Studentet.info
Njoftime : Ndahet nga jeta z. Vebi Velija, presidenti i televizionit "Alsat"
Kyqur 16-05-2009 5:53:19 (1007 Lexime)


Pas njė sėmundje tė rėndė, mbrėmė vonė nė Shkup, ndėrroi jetė nė moshėn 61-vjeēare zoti Vebi Velija, pronar i Korporatės Rajonale Ballkanike tė Industrisė dhe Konsulencės VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.

Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u bė njėra nga kompanitė mė tė mėdha pėr tėrheqje tė investimeve tė huaja nė Ballkan, sidomos nė sektorėt e energjetikės, industrisė ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varimit zhvillohet sot nė orėn 15:00, nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Republikėn e Maqedonisė.

Vebi Velija lindi nė vitin 1948, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Maqedoni. Ai studioi pėr ekonomi, ndėrsa e nisi biznesin e tij nė Kroaci nė vitin 1971. Mė pas, nė vitin 1981, ai i pėrqėndroi bizneset e tij edhe nė Vienė tė Austrisė. Ai ka qenė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 1990, duke themeluar biznese nė fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisė sė duhan-cigareve, industrisė sė pėrpunimit ushqimor, shėrbimeve financiare, ndėrtimtarisė, kėrkimit tė naftės dhe nė sektorin e energjisė.

Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Ai ka qenė President i Bashkimit tė Industrialistėve dhe Investitorėve tė Shqipėrisė. Velija themeloi Radiotelevizionin e parė Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv “Alsat”, i cili transmeton 24 orė programe nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, si dhe nėpėrmjet satelitit nė Evropė, Amerikė, Kanada e me gjere.

Televizioni Alsat u krijua fillimisht nė Tiranė si ekrani i parė mbarėshqiptar. Mė pas, ALSAT-M mori licensėn e parė tė njė televizioni kombėtar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, ndėrsa njė vit mė parė u mor edhe licensa e televizion Alsat nė Kosovė.Alsat ėshtė televizioni qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt, ata nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevė si edhe nė mbarė botėn ku jetojnė.

Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit “Velija”. Fondacioni u themelua mė 13 korrik tė vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes sė themeluesit tė tij se njė komb mund tė mbijetojė me pak ushqim, por kurrė me pak kulturė.Fondacioni “Velija” ėshtė organizatė nacionale jofitimprurėse qė funksionon pėrmes pėrkrahjes financiare tė themeluesit tė saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu ēmimin vjetor ndėrkombėtar “Kadare”.

Zoti Velija ėshtė autor i librave tė tillė si “Quo Vadis Albania”, njė monografi mbi vizionin e programit pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, apo “Mes Ekonomisė dhe Politikės”, njė pėrmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorėshkrimesh. Mes tė tjerash, Z.Velija ka qenė gjithashtu anėtar i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Iniciativėn e Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.

ALSAT




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2014 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio