ri dhe ai thotė se, periudha gjashtė mujore ėshtė njė kohė shumė e shkurtė pėr tė bėrė plane afatgjate, por beson se do tė vazhdohet me tė njėjtėn rrugė tė kualitetit tė cilėsisė dhe punės qė ka kryer ish rektori Bexheti me ekipin e tij. Edhe tek stafi akademik edhe tek studentėt mbizotėron mendimi se profesor doktor Agim Vela ėshtė njė zėvendėsim i denjė i cili do tė vazhdojė rrugėn qė e filloi Sadi Bexheti, drejt ndėrtimit tė njė institucioni tė lartė arsimor shqiptar nė Maqedoni qė do tė krijojė njė elitė akademike pėr njė shoqėri tė shėndoshė dhe tė arsimuar.

Nga: Urim Hasipi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio