Studentet.info
Intervista : Agim Vela: Qeveria bėn “pazar pa hanxhinj”
Kyqur 10-05-2009 4:49:16 (1124 Lexime)


Intervistoi: Laura PAPRANIKU

Pesė vite nga legalizimi i Universiteti Shtetėror i Tetovės, nuk kanė mjaftuar qė shteti t’u pėrgjigjet nė mėnyrė korrekte kėrkesave tė kėtij institucioni publik nė gjuhėn shqipe. Nga buxheti i vitit tė fundit pėr USHT-nė u ndanė vetėm nėntė pėr qind e mjeteve qė ndahen pėr arsimim tė lartė edhe pse pėr nga numri i studentėve ėshtė universiteti i dytė nė Maqedoni.

Dhe jo vetėm kaq, shteti sjellė vendimin tė themelon fakultete dhe ta disperzon atė pa e pyetur fare USHT-nė, pa siguruar bile as mjete financiare pėr funksionim e tė tyre.

Si reflektohen kėto ēėshtje nė funksionimin e universitetit dhe cilat janė planet e USHT-sė, janė disa prej pyetjeve nė tė cilat pėrgjigjet ushtruesi i detyrės sė rektorit, prof. dr. Agim Vela


Qeveria solli vendimin tė disperzohet USHT nė Shkup, Kėrēovė dhe Strugė. Pėrse nuk e mbėshtetni kėtė vendim?
Vela:
USHT-ja jo qė nuk e mbėshtet kėtė vendim, por thjeshtė, deri mė sot, ende nuk kemi marrė zyrtarisht Vendimin nga Qeveria apo Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė bazė tė cilit do tė thirret mbledhja e Senatit tė USHT-sė pėr tė shqyrtuar vendimin nė fjalė.

Pėrse nuk ėshtė prononcuar ende Senati pėr njė vendim i cili ėshtė konfirmuar zyrtarisht?
Vela:
Senati i USHT-sė nuk mund tė prononcohet pėr diēka qė ėshtė njoftuar vetėm pėrmes mjeteve tė informimit. Nė momentin kur sigurohet materiali i nevojshėm pėr shqyrtim, ku jepen edhe arsyetime pėr disperzimet e studimeve nė disa qytete, Senati i USHT-sė do tė jap mendim pėr kėtė dhe tė gjitha organet e USHT-sė do tė veprojnė sipas ligjit pėr arsim sipėror dhe akteve tė universitetit.

Cili ėshtė mendimi i Juaj, nė pėrgjithėsi, pėr disperzimin. A jeni ithtarė i shpėrndarjes sė universiteteve?
Vela:
Personalisht, mbėshtes disperzimet jashtė kompleksit universitar deri nė njė masė tė caktuar, por vetėm pėr ato programe studimore qė rezultojnė tė nevojshme pėr qytetin ku do tė organizohen studimet dhe pėr tė cilat ka nevojė tregu i punės. Sepse disperzionet jashtė qendrės rrisin shpenzimet e funksionimit, krijojnė vėshtirėsi nė procesin e mbarėvajtjes sė studimeve dhe rrezikojnė cilėsinė e studimeve, kėrkojnė infrastrukturė dhe mjete adekuate e shumė faktorė tė tjerė, pėr tė cilat kėrkohen mė shumė mjete financiare.

Jeni tė kėnaqur me punėn e Fakultetit tė Biznes Administratės nė Kumanovė dhe Institutit nė Strugė? Si ėshtė treguar kjo pėrvojė e USHT-sė.
Vela:
Programi studimor i ekologjisė nė Strugė funksionon qė nga zyrtarizmi i USHT-sė dhe jo rastėsisht ėshtė vendosur nė qytetin e Strugės. E para, sepse lidhet drejtpėrdrejt me njė hapėsirė specifike gjeografike ku funksionojnė mė shumė programe e projekte me karakter ndėrkombėtar pėr ēėshtje tė ekologjisė. Mė tej, studentėt e ekologjisė kanė mundėsi tė kryejnė punėt praktike nė Institutet shtetėrore nė Strugė e Ohėr. Sa i pėrket Fakultetit tė Biznes Administratės, i cili filloi me punė nga viti i kaluar dhe i cili i themelua pas iniciativės sė Parlamentit, USHT dhe organet kompetente e jetėsuan kėtė iniciativė pėr mė shumė arsye, duke filluar nga pozita gjeografike qė paraqet njė pikė kyēe strategjike pėr qytetet pėrreth Maqedonisė dhe shtetet fqinje, e rrjedhimisht edhe numrit tė madh tė studentėve. Sidoqoftė, dua tė nėnvizoj se edhe sot, pas njė viti funksionimi Qeveria, respektivisht MASH nuk e mbėshtet financiarisht kėtė fakultet. Tė gjitha shpenzimet pėr organizimin e studimeve, janė nė barrė tė USHT-sė dhe obligohemi qė kėto shpenzime t’i mbulojmė nga mjetet vetanake tė realizuara nga tė gjitha fakultetet e USHT-sė. Kjo na jep njė arsye mė tepėr tė mos shpejtojmė me disperzimet e studimeve, pa njė plan akcional tė pėrgatitur, pa njė garancė paraprake financiare pėr funksionim optimal, siē janė hapėsira, mjetet e punės, buxheti pėr kuadrin arsimor etj. Jetėsimi i ideve si kjo e disperzimit tė studimeve, nuk bėhet vetėm me vendime juridike pa mos u analizuar edhe mundėsitė e sigurimit tė buxhetit.

A mund tė pritet qė Dibra tė hyn nė planifikimet e USHT-sė pėr disperzim nė atė qytet?
Vela:
USHT-ja punon sipas njė plani strategjik pėr zhvillim pėr periudhėn 2007-2014, ku prioritet ėshtė kompletimi i kampusit universitar me infrastrukturėn dhe teknologjinė pėrkatėse, nė hapėsirat e Rektoratit tė USHT-sė. Gjithsesi, ndėr objektivat e kėsaj strategjie ėshtė edhe disperzimi nė qytete tjera, dhe ne jo rastėsisht planifikojmė disperzimin e disa programeve studimore nė Gostivar, si dhe kemi plane edhe pėr nė Shkup. Kėto planifikime mbėshteten nė analiza tė hollėsishme dhe marrin parasysh numrin potencial tė studentėve tė ardhshėm, nevojat e tregut tė punės, pozitėn gjeografike tė qytetit, kapacitetet financiare tė universitetit etj. Por, realizimi i cilit do prej objektivave tė USHT-sė, nė masė mė tė madhe varet nga buxheti i Qeverisė dedikuar pėr arsimin sipėror, e mė tej pėr universitetet pėrkatėse. Kėtė vit fiskal ėshtė zvogėluar dukshėm buxheti ynė, i cili sillet rreth 9 pėr qind tė mjeteve tė parapara pėr universitetet shtetėrore nė RM, edhe pse jemi universiteti i dytė pėr nga numri i studentėve, kuadri i angazhuar dhe numri i fakulteteve respektivisht programeve studimore. Nga kėto mjete tė pakta tė parapara pėr USHT-nė, pjesa mė e madhe dedikohen pėr rroga dhe vetėm 17 pėr qind pėr investime kapitale, do tė thotė pėr infrastrukturė. Edhe mė keq, qė nga dhjetori i vitit tė kaluar, deri nė kėtė moment nuk ėshtė lėshuar asnjė denarė pėr pėrfundimin e objekteve nė ndėrtim e sipėr, edhe pėrkundėr qė ka Vendim tė miratuar nga parlamenti i RM-sė. Pėr arsyet e lartpėrmendura, disperzimet jo vetėm nė Dibėr, por edhe nė qytetet tjera vijnė nė pikėpyetje.

Pėr sa studentė tė rinj nė studimet deridiplomike do tė hapni konkurs sivjet? A do tė ketė shtim eventual tė ndonjė programi tė ri studimi pėr 2009/2010?
Vela:
Konkursi pėr kėtė vit akademik 2009/2010 ėshtė i ngjashėm me atė tė vitit tė kaluar. Do tė hapim konkurs pėr rreth katėr mijė studentė nė 11 fakultetet e USHT-sė, 35 programet studimore, respektivisht 95 drejtimet. Ndėr programet e reja kėtė vit ėshtė akredituar programi studimor i Orientalistikės pranė Fakultetit Filozofik dhe disa drejtime tė reja pranė programeve studimore ekzistuese.

Kur do tė pėrfundojnė objektet e reja tė ekonomikut dhe juridikut?
Vela:
Dinamika e ndėrtimit tė objektit varet nga azhuriteti i Ministrisė sė arsimit pėr realizimin e buxhetit tė ndarė. Unė pėrsėris, kėtė vit fiskal nuk janė transferuar mjetet pėr kėtė objekt. Sidoqoftė, ne jemi optimist se Qeveria do tė qėndroj pas vendimeve tė veta. Tek e fundit, nuk kėrkojmė asgjė mė shumė se institucionet tjera arsimore nė RM, pėrpos trajtimit tė barabartė.

Po nė Gostivar, a do tė filloj sivjet punėn Fakulteti i Shkencave tė Zbatuara?
Vela:
Meqenėse objektet janė gati, kėtė vit akademik, me siguri do tė startojmė me disa nga programet studimore tė Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara dhe Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore dhe tė Ushqyerit. Se cilat programe do tė funksionojnė nė Gostivar do tė vendoset pas shqyrtimeve adekuate nė mbledhjen e ardhshme tė Senatit.

Nuk ėshtė dhėnė ende leje pėr hapjen e Poliklinikės sė USHT-sė? Si planifikoni tė dilni nga kjo situatė?
Vela:
Poliklinikat e USHT-sė janė institucione nė vete, person juridik dhe janė tė regjistruara nė Regjistrin qendror tė RM-sė. Pėr tė dy poliklinikat ka Vendim tė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr plotėsim tė kushteve. Mbyllja e pėrkohshme e poliklinikės ėshtė bėrė pėr shkak tė pengesave administrativo-teknike, e jo pėr ndonjė lėshim apo keqpėrdorim. Jemi nė pritje tė vendimit pėr fillimin me punė, shumė shpejtė.

Inspektorati mes tjerave vėrente si parregullsi pagesat prej njė mijė e 500 denarė pėr kontroll sistematik? A do t’ju kthehen studentėve kėto para?
Vela:
Ėshtė e vėrtetė se Poliklinika ka bėrė pagesa pėr studentėt pa sigurim social, nė bazė tė programi tė Qeverisė pėr shikim sistematik. Megjithatė, pas konsultimeve me Fondin shėndetėsor dhe Inspektoratin e arsimit, ėshtė sjell Vendim qė studentėt pa sigurim social tė mos paguajnė. Dhe ky intervenim ėshtė bėrė shumė mė herėt se tė mbyllet poliklinika. Bėhet fjalė pėr gjithsej 80 raste nga mbi tre mije kontrolle sistematike tė realizuara. Qė tė gjithėve u janė kthyer mjetet dhe pėr kėtė ėshtė njoftuar edhe inspektorati.

Si ėshtė bashkėpunimi me MASH-in. A i kryen me rregull obligimet qė ka ndaj USHT-sė?
Vela:
Bashkėpunimi mes kėtyre dy institucioneve ėshtė i domosdoshėm. Ne jemi institucion publik dhe jemi tė obliguar tė komunikojmė e bashkėpunojmė nė bazė tė ligjeve tė RM-sė. Mund tė bėjmė vėrejtje nė mosazhuritet tė kėrkesave tona nė disa raste, por nė pėrgjithėsi komunikimi ėshtė nė nivel.

Vlerėsoni se me dy ndėrhyrjet e fundit, Vendimin pėr disperzimin dhe mbylljen e poliklinikės, Qeveria synon tė marrė nė kontroll tė vetin USHT-nė?
Vela:
Sidoqoftė, qė tė dy ēėshtjet janė tė jashtėzakonshme dhe paksa tendencioze. Ligji pėr arsim sipėror i RM-sė mundėson autonomi tė plotė tė Universitetit. Nė kėtė kontekst e gjithė puna e disperzimeve ėshtė nisur mbrapsht, nga ēatia pėr nė themel. Organet e Universitetit janė ato qė marrin iniciativė dhe propozojnė plane pėr disperzimin e studimeve, ndėrsa Qeveria ėshtė ajo qė thotė fjalėn e fundit, sjellė vendimin. Nė rastin konkret USHT-ja as qė ėshtė konsultuar.
Sa i pėrket inspektimeve, ato janė tė mirėseardhura, por vetėm nėse nuk janė me motive tė caktuara. Pas ēdo inspektimi ne konstatojmė punėn tonė, efektivitetin dhe i tejkalojmė lėshimet eventuale.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio