Studentet.info
Lajme : Ashtu si edhe semestrin e fundit tė vitit 2004, rreth 50% e studentėve part-time
Kyqur 25-03-2005 6:55:08 (1501 Lexime)

Korrespondenca tek Filologjiku, ngel gjysma e studentėve

Tiranė, 25 MARS-Thuajse tė njėjtat shifra si tė njė semestri mė parė, si nė korrik tė vitit 2004. Tani, pas 8 muajsh, raporti kalues-mbetės mes studentėve tė korrespondencės, nė Fakultetin Filologjik tė Tiranės, ėshtė po ai: gjysma janė ngelės, gjysma kalues. Mes tė tjerash, pas shansit qė do t’u jepet tė parėve nė sezonin e vjeshtės, ka shumė mundėsi qė do t’u duhet tė paguajnė njė vit mė shumė, tė humbur. Sepse njė vit studimesh part-time nė gjuhė-letėrsi, gjeografi dhe histori kushton 50 mijė lekė tė reja.


Fatjoni, njė nga studentėt part-time nė kėtė fakultet, thotė se nuk ėshtė edhe aq i kėnaqur nga notat. Por nuk ėshtė edhe aq i kėnaqur nga kushtet nė tė cilat i ėshtė dashur tė bėjė mėsim. “Shpesh pedagogėt mungojnė, jemi dhjetėra vetė qė bėjmė mėsim brenda njė salle, nėn syrin e njė pedagogu tė vetėm, qė ndoshta ndihet i lodhur prej javės sė punės. Kėshtu, kur vijmė kėtu nė auditore tė shtunėn dhe tė dielėn, ia ndiejmė lodhjen. Shumė rrallė bėhet diskutim nė grup dhe po kaq rrallė pyetemi”. Fatjoni nuk futet tek ngelėsit, pėr fat tė mirė deri tani i ka marrė tė gjitha provimet, por notat rrallė e kalojnė gjashtėn.
Nė fakt, ky ėshtė niveli mesatar i studentėve part-time. Dekani i fakultetit Gjovalin Gruda, thotė se 900 studentėt e vitit tė dytė tė tė tre degėve nuk kanė dalė me rezultate tė kėnaqshme. “Ky vit i mbaroi provimet dhe thuajse gjysma e studentėve janė ngelės. Shifrat ngelen tė ngjashme me ato tė vitit tė kaluar”,-thotė Gruda.
***
Nė vitin e parė tė sistemit part-time nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė janė regjistruar, sipas dekanit, rreth 1000 studentė, tė cilėt ende nuk i kanė pėrfunduar provimet. Gjithsesi, rezultatet e deritanishme janė pesimiste: gjysma e tyre rrezikon mbetjen. Fakulteti ka pasur probleme me mungesėn e sallave, auditoreve dhe numrin e madh tė studentėve, qė kanė ndikuar tek rezultatet e kėtyre tė fundit. Aq mė shumė kur bėhet fjalė pėr studentėt e korrespondencės, shumica e tė cilėve kanė vite shkėputur nga shkolla. “Mendoj se pedagogėt duhet tė merren mė shumė me ne, duhet tė na kushtojnė mė shumė kohė dhe nerva, mė shumė durim”,-thotė njė vajzė, teksa sheh emrin e saj nė listat e notave, afishuar faqeve tė korridorit nė katin e parė.
Pėrveē vėshtirėsive qė janė shkaktuar nga fakulteti, Gjovalin Gruda, thotė se studentėt duhet tė jenė mė tė pėrgjegjshėm dhe ta marrin mė seriozisht shkollėn. “Dhe sidomos studentėt part-time, tė cilėt edhe paguajnė pėr t’u shkolluar. Unė mendoj se ata kanė kapacitet pėr t’i thithur gjėrat, por nuk studiojnė sa duhet. Sikur edhe dy orė tė shpenzonin nė ditė pėr tė lexuar, do tė kishin tė tjera rezultate sot”.
Shifrat
50 mijė lekė
kaq kushton njė vit akademik part-time tek Universiteti i Tiranės pėr degėt
Histori, Gjeografi, Gjuhė-letėrsi
900
kaq ėshtė afėrsisht numri i studentėve part-time nė vitin e dytė tek Filologjiku i Tiranės
1000
kaq ėshtė afėrsisht numri i studentėve part-time nė vitin e parė tek Filologjiku i Tiranės
2600
kaq ka qenė numri i tė regjistruarve nė sistemin part-time gjatė vitit akademik 2003-2004, nė tė gjithė Shqipėrinė
5000
kaq ka qenė numri i atyre qė u regjistruan pėr herė tė parė nė sistemin part-time pėr vitin akademik 2004-2005, nė tė gjithė Shqipėrinė

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio